Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Mesazhe dashurie > Letra dashurie > Leter Malli!
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Zani
... i Zemres

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: Nen hijen tende...!
Mesazhe: 549

Re: Re: Leter Malli!

Citim:
Po citoj ato që tha Enya


Zani, fjalet e tua depertojn thelle ne shume shpirtra.
Midis atyre shpirtrave per pak u gjenda dhe une tek te lexoja plot deshire.
Shume urime per shkrimet e tua te zemres.

miqesisht, Enya



Te faleminderit Mike ...ja qe kjo me duket menyra me e bukur e zbrazjes se gjithe asaj cka brendsia ime ka ....dhe ne kete menyre me duket se vetem 1%  lirohem nga  gjithe ajo qe ndjej .....me duket mjaft pak e gjitha qe beje ...Ty mike faleminderit qe gjen kohe dhe me lexon ...do me pelqente qe dhe Ti ta nxirrje mallin ne kete teme ...sepse Ti di kur,ku dhe cka,te shkruash per mallimin.

Miqesisht Zani! 

__________________
Me mundon kujtimi per Ty...!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Shkurt 2008 20:18
Zani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zani Kliko këtu për të kontaktuar me Zani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Zani Shto Zani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Zani
... i Zemres

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: Nen hijen tende...!
Mesazhe: 549

Mirmbrema shpirti Im!

Po filloj ketu me te shkrue shpirt!... sepse jam mbush mall e sa do pak dua me u lirue,koha ngadale po me kalon e Ti nuk je duke ardhe,Ti e di e dashur malli sa me ka marre ...!Edhe per piken tende te vendosur ne leter te bardhe,kam mall sepse e dij dora e kujt e ka shkrue,e me bene te ndihem se je diku dhe merr fryme!...deri sa vendosa te filloj shkrimin shume mendime kisha.... tani se si me behet me ikun mendimet nga frika se me shpeton ndonje thenje qe Ty te lendon nga gjithe malli im per Ty...!

Neser do zgjohesh heret si gjithe herat tjera qe zgjohesh...e nje MIREMENGJES te Bardhe Te Uroi!...lutem te zgjohesh mire e pa dhimbje trupi askund ...eshte dita jote neser zemer eshte 8 Marsi,une nuk jam afer teje vetem fizikisht ...me shpirt aty me ke te koka jote jam...duke te perkdhel floket e bardhe ...e duke puthur syte e T'u te lodhur...! e dij shpirt se ke njerz qe te rrethojne zemren e ndoshta edhe miq qe do te dhurojne e urojne per kete dite....edhe pse une smundem asnje dhurate as urate me te dergue .... dije shpirti jem  se Ty te kam ne imazhin tim dhe ne brendesi te  shpirtit per te uruar me zemer,dije pra.... se asnje urate cila do qofte e te tjereve qe te dergohet e imja eshte me  me zemer dhe me shpirt qe Ty te bej!... 


Neser shpirt,mundohu te permbahesh dhe lot te mos nxjerresh te pakten mundohu...ah sa shume do te doja te jem une i pari diten me te urue,e megjithate prap une do jem i pari ...shpirti im eshte ne kontakt me shpirtin tend,... ani pse jo afer fizikisht,... dhe shpirti do te uron shume fort..... per dhurate do te jap nje puthje te zjarrte qe ta shuaj mallin tim...!

GEZUAR E URIME 8 MARSI SHPIRT !
Jeta te falte shendet ,qetsia e lumturia u kthefte prane zemres tende...LUTEM!


I Joti me shpirt! 

__________________
Me mundon kujtimi per Ty...!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Mars 2008 03:56
Zani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Zani Kliko këtu për të kontaktuar me Zani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Zani Shto Zani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Zani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Mirmengjes
Zgjuar nga nje nate pa gjume e me endrra ,shpresa me "sikur" nis e te shkruaj kete leter .
Mbas shume kohesh sot te pashe ne enderr dhe nuk do kisha dashur te vinte ky mengjes me dukej sikur ishte e vertete ajo qe po shikoja .
Ah se me kishte marre malli per nje enderr te tille !
Sa here kam dashur te shikoj kete enderr te shikoj dhe nje here te jetoj dhe nje here ate qe kam jetuar dashurine tone.
Ka ardhur pranvera i dashur (dhe pse nuk me takon te quaj keshtu ) kane celur lulet dhe ne te gjithe qytetin ndihet arome e luleve qe me ben te kujtoj shetitijet tona ne parkun e madhe dhe ti qe kepusje ndonje trendafil e ma dhuroje...jane kthyer dallendyshet e kane bere folene nen ballkon i shkoj dhe me kujtohesh ti kur ktheheshe nga mergimi .
Sa here i shikojme mbyshen syte me lot sepse ato kete here nuk me sjellin lajme nga ti sjellin vetem nje gje te qarte qe jeta vashdon dhe pa ty kjo e mallkuar jeta ime vashdon vashdon me nje monotoni qe me duket sikur kam 100 vjet qe jetoj .
Cdo gje ka rilindur ne kete pranvere por ne shpirt tim ky dimer i acarte nuk do te iki ,akulli ka pushtuar zemren time era e forte ka trubulluar mendimet e mia dhe shiu i ftohte ka pushtuar syte e mi asgje nuk eshte me e njejte pa ty .
Ah sa mall kam se me asgje dot nuk arrij ta shpreh me syte e mendjes dhe me deshiren vij e te takoj vetem ne keto endrra te tregoj sesa shume te dua te tregoj se ditet e mia pa ty nuk kan kuptim te tregoj se ....sdo te mfjatonte nje jete e tere per te treguar ate qe dua jo me nje leter por ne momente qe te shkruaj ndiej qe dhe ti merr nje pjese te ketij malli dhe qetesohem se do ishte cmenduri ta ndieja vetem une kete mall .
Me cmend ky mall !

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Prill 2008 14:01
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Floricienta
Anetar i ri

Regjistruar: 22/08/2008
Vendbanimi: Holanda
Mesazhe: 27

Per Zanin Nga DoRi

Zani....Se pari te uroj per shkrimet e bukura dhe aq prekese,...sa qe cdo shkronje tenden qe e lexoj me prek thelle ne zemer vetem shkronja,ehh qka i tere tregimi me preke mu ne shpirt.Kam edhe une vuajtjet e mia me gjithe qejf i kisha shkru por aq shume me mundon ajo vuajtje sa qe mundohem shpesh ti largohem realitetit.Te pershendes shume DoRi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Gusht 2008 17:31
Floricienta nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Floricienta Kliko këtu për të kontaktuar me Floricienta (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Floricienta Shto Floricienta në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Floricienta në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
LoTi_DaShUrIsË
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/08/2005
Vendbanimi: Në Planetin e vetmisë... Në Kontinetin e harresës... Në Shtetin e vuajtjes... Në Qytetin e dëshprimit... Në shtëpinë e dashurisë... Në Rrugët e lotit...
Mesazhe: 104

" Përsëri një çast malli..."

Ndjejë në zemër...

Sonte u shfaqe përsëri në mendjen time,
por nuk mundem të të fajsoj.!
Ndjejë në zemër, një dritë të fuqishme që më hyri thell në shpirt
dhe që çdo ditë më bën të të dua edhe më shumë...
Por ti nuk je më këtu ke humbur, je tretur në mjegullën
e tymit të cigarës tënde!
Ike në një rrugë që as ti nuk ia sheh fundin
e të duket se ke arsyje dhe ikë nga unë,
po sikur të isha një bishë e egër dhe
se ke frikë nga dashuria ime e pa fajshme...
Dhe prapë unë do të të shoh atje larg të shoh duke ikur,
duke vrapuar dhe duke kërkuar një lule që mos të vyshket
sikur unë që tani u vyshka.
Edhe sonte shoh sytë e tu që më shoqërojnë
në çdo skaj të dhomes e shoh zemrën tënde
këtu afër me mua në errësiren e kësaj nate të pa fund...
Dhe mos harro çdoherë të shoh në jetë dhe
ardhmerinë time... të shoh pranë rrugës ku unë filloj te eci...
E ti shko, shko... iiiiiiiiiiiik nga unë ik e mos u kthe kurrë,
edhe pse unë të shoh, të ndjejë, të dua akoma gjithmonë,
prandaj ti mos ndalo, shkooo
dhe harrom krejt që jam n'këtë botë,
por ta dish se akush si unë s'do ta mbush zemrën plotë.....!?
Shkoooooooooo!!!!

Përshëndetje gjithëve e në vençanti zanin e zemres..
Me respekt nga Loti !!!!!

__________________
Dashuria ime ushqen dashurinë tënde, edhe pa të thënë "Të Dua". Kjo dashuri e gjatë, e gjallë do të jetë në krahët e tu, edhe pa më dashur mua.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Dhjetor 2008 09:54
LoTi_DaShUrIsË nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të LoTi_DaShUrIsË Kliko këtu për të kontaktuar me LoTi_DaShUrIsË (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: LoTi_DaShUrIsË Shto LoTi_DaShUrIsË në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto LoTi_DaShUrIsË në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:29 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Mesazhe dashurie > Letra dashurie > Leter Malli!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.