Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Volejboll > Asllan Rusi: shkelqimi dhe shkaterrimi i nje kampioni
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
emma
Anetar i ri

Regjistruar: 26/06/2007
Vendbanimi: me vete
Mesazhe: 12

Kreshnik Tartari rrefehet per Asllan Rusin: U cua ne psikiatri ne kulmin e vet sporti

Asllan Rusin e kanë rrëzuar përtokë për një javë, vetëm sepse guxoi të dashuronte vajzën e Enver Hoxhës, por goditja përfundimtare ishte largimi i tij nga ekipi i Dinamos. Historinë tragjike të shkatërrimit të jetës së fenomenit të volejbollit shqiptar, Asllan Rusi, e rrëfen këtë radhë shoku i tij i skuadrës, i mirënjohuri Kreshnik Tartari. Flet shtruar dhe këmbëngul se gjithçka ka marrë fund në momentin kur Asllanin e kanë detyruar të largohet nga skuadra. Më tej sqaron se i ka mbetur peng se si u justifikua shtrimi i tij në psikiatri si dhe ilaçet që doktorët përdorën për “ta kuruar”. Një peng i cili dikur e ka detyruar të rrezikojë e të bëjë kërkime, në një kohë që regjimi komunist ishte ende shumë i fuqishëm.
Zoti Tartari, si e keni njohur Asllan Rusin?
Asllani ishte shoku im i skuadrës në ekipin e Dinamos. Ishte një nga viganët e volejbollit shqiptar. Së bashku, duke triumfuar në duele të vështira, qoftë me ekipe të mira të vendit, qoftë me elitën e volejbollit evropian, kemi marrë gëzime nga ato që kanë përjetuar pak njerëz. Asllani ishte një djalë vigan, jo vetëm nga paraqitja. Ishte pa hile, i drejtpërdrejtë dhe shumë miqësor. Ky ishte Asllan Rusi.
Mund të na rrëfeni se çfarë ndodhi, si u largua nga ekipi Asllani? Pse përfundoi në spitalin psikiatrik? Kishte dhënë shenja se vuante nga ndonjë sëmundje që mund të kurohej pikërisht në këtë spital?
Duhet t’ju them se Asllanin e goditën në kulm, në zenit të formës së vet sportive. Për atë historinë me vajzën e Enver Hoxhës. Për një javë ndryshoi gjithçka. Për një javë Asllanin e bënë tjetër njeri, më saktë i shkatërruan krejt jetën. Papritur e shtruan në spitalin psikiatrik dhe kurrë nuk u mësua se si u argumentua ky shtrim. Gjithçka ka qenë jashtë forcave të tij. Mund t’ju deklaroj me përgjegjësi se ai nuk vuante nga asnjë lloj sëmundjeje dhe se deri në atë kohë nuk kishte shfaqur asnjë shenjë se ishte i sëmurë dhe se kishte nevojë për kurim. Kurrë, ishte i fortë si dem, qoftë fizikisht, qoftë logjikisht.
E vizituat në spital pasi mësuat për shtrimin?
Patjetër, isha një nga miqtë e tij më të afërt. Gjendja e Asllanit në spital më la pa mend. Aty nisën të më bënin kryengritje pikëpyetjet e para, një prej të cilave ishte se si e kishin argumentuar shtrimin e tij në spitalin e të sëmurëve mendorë. Madje, unë kam tentuar të gjej dokumentet e shtrimit të tij, por nuk kam mundur. Në një rast kujtoj se tentova fshehurazi të futesha në spital me qëllim që të gjeja pikërisht këtë dokument, por rrethanat e krijuara më penguan. Në këtë spital duhet të ruhet ende kartela e shtrimit të Asllan Rusit.
Më tej, si rrodhën ngjarjet?
Më pas edhe unë nuk di të them shumë gjëra, për shkak se që nga viti 1972 kisha kaluar trajner me ekipin e femrave të Dinamos. Kështu që me Asllanin na ndau pak puna. Gjithsesi, miqësinë e ruanim. Kishte një natyrë që nuk e shprehte atë që përjetonte. E bluante përbrenda. Por për mua goditja përfundimtare, ajo që nxori jashtë loje Asllan Rusin, ishte largimi nga ekipi i Dinamos. Ishte i lidhur pazgjidhshmërisht me këtë ekip. Aty u rrit e u bë burrë. Menjëherë pas largimit, ai humbi përfundimisht. Unë nuk e mësova kurrë të saktë se si lëvizën ingranazhet dhe si e larguan. Të vërtetën e mësova vetëm duke lexuar në gazetën tuaj intervistën e profesorit, trajnerit të nderuar, Vangjel Koja. Të cilin e përshëndes për kurajën.
Dua të shtoj se koha, sistemi i asaj kohe, nuk u mjaftua vetëm me shkatërrimin e Asllan Rusit. Të gjithëve na ka shënjestruar në rrethana të ndryshme. Edhe profesor Vangjelin, edhe mua dhe të paktën dy shokë të tjerë të skuadrës, ka pasur raste kur nuk na kanë lejuar të shkonim jashtë vendit për të marrë pjesë në kompeticione të ndryshme. Ndodhte sa herë që ashpërsohej e ashtuquajtura “lufta e klasave”, një herë një pesë vjet.
Bisedoi: Ferdinand Dervishi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Qershor 2007 07:04
emma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të emma Kliko këtu për të kontaktuar me emma (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: emma Shto emma në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto emma në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
emma
Anetar i ri

Regjistruar: 26/06/2007
Vendbanimi: me vete
Mesazhe: 12

Dashamir Fagun e helmuan se kërkoi llogari për Asllan Rusin

Teksa shqipton fjalitë e para, Liljana Alla, gruaja që thotë se është njëra nga motrat e Dashamir Fagut, volejbollistit të shquar të ekipit të volejbollit të Partizanit, mbushet me djersë të ftohta dhe rrezikon të bjerë në gjendje të fikëti. “Dashin e kanë helmuar rreth dy javë pasi u ngrit në një mbledhje në federatën e volejbollit dhe kërkoi llogari për shkatërrimin e jetës së mikut të tij, Asllan Rusi”, - shqipton me bindje një pohim të pabesueshëm, motra e volejbollistit të shquar. Më tej rendit edhe detajet, të gjitha bindëse. Ka pirë një kafe me një person “të panjohur” në Shtëpinë e Oficerëve dhe menjëherë është bërë keq, duke humbur jetën pak orë më pas. Njeriu i panjohur ka mbetur i tillë përgjithmonë, edhe pse familjarët e Dashamir Fagut thonë se e kanë kërkuar deri në fund të botës.
Zonjë, përse mendoni se fatkeqësia e Dashamir Fagut ka lidhje me Asllan Rusin?
Sepse kanë qenë miq të pandarë. I kujtoj si tani, rrinin bashkë gjithë kohën. Ishin djem që nuk ka për t’i lindur më nëna. Dhe duke qenë se ishin shumë miq, Dashi, im vëlla, e ka vuajtur shumë tragjedinë e Asllan Rusit. Madje ai, krejt rastësisht e ka mësuar nga të parët që Asllanin e kishin mbyllur me dhunë në spitalin psikiatrik. Kjo, sepse burri i motrës sime, Hamdiu, me profesion berber, atë ditë kishte qenë pikërisht në spitalin psikiatrik duke u marrë me disa pacientë. Pikërisht, me të mbërritur në drekë në shtëpi, ai i tregon Dashit një skenë të tmerrshme. Kishte parë Asllan Rusin ta zbrisnin nga një makinë policie të lidhur me hekura këmbë e duar. Asllani me të parë Hamdiun, i kishte kërkuar ndihmë: “Hamdi, ç’kam bërë... nuk kam bërë asgjë që më kanë lidhur”. Duket ishte shumë i tmerruar. Pasi dëgjon këtë rrëfim, kujtoj se Dashi u nis menjëherë për në spitalin psikiatrik. Që nga ajo kohë e kam vënë re se Dashi humbi shumë nga sjellja e përditshme, u bë më i mbyllur. Asllanin e kishte shokun më të afërt.
Pse dyshoni se vdekja e Dashamir Fagut ka lidhje me historinë e Asllan Rusit?
Sepse vdekja e vëllait në rrethana aspak të qarta, ka ndodhur vetëm dy javë pasi ai është ngritur dhe ka kërkuar në një mbledhje të federatës së volejbollit që të zbardhet historia e shkatërrimit të jetës së Asllan Rusit, mikut të tij volejbollist. Ishin kohë të turbullta dhe disa miq të tij e kanë tërhequr nga xhaketa të ulej dhe të mos fliste me atë gjuhë, por Dashi nuk i ka dëgjuar. Mendoj se pikërisht kjo kërkesë e tim vëllai ka paravendosur fatin e tij.
Kur ka ndodhur ngjarja?
Mbase në korrik 1991, pasi Dashi ka vdekur më 3 gusht të të njëjtit vit.
Nuk ju duket se në këtë kohë njerëz të interesuar që historia e Asllan Rusit të mos hapej më, nuk ishin më të fuqishëm?
Aspak. Rrethanat thonë se ata kanë qenë dhe vazhdojnë edhe sot të jenë shumë të fuqishëm. Në atë kohë im vëlla ishte rreshtuar dukshëm kundër tyre. Pak muaj më parë kishte ndodhur incidenti në Shkollën e Bashkuar. Im vëlla, Dashi, që ishte aty pedagog, si dhe komandanti, i vunë shpatullat dyerve të magazinës së armëve. Në atë kohë, në Shkollën e Bashkuar kishte mbërritur një fonogram i Ramiz Alisë që thoshte të ruhej busti i Enver Hoxhës, edhe duke u përdorur forca. Mendoj se edhe kjo ngjarje kishte bërë që tim vëlla ta fusnin në rreth për ta goditur.
Pse mendoni se Dashamir Fagu është helmuar?
Në fillim po ju tregoj si ka ndodhur... që të më besoni përse jam dyshuese. Ngjarja ka ndodhur më 3 gusht 1991. Paradite Dashi ka qenë me një mikun e vet që quhet Arjan, në një lokal afër shkollës “Ali Demi”. Pasi është ndarë nga ai, Dashi ka shkuar në Shtëpinë e Oficerave, që gjendet në anë të Urës së Lanës, ku është ulur në tavolinë me dy të tjerë, njëri prej të cilëve mjek. Sipas dëshmisë së mjekut, i cili na ka ardhur në shtëpi tre ditë më pas, Dashi kishte pirë fillimisht një kafe dhe më pas një gotë “Vermuth” (tani e njëjta pije quhet Martini). Menjëherë më pas ishte zverdhur në fytyrë. Dy burrat që e shoqëronin e kishin këshilluar të pinte dhe një kafe tjetër, por ai kishte refuzuar. Ishin ndarë aty nga ora 13:30. Që nga ai moment Dashi nuk ishte ndjerë mirë. Në mes të natës i ishte ankuar së shoqes se kishte dhembje shpatullash. Më tej për ta qetësuar, kishte shtuar: “Por pulsin e kam 60. Mirë jam...”. Me këto fjalë në gojë kishte dhënë shpirt. Na lajmëruan në orën katër të mëngjesit dhe Dashin e gjetëm ende të ngrohtë. Një ditë më pas, kur ishte dhe varrimi, vumë re se ai kishte pasur hemorragji. Edhe kjo na bëri të dyshonim.
Si e klasifikuan mjekët vdekjen?
Thanë se kishte lidhje me zemrën, por kurrë nuk e besuam. Një xhaxha yni këmbënguli të bëhej autopsia, por ne të tjerët kundërshtuam. Ishte koha kur ende në popull autopsia konsiderohej si një sakatim i trupit të të vdekurit. Tani jemi penduar që të gjithë.
Pse nuk e besoni variantin e mjekëve?
Sepse Dashi nuk ishte sëmurur kurrë, se nuk vuante nga asnjë sëmundje, se ishte ende shumë i fortë fizikisht, edhe pse kishte mbushur të dyzetat. Dhe në fund, sepse nuk kemi gjetur ende njeriun e tretë që ishte atë ditë me Dashin. Pasi edhe mjeku nuk e njeh. Mendojmë se ai e ka helmuar. Dhe ecim me këtë besim. Vetëm nëse ai njeri do të gjendet një ditë dhe do të na bindë për të kundërtën, mbase edhe do të ndryshojmë qëndrim.
Bisedoi: Ferdinand Dervishi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Korrik 2007 02:31
emma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të emma Kliko këtu për të kontaktuar me emma (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: emma Shto emma në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto emma në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
emma
Anetar i ri

Regjistruar: 26/06/2007
Vendbanimi: me vete
Mesazhe: 12

Fagu, shkëlqimi i një talenti të rrallë

Dashamir Fagu ka qenë një nga volejbollistët më të mirë që ka prodhuar historikisht ky lloj sporti në Shqipëri. Ashtu si edhe Asllan Rusi, Fagu shkëlqimin e vet e ka pasur në vitet ’70-’80, më pas është aktivizuar si arbitër në të njëjtin lloj sporti. Madje, në vitin 1987 ka marrë edhe një certifikatë të FIBV, (Federata Ndërkombëtare e Volejbollit). Fagu aktivizohej me ekipin e Partizanit, i shpallur disa herë kampion kombëtar në vitet 1970. Po kështu, Fagu ka qenë një nga lojtarët më të mirë të ekipit kombëtar të volejbollit. Në këto vite, ai njëkohësisht merrej “borxh” nga ekipi i Dinamos në kompeticione që zhvilloheshin jashtë vendit. Fagu dhe Rusi në këtë kohë përbënin një dyshe shuterësh nga më të mirët në botë. Në shumë raste, të dyve u janë bërë oferta për t’i blerë nga ekipet më të mira të Evropës, por nisur nga problemet që do të lindnin, pasi shteti ynë në atë kohë nuk e lejonte shitblerjen e lojtarëve, ata janë detyruar të refuzojnë. Dashamir Fagu, bashkë me Rusin dhe të tjerë, ngritën Dinamon në gjysmëfinalet e kupave të Evropës në vitin 1972, një rezultat që konsiderohet i vetëm për volejbollin shqiptar dhe njëkohësisht, i paarritshëm. Sipas Mjeshtrit Vangjel Koja, ish-trajner i Dinamos, Dashamir Fagu ishte një nga talentet më të mëdhenj të volejbollit që ai kishte njohur.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Korrik 2007 05:07
emma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të emma Kliko këtu për të kontaktuar me emma (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: emma Shto emma në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto emma në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:08 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Volejboll > Asllan Rusi: shkelqimi dhe shkaterrimi i nje kampioni

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.