arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Arturm, kemi mendime te ndryshme. Krimet e shqiptareve duhet te jehojne neper mediat tona, te dime te gjithe kush jemi dhe cfare bejme neper bote. Ty kjo te bezdis dhe thua se nuk duhet te bejme reklame kalbesise tone, se ndoshta e kuptojme qe kemi pjese te kalbura.
Jemi nje popull si gjithe te tjeret dhe bejme neper bote ate qe bejne gjithe te tjeret, as me shume as me pak. Kjo mua nuk me besdis, "entra nel ordine delle cose". Nuk po flas per reklame kalbesie, po flas per reklame "te panevojshme". Jam shume dakort te flitet per kriminalitetin e brendeshem sepse jane mundesite gazetareske per te sjelle fakte te plota, perkundrazi jam qe te flitet "me kujdes" per faktet kriminale neper bote. E para sepse NUK ME INTERESOJNE (ose me mire nuk me interesojne nqs nuk flasin te pakten per ndonje organizate te rezikshme por vetem per akte kriminale te vecanta, dmth episode si vjedhja e vilave apo ndonje episod tjeter), dhe e dyta, dhe me e rendesishmja, DUKE E NJOHUR SHUME ME MIRE SE TY INFORMACIONIN ITALIAN (ma lejo kete) NUK E BESOJ NE ASNJE PIKE OSE VETEM NE RAST SE SHKRUAJNE/FLASIN PER ATO EMISIONE/GAZETARE QE UNE RESPEKTOJ. Te marresh dhe te perkthesh c'do lloj artikulli, te shkruar nga kushdo (si ky i mesipermi qe thote qe ne Napoli kane cuar 150.000 ushtare) ESHTE TI BESH KEQ VETES ME DOREN TENDE.
Citim:
Ja fillojme nga kjo. Sikur te flitej me shume, sikur te krijoheshin dokumentare me histori te kriminalistikes shqiptare ne Itali do e kuptonim pak me shume kush jemi dhe ku calon gomari. Shumica e shqiptareve nuk jane kriminele, por ajo pakica na mori me qafe. Une nuk kam ndonje taksirat te mbaj mbi supet e patriotizmit gabimet dhe interesat personale te pakices.
Ajo pakica, ta thashe edhe me lart, ben ate qe bejne te gjitha pakicat e tjera emigruese ne Itali, ajo kineze, ajo ruse, ajo nigeriane, ajo marokene, ajo rumune etj. ITALIANEVE I INTERESON TI BIEN SAMARIT NE KETE PIKE, PUNE PER TA, por mua qe i njof mire si mediat italiane, si shtetin italian dhe i di arsyet pse behet kjo propagande, NUK ME INTERESON FARE KY MUHABET. Te thashe, u takon organeve italiane ti bejne balle ketyre DHE NUK DUHET TE PERGJIGJEN/PREOKUPOHEN GJITHE EMIGRANTET E NDERSHEM SHQIPTARE PER KETE.
Kjo nuk do te thote qe ne nuk i denojme keto gjera, POR EDHE TE VINI TE ME THONI QE NJE SHTET ME 2 MILIONE BANORE TE KETE UZURPUAR GJITHE KRIMINALITETIN BOTEROR SIC TENTON TE NA BINDE SHTYPI I HUAJ (se bashku me tonin) NUK ME BESOHET, sepse ne fund te fundit matematika nuk eshte opinion dhe EU e bashkuar 437 milione banore nuk mund te vihet ne rrezik nga 2 milione (perfshire ketu gra pleq dhe femije) shqiptare.
Vertet ketu po dalimse kemi shpikur gjuhen e pare te njerezimit, qe u kemi mesuar italianeve si te bejne buken etj, por edhe qe 2 milione shqiptare te "sundojne" krimin boteror me duket "pak" e ekzagjeruar.
EUROPA NUK NA DO, dhe mos i bini kesaj daulleje edhe ju.
E di si eshte puna i dashur Fajtor? Une jam i bindur se nje gazetar eshte si nje guzhinier. Do te besh nje pjate? I ke gjithe perberesit.
Do te shkruash per nje krim te bere nga emigrantet, ke nje ne dite, do te shkruash per te n jejtin krim te bere nga italianet, ke po ashtu nje ne dite.
Do te flasesh per prostitucionin extrakomunitar, ke nje ne dite, do te flasesh per prostitucionin italian, ke po ashtu nje ne dite.
E keshtu me rradhe per dhunen seksuale, vjedhjet ne vila, vrasjet etj etj.
Je ti gazetari qe ZGJEDH lajmet qe do publikosh, dhe sa me serioz/i pavarur te jesh aq me me ekuiliber/profesionalizem e ben kete ZGJEDHJE.
Duke e ditur se sa JOprofesionale eshte gazetaria ne Itali (mendoj se per kete jemi dakort) UNE NUK U BESOJ ATYRE ARTIKUJVE (te thashe pervec rastit kur flasin gazetare/gazeta qe une respektoj).
Psh. E mban mend Erika dhe Omar qe vrane te jemen dhe vellain e saj me 99 thika? E pra, ata thane qe e bene shqiptaret. Vuuuuuuuuu gazetat per 3 dite me rradhe, por asnje gazetar nuk beri pyetjen e thjeshte qe bera edhe une sapo degjova lajmin, "a eshte e mundur qe nje hajdut te te vrasi me 99 thika? hajduti te fut nje thike sa per te pasur mundesi per te ikur ose per te mos ta pare, por jo 99 thika".
Dhe ka edhe gazetare shqiptare qe i perkthejne tekstualisht ato artikuj pa pyetur njehere "more po mos ja futin kot keta ketu?".
Citim:
P.s. Edhe pse vertet duhen demigruar, kriminelet jane njerez normale me te cilet mund te flitet. Ka shume te burgosur shqiptare qe do i bente pune te kishte komunikim me jashte, qofte dhe me ne, qofte dhe me forumin. Ka website italiane ku letrat e te burgosurve shkruhen dhe vizitoret pergjigjen. Nder to ka dhe shume shqiptare.
Ja pra cfare kerkoj, te flitet, te komunikojme me njeri tjetrin dhe me ata, te dime cfare krimesh bejme si popull dhe kush po i gezon leket, te flasim me ata qe kane rene brenda ne menyre qe kur te dalin te ndihen akoma pjese e shoqerise. [/B]
Ti mor Fajtor je bere me katolik se Papa, me fal, me italian se italianet. Nqs edhe ti, si italianet, nuk e ke kuptuar se burgu eshte per te vuajtur por JO per te rikuperuar sic pretendonjne italianet, me vjen keq por nuk ke kuptuar thelbin se ku calon drejtesia ne Italia.
Megjithate nqs deshiron qe "te flasesh" me keta vrasesat shqiptare me pagese qe flitet ketu, beje. Contento tu contenti tutti.
I dashur Fajtor
Per ta mbyllur kete diskutim sepse po duket sikur po behet nje ceshtje personale midis teje dhe meje, te them se une po flas me ty pa e ditur se ne cfare pozicioni je ne itali, cfare ben, me cfare merresh dhe ku/si jeton. Ndoshta nga ai pozicion qe i shef ti fenomenet mund te kesh edhe te drejte, por te pakten ta di qe mos vazhdojme kot.
Une jam emigrant, kam 16 vjet ne Itali, kam punuar gjithe kohes, dhe jetoj si gjithe emigrantet e tjere, me djersen e ballit. Flas duke e pare realitetin nga ky pozicion.
Nqs ti je ne nje pozicion tjeter, psh. student, mbahesh nga familja, nuk ke qene ne ambjent pune ne Itali, nuk ke frekuentuar c'do lloj njerezish pervec ata te rrethit tend etj atehere eshte e kote te flasim. Jo se per kete je me faj, por njef nje realitet tjeter nga ai qe njohim ne emigrantet "me taban".
Psh.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|