i_pafajshem
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383
|
Eshte me se e qarte ne bote se kush ka qene Nene Tereza. Dhe jane jo te rralla rastet kur nga njerez qe nuk e dinin qe Ajo ishte shqiptare , kam marre urime sikur te isha une perfaqesues i Saj. Pavaresisht spekulimeve te ndryshme te bera me emrin e Nene Terezes, te gjithe televizionet prestigjioze te botes, gazetat dhe gjithe media e shkruar dhe e folur ne pergjithesi, kane dhene lajme qe vertetojne kombesine shqiptare te Nene Terezes. Dhe nuk e di nese ndonjeri prej jush ka ndjekur emisionin "Porta a porta" te Rai uno, por ne nje emision te tille per Nene Terezen, menjehere mbas vendimit te Vatikanit per shenjterimin e Saj, aty ishte e ftuar te merrte pjese dhe njera nga mbesat e Saj qe jeton me familje ne Bari te Italise. Dhe mbas nje pyetjeje te drejtuesit te emisionit, ajo u pergjigj; megjithe spekulimeve dhe thashethemeve te ndryshme , me duhet te them se ne jemi shqiptare.
Shenjterimi i Nene Terezes nderon jo pak kombin tone .
P.s Pavaresisht nga mosdija , do t'ju lutesha te mos kalojme ne fyerje personale , por te perpiqemi te sqarojme pozicionimin tone pa fyer askend
Me respekt
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|