Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Artan Hasani
Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

http://www.forumihorizont.com/showt...?threadid=17794

Egziston tashme si teme...
Para ca ditesh erdhe me falenderove ne privat meqe e kisha sjell ne forum...
Pse ben sikur se ke pare?

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Maj 2010 18:17
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Ore sme pelqen kjo poesi qe ke vene se kujt i thote kurve ai eshte puna e tij nje nga motivet qe sme pelqen eshte kjo lakuriqsia qe thua ti eshte poezi qe sme dha asnje ndienje kur e lexova mu duk bosh me fal po eshte e vertete ...e kunderta ndodhi me kete te dyten me pelqeu shume dhe me futi ne mendime .......





Po mire me Oj.
Une nuk i shkrojta vertet per ty tere ato llafe. Jane nje forme komenti rreth tipit te poetit qe po sjell.

Kjo menyre kritike pra quhet "crede quod habes, et habes".

________________________


Zjarri…

Jam zjarr…
Nuk më shuajnë dot…
Më vjedhin…
Prometenjtë e mi digjen rrugës
pa aritur të më falin askund…

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Maj 2010 18:20
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus





Po mire me Oj.
Une nuk i shkrojta vertet per ty tere ato llafe. Jane nje forme komenti rreth tipit te poetit qe po sjell.

________________________






Ore e mora vesh qe si shkrove per mua tere ato llaf ...po perpjete te hidhesh sme pelqeu e para ... ika imen se e bana temen chit chat

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Maj 2010 18:24
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA



Ore e mora vesh qe si shkrove per mua tere ato llaf ...po perpjete te hidhesh sme pelqeu e para ... ika imen se e bana temen chit chat



Ani edhe ti s'ka gja.

Une ate po mendoja se ku te gjej nje qe t'i pelqeje Bjondinkes.

Ke te te sjelle vllai ty motra. Do nje ezmer? Nje latin? Apo andej na rusia se jane te forte edhe ata.


_____________________

Deheroizëm…

Heronjtë lindin të plagosur…
kthehen në mite të damkosur…
……………………………….
Turma ua mjekon plagët
për t’i rivrarë më pas…
pa plagë.



______________________




Rutinë

…në qerpikët e kësaj bote ngecur jam
dhe lot më duket pështymë e saj…

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Maj 2010 18:30
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Une ate po mendoja se ku te gjej nje qe t'i pelqeje Bjondinkes.
Ke te te sjelle vllai ty motra. Do nje ezmer? Nje latin? Apo andej na rusia se jane te forte edhe ata.

j



Nuk besoj se do me pelqeje dicka e gjetur nga ty ske shije dhe gusto ti ...prit se harrova sa mendon se do duroje arti i ketij Hasanit ...mendon sa Neruda ...e te kam thene mos me ngacmo kur jam e gezuar

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Maj 2010 18:48
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Lexoje Artan Hasanin, lexoje me inat, por me deshire.
Lexoje sic do te lexoje deftesen me dy nota pakaluese qe sapo e ke marre.

Lexoje Artanin se behesh me e mire.
Do ta kujtosh sa here te kesh ndermend qe te shtiresh e dredhesh bythen.

Nuk te le ai qe te fshehesh vitet nen naze miturishte.

Do behesh me e mire, nese i jep personalitetit tend ate qe ke tenden. Ndihesh pikerisht kush je, edhe pse mund ta kesh hunden e madhe, eshte hunda jote.

Edhe pse gjiri i majte te rri i varur, eshte gjiri qe ka ushqyer vogelushet e tu.



Nuk e di por gjeta veten ketu...mu duk vetja shume shume me e mire.
Mgjth vitet e mija nuk i fsheh une (me dashje) ... Nje shprehje me vjen ne mend "jam me e mire se kur isha 20 vjeçe". Sa me pelqejne gjerat kur jane te "gjalla" . Cru, thote francezi.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Maj 2010 20:47
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

E natyrisht, kjo nuk eshte per ju.
E ka bere per ca te tjera Artani, kshu me tha kur e pjeta.

Jo per gje po qe mos ju prishet humori de.

Bjonde, nuk te merzit ty une jo. Ja kshu doja te pershendesja kotkn me kete poezi.


Bota juaj…


Më vret mirësjellja juaj dinake teksa përtypni cimcakëz të markës “Mea culpa”…
Më trishton mungesa hipnotike e xhelozive …
Më tret kalkulimi juaj aq i përpiktë i të dashuruarit në castin e duhur…
Më tmerrojnë pasionet që një makinë llogaritëse i tërheq zvarrë si
Akili kufomën e Hektorit…
Më shembin… më dërmojnë fytyrat tuaja në formë portofoli…
vështrimet e qelqta të syve të bërë synet
dhe duart tuaja të bardha ku dielli kurrë s’ndalon…
………………………………..
Po gjaku…gjaku c’pësoi vallë?
Dhe gjakut i keni vënë silikon?
………………………………….
Mallkuar…mallkuar delikatja bota juaj…
dhe skërmitja që ju e quani dashuri…
I harruar tymos dhe në heshtje vuaj
si cigan që i kanë vjedhur Danubin e tij……

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Maj 2010 21:18
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Cfare gjenie...!

...

Po lexoja me shume kureshtje vargjet...e ketij gjeniu...

Personalisht jam per ato vargje ku cecili nga ne i mendon ne heshtje dhe skuqet nqs i thote apo shkruan. Jo, une sonte nuk do skuqem...dhe as syte s'do t'i ul...


Do veçoja disa fragmente per sonte: Flete nga ditari i nje prostitute (tregim)


O Zot i madh! Cfarë rrëmuje e tmerrshme u bë në partin e mbrëmshëm. Ishim gjashtë vajza dhe dhjetë burra ( më i riu rreth të dyzetave). Muzikë, pije dhe seks. Ishin të njëjtët pleq, por këtë herë u sollën më mirë. Më bëri përshtypje njëri prej tyre. E quajnin Andrea. Më kish sjellur lule dhe një varëse të florinjtë. E kalova natën me të. Vetëm me të. Mua më pëlqejnë këto lloj zbavitjesh kolektive, sidomos për faktin se ke mundësi të ndrrosh partner, të shkosh me grup, të shohësh e të të shohin plot epsh, ndërsa ti përpëlitesh në agoninë e qirjes – gjëra që do t’i ëndërronte edhe gruaja më e moralshme. Është një gjë që ia vlen ta bësh edhe falas, packa se të paguajnë pesëfish.
Por mbrëmë në castin që Andrea më dhuroi lulet, ndjeva dicka brenda meje, dicka që s’mund të paguhej, por që vec falej. Ndërsa po bënim seks të shtrirë mes carcafëve të zhubrosur e të lagur nga djersa, dora e tij në vënd që të shtrydhte format e mia eksituese, për orë të tëra me kish përkëdhelur flokët dhe duart, butësisht dhe lehtë – lehtë, aq lehtë sa që ajo prekje nuk ndjehej në lëkurë, por në shpirt.
U qiva apo bëra dashuri? Sa budallaqe jam… Vjen një burrë e më dhuron lule e unë kujtoj se ka rënë në dashuri me mua. Naivitete që u kanë hije adoleshenteve e jo një tridhjetëvjecareje. Megjithatë kish dicka të vecantë në prekjen e tij, dicka që unë nga instikti dhe përvoja e di që është tepër e rrallë. Fundja a nuk shkruan edhe Mopasani se “në dhomën e një kurve gjithmonë ka vend për një tufë me lule“ ?


Sot e kam pushim. Është dita kur unë shkruaj më shumë në ditarin tim, në ditarin e një prostitute. Që kur hapa sytë në mëngjez nisa të filozofoj si budallackë për gjëra të mëdha si psh, shteti, presidenti dhe Qeveria, ministrat, gratë dhe dashnoret e tyre…Kështu psh arrita të zbuloj që gruaja e një ministri të suksesshëm duhet të jetë patjetër kurvë, dashnori i saj – një karrierist i ri dhe gruaja e këtij të fundit prostitutë. Se për mua kurva dhe prostituta nuk janë e njëjta gjë. Kurva pallohet për qejfin e vet, prostituta për qejfin e të tjerëve. Ashtu si dhe unë. Për qejfin e të tjerëve. Dhe për paratë e tyre. Për paratë e mija. Të trupit tim. Por s’është e thënë të prostituosh vec për para. Mund t’i jepesh tjetrit edhe për një vend të mirë pune për vete apo për tët shoq, për një bursë jashtë shtetit, për karrierë, për një orë të florinjtë apo edhe për një copë bukë. Nëse unë do të isha dashnorja e Presidentit cili burrë s’do të më ëndërronte për grua? Le të shpresoj të bëhem e dashura e Andreas e ai më pas të bëhet President. Pastaj do të dalë edhe falli i filxhanit që shtie cdo ditë te teto Vana.
Tani m’u kujtua një gallatë e vogël e Linës në shtëpinë e kushurirës së vet. Kish ardhur për vizitë një shoqe e kushurirës që punonte në një ministri .Duke u prezantuar ajo i kish thënë Linës “Unë punoj sekretare e ministrit. Po ti?” “Dicka e ngjajshme me punën tënde.”, ish përgjigjur Lina. “Punoj në një bordell“
Mysafirja mezi ishte gëlltitur, packa se më pas,në kofidencë, i kish thënë “ Lum si ti me gjithë ata meshkuj!“


Ëndrra ime më e madhe është t’i përkas një burri. Vetëm një burri të cilit do t’i falja gjithshka, në fillim rrahjet e zemrës e pastaj trupin tim. Do t’ia jepja dashurinë, dhimbjen, dhëmbshurinë, lotin e sinqertë dhe lule, me mijëra lule të bukura që do t’ia dhuroja cdo ditë të jetës mes puthjesh të zjarrta. Do t’i falja kujdesin që ai kurrë të mos kujtonte kujdesin e të ëmës, do t’i falja prehjen dhe qetësinë që ai kurrë s’e ka gjetur as në këndin më të qetë të ndonjë kishe, do t’i falja besnikërinë që ndoshta s’ia ka falur as qeni i vet. Dhe si shpërblim për të gjitha këto prej tij do të këkoja vec një gje. Të ekzistonte, të jetonte … për veten e tij e ndoshta një ditë edhe për mua .
Pastaj do të kishim edhe fëmijë të bukur e të pastër, më të mirët në botë, me nënën më të mirë nga të gjitha nënat. Oh sa e lumtur do të isha sikur një ditë dikush të thotë për mua “Kam gruan më të mrekullueshme“ e një zë fëmije të shtonte “ Edhe unë kam mamin më të mirë në botë! “ Pastaj le të vdisja…

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Maj 2010 02:07
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Dashuria

Dashuria është një
aksident,
përplasje,
devijim,
greminë,
rrëshqitje,
viktima,
njerëz që kërkojnë provat
nga vendngjarje,
kurreshtarë ngatërestarë,
dëshmitarë okularë të verbër,
gjithmonë të verbër.
Dashuria është një
aksident,
pasojë e rrugës së keqe,
e rrugës së lagur,
e shpejtësisë,
e ngadalësisë,
e parkimit në vend të gabuar,
e krahut të gabuar,
pasojë
e motit të keq,
e shiut a stuhisë,
mjegullës a verbërisë
apo
pasojë e një gote më shume
në një dëshirë
për t'u dehur një natë të ftohtë...
Dashuria është aksident...
një autombulancë gjithmonë
e vonuar
transporton viktimat
ca për në martesë
e ca për në
reanimacionin
apo morgun
e saj.


Ps: Ky eshte krahasimi me i bukur qe kam lexuar deri tani per dashurine.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Maj 2010 02:11
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eliz
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679

Tamam ta "perplas lakuriqsine surratit" I ka te qarta mendimet,i shpreh thjesht,bukur por ajo qe i ngre temperaturen peozise eshte pasioni..

Jam zjarr...
nuk me shuajne dot...
me vjedhin...
prometenjte e mi digjen rruges...
pa arritur te me falin askund...sa me pelqen

__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Maj 2010 12:30
eliz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eliz Kliko këtu për të kontaktuar me eliz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të eliz't! Kërko mesazhe të tjera nga: eliz Shto eliz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eliz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:30 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Artan Hasani

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.