Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > FK. Partizani
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Smile

Derbi

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re par-tir-1.jpg
Ky file është shkarkuar 40 herë.

Imazhe, emocione dhe një festë të tillë pritet të sjellë edhe një herë tjetër derbi i madh i futbollit tonë Partizani-Tirana. Skuadrat që kanë shkruar pjesën më të ndritshmetë futbollit tonë do të zgjojnë tek mijërat e mbështetësve respeketive nostalgjinë e një historie që zgjat prej dekadash. Edhe stadiumi i vetëm kombëtar në vendin tonë ngjan i vogël për interesimin e madh, që ajo ka ngjallur.Për të pasqyruar tërë entuziasmin që do të jetë mbledhur në këtë impiant do të mendojë telesport, i cili do të trasmetojë drejtpërdrejt këtë takim. Ekrani i vetëm sportiv do t’i paraprijë kësaj supersfide me gjithçka ndodh në të dyja kampet, të gjithë protagonistët do të bëjnë parashikimet e tyre, do të japin premtimet e tyre, të cilat minimalsiht do të jenë të mjaftueshme për të siguruar një 90-të minutësh spektakolar.Yjet e këtyre skuadrave, që përbëjnë edhe pjesën kryesore të gjithë kampionatit tonë do të demostrojnë në fushën e lojës se meritojnë të gjitha epitetet, por për më tepër që meritojnë shumë më tepër suport nga ata që deri në këtë moment janë të dyzuar nëse duhet të kthehen edhe një herë tjetër tek pasioni i tyre i parë. Bardheblutë e drejtuar nga Sulejman Mema do të kërkojnë fitoren e gjashtë rradhazi, ndaj një skuadre që në këtë sezon nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.Pasditja e së shtunës do të ketë një tjetër ritëm në kryeqytet. Në impiantin kryesor të tij do të luhet derbi më i rëndësishëm i futbollit tonë, që minimalisht premton spektakël dhe në një festë të tillë nuk mund të mungojë telesport, i cili do ta shpërndajë festën në çdo familje dhe në çdo ambient, ku futbolli do të rikthejë gëzim, emocione, spektakël.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Shtator 2003 19:54
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Gjergji Thaka; "Jemi në pritje të Ervin Fakajt"

Pas mesfushorit te komdetares K.Duros pritet te vije edhe ne tjeter lojtare i kombetares ne rradhet e Partizanit.
Pas sigurimit të shërbimeve të mesfushorit të përfaqësueses, Klodian Duro, drejtuesit e klubit te Partizanit janë në pritje të ardhjes së një futbollisti tjetër të përfaqësueses, Ervin Fakaj, i cili ka bërë një akord verbal me klubin kryeqytetas. Drejtori i përgjithshëm i klubit te Partizanit, Gjergj Thaka, tha se, "kemi bërë gati dokumentet për federimin e mbrojtësit të përfaqësueses, Ervin Fakaj dhe jemi në pritje të ardhjes së tij. Futbollisti ka një akord me presidentin e klubit, Albert Xhani dhe kontaktet i ka me vetë presidentin, kështu që nuk mund të them më shumë". Fakaj, aktualisht ndodhet në Belgjikë dhe nuk ka asnjë konfirmim për mbërritjen e tij në kryeqytet. Ai kishte premtuar se do të ishte i gatshëm për trajnerin Ilir Spahiu, por vlonjati nuk ka mbërritur ende.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Tetor 2003 14:13
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Trajneri i të kuqve thekson se të shtunën Partizani është me tepër i interesuar për fitoren
Spahiu: Duhet ta ndalim Tiranën


Të shtunën, në orën 15.00, do të luhen takimet e javës së gjashtë të Kampionatit të 65-të Kombëtar të Futbollit, ku midis të tjerash çifti Partizani-Tirana pritet të dhurojë emocionet e sfidës më interesante të sezonit. Të kuqtë, ndonëse nuk kanë humbur asnjë ndeshje deri tani, kanë marrë vetëm dy pikë në dy ndeshjet e luajtura jashtë fushës së tyre, ndërkohë që Tirana, nga ana e saj, njeh vetëm fitore, duke kryesuar kampionatin me pikë të plota. E shkëputur katër pikë nga vendi i dytë, kampionia në fuqi edhe këtë javë do të kërkojë të ruajë epërsinë e krijuar në javët e para, ndërkohë që ekipi i Spahiut ka filluar punën për t'i ndalur më në fund bardheblutë e Memës, të pamposhur ende në pesë javët e para.
"Ekipi, momentalisht, po i nënshtrohet përgatitjes së lartë fizike, por edhe taktike, për të përballuar me sukses ndeshjen e së shtunës, ku përballë do të kemi ekipin kryesor, me të cilin rivalizojmë për titullin kampion. Gjatë ditëve të para, skuadra ka ecur mirë në stërvitje. Deri tani nuk ka të dëmtuar apo të skualifikuar. Në mbrojtje, të shtunën kthehet Brashini dhe Ndreka, ndërsa Rosha pritet të jetë i gatshëm në mesfushë, pas dëmtimit të javës së shkuar. Pra, në plan të parë, ekipi përgjithësisht nuk paraqet probleme, por, siç e theksova, ne po punojmë për të zhdukur të metat e shfaqura ditët e fundit, sidomos në ndeshjen e Elbasanit. Jo vetëm egoizmi i disa prej titullarëve, por ka edhe gjëra të tjera që duhet të korrigjohen për të mos e penguar ekipin tonë që të arrijë të shtunën synimin kundër Tiranës," - thekson trajneri i të kuqve.
Këtë të shtunë, Partizani do të kërkojë medoemos tripikëshin për t'i qëndruar afër Tiranës së kreut. Trajneri i Partizanit, Ilir Spahiu, mendon se një rezultat tjetër do të thoshte më tej një kampionat me shkallë bosh nëpër stadiume. "Këtë herë duhet të fitojmë për tifozët. Kam besim se do të na mbështesin. Natyrisht, ata kërkojnë pikët maksimale kundër Tiranës, për të shpresuar më pas te titulli. Ne do të kërkojmë patjetër maksimumin, sepse fitorja na duhet më shumë sesa Tiranës kryesuese," - thekson Spahiu, që vazhdon më tej duke argumentuar idenë e tij se jo vetëm Partizani, por edhe vetë Tirana duhet të jetë e interesuar për fitoren tonë. "Nëse të shtunën Partizani nuk fiton ndaj Tiranës, ndoshta tifozët do të largohen dhe nuk do të na ndjekin në ndeshjet e tjera. Por ajo që është më e keqja, mendoj se edhe vetë tifozët e Tiranës, duke e parë skuadrën e tyre të shkëputur nga të tjerat, nuk do të kenë interes t'i shohin ndeshjet më tej. Kështu që i takon Partizanit të luajë për të fituar, me qëllim që kampionati, në javët e tjera, të ketë interes më të madh." I pyetur në fund nëse do t'i thotë fund ëndrrës së titullit Partizani nëse mundet të shtunën nga Tirana, trajneri Spahiu përgjigjet: "Titulli kurrsesi nuk mund të diskutohet në fazën e parë. Ne jemi ndeshur deri tani me disa ekipe, me të cilat Tirana akoma nuk ka luajtur, kështu që një gjë e tillë do të vërtetohet vetëm në fund të fazës së parë. Nëse Tirana i fiton ndeshjet e radhës me ato ekipe që Partizani nuk i ka mundur nga ana e vet, atëherë në fund të fazës së parë do të rezultojë se është ekipi më i fortë dhe pretendenti kryesor për titull, pa marrë parasysh ndeshjen direkte. Në të kundërt, jemi ne," - e mbyll komentin e tij për "Sportin shqiptar" trajneri i Partizanit, Ilir Spahiu.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Tetor 2003 17:38
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Mbrojtësi i Partizanit, para derbit, thekson se bardheblutë do të shijojnë humbjen e parë
Behari: Tirana vlen më shumë se 3 pikë


Në kampin e kuq pothuajse të gjithë lojtarët janë përfshirë nga emocionet e derbit të madh. Kur ka mbetur një ditë nga sfida më interesante e kampionatit, Partizani-Tirana, të kuqtë, për t'iu shmangur zhurmës së kryeqytetit, janë nisur për në qytetin bregdetar të Durrësit. Një ndër mbrojtësit kryesorë të Partizanit, Ardi Behari, shpjegon se ndeshja ndaj Tiranës nuk ka thjesht rëndësinë e një derbi, por më shumë se kaq. "Unë mendoj se është kryefjala e kampionatit në tërësi. Si Partizani, ashtu dhe Tirana, këtë sezon janë thuajse në pozita të barabarta, prandaj dhe lufta do të jetë më e fortë se kurrë," - thekson në një intervistë për "Sportin shqiptar" Ardi Behari. Sipas tij, Partizani do ta fitojë medoemos ndeshjen, sepse këtë kusht e kërkon pozicioni në tabelën e klasifikimit:
- Jemi një ditë para sfidës me Tiranën. Cili është mendimi juaj për derbin më të madh të kampionatit tonë?
- Në fakt, ndeshjet derbi, në të gjithë botën, flasin vetëm në fushë, sepse nuk bëhet luftë e fortë vetë midis lojtarëve, por edhe në stadium, midis tifozëve. Besoj se do të jetë një ndeshje interesante midis dy skuadrave më të forta të sezoneve të fundit. Partizani është forcuar shumë këtë kampionat, ndaj besoj se lufta do të jetë më e fortë se ajo e dy sezoneve të mëparshme. Tirana vërtet nuk njeh humbje, por kjo nuk na shqetëson shumë, sepse shumë shpejt do ta shijojë edhe ajo.
- Tirana, përveç fitoreve, ka shënuar shumë gola në pesë javët e para. A mendoni se nesër do të jetë e vështirë të ndalet sulmi i tyre?
- Ne do të dalim në fushë për ta mposhtur dhe fituar ndeshjen kundër Tiranës. Kjo do të thotë se do të luajmë që të mbrohemi mirë dhe sulmi të funksionojë si duhet për të arritur qëllimin final. Momentalisht, grupi i lojtarëve gëzon harmoni të plotë dhe, për këtë arsye, besoj se do të luajmë shkëlqyeshëm.
- Partizani kërkon të fitojë. Po nëse ndodh e kundërta?
- Kampionati është i gjatë dhe titulli nuk mund të vendoset në derbin e së shtunës. Vetëm ndaj Tiranës do të luajmë edhe tri ndeshje të tjera, që do të thonë 12 pikë. Kur kanë mbetur edhe 30 javë deri në fund, nuk besoj se kjo do të jetë ndeshja që do të përcaktojë titullin.
- Suksesi, përveç pikëve, çfarë vlerash të tjera ka për Partizanin?
- Nëse fitojmë ndaj Tiranës, në ndeshjet e tjera do të na mbështesin më shumë tifozët që kërkojnë nga ekipi rikthimin e titullit. Jo vetëm kaq, por tripikëshi, përveçse do të na afrojë më shumë me kreun, do të ndikojë edhe moralisht për javët në vijim.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Tetor 2003 12:41
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Të kuqtë fitojnë 3-1 derbin me bardheblutë në "Qemal Stafa"
Partizani "shfryn" Tiranën


Partizani-Tirana pa dyshim që ishte kryendeshja e gjashtë javëve të para të kampionatit. Dje, në stadiumin "Qemal Stafa", derbi midis dy ekipeve më të mira të kampionatit tonë për momentin i kishte të gjithë cilësitë e garës, nivelit dhë aspekteve të tjera sportive jo vetëm në fushë, por edhe në stadium. Në pjesën e parë, Tirana luajti më mirë në 20 minutat e para. Pasi shkelmimit të topit nga mesfusha bardheblutë më ideator Mukën dhe protagonist Halilin shënojnë golin e parë, duke kaluar Tiranën shumë shpejt në avantazh. Pak më shumë se 20 minuta nga fillimi, Tirana ishte më e qartë dhe mund të kishte shënuar sërish, por Partizani u mbrojt me kujdes dhe përdori kundërsulmin. Në mesin e pjesës së parë, gjyqtari jep goditje dënimi për Partizanin. Mrekullia Klodian Duro tregon klasin e lartë para publikut, duke ekzekutuar goditjen e dënimit në mënyrë perfekte nga një largësi rreth 30 metra, dhe Egbo në portë nuk bën asgjë, veçse shikon rrugën që topi përshkon për në rrjetë. Pas barazimit, të kuqtë e kontrollojnë lojën dhe tregohen më të qartë, e më kërcënues se kundërshtari. Sërish Duro pak minuta më vonë kroson në zonë dhe Muzaka përfiton afër portës, godet me kokë, dhe shënon golin e dytë të ndeshjes. Partizani është i papërmbajshtëm jo vetëm në minutat e pjesës së parë, por edhe në tërë pjesën e dytë. Karioka dhe Hallaçi, të futurit e pjesës së dytë, i japin më shumë gjallëri lojës së Partizanit, duke rrezikuar dy-tri herë portën e nigerianit. Brazilini Karioka shkëlqen kur shënon golin e tretë në mesin e pjesës së dytë, por i humb vlerat në një rast tjetër me portën bosh në fund të ndeshjes. Në pjesën e dytë Tirana, ndonëse rrezikoi dy herë seriozisht portën e Nallbanit, u pajtua me humbjen, duke mos iu kundërpërgjigjur si duhej Partizanit. Të kuqtë dje e merituan plotësisht fitoren, duke e hapur kampionatin.

Ilir Spahiu, trajner i Partizanit:
"Sot jam i kënaqur si me rezultatin, ashtu dhe me lojën e ekipit. Partizani besoj se e meritoi në fund fitoren, pasi në pjesën e dytë e dominoi lojën. Mbi të gjitha sot mbeta i kënaqur nga atmosfera e derbit, e cila u pasqyrua më së miri nga tifozët e shumtë që kishin ardhur për të na ndjekur në shkallët e stadiumit. Kishte shumë tifozë, të cilët natyrisht që mbetën të kënaqur në fund për lojën dhe nivelin që skuadrat treguan në fushë. Kampionati është shumë i gjatë, ndaj deri në fund kemi ende punë për të bërë."

Sulejman Mema, trajner i Tiranës:
"Sot Tirana e humbi derbin me Partizanin, sepse ishte e pamotivuar në fushë. Ekipi gaboi në të gjitha repartet, jo vetëm në mbrojtje, ndaj edhe u mposhtëm në fund nga kundërshtari. Partizani e meritoi fitoren sepse ishte më i fortë, më i motivuar dhe më i saktë në fund të aksioneve. Kjo humbje sigurisht që na detyron të bëjmë ndryshime në të ardhmen, pasi sot u pa qartë një mendjemadhësi nga ana e lojtarëve. Në pjesën e dytë ndërrimet nuk kishin vlerë, pasi ekipi nuk ishte në lartësinë e duhur."

Albert Xhani, presidenti i Partizanit:
"Sot Partizani jo vetëm që ka luajtur më mirë se Tirana, por duhet ta fitonte ndeshjen me rezultatin 6-1. Ekipi humbi dy raste të pastra me portë të boshatisur në pjesën e dytë, ndërkohë që në pjesën e parë gjyqtari na mohoi një 11-metërsh të pastër. Gjithsesi, sot lojtarët treguan veten përballë publikut duke luajtur deri në fund të ndeshjes me synimin e vetëm që të fitonin përballë kundërshtarit."


Të veçanta...
Për të parë derbin në tribunën VIP, përveç presidentit Xhani dhe El-Sajed, ishin të pranishëm edhe trajneri i kombëtares, Brigel, presidenti i FSHF-së, Duka, si dhe shumë figura të politikës.

Stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" ishte mbushur si asnjëherë tjetër gjatë këtij sezoni futbollistik. Në fund tifozët e Partizanit qëndruan gjatë në fushë për të festuar bashkë me ekipin e tyre.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Tetor 2003 12:14
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Trajneri i Partizanit thekson se e shtuna duhet harruar, sepse përpara është sfida me Flamurtarin
Spahiu: E "çarmatosëm" Tiranën


Tifozët e zjarrtë të Partizanit kanë të drejtë të gëzohen më fund, pasi të shtunën të kuqtë jo vetëm e fituan ndeshjen me rezultatin 3-1 ndaj rivales kryesore për titull, Tiranës, por e mposhtën nga të gjitha drejtimet. Për tifozët e Partizanit, fitoret ndaj Tiranës nuk kanë të njëjtën vlerë me të tjerat, pasi mbahen mend gjatë në memorien e tyre për vetë pozitat që kanë këto dy skuadra në kampionatin tonë. Sidoqoftë, Partizani, me këtë fitore, është ngjitur në kuotën e 14 pikëve, vetëm 1 pikë larg Tiranës. Ndonëse në derbin e parë të këtij sezoni ekipi i Spahiut u ka dhënë një leksion të mirë bardhebluve, trajneri i Partizanit, modest në natyrën e tij, shprehet se ekipi nuk është ende në vend të parë, aq më tepër që kampionati ka edhe 30 javë deri në fund. "Partizani synon titullin kampion, ndaj edhe fitorja erdhi si pasojë e punës së deritanishme. Megjithatë, ekipi nuk duhet të mbytet nga euforia, por t'i përkushtohet ndeshjes tjetër me Flamurtarin. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Spahiu thekson:
- Partizani e ka fituar derbin, por besoj se më shumë jeni i kënaqur që ka bindur edhe me lojë, apo jo?
- Patjetër. E rëndësishme për mua është që ekipi tregoi deri në fund të ndeshjes dëshirë dhe vullnet për të luajtur futboll. Synimi ynë, siç e kishim shprehur edhe para derbit, ishte fitorja, pasi vetëm kështu mund ta ndalnim Tiranën kryesuese. Partizani, ndonëse e nisi lojën në disavantazh të një goli, që e pësuam në sekondat e para, ishte në gjendje që ta ndryshonte rrjedhën e lojës dhe të fitonte bindshëm derbin. Kjo fitore mua personalisht më ka dhënë më shumë kurajo dhe siguri për vazhdimin e kampionatit.
- Cili është komenti juaj për lojën e Klodian Duros?
- Duro është një ndër lojtarët më ta mirë që ka futbolli ynë dhe, natyrisht, pika kyçe e skuadrës së Partizanit, ndaj dhe te goli i parë e gjithë merita ishte e tij. Por të shtunën mendoj se ka fituar e tërë skuadra jonë, e cila luajti mirë. Lojtarët i zbatuan përgjithësisht detyrat që kisha caktuar në fillim të ndeshjes. Kështu, duhet përmendur loja e mirë e Beharit nga krahu, që jo vetëm ishte i saktë në mbrojtje, por edhe protagonist në dy golat e tjerë. Gjithashtu, Beqiri ka qenë i palodhur gjatë gjithë ndeshjes, duke punuar shumë në krahun e tij. Madje edhe sulmuesit, Abilio dhe Muzaka, luajtën sa në sulm, aq edhe në mbrojtje. Pra, ishte një skuadër e karikuar më së miri për të fituar ndeshjen ndaj Tiranës.
- Gjatë javëve të para, Partizani ka pasur defekte në lojë. Po pas derbit me Tiranën a ju mbetet gjë për të korrigjuar?
- Sigurisht. Një trajner gjithmonë e sheh kur loja e ekipit ka të meta në fushë dhe asnjëherë nuk është perfekte. Kështu, edhe ndaj Tiranës, ndonëse jo në atë masë sa në pesë ndeshjet e tjera, ekipi nxori në pah disa të meta, që duhen korrigjuar sa më shpejt.
- Partizani ka ndalur Tiranën. Si e shikoni të ardhmen e kampionatit, të paktën për fazën e parë?
- Unë mund të flas për Partizanin. Ne vërtet e fituam ndeshjen kryesore të fazës së parë, por nuk duhet të mbytemi nga euforia, sepse mund ta pësojmë në ndeshjet e tjera. Kampionati është shumë i gjatë dhe tani nuk mund të diskutohet fare titulli kampion. Përveç Teutës, që ndodhet pranë nesh, kam mendimin se edhe Dinamoja do të ngrihet në ndeshjet e tjera.
- Përpara keni Flamurtarin...
- E di. Duke filluar që sot, do të mendojmë vetëm për Flamurtarin, pasi Tirana ka kaluar tashmë. Nuk kemi fituar asnjë ndeshje deri tani në trasfertë, kështu që duhet të rregullojmë shumë gjëra për javën e shtatë.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Tetor 2003 19:22
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AlbJuve
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 24/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 47

Partizani, kreu kalon nga Flamurtari

Të kuqtë kryeqytetas fitojnë bindshëm 3-0 ndaj vlonjatëve.

Flamurtari dhe Partizani, pavarësisht poleve të kundërta në tabelën e renditjes, kanë zhvilluar dje, veçanërisht në pjesën e parë, një ndeshje me rivalitet. Ndryshe nga ç'pritej, kanë qenë vendësit ata që e kanë marrë të parët iniciativën dhe e kanë rrezikuar portën e miqve me anë të Vitos, Xhafës, Sejfullait dhe Serjanit. Madje Sejfullai ka fituar edhe një 11-metërsh, të cilin sulmuesi Xhafa nuk e ka kthyer dot në gol. Partizani, në këtë pjesë loje, ka luajtur i tërhequr dhe pa forcën e duhur. Skuadra e Spahiut nuk ka pasur fantazi në krijimin e aksioneve. Mirëpo në pjesën e dytë, trajneri Ilir Spahiu e ka orientuar mjaft mirë skuadrën e tij taktikisht. Në këtë pjesë loje, kuqezinjtë e Vlorës ishin hija e pjesës së parë. Mbrojtja krijoi hapësira, si në dublimin e veprimeve të njëri-tjetrit ashtu edhe në mbulimin e kundërshtarit. Aksionet sulmuese të Flamurtarit nuk e kishin forcën e duhur. Në pjesën e dytë, skuadra vlonjate shfaqi dobësi të theksuara fizike. Nga ana tjetër, Partizani, me Duron, Ndrekën, ****okën, Abilion dhe Muzakën, është shfaqur mjaft rrezikshëm para portës së Dines. Këta të fundit u kanë shpëtuar disa herë mbrojtësve vlonjatë, ndërkohë që prapavija kuqezi i ka kujtuar në pozicion jashtë loje. Një "fuqi" më vete është shfaqur Imeraj i Partizanit në pjesën e dytë. Vlonjati i kuq i ka dhënë një ndihmesë të admirueshme sektorit të mesfushës së miqve. Përfundimisht, Partizani ka fituar një ndeshje me meritë.

Të veçanta
- Në tribunën "Vip" të stadiumit "Flamurtari" kanë qenë të pranishëm ish-lojtarë e trajnerë të mirënjohur, si Astrit Hafizi, Sokol Kushta, Edmond Liçaj dhe dy presidentët e skuadrave, Albert Xhani dhe Shkëlqim Selami.
- Presidenti Selami është larguar nga tribuna "Vip" menjëherë pas golit të tretë të Partizanit. Të njëjtin veprim ka bërë edhe trajneri Bozhani, i cili është larguar me makinën e tij pa përfunduar ndeshja.

Thanë pas ndeshjes:
Ardi Bozhani, trajner i Flamurtarit:
"U futëm në fushë për ta fituar ndeshjen, paçka se nuk e kishim shpallur publikisht këtë synim. Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe mund të kishim shënuar. Në rast se do të kishim shënuar me atë penallti që na u dha, morali i skuadrës do të ishte rritur së tepërmi. Për pasojë, edhe rrjedha e ndeshjes nuk dihej sesi do të merrte. Pas shënimit të golit të parë të Partizanit, gjërat ndryshuan. Goli u dha krahë dhe shpresë të kuqve, ndërkohë që neve na dëmtoi rëndë psikologjikisht."

Ilir Spahiu, trajner i Partizanit:
"Të luash në Vlorë nuk është e lehtë. Flamurtari luajti mjaft mirë, sidomos në pjesën e parë. Në rast se do të kishte realizuar atë 11-metërsh, ndeshja nuk dihet se si do të shkonte më tej. Partizani ndryshoi krejtësisht në pjesën e dytë, sepse këmbënguli më tepër, e kërkoi fitoren më me ngulm dhe u shfaq më i freskët fizikisht. Atë çka e kishim llogaritur në letër, e shprehëm në fushën e lojës. E merituam fitoren dhe tashmë s'na mbetet gjë tjetër, veçse të mendojmë për ndeshjen e radhës."

Modifikuar nga qershor13 datë 09/02/2004 ora 15:08

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Tetor 2003 19:54
AlbJuve nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AlbJuve Kliko këtu për të kontaktuar me AlbJuve (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AlbJuve't! Kërko mesazhe të tjera nga: AlbJuve Shto AlbJuve në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AlbJuve në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Braziliani i ashpër i të kuqve thekson se stoli e ka detyruar të japë maksimumin në fushë
Rosha: Konkurrenca po më bën më të fortë


Braziliani i të kuqve, Rosha, nuk ka luajtur të mërkurën në Vlorë, sepse ka qenë i skualifikuar për arsye kartonësh. Sidoqoftë, mesfushori brazilian, pas problemeve fizike të ndeshjeve të fillimit të kampionatit, duket se e ka kaluar ngërçin e vështirë dhe është kthyer në gjendje optimale. Rosha mendon se konkurrenca është e fortë, sidomos në mesfushë, ndaj jo vetëm ai, por të gjithë duhet të japin maksimumin e mundshëm, pasi askush nuk e ka qejf stolin. "Në këtë sezon, konkurrenca është shumë e madhe. Me sa shoh, më shumë konkurrencë ka në repartin e mesfushës, sepse këtu ka më shumë lojtarë në numër. Kjo ka bërë që të gjithë të luajmë fort, duke dhënë maksimumin. Unë mendoj se është shumë pozitive një gjë e tillë. Kjo më ka detyruar edhe mua që në ndeshjet e fundit të bëj të pamundurën që të fitoj besimin e trajnerit dhe të tifozëve," - thekson braziliani i të kuqve. Rosha nuk është aktivizuar me minutazh të plotë në javët e para të sezonit, sepse, sipas trajnerit të Partizanit, ai ka pasur probleme fizike. Madje, Rosha ishte në diskutim për të luajtur edhe në ndeshjen derbi ndaj Tiranës. Kur trajneri ia komunikoi lojtarit pas stërvitjes se mund të qëndrojë edhe në stol, braziliani, tepër i acaruar, nuk e pranoi një gjë të tillë, duke argumentuar se ka ardhur nga Brazili për të luajtur futboll. Në momentin e fundit, trajneri i të kuqve vendosi ta aktivizonte që nga minuta e parë. "Derbi ka qenë paraqitja më e mirë që kam bërë deri tani dhe mendoj se me formën që tregova kundër Tiranës e meritoj një vend në formacionin e parë. Sidoqoftë, ishte vetëm një ndeshje. E di që ende nuk jam në gjendjen time më të mirë, por kam besim se shumë shpejt do të jem në gjendje të luaj edhe më mirë se një sezon më parë," - vijon më tej braziliani, që për arsye të tre kartonëve të verdhë nuk luajti në Vlorë kundër Flamurtarit. Ai pritet të kthehet këtë javë në formacinin e parë në takimin e radhës, kundër Besës së Kavajës. "Nuk besoj se do të jetë e lehtë për të marrë një fitore, por, nga ana tjetër, Partizani nuk ka ndër mend të lërë pikë në fushën e vet. Deri tani kemi mposhtur në Tiranë ekipe pretendente për titull, duke marrë pikët maksimale, kështu që ndaj Besës duhet të konfirmojmë se jemi vërtet ekip me pretendime. Partizani duhet ta mbyllë fazën e parë në krye të kampionatit. Për këtë do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të mos e humbasim edhe në tri fazat e mbetura të sezonit," - flet me optimizëm për të ardhmen e skuadrës së tij energjiku i mesfushës së kuqe. Ashtu si patrioti i tij, Abilio, edhe Rosha ka rënë dakord me drejtuesit e kuq që të luajë deri në dhjetor dhe më pas të diskutojnë sërish për kontratën e re me ekipin e Partizanit.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Tetor 2003 21:20
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Mbrojtësi shtatlartë, pas bisedës me presidentin Xhani, pritet të dalë sot në stërvitje me të kuqtë
Fakaj: Më mungon vetëm fanella e Partizanit

Sot, së bashku me lojtarët e tjerë të Partizanit, pritet të dalë në stërvitje edhe ish-futbollisti i kombëtares sonë, Ervin Fakaj. Mbrojtësi shtatlartë, pas kthimit në Shqipëri, ka mbërritur dje në Tiranë, ku është takuar pasdite në hotel "Tirana International" me presidentin e Partizanit, Albert Xhanin. Pasi kanë biseduar rreth një orë në ambientet e këtij hoteli, të dy palët kanë rënë parimisht dakord që Fakaj t'u bashkohet që sot lojtarëve të tjerë të ekipit të Spahiut. Ndonëse Fakaj e ka pranuar ofertën e presidentit Xhani dhe është gati të luajë me të kuqtë, ai nuk është i federuar ende, sepse nuk ka sjellë kartonin në klubin e kuq. "Nuk ka asnjë problem me kartonin, sepse Duisburgu ia ka kaluar letrat federatës gjermane dhe që andej pritet të vijnë me kërkesën time në Shqipëri," - thekson vlonjati. Ndër të tjera, menjëherë pas bisedës me presidentin e të kuqve, në një intervistë për "Sportin shqiptar" mbrojtësi Fakaj thekson:
- Sapo përfunduat bisedën me presidentin Xhani. Keni rënë dakord për të luajtur këtë sezon me Partizanin?
- Po. Kemi biseduar rreth një orë në lidhje me kontratën dhe ramë parimisht dakort. Besoj se të dy palët kanë mbetur të kënaqura. Kështu, që nesër (sot), do të dal në stërvitje me ekipin e Partizanit.
- Nuk keni firmosur ende?
- Jo, por ka mbaruar çdo gjë në lidhje me kontratën. Ka mbetur firma pa hedhur, që do të përfundojë kur të shkoj te klubi.
- Për sa kohë do të firmosni me Partizanin?
- Deri në fund të sezonit, në qershor, por me një klauzolë që edhe mund të largohem jashtë Shqipërisë, nëse më kërkojnë të luaj andej.
- Sa do të përfitoni nga kontrata?
- Duke qenë se është diçka personale, nuk mund ta deklaroj.
- Keni kohë që jeni shkëputur nga Duisburgu, ekipi i fundit me të cilin keni luajtur në Gjermani. A jeni stërvitur gjatë kësaj kohe?
- Po, patjetër. Unë jam lojtar profesionist, ndaj nuk mund të qëndroj pa bërë stërvitje. Gjatë kohës që kam qenë pa ekip jam stërvitur në mënyrë individuale, për të qenë sa më në formë gjatë kohës që duhet të kaloja tek ekipi i radhës.
- Po kartonin, pse nuk e keni sjellë deri tani, pasi akoma nuk jeni i federuar me Partizanin?
- Sot kam vendosur përfundimisht që të luaj me ekipin e Partizanit, ndërsa kartoni do të mbërrijë shumë shpejt në Shqipëri. Ekipi i Duisburgut ia ka kaluar kartonin federatës gjermane, e cila është e detyruar ta nisë me faks pas kërkesës që do t'i bëj brenda javës. - Përfundimisht, keni vendosur që t'i ktheheni edhe një herë kampionatit shqiptar.
- A jeni informuar me ecurinë e deritanishme të kampionatit tonë?
- Po. Partizani, me të cilin do të luaj këtë sezon, është në vend të parë momentalisht dhe, deri tani, ka luajtur shumë mirë. Besoj se së bashku me lojtarët e tjerë do të vazhdojmë ecurinë pozitive të fitoreve edhe në të ardhmen për të fituar titullin kampion.
- Cila është gjendja juaj sportive?
- Nuk jam ende në formë të plotë, por shpresoj se brenda një periudhe shumë të shkurtër do të jem në gjendje të jap maksimumin me Partizanin.
- Për sa kohë bëhet fjalë?
- Për rreth dy-tri javë.
- Në fund, a i njihni të gjithë lojtarët e Partizanit?
- Jo, shumë pak. Vetëm Nallbanin dhe Duron, si dhe dy vlonjatët, Beharin dhe Imerajn.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2003 15:14
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Partizani fiton 3-1 në "Selman Stërmasi" ndaj Besës

Elbasanasit e kuq "shthurin" kavajasit
Partizani - Besa 3-1

Shënues: Duro 55', Bylykbashi 67', 79', Kuli 85'

Partizani
Nallbani 6.5
Behari 7
Beqiri 6.5
Ndreka 6
Grizha 6
Imeraj 6.5
Duro 7
Abilio (Allmuça 71') 6.5
Muzaka 6
Bejzade (Bylykbashi 42') 7
Karioka (Hallaçi 58') 6
Trajner: I. Spahiu

Besa
Osmani 5
Xhani 5.5
Sheta 6
Doka 5.5
Qerolli 5.5
Romanishin 5.5
Mergjyshi (Lorja 80') 5.5
Mehmeti 5.5
Ypi (Kollçaku 67') 5
Kuli 6
Kapllani 5.5
Trajner: F. Sejdini
Gjyqtarë: B. Pashaj (Tiranë) F. Hysomema Vlorë), Gj. Shyti (Shkodër).
Kartonë të verdhë: Mehmeti, Mërgjyshi, Kapllani, Abilio, Muzaka.

Minutat e lojës...
2'- Rasti i parë me protagonist Abilion, që godet në portë lehtësisht, por pa rezultat.
15'- Bekim Kuli provon larg zonës, por topi kalon tej portës së Nallbanit.
23'- Imeraj driblon bukur në afërsi të zonës, gjuan fort dhe topi për pak sa nuk përfundon në kuadrat.
25'- Muzaka-Abilio kombinojnë me njëri-tjetrin në afërsi të zonës, por në fund portieri i miqve del para brazilianit.
32'- Ypi provon jashtë zonës dhe topi del jashtë portës.
34'- Brazilini Karioka del i lirë në zonë, e mban më shumë se duhet topin, duke humbur një tjetër rast të mirë për të kuqtë.
35' - Rasti më i pastër për gol me protagonist Kapllanin, që përfiton nga gabimi i Ndrekës, del i lirë përballë Nallbanit, por nuk shënon dot.
37'- Karioka gjendet sërish i lirë në zonë, e kthen topin pas te Behari, që gjuan menjëherë dhe topi kalon ngjitur me trekëndëshin e majtë të Osamnit.
40'- Duro provon nga larg dhe pret në pozicion Nallbani.
41'- Abilio, me kokë, kalon bukur në zonë. I vetëm me portierin e Besës, gjuan jashtë kuadratit të portës.
47'- Bylykbashi futet në zonë dhe driblon dy-tre lojtarë, por nuk arrin të godasë mirë në momentin e fundit.
50'- Beqiri depërton në afërsi të zonës, godet menjëherë dhe topi kalon mbi traun e portës së Osmanit.
53'- Muzaka rrëzohet në zonë dhe të kuqtë kërkojnë 11-metërsh, por gjyqtari vazhdon lojën.
55'- Momenti i Klodian Duros. Ndonëse topi është në një kënd shumë të pjerrët nga krahu i djathtë, elbasanasi godet mjeshtërisht, duke e dërguar topin në rrjetë. 1-0.
57'- Duro gjuan përsëri mbi traun e Osmanit.
67'- Sërish elbasanasi i Partizanit zë në befasi portierin e Besës, që grushton bukur, por Bylykbashi ndjek aksionin dhe shënon golin e dytë për të kuqtë. 2-0
69'- Kapllani nuk koordinohet si duhet në zonën e Partizanit, duke e humbur topin.
74'- Kombinim i bukur midis Duros dhe Bylykbashit, që finalizohet me një gjuajtje të Allmuçës, por topi përfundon ngjitur me traun e portës.
79'- Bylykbashi bën të heshtë përfundimisht Besën, pas një parabole jashtë zonës, marramendëse për Osmanin, që i duhet vetëm të nxjerrë topin nga rrjeta. 3-0.
85'- Nëse në pjesën e parë Kapllani e fali gabimin e Ndrekës, Kuli bën të kundërtën, pasi futet në zonë dhe shënon lehtësisht golin e vetëm për ekipin e tij. 3-1.

Komenti...
Dje, në "Selman Stërmasi", të kuqtë kanë korrur fitoren e tretë radhazi, duke treguar edhe një herë se janë të pathyeshëm në fushën e tyre. Kështu, Partizani, pavarësisht nga rezultatet e tjera të javës së tetë, do të mbetet në krye të kampionatit tonë. Dje, ekipi i Spahiut ka zbritur në fushë me disa ndryshime në modulin e lojës. Behari dhe Beqiri në mbrojtje janë parë më të avancuar se në ndeshjet e tjera, ndërkohë që Bejzade, ndonëse i dëmtuar, luante nga minuta e parë në sulm së bashku me Kariokën. Loja në pjesës e parë ishte pothuajse e barabartë për të dyja skuadrat, ndaj edhe rezultati ishte i drejtë. Me përjashtim të Kulit dhe Kapllanit, të gjithë lojtarët e tjerë të Besës ishin të detyruar të mbronin, ndërkohë që Partizani, edhe pse sulmonte vazhdimisht, nuk e vuri në rrezik portën e miqve. Në 45 minutat e para, vetëm dy raste të pastra, por të shpërdoruara nga Kapllani për Besën dhe Abilio për Partizanin. Ndërkohë, futja e Bylykbashit i dha më shumë përparësi lojës sulmuese të Partizanit, që pjesën e dytë e filloi ndryshe nga e para. Vetëm 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Klodian Duro gjen rastin më të mirë që të tregojë edhe një herë arsyen se përse vlen më shumë se të tjerët. Në një pozicion tepër të pjerrët me portën, futbollisti i kombëtares sonë ekzekuton një goditje dënimi në portë, duke e bërë të pavlefshëm grushtimin e potierit Osmani. Pas shënimit të golit të parë, të kuqtë ndihen më të çliruar në fushë, duke e kontrolluar plotësisht lojën. Gjatë pjesës së dytë, dy elbasanasit Duro-Bylykbashi, luajnë mirë dhe, me kombinimet e tyre mahnitëse, arrijnë të shënojnë edhe dy gola të tjerë. Duro godet fort dhe Bylykbashi shënon pas topit që fiton nga grushtimi i portierit të Besës. Por Bylykbashi tregon pak minuta më vonë se di të shënojë edhe pa ndihmën e patriotit të tij. Nga jashtë zonës shënon me mjeshtëri një gol të rrallë, duke e kaluar topin me anë të një parabole në rrjetën e portierit Osmani. Ndërkohë, në pjesën e dytë, pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, pas rastit të vetëm përballë portës së Nallbanit, Besa shënon golin e nderit me anë të Kulit. Nga të kuqtë duhet veçuar edhe loja e mirë e vlonjatëve, Behari dhe Imeraj, si dhe e brazilianit Abilio, që ishte i pafat para portës. Gjithsesi, ishte një fitore e merituar e të kuqve, që kryesojnë me meritë kampionatin tonë.

Deklaruan...
Ilir Spahiu, trajner i Partizanit:

"E kishim parashikuar para se të luhej ndeshja se Besa do të rreshtohej me forca të shumta në mbrojtje për të bllokuar sulmin tonë, ndaj, në këtë aspekt, në pjesën e parë, ekipi hasi vështirësi në lojë. Ajo që paraqiti Besa në fushë mendoj se ishte më e mira që mund të bënte përballë Partizanit. Kjo ishte arsyeja që ekipi ynë doli në pjesën e dytë te goli. Ndonëse u bënë disa gabime në pasime, sepse u luajt në korridore shumë të ngushta, Partizani, në pjesën e dytë, tregoi edhe një herë se di të fitojë. Më pëlqeu dëshira e ekipi për të fituar përballë kundërshtarit, si dhe komunikimi i mirë midis reparteve të lojës. Sot, Partizani tregoi se është një skuadër që nuk toleron në fushë, por dëshira mbetet që të vazhdohet në këtë rrugë."
Faruk Sejdini, trajner i Besës:
"Dihej që pikët, sot përballë Partizanit, ishin shumë të vështira, pasi luanim përballë kryesueses së kampionatit. Aq më tepër që ekipi kryeqytetas ka emër dhe famë shumë më tepër sesa Besa, ndaj duhet të përballeshim edhe me këtë fakt. Sot, ekipi u ndëshkua nga golat e shpejtë të Partizanit, që edhe mund të evitoheshin nga mbrojtja. Ndërsa sulmi mund të kishte shënuar gola të tjerë. Sidoqoftë, rezultatet negative janë të papëlqyeshme, kështu që duhet të korrigjojmë diçka për sfidat e tjetra në të ardhmen. Besa, pas humbjeve të fundit, duhet të nxjerrë mësime për t'iu kthyer rezultateve pozitive, sepse kampionati është shumë i gjatë."

Të veçanta...
- Partizani luante për herë të parë në stadiumin "Selman Stërmasi", ndaj edhe numri i tifozëve ishte më i paktë se në ndeshjet e tjera.
- Tifozët e Partizanit kërkuan me ngulm futjen e Bylykbashit në lojë. Elbasanasi, me dy golat e shënuar në pjesën e dytë, u dha një mesazh tepër domethënës fansëve të shumtë të Partizanit.
- Në tribunën "vip", përveç dy presidentëve respektivë, Xhani dhe Bizhdili, ishte i pranishëm edhe Delijorgji i Dinamos, si dhe deputetët e PS-së, Fino dhe Braçe.
- Brashini dhe Ballço e lanë të pashpresë stolin, pasi trajneri Spahiu bëri edhe zëvëndësimin e tretë. Ndërkohë, brazilianët Karioka dhe Abilio treguan pakënaqësi nga ndërrimi.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Tetor 2003 15:18
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:16 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > FK. Partizani

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.