Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Basketboll > Basketboll. Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Vllaznia, vijne Ivezaj e Smakaj, ne pritje Vorfa

Vazhdojne perforcimet ne ekipin e basketbollit te meshkujve te Vllaznise. Pas ardhjes se dy malazezeve Anton Berishaj dhe Valentin Camaj gjate nentorit, ditet e fundit prane ekipit jane afruar edhe dy lojtare te tjere. Behet fjale per malazezin Simon Ivezaj dhe shkodranin Rubin Smakaj. I pari, gjate fazes se pare te ketij kampionati ka qene kontigjent i ekipit te Dinamos, por mosaktivizimi i rregullt me kete skuader ka bere qe ai te nderroje skuader. Te Vllaznia eshte mirepritur, pasi eshte nje ekip ne kuadrin e riorganizimit, duke pasur si avantazh edhe moshen e tij te re. I ardhuri tjeter eshte nje njohje e vjeter e ketij ekipi. Rubin Smakaj ka luajtur edhe me pare me Vllaznine, duke qene nje titullar i saj por nje demtim i rende e pat lene ate larg ekipit per nje kohe te gjate. Kohet e fundit ai e ka rifilluar stervitjen dhe pritet te jete nje pike e rendesishme e skuadres shkodrane. Por enigma e vetme e trajnerit te ketij ekipi Petrit Osmani, eshte ardhja apo jo ne skuader e te talentuarit Real Vorfa. Pikeshenuesi me i mire i kampionatit te kaluar, pasi luajti me sukses me Valbonen edhe ne finalet e Kupes se Shqiperise ne muajin dhjetor, tani eshte i lire. Pikesynimi i tij per te levizur drejt Belgjikes mbetet ende prezent edhe keto dite, por nese kjo nuk realizohet atehere shanset jane qe ai te luaje serish per Vllaznine. Nje gje e tille do t'i rregullonte mjaft pune edhe trajnerit Osmani, pasi dihen vlerat e ketij lojtari. Me Vorfen ne rradhet e saj, Vllaznia do te behej njekohesisht nje nga skuadrat me ne forme te kampionatit, duke hyre seriozisht ne vallen per titullin kampion. Nderkohe, faza pergatitore e ketij ekipi eshte zhvilluar me intensitet duke riparuar edhe ato dobesi qe mund te jene verejtur gjate fazes se pare. Ne kuadrin e ketyre pergatitjeve do te sherbeje si test edhe ndeshja miqesore qe Vllaznia pritet te zhvilloje me ekipin e Ulqinit. Kjo ndeshje eshte planifikuar te zhvillohet ne pallatin e sportit Qazim Dervishi te Shkodres dhe do t'u sherbeje trajnereve Osmani e Koka per te pare deri ku kane shkuar me pergatitjet e ekipit te tyre.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2004 22:02
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Rivendoset diferenca 18 pike

Per te dyten here merret ne shqyrtin ndeshja Flamurtari-Luftetari ne basketboll per femra, e vlefshme per javen e trete te kampionatit kombetar, luajtur gjate fazes se pare. Kryesia e ndryshoi serish rezultatin e ketij takimi, duke vendosur qe ne fuqi te qendroje rezultati i vendosur ne protokollin e ndeshjes. Pra, rikthehet ne fuqi rezultati 90-72 ne favor te Flamurtarit. Ky ndryshim u be ne baze te pikes C te rregullores nderkombetare te FIBA-s.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2004 22:07
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Superkupa ne basketboll do te zvillohet ne 29 janar

Basketbolli per meshkuj edhe femra do te mesoje fituesit e superkupes se Shqiperise ne daten 29 janar. Ne pallatin e sportit "Asllan Rusi" ne Tirane do te jene perballe tyre Valbona dhe Tirana per meshkuj dhe Flamurtari e Luftetari per femra. Valbona qe ka fituar sezonin e kaluar te dy titujt do te perballet me finalisten e kupes Tiranen sepse keshtu eshte regullorja e federates se basketbollit. Valbona ne kete kampionat eshte e para dhe ka fituar titullin kampione e vjeshtes. Tiran vitin e kaluar i kishte humbur te dyja finalet, si ate te kampionatit edhe ate te kupes se republikes. Luftetari qe vitin e kaluar ka fituar me Flamurtarin ne tre ndeshje (dy ne Gjirokaster dhe nje ne Vlore) ne finalen e kampionatit te basketbollit per femra do te ndeshet perseri me Flamurtarin qe vitin e kaluar kishte fituar kupen e Shqiperise po me Luftetarin ne Vlore. Luftetari vjen nga nje kampionat i vjetshem i fituar ndersa Flamurtari shkon ne kete finale si kampionja e fresket e vjeshtes. Flamurtari me basketbolliste te reja dhe pa pervoje kerkon ti rembej edhe superkupen nje Luftetari me lojtare me pervoje dhe me financim te majme. Luftetari ka ne gjirin e saj edhe kater basketbolliste bullgare dhe te katerta ne formacionin baze. Federata Shqiptare e basketbollit nuk ka pranuar qe ndeshjet te luhen neper rethe duke preferuar keshtu pallatin e sportit "Asllan Rusi" ne Tirane.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2004 22:09
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shkelqimi i pare i Kuqos ne Euroleague

Ermal Kuqo ka zhvilluar ndeshjen me te mire ne kuader te Euroleague prej se ka ardhur ne skuadren turke te Efes Pilsen. Ne ndeshjen e kesaj jave qe eshte zhvilluar dje kunder skuadres se mirenjohur italiane Beneton Treviso dhe te cilen Efes e ka fituar si mysafir me rezultatin 796. Kuqo ka shenuar plot 13 pike gjate 39 minutave sa ka qene ne fushe. Kuqo me 13 piket e tij eshte kosheshenuesi i trete per skuadren e tij ne kete ndeshje pas Langdon me 24 pike dhe Gardner me 18 pike. Pervec 13 pikeve Kuqo ka pasur edhe 6 kercime si dhe 2 asistime dhe 2 topa te vjedhur. Kjo minutazh kaq e madhe ne loje Kuqos i eshte dhene per here te pare nga trajneri (me prejardhje shqiptare) Oktay Mahmudi edhe faktin se ne radhet e Efes Pilsen mungonin disa nga titullaret e skuadres, dhe kete Kuqo si duket e ka shfrytezuar mjaft mire. Me kete fitore skuadra e Ermal Kuqos eshte ngjitur ne vendin e pare ne klasifikimin e grupit C te Euroleague me 8 fitore dhe 2 humbje.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2004 22:11
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Vazhdon merkatoja e basketbollit ne Shqiperi

Kur duhen edhe 4 dite qe te perfundoje merkatoja e basketbollit ne Shqiperi (31 janar), ende asgje konkrete nuk eshte paraqitur ne zyren e Federates Shqiptare te Basketbollit. Te femrat, nuk duket asnje levizje e re ne horizont, pervec kalimit te Mirza Alibegajt te Luftetari, nderkohe qe thashethemet e shumta qe qarkullojne te meshkujt ende nuk jane konkretizuar. Keshtu, Sokol Jahollari, pervec ofertes te marre nga Valbona tashme eshte shtuar edhe Dinamo, e cila kerkon qe te afroje per fazen e dyte dy lojtare nga Korca. Behet fjale per Jahollarin dhe Kacorin, dy lojtare qe jane ende ne dileme per te ardhmen e tyre kete sezon. Jahollari nuk e ka vendosur ende nese do te luaje ne Kosove apo jo fazen e dyte, nderkohe qe edhe ofertat nga Tirana nuk kane munguar. E njejta situate edhe per Kacorin, qe pret ende pergjigjen e Paokut. Ne te kundert, Dinamo mbetet oferta me e mire per Reinaldo Kacorin, qe shprehet se ende nuk i ka mbyllur marredheniet me ekipin e tij Skenderbeu, me te cilin luajti ne fazen e pare. Nderkohe, edhe ekipet e ashtuquajtura te vogla po bejne levizjet e tyre. Pandush Palko tashme ka zyrtarizuar kalimin e tij nga Tirana tek EDS-ja, nderkohe qe Partizani dhe Studenti po bejne disa levizje per afrime te lojtareve te rinj. I riu Gerti Shima, qe luan me Tiranen, ka marre nje oferte nga Cibona, qe e ka vleresuar shqiptarin gjate turneut miqesor qe kombetarja shqiptare zhvilloi veren e kaluar ne Kroaci, por pa arritur ne konkretizime. Gjithsesi, 48 oret e fundit do te jene vendimtare per skuadrat e basketbollit shqiptar, nese do ta ndryshojne fytyren e tyre ne fazen e dyte apo jo.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2004 22:13
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Luftetari: Superkupa, trofeu i pare i vitit

Luftetari - Flamurtari 153-22 (78-8)

LUFTETARI: Moceva, K. Popjankova, Hristova, V. Popjankova, Cakici, Culli, Llukani, Sotiri, Stroka, Myrtaj. Trajner: Th. Kuci
FLAMURTARI: Rrapaj, Feimi, Demiri, Gjoka, Maraj, Myrtaj, Ruci, Sherifi, Barxhaj, Mezini. Trajner: V. Birce
Gjyqtare: E. Koci, A. Kasmi

Luftetari fitoi mbreme Superkupen e Shqiperise ne basketboll per femra, te parin trofe per vitin 2004. Skuadra gjirokastrite nuk hasi asnje lloj veshtiresie, pasi kundershtarja e saj, Flamurtari, ne Gjirokaster u paraqit me skuadren e moshave. Pra, perplasja e madhe qe pritej nuk ndodhi dhe zhurma qe u degjua prej disa ditesh per Superkupen u be per asgje. Flamurtari kreu nje angari. Erdhi ne Gjirokaster pak para fillimit te ndeshjes, u paraqit ne pallat dhe pas ndeshjes, pa marre pjese ne ceremoni, u largua per ne Vlore. Por pse Flamurtari iu shmang duelit ne Gjirokaster? A nuk duhet qe federata te kete ne rregullore nje nen se me cfare skuadre duhet te paraqiten ne veprimtari te tilla ekipet qe te ruajne seriozitetin e tyre? Gjithsesi, Luftetari seleksionoi trofeun e tij te shtate ne histori e te gjitha keto ne 3 sezonet e fundit. Ne ceremonine e hapjes u prezantuan lojtaret e te dyja ekipeve, duke u shperndare buqeta me lule sportisteve, trajnereve e gjyqtareve. Luftetari aktivizoi Moceven, V. Popjankoven, Cakicin K. Popjankoven, Hristoven. Kur perioda e pare donte dhe tre sekonda per t'u mbyllur, ne fushe hyri Llukani, Moceva pati nje "ferkim" me Myrtajn dhe trajneri Kuci e zevendesoi. Flamurtari luajti me Rrapajn, Demirin, Gjokajn, Myrtajn, dhe Barxhajn, te cilat filluan edhe pjesen e dyte, ku te Luftetari hyri Moceva perseri ne vend te Llukanit. Seria e koshave nis me trepikcshin e K. Popjankoves e kur shifrat fiksuan rezultatin 9-0, Flamurtari shenoi koshin e pare me Midajn. Perioda e pare u mbyll 36-2 dhe ne perioden e dyte, tabela elektronike tregoi shifrat 72-2 (dicka per librin Gines). Pjesa e pare u mbyll 78-8, pasi ka shenuar dy here Demiri. Perioda e trete u mbyll me rezultatin 115-10, ku per Flamurtarin shenoi Rrapaj. Barxhaj shenon nje trepikesh me fillimin e periodes se katert, nderkohe qe ne pese minutat e fundit Luftetari aktivizoi tre lojtaret e reja dhe gjithe ndeshja u mbyll me rezultatin 153-22. Per Luftetarin, K. Popjankova shenoi 32 pike, kurse Cakici dhe V. Popjankova 25. Per Flamurtarin, Barxhaj shenoi 12 pike. Ne ceremonine e mbylljes Feti Borova shpalli fitues Luftetarin dhe kryetari i bashkise se Gjirokastres, z. Flamur Bime, ne emer te federates i dorezoi kupen kapitenes Llukani.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Janar 2004 18:15
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Artan Terihati, trajneri i ri i Teutes

Artan Terihati do te jete trajneri i ri i skuadres se Teutes ne basketboll per meshkuj. Nje gje te tille e konfirmojne si drejtues te klubit durrsak ashtu edhe vete trajneri dhe ish.basketbollisti i mirenjohur shqiptar. I pyetur per "Sportin shqiptar", Artan Terihati e pranon faktin qe do te drejtoje Teuten ne fazen e dyte te kampionatit, nderkohe qe pritet qe pas tij te vijne edhe elemente te rinj te skuadra durrsake. Terihati, ne fazen e pare drejtoi me mjaft sukses ekipin e Partizanit, ku ndonese mes shume veshtiresive, e renditi ate ne vendin e katert, pas treshes kryesuese. Por ne perfundim te fazes se pare ai u largua nga drejtuesit e klubit, duke mos e drejtuar ekipin e te kuqve as ne Kupen e Shqiperise. Por tashme vjen lajmi, qe trajneri Artan Terihati do te drejtoje skuadren durrsake. Nje detyre e veshtire per te, kur Teuta renditet ne vendin e parafundit ne kampionat dhe eshte pa shume pretendime per kete sezon. Por ardhja e nje trajneri i njohur pritet qe te ndryshoje gjerat te Teuta, e cila kerkon nje pozicionim me te mire ne tabelen e klasifikimit. Edhe shefja e klubit durrsak, Nexhmije Kotrri, e pyetur per kete fakt pranon qe ka bere nje investim te mire, duke shpresuar ne nje ngritje te skuadres. Por gjithsesi, ata shprehen se me shume synohet qe te punohet per vitin e ardhshem, per te krijuar nje ekip te forte. Terihati ka filluar menjehere nga detyra, duke stervitur cdo dite skuadren e tij te re ne pallatin e sportit "Ramazan Njala" te qytetit te Durresit.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Janar 2004 18:18
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Kampionati kombetar i basketbollit

1. Valbona 23 11 1 1102-794
2. Tirana 23 11 1 1269-855
3. Dinamo 23 11 1 1313-866
4. Partizani 21 9 3 1038-965
5. Skenderbeu 20 8 4 936-856
6. Vllaznia 19 7 5 1038-965
7. Elbasani 17 5 7 994-1118
8. Studenti 17 5 7 1066-1076
9. EDS 16 4 8 907-978
10.Apolonia 16 4 8 974-1092
11.Pogradeci 14 2 10 910-1134
12.Teuta 13 1 11 738-1243
13.Flamurtari 12 0 12 640-946




Pikeshenuesit me te mire
Argent Karaj - Studenti - 405 pike
Reinaldo Kacori - Skenderbeu - 358
Erkand Karaj - Tirana - 354
Elton Saliaga - Dinamo - 312
Arben Xhyra - Elbasani - 296

Shenuesit per tri pike
Argent Karaj - Studenti - 56 kosha
Elton Saliaga - Dinamo - 53
Erkand Karaj - Tirana - 50
Arben Xhyra - Elbasani - 37
Gezim Serdari - Pogradeci - 31

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Janar 2004 18:22
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Post

FSHB-ja i dhuron superkupën Luftëtarit

Luftëtari fiton superkupën e Shqipërisë i ndihmuar nga federata e basketbollit që me paturpësinë më të madhe është menduar mirë dhe me disa vendime të njëpasnjëshme ku më parë vendosi Tiranën si vendin e zhvillimit të ndeshjes më pas u mendua akoma edhe më mirë duke vendosur Gjirokastrën pikërisht dhe çuditërish qytetin në të cilin bën pjesë edhe fituesja e finales Luftëtari. Federata Shqiptare e basketbollit duket se ja ka arritur qëllimit të saj duke zhvilluar ndeshjen finale të superkupës së Shqipërisë në Gjirokastër dhe si rrjedhoj ka ardhur bojkoti i skuadrës së Flamurtarit që është paraqitur me të reja dhe ka humbur thellësisht ndeshjen. Kjo superkupë të nderuar zotrinj të federatës do të ngelet në kujtesë si turpi i kësaj federate sepse ka qenë plotësisht e njëanshme. Ju duhet ti kishit marrë masat dhe të mos ndryshonit vendin e ndeshjes siç e bëtë për arsyet tuaja, mbase edhe personale. Ju duhet ti kishit marrë parasysh fjalët e trainerit të Flamurtarit zotit Toska që deklaroi se: Nuk ka përse të ndryshohen vendimet e federatës së basketbollit me vendime qarkullues ku është paravendosur që takimi i vlefshëm për superkupën do të luhet në një qytet asnjanjës siç është Tirana që ka një ambjent tepër komod dhe të përshtatshëm për të zhvilluar një ndeshje të tillë të madhe. Zoti Toska ka paralajmëruar se nëse nuk do të luhej ndeshja në Tiranë, Flamurtari do të paraqitej me një skuadër të re në Gjirokastër sa për të kaluar radhën dhe kështu ndodhi. E vetmja që ka përgjegjsi në këtë mes është FSHB e cila ka bërë të pamundurën që Luftëtari të fitonte këtë trofe. Përse u ndërrua vendi i ndeshjes që më parë ishte vendosur Tirana dhe më pas u vendos Gjirokastra? Përse FSHB nuk mori parasysh një ndodhi të tillë të turpshme? Mos vallë vlejnë paratë e Luftëtarit më shumë se loja e ndershme e basketbollisteve? Luftëtari këtë ndeshje nuk e fitoi por e humbi, vetëm se këtë ndeshje nuk e humbi vetëm Flamurtari dhe Luftëtari por e humbi në përgjithsi Basketbolli.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Janar 2004 18:55
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Arrow

Performance e shkelqyer e Ermal Kuqos

Basketbollisti me i mire shqiptar Ermal Kuqo (Efes Pilsen) ka shenuar double-double ne Eurolige kunder skuadres greke Olympiakos. Ai luajti ne menyre te perkryer per 37 minuta, duke shenuar 26 pike (11/19 nga fusha), kapur 13 topa (4 ne sulm, 9 ne mbrojtje), duke asistuar njehere dhe vjedhur nje top poashtu. Ai gjate ketij sezoni ka shenuar 95 pike ne Eurolige, duke pasur nje mesatare prej 8,6 pikesh per ndeshje (53%) dhe 4,6 kercime. Ermal Kuqo pritet te jete lojtari me i mire i kombetares sone ne kualifikimet per Eurobasket. Vazhdo Kuqo!!!

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shkurt 2004 19:37
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:06 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Basketboll > Basketboll.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.