kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612
|
Babai
Energjik, nevrik, zelarte, te shkathet e te shpejte, ja ashtu e mbante mend gjithmone babane ne mendimet e largeta te viteve. I gatshem te merrte pjese ne te gjitha bisedat qe hapeshin me miqte, te cilet vinin shpesh ne shtepi dhe me koleget e shoket e Institutit dhe te jetes. I pranonte te gjithe, pa dallim pozite dhe shkalle shoqerore. Biseda e tij rridhte gurr-gurr me te gjithe llojet e njerezve. Nuk lezonte shume, aq sa te perputhej me dijenite e tij, por gjithmone kishte dicka per te thene e komentuar me llogjiken e tij te dhuruar nga vete Zoti.
Truplidhur, dhe gjithmone ne forme, kurre te merzitur dhe te depresuar ja ashtu e mbante mend te jatin e viteve. Kur e shihte te lodhur shtrire ne kanape, i terhiqte gishtat e dores lehte-lehte, deri sa te degjonte kercitjen e lehte te kyceve, duke menduar se pa degjuar kete kercitje te vogel, nuk mund te kuptonte nese duart e lodhura nga puna u clodhen.
Pastaj i bente nje caj te ngrohte me limon babait dhe nenes qe me vrap u sillte kepucet, qe te beheshin gati te shkonin perseri ne oret e shkurtera zyrtare te mbasdites qe ishin bere nje rutine cdo te hene dhe te marte.
Por jo me tani... ai nuk eshte keshtu, nuk mund te flase lirshem, eshte i vogel dhe i kerrusur, syte i xixellojne por nuk eshte ne gjendje te thote ato qe thoshte dikur dhe na mbante me goje hapur. Sa bukur i thoshte, i zbukuronte dhe i sterhollonte historite e tij, ndonjehere ne edhe e dinim qe i ekzaxhironte, por ja qe na pelqente ajo llustra qe ai u vinte persiper ketyre historive te paharruara gjate bisedave.
Tani me pelqente ta ngrija ne supet e mi, dhe te varej rende, le te binte era djerse e krevatit ku rrinte me ore dhe dite te tera. Me pelqente ta nderroja dhe ta laja dhe te haja atje me te, me pjate ne dore, jo ne tavoline, thjesht per ti bere shoqeri ne dhomen e tij e te benim shakara, si ato shakarat tona duke ngacmuar mamane, e cila kaq shpejt zemerohej.
Gjithmone na akuzonte me te qeshur, "He juve partia dyshake, u bete dyshe tani, ika une tani se nuk ua dal dot".
Pastaj me duart qe i dridheshin mundohej te loste letra me mua, por jo me si dikur, kur gjithmone me mundte dhe shume here e lija edhe te fitonte se kishte egon e babait, qe te dilte fitimtar kudo.
Rrufisnim kafene me akull te dy bashke mbasditeve te nxehta dhe sa shume na shijonte atje ne dhomen e tij te vogel e plot drite.
Shpesh here me thoshte "Sot nuk dole fare te marresh pak ajer", por une i pergjigjesha "Jam shume mire duke marre fryme ketu me ty Babuli im bashke me Mamaken time, me bukur nuk ke ku te marresh fryme"
Sa shume dua te jem prape atje ne dhomezen e tyre..............
__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.
Modifikuar nga kotka datë 23/07/2007 ora 21:18
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|