Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
X
-Fred,ke nje pike aty,nje pike te vogel,he rrush,-po e sajdiste Helena Fredin duke e perqafuar.Me pas dora e saj filloi te ledhatonte trupin e tij kocke e lekure.Ishin shume afer me njeri tjetrin,ngjitur fare dhe Fredi ndiente gjoksin e saj te mrekullueshem ngjitur
me te tijin,ndersa sumbulla te vogla djerse iu shfaqen ne balle.
-Njjjee…pppiikk kamm….mor lal,ttte beeettohem…-por dora e saj tashme kishte prekur rrushin e tij dhe po ia ferkonte embelsisht ne fillim duke e rritur shpejtesine dale ngadale,ndersa Fredi kishte mbyllur syte nga kenaqesia.E humbi fare.
-Nnnne xhxhep e ke…
-Ia futi doren me nxitim dhe nxorri mallin e mbeshtjelle me leter pastaj i dha nje te shtyre Fredit te shkrete qe mezi e mbanin kembet.U sul me vrap per tek tavolina dhe e hapi me veshtiresi ngaqe i dridheshin tmerresisht duart nervoze.
-Me ler dhe mua pak,-u kujtua te thoshte Fredi por teper vone,ajo e beri te gjithe.
X
-Boni,po ku je mor veze rrufke,na thave syte!-tha Timi duke m’u hedhur ne qafe.
-Thashe te kaloja njehere nga zyra e vjeter,u be goxha kohe qe nuk jam dukur.Ka njeri brenda?
-Ke Helenen dhe ca zagare te tjere.Nuk me pelqen fareBono qe nje vajze yll si ajo te rrije ne kete llum.
-As mua Timo,as mua…-U futa ne lokal dhe hodha syte perreth.Pashe Helenen qe ishte ulur me disa kuçka qe i njihja fare mire dhe me Fredin .U drejtova per tek ata.
-Boni ,po ti ketu….?!-Syte e saj ishin te skuqur ndersa disa rrathe te lehte ,me ngjyre si te hirte i vareshin perposhte.Ishte teper e zbehte por akoma tmerresisht e bukur.Nje e dridhur e forte pershkoi trupin tim sikur te me kishin çpuar qindra gjilpera….ajo kishte filluar helmin.
-Po ku je mo Bon,renegati yne i dashur.Tu mbush prape mendja te kthehesh tek ne?!
-Mbylle gojen ******hate muti se s’kam ardhur per ty.-E mora perdore dhe e terhoqa fort.
-Eeeej ,ç’ben?!-me tha duke u çuar me te shpejte,pastaj doli jashte pas meje.
-Ç’te ka hypur keshtu ,a mund ta di?
-Ti ben helm,-i thashe ndersa trupi akoma me dridhej nga tronditja.
-Une bej hel….çfare thua mo lal?!Si mund ta mendosh kete njehere?!-u mundua te me genjente.
-Mbylle gojen e mos me thuaj karrlliqe,dukesh dy ore larg qe je bere dru…
Me pa gjoja si e habitur nga ato qe i thashe por pastaj uli syte per nje moment.M’u afrua dhe u mundua te me perqafonte,por une iu largova duke i shtyre duart.
-Nje pike kam bere mor lal,nje pike.Une nuk bej,te betohet Helena,shume rralle…
..nganjehere…
-Po pse, pse…pse?!Pse duhet ta nisje kete mut,nuk e pe se ç’hoqa une,s’te besohej se ku mund te perfundoja..?
-Me kishte mare malli shpirt,-u mundua te me perqafonte dhe njehere,-Per mua erdhe,e di..-por une iu largova prape.
-Bej çfare te duash,ne qafe paç veten tende,por ne qofte se do te rrish me mua duhet t’i besh mutin ketyre gjerave.
-Ik ore po te duash,se çfare bej une eshte puna ime.Ne do te vdes nuk e rruaj fare ,me kupton?Fare…-nderkohe i ktheva kurrizin dhe ika.
-Ku shkon?!-me thirri dhe filloi te me ndiqte nga pas,-Kaq deshe te me thoje….******hate.?!Je ******hate muti..ik ke Dorina jote e qelbur,nuk dua te ta shoh me surratin,more vesh?!
Ishte shperfytyruar krejt ajo vajze.Nuk e njihja me ,as qe mund ta imagjinoja te me fliste ne ate gjuhe banale rrugesh.Vazhdonte te therriste por une nuk e merrja vesh,isha larguar mjaft,ndersa lotet e kripur me vershonin ne fytyre.Mendova te zhdukesha nga qarkullimi,kisha nevoje te rrija vetem. “Po Helenes si do t’i veje halli?”.Nje mendim i krisur me hipi ne koke,duhet te lajmeroja ata te shtepise se saj.Por njekohesisht kisha frike,çfare mund t’u thoja atyre?Patjeter qe do te m’a vinin mua fajin,edhe une nje ish-narkoman i qelbur isha,megjithate diçka duhej bere.
-Bono,prit babe,-me thirri Timi qe sapo doli nga lokali,-Haj ke shtepia ime.Kam dicka per ty.
-Ne qofte se eshte helm fute ne ****e se nuk e dua,-i thashe dhe vazhdova te ecja,ndersa Timi me ndiqte nga pas.
-Po s’deshe helm,kam nje pike bar.He mo kurve,mos do te thuash qe as bar s’do?
-Mire ,hajde ikim,kam nevoje per njeçike bar.
Ishim ulur ne dyshemene e dhomes shkatarraqe te Timit,ndersa ai po dridhte me mjeshteri cigaren me bar.Kur e mbaroi,e ndezi pa harruar ta lagte me beshtyme rreth e qark.Me veshtirosi .E thithi nja tre here fort dhe tymin e mbajti brenda,pastaj m’a zgjati mua.U ul ne tavoline dhe ndau nje vize te madhe,befas ktheu koken nga une dhe duke qeshur ndau dhe nje vize tjeter.Se ku e kishte gjetur tere ate mall,nje Zot e di.
-Sa kohe ke pa bere?-me pyeti ndersa po bente pipen.
-M’u be nja gjashte muaj,-iu pergjigja duke thithur me lezet cigaren qe po mbaronte.
-Haj,bej nje çike,s’te ben gje vecse mos e nis per fajin tim.
E fika cigaren dhe e pashe si me medyshje.Pastaj iu afrova,ia mora pipen nga dora dhe terhoqa fort.O Zot çfare malli,me perveloi hunden dhe fillova ta ferkoj fort.Me zuri menjehere,por jo aq sa te behesha dru.Nderkohe edhe Timi terhoqi fort me pipe.Pastaj e hodhi ne tavoline.
-Kurva e mutit,s’me zuri fare,-me tha pasi u plas ne dysheme,-do te bej dhe nje pike.
Une s’fola fare,por shijoja cigaren.Asnje mendim nuk me shqetesonte me,asnje ndjenje,as nje imazh.Isha krejt bosh ne tru ,vecse nje orgazem dehese kishte pushtuar trupin tim.
-More vesh qe Klodin e rrasen brenda para nja dy javesh?
-Jo,pse?!-e pyeta shume i habitur.
-Se ç’beri nje karrllik te madh ne nje periferi.U vrane shume veta.Ca nga ata qe shpetuan i rrasen brenda ,midis ketyre edhe Klodin,por beri si beri dhe doli prape zagari.Ke pare ti?!
-I ka krahet e ngrohta ******hata e mutit,por nje dite ka per t’a ngrene nje koqe plumbi per te gjitha ato qe ka bere.Mori ne qafe dhe Helenen ****qiri i mutit,zagari.-dhe ia rrasa me shqelm tavolines nga inati.
-Helena e mori vete veten ne qafe se po te mos i deshte ****a ,s’bente gje.Ti e njeh mire dhe e di qe s’e rruan per asnje njeri.
Timi kishte te drejte.Ajo vajze ishte e prirur per gjithshka dhe nuk lejonte njeri t’i zinte rrugen.
-Sidoqofte nuk jane me bashke,n.q.se kane qene ndonjehere,kete s’e di.Ka nja dy muaj.
-Si?!S’jane me bashke?!-e pyeta dhe u çova ne kembe nga habia.
-Te thashe njehere,mbase s’kane qene ndonjehere te dashur.Di vetem qe e ka palluar nja dy here me sa me ka thene Klodi.Dhe s’me vjen çudi,ajo tani eshte bere tip kuçke,e sheh me lloj lloj tipash.I shfrytezon mire pastaj i le,por nuk besoj se u jep gje.
-Mbylle gojen ******hate muti.Po flet per ish-dashnoren time,pastaj ajo nuk eshte kurve,qe eshte djalli vete kete e di,por kurve jo.
-Mire mo burre,çfare te te thote Timi i shkrete,pastaj mua te gjitha femrat kurva me duken.Vetem tek te palluarit e kane mendjen,me keq se çunat.
-Jo te gjitha,nuk mund t’i besh te gjitha njesoj.
-Thuaj te drejten Bono,ti e do akoma,he pranoje,-me tha duke buzeqeshur.Timi ishte i vetmi nga shoket e vjeter te luftes qe me pelqente.Çfare bente e bente per vete,nuk i binte njeriu ne qafe.Ishte dhe zemermire.
-Nuk e di Timo,nuk e di,-u pergjigja duke ngritur supet.-Po me thuaj ,a ka burre nene t’i rezistoje asaj femre?
-Une njoh njerin,dhe e njoh mire,-me tha.
-Kush?!-e pyeta i befasuar nga pergjigja e tij.
-Ti.Dhe me sa me ka folur je i vetmi qe ka dashur,dhe shume biles.Ve bast qe akoma vdes per ty.
-Nuk te besoj!
-Per koken e plakes qe s’te genjej.
X
Sapo kisha njohur nje vajze te re,Xhudin.Ishte nje bjondine shume e lezeçme.Kishte nje fytyre aq te embel dhe dy sy te kalter te mrekullueshem,pale pastaj trupi i saj.Te merrte ne qafe me ate gjoks te plote,me ato prapanica te kendeshme.S’kishe ç’i thoje,ishte nje kukull qe te prishte mendjen.Por vetem kukull se trute ia kishte falur maces.Nje kukull budallaqe por e kendeshme dhe mua me vinte sipas qefit,te pakten per pak kohe se e dija qe heret a vone do te me neveritej.Nuk para e zgjasja shume me keto kuçka qe s’dinin gje tjeter vec seksit.Dhe ajo as seks s’dinte te bente.Helena ishte e paarritshme,qendronte teper larg nga Xhudi.Ajo po ishte nje femer e çuditshme,nje djallushe e bukur,por ç’e do qe kishte nisur ate rruge muti qe do ta shkaterronte,biles qe tani ishte shperfytyruar goxha. “Ah Helena,ku je tani..”mendova dhe leshova nje psheretime te thelle qe me buroi nga humnera e shpirtit.Befas ra zilja e telefonit.Me trembi per bese.U çova dhe pasi e lashe te binte nja dy tre here e ngrita receptorin.
-Alo…,-hiç,asnje pergjigje perveç nje zhurme te çuditshme,-Alo…
Me zuri veshi nje psheretime te thelle dhe nje si renkim.Ndoshta personi qe me kishte marre po qante.
-….Je nje zagar i poshter….-degjova zerin e Helenes qe i dridhej nga denesat.
-Faleminderit rrush.Per kaq me more?-e pyeta dhe e hoqa nje te gjerbur nga shishja gjysem e zbrazur e konjakut.Pastaj thitha fort cigaren….Zhurme serisht,pastaj nje e hequr e forte e hundeve.-…Ke filluar te shoqerohesh me kuklla te tjera tani he….?-me tha pasi hoqi fort dhe nje here hundet.
-Po ty ç’mutin te duhet se çfare bej une?!-e pyeta gjoja i nxehur,por ne te vertete isha tmerresisht i lumtur qe degjova zerin e saj.
-…….Legen!S’te pelqente me Dorina jote….-nderkohe filloi te deneste akoma edhe me shume.Iu shnderrua zeri menjehere,-…mire mua qe me harrove…-befas m’a mbylli telefonin,ndersa une ngela si idiot me receptor ne dore.U harrova per disa minuta pastaj e mbylla dhe une.U nisa te ulem ne krevat me shishen ne dore qe e gjerba dhe nje here ndersa me hipi nje nervozitet i çuditshem.Ra prape zilja e telefonit.Nje here,dy,tre..kater..pese..pastaj e ngrita prape.-Alo..-e hoqa dhe nje gllenjke nga shishja qe te merrja veten.
-Alo,Boni?-degjova zerin e Xhudit nga ana tjeter.
-Po..-iu pergjigja ftohte.
-Si thua,te kaloj nje here nga ty?Nuk di se çfare te bej ne shtepi pastaj kam shume deshire te te shoh…
-Ik e mos me çaj me ****en,-i thashe i xhindosur.Ne ato momente me neveriste.
-Çfare?!..
-Mos me çaj me ****en,-i thashe dhe nje here pastaj i mbylla telefonin.
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|