GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683
|
Luan Krasniqi, shuhet ëndrra për titull bote
Pas 9 raundeve amerikani Lamon Brewster ka mposhtur "luanin shqiptar"
Shuhet ëndrra për titullin kampion bote në versionin ËBO (World Boxing Organisation) e boksierit shqiptar Luan Krasniqi. Një duel që ka dhuruar emocione deri në raundin e fundit.
Janë dashur 9 raunde që amerikani Brewster të mposhte Luanin shqiptar. Por pavarësisht fitores, një boksier i pabesë është treguar amerikani Brewster në duelin e mbrëmshëm ndaj Krasniqit. Strategjia e tij për të nevrikosur kosovarin Luan Krasniqi, me gjuajte të parregullta, ka dështuar. Shumë i qetë boksieri junikas ka treguar vërtet klasin e një kampioni bote në ringun e Hamburgut. Krasniqi ka dominuar fuqishëm deri në raundin e 7-të. Në raundin e 8-të disa gjuatje të forta të Brewster, e në fund një e majtë e fortë e tij, lëkundin e Krasniqin dhe nokdauni i parë për të. Një nokdaun, që ka ndikuar në formën fizike të Krasniqit, të treguar në raundin e fundit. Në raundin e 9-të Krasniqi ka shfaqur shenja lodhjeje dhe ka boksuar krejt i pambrojtur ndaj kundërshtarit. "Fitova me një prej boksierëve më të mirë në botë,"- ka thënë në fund të duelit amerikani Lamon Brewster, duke vlerësuar paraqitjen në ring të shqiptarit Krasniqi.
Luan Krasniqi nuk e ka ndier mungesën e shqiptarëve të mërkurën mbrëma në "Color Line Arena", kur sfidoi titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist të versionit WBO (World Boxing Organisation) ndaj amerikanit Lamon Brewster. Në 16.000 vendet e "Color Line Arena" të Hamburgut kanë qenë edhe shumë shqiptarë. Shqiptarëve, largësia drejt Hamburgut prej disa qindra kilometrave thonë se i është dukur shumë e afërt, duke pasur parasysh se ata ndoqën nga afër idhullin e tyre.
Qerim Balaj, nga Mynih, thotë se ka kërkuar leje nga puna vetëm sot dhe se nesër do t'i kthehet detyrës, duke shpresuar në fitoren e junikasit. "Një fitore e Luanit do të ndikonte edhe te ne shqiptarët që jemi me punë të përkohshme në Gjermani. Prandaj kam edhe një mesazh për të: "Luan, fito edhe për ne shqiptarët, që jetojmë në Gjermani dhe kudo tjetër ne Europë, që së paku një ditë të ndihemi krenarë kur të shkojmë në punën tonë të lodhshme përditë,"- tha Balaj. Ka mjaft që kanë ardhur edhe nga vendet tjera, sidomos skandinave, për të përcjellë duelin.
Fatmir Hyseni, një 38?vjeçar i cili është me punë të përkohshme në Suedi, kishte udhëtuar me disa shokë të tij vetëm për të parë duelin. "Nuk desha ta shihja duelin i qetë në shtëpi, desha të mos e lë rastin dhe ta përcjell duelin nga afër,"- tha Hyseni në momentin që po merrte biletat për duelin. Gjermanët, po ashtu, janë në përkrahje të idhullit të tyre.
Përkundër kësaj, edhe Brewster nuk mbeti mbrapa me shikues. Së paku 1000 trupa amerikane kanë qenë në mbështetje të kampionit të tyre. Ndërsa shikueshmëria nga transmetimi i duelit pritet të ketë shkuar deri në 10 milionë shikues, që nuk e ka arritur as vetë Bajerni i Mynihut, kur ka arritur suksese në kupat e Europës. Shqiptarët në orët e mbrëmjes drejtoheshin vetëm drejt një rruge, ajo që të çonte te Palestra "Color Line Arena", ku ngjyrat kuqezi të flamurit që i mbart gjithmonë Luani në veshjen e tij në ring, nuk munguan as rreth tij. Por ata nuk arritën t'i gëzohen fitores. Dëshira dhe synimi i Krasniqit për të rrëmbyer brezin e artë të kampionit të botës, mbeti thjeshtë një ëndërr...
__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.
Modifikuar nga etniku78? datë 29/09/2005 ora 21:50
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|