Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Tenis > Tenis
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Huan Karlos Ferrero

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re ferrera.jpg
Ky file është shkarkuar 53 herë.

Pas Andre Agasit dhe Marat Safin, tashmë dhe Huan Karlos Ferero ka kaluar për në gjysëmfinale të Australia Oupen, duke mundur në tre sete marokenin Hisham Harazi. I janë dashur vetëm 24-minuta për të fituar setin e parë 6-1 dhe po me këtë rezultat të pastër ka fituar dhe në setin e dytë. Ndërsa në setin e tretë i është dashur më shumë punë, por në fundë triumfoi me shifrat 7-5. Me humbjen e Rodik, Ferero dhe Federer janë kandidatët kryesorë për fitimin e kupës të hënën e ardhshme. Spanjolli do të jetë numri 1 në botë, pavarsisht fitmit apo humbjes vetëm se Federer duhet të humbi me Nalbandian.Gjysëmfinalja e parë që është në program të enjten do të përballi Andre Agasin me Marat Safin ndërsa ajo që do të luhet të premten do vëjë përball njëri tjetrit Fereron dhe fituesin e çiftit Federer-Nalbandian.

Për femra Kim Klajster ka mundur Anastasia Miskinën në dy sete. Tashmë Klajster do të përballet me zvicerianen Pati Shnajder. Ndërsa të enjten janë në program për tu luajtur dy gjysëmfinalet për femra nga njëra anë Henin-Zuluaga dhe nga ana tjetër Klajsters-Shnaider.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Janar 2004 21:48
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Xhastin Henin dhe Roxher Federer në majat tenisit

Xhastin Henin dhe Roxher Federer në majën e tenisit botëror. Turneu i Australia Open pa triumfin e dy raketave numër 1 në botë për meshkuj dhe femra duke konfirmuar dominimin e tyre në arenën ndërkombëtare. Për t’u theksuar janë mbi të gjitha shifrat me të cilët dy tenistët arritën suksesin e tyre të parë në këtë turne. Zvicerani arriti të humbasë gjatë gjithë turneut vetëm dy sete me Devid Nalbandian dhe Lejton Hjuit duke dominuar bindshëm ndaj rivalëve të tij. Për më tepër ai është tenisti i tretë që arrin të fitojë si Masterin ashtu dhe Australia Open, që kur turneu i Melburnit është vendosur i pari në vitin kalendarik.

Për më tepër ky ishte suksesi i 12 në karrierë për Roxher Federer, mbas atyre të Milanos në vitin 2001 ,Sidnejit, Hamburgut dhe Vjenës në 2002 dhe Marsejës, Dubait, Monakos, Hales, Uimbëlldonit, Vjenës dhe Masterit në 2003.

Ndërkohë për Henin përveçse një triumfi që e barazoi numrin e sfidave të fituara me bashkëatdhetaren e saj Klajsters në 9-9, Australia Open ishte dhe turneu i rekordeve.

Henin deri në finale kishte humbur vetëm një set ndërkohë që pas fitoren me Klajsters ajo sigloi suksesin e saj të tretë në Grand Slem pas atyre të Roland Garos dhe Uimbëlldonit ku kundërshtarja kishte qënë gjithmonë e njëjtë, Kim Klajsters.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shkurt 2004 20:06
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

- Andi Rodik fiton trofeun e tij të parë në tenis për vitin 2004. Amerikani, raketa numër 3 në botë mundi në finalen e “Sibel Open” bashkëatdhetarin Mark Fish mbas dy setesh 7-6, 6-4. Gjatë gjithë turneut Rodik humbi vetëm dy sete.
- Kim Klajsters fiton turneun e Open Gaz në tenis për femra. Në finalen e Parisit, belgia numëri 2 në botë, arriti të tirumfojë me lehtësi pas 59 minutash në 2 sete 6-2, 6-1 ndaj Meri Pirs.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Shkurt 2004 13:59
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Hjuiti ngadhënjen ndaj Johansonit

Lejton Hjuit ka lënë pas ish-kampionin e Australia Open-it, Tomas Johanson, për t'u kualifikuar në raundin e 3-të të turneut të Roterdamit. Rezultati i arritur nga australiani në takimin ndaj suedezit ishte 7-6, 7-6. Në përpjekjen e tij për t'i dhënë fund periudhës 11-mujore pa titull, Hjuiti tregoi vullnetin dhe forcën e nevojshme për të fituar, megjithëse Johansoni dhuroi gjithashtu një paraqitje të mirë. "Unë prisja një ndeshje të vështirë dhe kjo ishte ajo çka mora," - tha Hjuiti pas takimit që zgjati 1 orë e 43 minuta. Johansoni merrte pjesë në turneun e katërt të ATP-së që pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave thuajse gjatë gjithë sezonit të kaluar.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shkurt 2004 21:25
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Henin-Hardene tërhiqet nga Antverpi

Zhustinë Henin-Hardene, numri 1 i botës në tenisin e femrave, është tërhequr nga turneu i Antverpit për shkak të problemeve në aparatin e frymëmarrjes. Ky lajm u bë i njohur dje nga organizatorët e turneut. "Ajo nuk do të luajë më. Sapo e mësova këtë nga WTA," - tha organizatori i turneut, Bob Verbek. Kreu i renditjes së turneut do të zhvillonte ndeshjen e saj të parë të enjten ndaj çekes Denisa Çladkova. Asaj iu dha mundësia ta niste me vonesë konkurrimin për shkak të një infeksioni në laring, por duket se riaftësimi i saj në kohë ishte i pamundur. Henin-Hardene do të zëvendësohet në konkurrim nga francezja Stefani Foretz. Në fundjavën e kaluar u tërhoq nga turneu edhe kampionia në fuqi, Venus Uilliams, e cila kishte një dëmtim në gju. Tërheqja e Heninit dhe Uilliamsit kanë bërë që belgia Kim Klijsters të jetë favoritja kryesore për fitimin e turneut.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shkurt 2004 21:30
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jom seksi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/02/2004
Vendbanimi: top secret
Mesazhe: 54

desha me dit nga ju si tifoze te k`tij sporti
kush eshte per ju raketa nr1 ne bote
per meshkuj dhe femra

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Mars 2004 22:37
jom seksi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jom seksi Kërko mesazhe të tjera nga: jom seksi Shto jom seksi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jom seksi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Xhastin Henin per femra dhe Roxher Federer per meshkuj jane raketat Nr1 në bote.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Mars 2004 21:41
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
jom seksi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/02/2004
Vendbanimi: top secret
Mesazhe: 54

ne fakt desha me thon n`dervite ,jo momentalisht
flm,qeshor

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Mars 2004 02:15
jom seksi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jom seksi Kërko mesazhe të tjera nga: jom seksi Shto jom seksi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jom seksi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Tenis, Islamaj-Vojkollari, dy te arta ne Luksemburg

Daniela Islamaj ka fituar medalje te arte per Shqiperine ne turnuen nderkombetar te Luksemburgut per moshen nen 14 vjec. Skuadra shqiptare kishte dy teniste, Daniela Islamajn dhe Paskualina Vojkollari si dhe dy teniste, Arber Avrami dhe Rudin Kusi. Ne kete turne ishin 8 ekipe perfaqesues. Ne turneun e pare, Daniela kaloi me lehtesi disa ture dhe ne gjysmefinale u ndesh me vendasen, Feidt, te cilen em undur 2-0 (6-2, 6-2). Ne finale luajti ndaj numrit 1 te Luksemburgut, Gauche, qe kishte eliminuar ne gjysmefinale Vojkollarin. Luksemburgasja fitoi 2-1 me sete. Por ne dyshe, Islamaj-Vojkollari dolen kampione te turneut. Ne turneun e dyte, Daniela arriti serish ne finale, dhe serish pati perballe kampionen luksemburgase. Serish vendasja fitoi, kete here 2-0 (7-6, 6-2). Ndersa ne dyshe, jane shqiptaret qe fitojne edhe nje here tjeter.Ne perfundim te turneve te Luksemburgut, ekipi yne zuri vendin e dyte ne klasifikimin e pergjithshem.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Mars 2004 18:15
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Andi Rodik mposhti Robert Kendrikun për t'u kualifikuar në çerekfinalen e konkurrimit të meshkujve në turneun e fushave me dhe. Amerikani, që arriti rezultatin 6-2, 6-3, do të ndeshet në betejën për një vend në gjysmëfinale me austrakun Jurgen Melzer. Në çerekfinale janë kualifikuar edhe amerikani Tod Martin, që eliminoi argjentinasin Franko Skuilari 7-6, 7-6, dhe peruani Luis Horna, që eliminoi francezin Stefan Robert.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Prill 2004 13:57
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:24 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Tenis > Tenis

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.