ASTRA
Fidélité

Regjistruar: 25/09/2007
Vendbanimi: Ne qiell
Mesazhe: 37
|
__
___________________
*Nga kati i poshtëm vinte një zhurmë ritmike sikur dikush godiste me një çekan mbi një kuti boshe. I gjithë ky kat, në pjesën e tij lindore dhe atë veriore ishte i zhytur në shkëmb, një gur bazalti që vinte nga thellësia dhe çante strukturën mikse të bregut. Shkëmbi ishte shumë i fortë dhe i vështirë për t’u çarë dhe ai qëllimisht e kishte lënë një pjesë të tij brenda shtëpisë; duke e përshtatur shumë bukur pas faqes së raftit të kantinës. Ftohtësia e shkëmbit krijonte një temperaturë mjaft të përshtatshme per ruajtjen e verës. Pjesa tjetër hapej bukur dhe shërbente si bibliotekë. Libra pa fund, te lidhur bukur flinin prej disa vitesh aty. Ajri i kondicionuar siguronte një temperatureë dhe lagështi optimale për ruajtjen e atij thesari.
*Nga thellësia e errët e koridorit, pa ndriçimin e agrepave të sahatit antik, i cili shënonte mesditën me të rrahurat e mbytura të kambanës të bronxtë. Pra, kishte qënë goditja e çekiçit të tij që kishte tërhequr vëmëndjen e Alexit. Një ditë do ta rregullonte edhe atë dhe do t’i sillte përsëri në jetë ato goditjet e bukura që shënonin kohën…
*U ngjit me vrap nëpër shkallë. Era e bukës së thekur po i a shtonte akoma më shumë oreksin dhe nga çasti në çast do të vinte vajza e vogël e Billit me shportën me ushqime. Ajo gjithmonë kishte dëshirë që t’a sillte vetë porosinë tek Mr Alex dhe të vraponte pa pyetur fare drejt ballkonit, apo taracës, për t’u zbavitur me pamjen e detit nga ajo lartësi aq e këndëshme, por sot, diçka ishte më ndryshe. Në dhomën që të nxirrte tek ballkoni ishte akoma ajo dhe ai nuk donte që vajza të shihte një zonjë të panjohur në atë shtëpi, kështu që mendoi që të mos e lejonte qe të bridhte nëpër shtëpi ashtu. Megjithatë thellë, ai ndihej mirë që vajza e konsideronte të afërt.
*Duke kaluar në koridorin e gjatë u kthye për një moment tek dera e dhomës së gjumit dhe i hodhi një sy të shpejtë shtratit të madh. Atje në mes, ku vendi i trupit kishte bërë një si gropëzë të vogël, ishte shtrirë robdëshani i saj, si një trup bosh i flashkët, i lodhur dhe pa asnjë dëshirë për të lëvizur.
*Iu kujtua një trup i vdekur, që kishte parë në një sallë autopsie dikur… ashtu pa jetë dhe bosh nga organet, dukej sikur nuk kishte asgjë të përbashket me personin që kishte pasur për zot, pa identitet dhe i rëndomtë. U afrua ngadalë dhe e ngriti nga krevati në duart e tij, me kujdes sikur po prekte lëkurën e braktisur të një gjarpri.
E afroi drejt fytyrës dhe e puthi diku atje në brendësinë intime, atë rrobë të pafajshme, atje, ku trupi i saj kishte lënë një aromë të lehtë mëkatare. E shtërgoi pas trupit sikur donte që ta kishte me vete kudo që të shkonte…
*Pa qiellin e çelur dhe disa re puplore qe vallzonin dhe ndjeu një marrje të lehtë mendsh, siç ndjejmë kur shohim thellësinë e një humnere. I dukej sikur dëgjonte akoma zhurmat e lehta të çarçafëve të zhubrosur… dhe midis tyre, atë frymëmarrje të shpejtuar, që ngjiste me zhurmën që bëjnë krahët e pëllumbave kur duan që të ngrihet në fluturim. Ajo ëndrra e tij dhe ai…
U mbush thellë me frymë, si të donte të ndihmonte një imazh të largët, që nuk po afrohej dot dhe me një lëvizje të rrëmbyer u kthye drejt derës dhe doli përsëri në koridor.
_____________
__________________
...il mondo è piccolo, il bianco si sporca
Modifikuar nga ASTRA datë 06/10/2007 ora 21:57
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|