Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Basketboll > Nba
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Franku hyn në historinë e NBA-së

Trajneri i Nju Xhersi Netsit, Lorens Frank, është bërë trajneri i parë në historinë e NBA-së që arrin të fitojë 10 ndeshje radhazi në sezonin e parë të drejtimit të skuadrës. Vendimtare për vendosjen e këtij rekordi ishte fitorja e netsave ndaj Atlanta Hoksit me rezultatin 98-92. Më parë, vetëm 2 trajnerë kishin mundur të fitonin 9 ndeshje radhazi në debutimin e tyre, Badi Zhanete me Baltimorën në sezonin 1947-1948 dhe Kurt Rambis me LA Lejkërsin në 1998-1999. Vetë Franku nuk i ka dhënë ndonjë rëndësi këtij rekordi. "Nuk më intereson shumë,"- tha ai.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shkurt 2004 21:26
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Lejkersat fitojne dhe pa Brajant

Shaki 0'Nil realizoi 32 pike, ndersa Geri Pajton kontribuoi me 18 pike te tjera, ndersa Lejkersat e Los Anxhelosit fituan dje ne mbremje me Nju Xhersi Nets, 94. Kjo ishte ndeshja e pare qe Lejkersat luajten pa Kobi Brajant, per shkak te demtimit te ketij te fundi. Brajant demtoi shpatullen e djathte ne nje perplasje me basketbollistin e Siatell SuperSonics, Rexhi Evans qysh ne minuten e pare te ndeshjes te fituar te Premten nga Lejkersat 99:91. Ende mbetet e pa percaktuar koha e kthimit ne fushe per Brajant. Gjate ketij sezoni Brajant ka munguar te Lejkersat ne 15 ndeshje per arsye te ndryshme. Dhe tani mund ti mungoje skuadres per afro nje muaj. Brajant demtoi ate shpatull, ku ne prag te sezonit te ri iu nenshtrua operacionit. Dy muaj me pare ai pati nje tjeter demtim ne shpatull, qe e detyroi organizatorin e Lejkersave te mungonte ne gjashte ndeshje. Nets luajti perseri pa basketbollistin me te mire te tij, Jason Kid. Ky i fundit mungon per shkak te nje demtimi ne gju, ne ndeshjen e katert per Nju Xhersin, qe ariti shifrat 2-2. Me 29 piket e shenuara, perfshire ketu pese te fundit, kur kishin mbetur 45 sekonda loje, kinezi gjigand Yao Ming ishte lideri i fitores 101:98 te Hjuston Rockets ndaj Dallas mavericks. Stefon Marbury me 24 pike dhe 12 pasime percaktuese dhe Allan Hjuston 23 pike, ishin percaktues ne fitoren e trete radhazi per Nju Jork Knicks, e fundit arritje dje ne mbremje ndaj Uashington Vizards.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Mars 2004 22:49
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Super Jao Ming dhe Hjuston arrijnë të triumfojnë mbi Dallas Maveriks. Gjigandi kinez i En Bi Ejit ka shënuar 29 pikë, ku pesë të fundit i kanë dhënë avantazhin 95-90 Rokets që kanë fituar 101-98 ndaj Dallas. Megjithëse dhe Nesh ka qënë në një ditë të mirë Maveriks kanë çaluar në ribaund, ku forma e dobët poshtë tabelës ka kuishtëzuar dhe humbjen. Boston ka trondiut Minezotën në Mineapolis. Sëlltik kanë arritur të fitojnë me rezultatin 80-77. Lejkërs nuk frenohen as përballë Nju Xhersit. O’nil ka marrë në krah skuadrën e tij duke shënuar 32 pikë dhe kalifornianët kanë arritur të mposhtin nënkampionët 94-88.Surprizën e mbrëmjes e kanë dhuruar Kniks që kanë mposhtur Uashington 99-86. Fitore në transfertë dhe për Sakramenton. Kings kanë triumfuar në fushën e Orlandos me rezultatin 107-90.Indiana nuk ka falur as Denverin që pavarsisht se ka pasur Entonin në fushë, nuk ka arritur të dalë dot mbi Pejsërsat. Fitoren më të thellë të mbrëmjes e kanë arritur Los Anxhelos Klipërs që kanë mundur Portland me 20 pikë diferencë 91-71.Në ndeshjet e tjera jabnë arritur këto rezultate: Golden Stejt-Memfis 85-95, Toronto-Nju Orlins 84-76 dhe Siatëll-Detroit 65-86.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Mars 2004 22:58
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Karl Malon udhëheq Lejkërs

Los Anxhelos Lejkërs fiton ndaj Utah Xhaz në NBA. Një sfidë e veçantë për Karl Malon që kundër ish-skuadrës së tij ka qënë një ndër më të mirët në fushën e lojës. Ylli i kalifornianëve ka shënuar 19 pikë duke koleksionuar dhe 19 ribaund. Ndërkohë që Utah nuk i ka mjaftuar Bell, autor i 26 pikëve, për të shmangur humbjen me shifrat 91-84. Miluoki Baks nuk ka arritur të triumfojë dot përballë Hjuston Rokets që kanë fituar 111-107.Mbrëmje gjigandësh për Golden Stejt që kanë mundur pa vështirësi Klipërs me rezultatin 105-77. Ueber dhe Bibi marrin në krahë Sakramenton duke e udhëhequr drejt suksesit 100-92 ndaj Uashington Uizards. Për kryeqytetasit ka spikatur Arenas me 27 pikë. Një fitore të pastër ka arritur dhe Boston. Sëlltiks kanë mundur në arenën e tyre Filadelfia Sevëntisiksërs me rezultatin 89-65. Indiana vazhdojnë serinë e fitoreve duke mundur Majemi Hits me rezultatin 87-80 ndërsa Memfis nuk hasin vështirësi përballë Torontos duke triumfuar 94-88. Një sukses me 30 pikë dhe për Dallas që kanë mposhtur Orlandon 118-88. Lojtari më i mirë për Maveriks ka qënë gjermani Dirk Novitcki, autor i 25 pikëve.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Mars 2004 17:23
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Minesota në krye të Konferencës së Perëndimit, Indiana udhëheq Lindjen.

Çiftet e konkurrimit në play-off
Konferenca e Lindjes

Indiana - Boston
Nju Xhersi - Nju Jork
Detroit - Miluoki
Majami - Nju Orleans
Konferenca e Perëndimit
Minesota - Denver
LA Lejkërs - Hjuston
San Antonio - Memfis
Sakramento - Dallas


NBA, përfundon sezoni i rregullt.

Kevin Garnet shënoi 26 pikë, ndërsa Minesota Timberulvsi siguroi vendin e parë në Konferencën e Perëndimit në përfundim të sezonit të rregullt, falë fitores ndaj Memfis Grizliesit. Timberulvsat, që e mbyllën sezonin me një seri prej 9 fitoresh radhazi, e përfunduan takimin ndaj Memfisit me një epërsi prej 17 pikësh. Latrell Spriuell shtoi 20 pikë për fituesit. Për Memfisin, që e kishte siguruar kualifikimin në play-off, duke u renditur e 6-ta në Konferencën e Perëndimit, shënuesi më i mirë ishte Po Gasol, me 16 pikë. Në një tjetër ndeshje të mbrëmjes së fundit të konkurrimit në sezonin e rregullt, Indiana Pisrësi fitoi ndaj Çikago Bullsit me rezultatin 101-96. Pisrësat, që patën shënues më të mirë Al Harringtonin, me 22 pikë, dhe Zhërmein O'Nillin, me 19, e mbyllën sezonin e rregullt me bilancin më të mirë në NBA. Ata arritën 61 fitore kundrejt 21 humbjeve. Majami Hitsat fituan me 12 pikë epërsi ndaj Nju Xhersi Netsit, për të siguruar kështu avantazhin e fushës në raundin e parë të play-off-it. Karon Butler, me 22 pikë, ishte shënuesi më i mirë për hitsat, që u kualifikuan në play-off për herë të parë pas 3 viteve të fundit. Në Boston, Markus Banks shënoi 28 pikë, ndërsa sëlltiksat e mbyllën sezonin me një fitore 137-132 ndaj Atlanta Hoksit. 269 pikët e shënuara nga 2 ekipet bënë që ky të jetë takimi me numrin më të madh të pikëve në këtë sezon të NBA-së. Tim Dankani shënoi 23 pikë, ndërsa San Antonio Spursat mposhtën Denver Nuxhetsin, 93-67. Kampionët në fuqi të NBA-së e mbyllën sezonin me 11 fitore radhazi, por sërish nuk mundën ta kapin Minesotën për kreun e renditjes në konferencë. Kobi Brajanti shënoi 37 pikë, ndërsa LA Lejkërsat fituan me 1 pikë epërsi ndaj Portland Treil Bleizërsit në përfundim të dy kohëve shtesë. Shakil O'Nilli shtoi 25 pikë për fituesit.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Prill 2004 14:03
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

NBA playoffs 2006

Ja dhe rezultatet ne NBA playoffs 2006

SAS 2-3 DAL

PHX 3-2 LAL

DET 2-3 CLE

MIA 4-1 NJN

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Maj 2006 15:12
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Dhe me ne fund Maverics fitojne. 119-111 ne over time. Dmth jo se une kisha ndonje dyshim po nejse.

The finalists are
Western conference
Mavs-Suns

Eastern conference
Pistons-Heat

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Maj 2006 12:22
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Dhe vazhdon udhetimi fantastik i Dallas Maverics ne enderren NBA.
Mbasi mundin PHX me rezultatin e thekshem 102-93 dhe mbyll serine e playoffs 4-2, Maverics pergatiten te perballen me kampionet e Lindjes Miami Heat.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Qershor 2006 01:35
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

...

Minesota Timberwolves.....forca.....

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Dhjetor 2006 17:18
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:25 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Basketboll > Nba

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.