kontinenti
Blujtes
Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934
|
ESENCA? EKZISTENCA?
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges
Ekzistojne pa qene Ekzistenca,
Jane shkendi jete pa qene esenca
Disa te verteta qe s'ngjajne te verteta...
Ne ato s'ben pjese as koha, as hapesira,
Ne ato s'lakohet e liga, as e mira...
Ekziston pakuptim frika e erresires,
Ekziston shpirti amorf i doreheqjes,
Ekziston frika absurde para vdekjes.
Ekziston druajtja, kujdesi i se nesermes,
Ekziston mosbesimi i njeirut te njeriu...
Ekziston mbytja e mendjes e njeriut kafshe,
Qe verbohet dhe ia pret koken plot mend
Krijeses qe me shume do dhe e ka dashte.
Njeriu eshte bisha apo bisha eshte njeriu?
Ekziston deshira terheqese e se panjohures,
Ekziston absurditeti i jetes genjeshtare,
Ekziston inercia e plogeshtise qe eshte kashte,
Ekzistojne shpresat qe jane lozonjare.
Ekziston endja e kembimit qe eshte e lashte
Si ecja e kote e ftomes tek e nxehta,
Si ecja e nxehtesise te ftoma.
Ekzistojne kokat me mendje te lehta
Qe mbjellin driza ne ndergjegje te njoma.
Ekziston deshira te flasim pa menduar,
Si hiri qe mbetet pas kashtes se shuar.
Ekziston pelqimi i ndergjegjes kusare,
Ekziston dhe fjala qe s'ka kuptime fare.
Ekziston elektriciteti i forte i vetetimes,
Qe marrezisht ia than zemren jetimit.
Ekziston egersia e pameshirte e klimes,
Qe djeg ose than faren e bimes
Duke e bere pluhur djersen e punimit.
Ekziston ethja ngjitese e perpjekjes
ma ankthin shumdimensional te fitimit...
.........................................
Te gjitha jane zinxhire te terheqjes,
Te gjitha crregullime te ligjeve te natyres,
Te gjitha ankthe te egert para vdekjes
Si hije qe shkojne perpara pasqyres
Pa asnje logjike
.........................................
Porse vendosin jeten e njerezimit.
PIKEPYETJA TRIKENDESHE
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges
1
Askush, kurre dhe ne asnje vend
Nuk gjeti ligjin, te krijoje meshterine,
Ta parashikoje qe larg historine.
Sa me shume u perpoq, aq me shume u cmend.
Ky qe, ky mbeti, problemi me i rende
Q'e lodhi shenjtorin, profetin dhe gjenine.
2
Askush, kurre dhe ne asnje vend
Nuk ma zhvati nga shpirti lirine,
Nuk mundi te ma shuaje etin* e shenjte,
Qe me dha Natyra; me te gjithe ironine,
Qe lozi fati, qe lindi se prapthi;
Hem qorr, hem shurdh, hem i kote.
Sado i vendosur te mundohet i shkathti
Udhet e verbra t'i lage me lote
Shume here bie duke e paguar shtrenjt
Aventuren fisnike, per te ndritur njerezine.
3
Gjeta dhe perqafova besen ne poezine
Vatesh vigane, qe ndriten ne shekuj
Yjet e bukur hidhnin valle ne qerthuj,
Me aq sa munden, pane syte e mi drite.
Sa pata deshiren, bera therorine;
Sa pata guximin, ushtrova vullnetin,
E zoterova urine dhe etin
Per te zbuluar kufij te rinj ne hapesire
Ku ndrit e Verteta ne zemer te Universit.
4
Kur pershkoj egersisht ne galerite e erreta,
Q'i germuan kot ballet e rende
S'e shoh, por e ndjej q'eshte fshehur e verteta
Ankthit te eger qe vjen te me cmende;
Ethuroj nje lloj frike, i gjori,
Sikur fluturoj petej hapesise,
Atje ku mbaroi udhen shenjtori.
Mos gaboj, i varfri, qe me mendje frymori
Kerkoj te fuse doren ne pune te Perendise?
***
Kengetori i ri i bie fyellit ngadale,
Druan fakiri mos shqeteson shoqerine.
S'eshte i sigurt qe ato pak fjale
Ta zgjojne nga gjumi hashashit njerezine;
Prandaj vetmohet kur mermeron,
Pak sikur qan, pak sikur kendon,
Pa ligje harmonie,
Pa ditur ku mbaron...
Mesazhi i te gjorit neper terr driteron,
Pa qene i sigurt se kush e kupton.
Si foshnja s'dallon
Kengen e gezimit nga kuja ne dite zie.
Se shijet e shumta te kesaj shoqerie
Kush i kuptoj dhe kush i kupton?
Kerkon zavalli, kerkon
Te gjeje c'qe shkaku i neshtrashes qe erdhi dje,
Te asaj qe do jete neser, pa pasur qene sot,
Te sotmes qe iken e qe nuk e ze dot.
Ta njohe, te shohe, t'i vere emer kuptimi.
Ajo ngjan si fantazme ethurimi,
Si lumi i furishem qe i duket cdo vale,
Nje marrezi qe udheton kot,
Nje siperfaqe qe ecen ngadale;
Nje dicka e fshehur qe leviz, por nuk flet,
Sic nuk dallohet burbuqja e burimit
Kur kridhet ne lume, kur zbret ne det,
Kur ish pika e shiut e forte e dimrit
Qe ra permbi male dhe e gjerbi burimi
Kur bie ne lule, ne drithe e ne flete
Si paqja shpirterore qe kerkon cdo poet,
Kur kerkon ta zere, neper duar i rreshqet,
Si mirazhi i OAZIT neper vape shkretie,
Si fantazma e te vdekurit, qe na afrohet si hije,
Kur e deshirojme me ankth angushie,
Si shoqe vetmie
Ne cast deshperimi,
Si agim lirie
Ne net enderrimi,
Ne beteja luftimi.
Rrethanat e vogla me emra ndodhie
Rriten, zbukurohen legjenda magjie.
I ziu njeri,
Niset pa dashur, pa ditur ku vete,
Si s'diti nga erdhi,
Perse? Pa e pyetur
Kete bote per te gjetur?
kur hyri ne valle,
Rreth e qark shtojzovalle, virtyti a vesi
E shtyjne si stuhi
Po s'pati kujdesin...
Qe ne castin qe u nis,
Ze mendja shastis,
Si me lengun prej rrushi;
Dikushi, askushi
E mbushi dhe e derdhi
Koven me uje te fresket nga pusi,
Qe po ai uji i burimit
Kur nisi fillimin.
S'e vuri ne buze, sado qe e dogji eti,
S'e trembi vullkani, s'e trembi termeti.
E trembi pikepyetja, qe dot nuk i gjeti
Jetes kuptim.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|