Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te njohura te Pavaresise > Hafiz Ali Korca. Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Me poshte, vijojne me gjeresisht, puna e palodhshme dhe perpjekjet e pa shtershme te Hafizit, qe ndeshen ne "perndjekjen e parreshtur" te pushtuesve dhe kurthet e tradhetareve te perbetuar te asaj kohe, te cilet ishin kunder cdo lloj "individi" veprimataria patriotike dhe emancipuese e te cilit, paraqiste rrezik te pashmangshem per "planet multidimensionalo-roberuese", per nenshtrimin dhe shfrytezimin e shqiptareve dhe Shqiperise.

Meritat per permbledhjen (si me poshte) e veprimtarise atdhetare dhe kulturore te Hafizit i shkojne historianit ---> Ibrahim D Hoxha



Hafiz Ali Korça

Veprimtaria e tij në lëmin e atdhetarisë dhe arsim-kulturës shqiptare


Hafiz Ali Korça (Ali Iljaz efendi Kadiu), lindi në Korçë më 1873. Mësimet fillore dhe të mesme i mori në Korçë, përkatësisht në shkollën iptidaije dhe atë idadije. Studimet e larta i kreu në universitetin e Stambollit. Në lëvizjen kombëtare hyri që më 1889, kur zuri të jepte mësime falas në shkollën shqipe të djemve në Korçë dhe pas një viti edhe në idadijen e Korçës. Veprimtarinë kombëtare dhe dijet i ndërthuri në një të vetme. Në maj 1894 u dërgua në Bullgari, ku u takua me atdhetarët që asokohe vepronin atje: Dhimitër Mole e Kristo Luarasi, Shahin Kolonja dhe Jusuf Turabi Kërçova. Kur po kthehej në Stamboll, policia që e ndiqte vazhdimisht, gjatë kontrollit që i bëri në Siqerxhi, i gjeti librat: “Qerbelaja” e “Skënderbeu”, si edhe disa fletore të ndaluara. Për këtë e mbyllën në burgun “Beshiktash” dhe më pas e mërguan në qytetin Sinop. Këtë ndodhi, fletorja “Sabah” e 30 majit 1894 e bënte të ditur me këto fjalë: “Po merret vesh se Hafiz Ali Korça, kur po dilte prej trenit që vinte nga Bullgaria në Stamboll, në Siqerxhi, me qenë se i gjetën përsipër shumë fletore e libra shqip, në atë ças u kap dhe u mërgua në Sinop”. Dajës së vet, Abdurrahman Pashait, me ndikim të madh në Oborrin e Sulltanit, iu desh të ndërhynte deri tek Sulltani, që Hafiz Ali Korça të mos dergjej në qelitë e Sinopit.

Cilësitë e tij të vyera e vunë në krye të çetës devollite që në vitin e parë të Shekullit XX. Patriotizmin dhe burrërinë e tij e pasqyron më së miri parrulla që mban në dorë i ndodhur ndërmjet bashkëluftëtarëve, ku me gërma të mëdha shkruhet: “SHQIPËRI A VDEKJE”.

Puna e Hafiz Ali Korçës dhe e bashkëpunëtorëve të tij, u ndërpre sërish me goditjen që iu dha shkollës shqipe dhe mësuesve të saj nga pushtetarët në bashkëpunim me organet kishtare të Korçës. Fletorja osmane “Aksham” me dt.09 (23).07.1903, me atë rast shkruante: “Sikush e din që Korça është çerdhja e latinxhinjve.[1] Atje ndodhet një grup shumë veprues, i cili prej një kohe të gjatë po merret me propoganda; mundohen për të ringjallur vetqeverimin kombëtar. Tani, për t’i derdhur ujë squfuri në rrënjët e tij, shkolla shqipe po mbyllet dhe kryetarët e kësaj lëvizje atdhetare që ishin nga treva të ndryshme të Shqipërisë, u internuan: Hafiz Aliu në Spartë të Konjës, Orhan Beu në Marash, Emin Malka në Urfë, Hysejn Qani Ballanca në Tokat, Sulejman Ohri në Nikdë dhe Thimi Mihal Marko në Manastir”. Drejtori i shkollës, Nuçi Naçi dhe i vëllai, Loni, u mbyllën në burgun e Manastirit, ndërsa Agjah Korça e Hafëz Shevkiu, në burgun e Korçës

Pa u ndalur para pengesave të herëpashershme, Hafiz Ali Korça, duke qëndruar gjithnjë në pararojë të atdhetarëve korçarë, u gjend para ngjarjeve të mëdha që ndezën kryengrijen dhe mundësuan shpalljen e kushtetutës së dytë osmane. Duke bërë fjalë për ato ngjarje, Hafiz Ali Korça, vëren se shtytjen kryesore atyre ua dha shqetësimi që shkaktuan vendimet e Carit Rus dhe Perandorit Austro-Hungarez, gjatë takimit të tyre në Reval të Austrisë (1903). Sipas atyre vendimeve, Sulltanati Osman, fshihej nga harta e botës dhe së toku me të, vetvetiu edhe Shqipëria, si pjesë përbërëse

e tij. “Ata që mendonin të ardhmen-shënon Hafiz Ali Korça-derthnin lot gjaku e iu dridhej buza kur kujtonin copëtimin e paracaktuar”. Më tej ai vijon: “Atdhetarët e çmueshëm, duke vënë vdekjen në syt, themeluan shoqërinë e fshehtë “Ittihat ve Terekki” (“Bashkim e Përparim”) më 1908 në Manastir.

Hafiz Ali Korça, ishte ndër pjesëtarët më të zjarrtë të kësaj shoqërie. Pak ditë më pas një grup ushtarakësh të garnizonit të Manastirit me mirallaj (kolonel) Niazi Fehmi Resnjën në krye, dolën maleve të Mokrës e të Ohrit dhe shpallën kryengritjen. Si Niaziu edhe i vëllai i tij, Osmani, kishin qenë nxënës të Hafiz Aliut në idadijen e Korçës. Për të shpejtuar e fuqizuar veprimet kryengritëse, nga Manastiri në Korçë, arriti bimbash (major) Remziu me taborin e avxhive (ndjekësve), gjoja për të ndjekur Niazinë me shokë. Ndërkaq, boshnjaku Shemsi Pasha me dy-tre taborë, u bë gati që të derdhej në Ohër, Starovë, Korçë e qendra të tjera të kryengritësve, dhe t’i shkatërronte ato, pastaj të godiste e të shpartallonte kryengritësit e prirë nga Niaziu. Mirëpo, më 22.07.1908. , kur po hynte në karrocë, për t’u nisur në buzë të lumit Drahor, u vra nga ysteimen (toger) Hatifi prej Çanakalasë. Të nesërmen, kur në Korçë u njoftua shpallja e kushtetutës, fjalimin e parë e mbajti Hafiz Ali Korça. Në ngjarjet që rrodhën më pas, ai ishte përherë ndërmjet prijësve kryesorë, gjë që bëri të zgjidhej qysh në fillim edhe deputet në mexhlisin e II-të osman, e që ai me zemërgjerësinë që e dallonte, mandatin e deputetit, ia fali Shahin Kolonjës.

Hafiz Ali Korça, ishte një nga përfaqësuesit e Korçës në Kongresin e Manastirit, i cili i zhvilloi punimet ndërmjet datës 10-23 nëntor 1908. Pa e lënë pas dore mësimdhënien në idadije-meqë tanimë shkolla shqipe e djemve ishte mbyllur- nëpërmjet fletores “Korça” dhe të disa fletoreve osmanisht, që shpesh përkrahnin abecenë shqipe me gërma latine, iu përvesh një pune të dendur e të dobishme. Ai shkruante edhe në osmanisht që “Korça” botonte herë pas here; ato ishin aq të thekura sa edhe shkrimet shqip. Mjaft të goditura si nga pikëpamja artistike, ashtu edhe nga pikëpamja politike, ishin vjershat që botonte në “Korça” në mbrojtje të abecesë dhe të çështjes kombëtare në tërësi. Ndër to mjafton të përmendet shkrimi që ai, me emrin Hafiz Ali Shqiptari, e botoi në “Korça” nr.2, me datë 24.12.1908 (06.01.1909), dhe shkrimi e vjersha e botuar në po atë gazetë me nr.5. Në të parin, pasi tregon se gjëja më parësore për shqiptarin dhe shqiptarët ishte shkollimi, ngulmonte që ai të bëhej doemos në gjuhën amtare. “Njeriu vetëm me gjuhë të tij mund të vejë përpara...me gjuhë të huaja kjo s’mund të bëhet kurrë”. Me atë rast, ai përmendte edhe mënyrat se si duhej vepruar që të arrihej një gjë e tillë; vërente edhe se burimet e mirëqenies dhe të mbrojtjes si njerëz e si komb, ishin zejet e ndryshme. “Po s’mësuam mjeshtërira, po s’ditëm si bëhet baruti, si bëhet pushka, si bëhet topi m’i qëruar e m’i shpejtë që ta hedhin plumbin e gjylen më larg se prej armëve të armiqve, si bëhet anija e zjarrtë e luftës, me se do të mbrojmë mëmëdhenë?”. Dhe tërë ato mjeshtëri s’mund të përvetësoheshin pa qenë të ditur. “Po të dish-vërente ai - bën edhe armët më të mira se ato të armiqve, e kështu mbron mëmëdhenë e veten”. Padituria e masës sonë kombëtare-sipas tij-ishte shkaku kryesor që fqinjët në vitet 1878-1881 vendin tonë“e qethën në të gjitha anët: Greqia, Nartën e krahinën e saj; Serbia, Nishin, Vranjën e Pirotin me qindra mijë shqiptarë; Mali i Zi, Ulqinin, Shpuzën, Podgoricën, Nikshiqin e Kollashinin”. Pasi përmendte këto, u bënte thirrje shqiptarëve t’i përvisheshin punës për të mësuar dijet në gjuhën amtare, duke dhënë edhe këtë gjykim: “Them me zemër të djegur: Në u përpjekçin kështu, atëherë mundemi të themi se rrojmë dhe kemi për të rrojtur të përparuar e të mbrothçim”. Më në fund ai theksonte se gjëja më e keqe për njeriun ishte jetesa me nëpunësi shtetërore.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Prill 2006 00:34
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Hafiz Ali Korca


Mos më thoni....



Mos më thoni se vdiq,
Mos më thoni se nuk është më,
I miri e i bukuri i nënës,
Është në zemër tashmë.
Mos më thoni, ku e qëlluan plumbat
Nëna e di, në kraharor
Çelën bozhuret e gjakut,
si lulëkuqet në dëborë.
Mos më thoni se s'vjen më,
Do e pres te pragu i derës,
E ai do t´vij si gjithnjë,
Sikur flladi i pranverës.

Do t´vij si agimi ditës,
Zemra e nënës do t´vij,
I ndritshëm si rrezja e diellit,
Magjeps si hyjni.
Mos më thoni se jam e vetme,
Se kam mbetur fillikat,
Ai do të vij me shokë netëve,
Pushkën do e var mbi shtrat
Mos më thoni se vdiq im bir,
Ai ka rën, por nuk ka vdekur
Në udhën e lirisë për ku ishte nisur,
Duhej derdh gjak për të arritur
Secili prej tyre kishte mall për atëdhe,
Por mbi të gjitha një dëshirë
Ta zhdukin errësirën e rëndë,
Që Kosova t´jetojë e pamvarur dhe e lirë
Mos më thoni, asgjë mos më thoni,
Ai do të vij rishtas si agu i ditës,
Fshijeni lotin dhe shikoni, lartë
Ai është mbi bjeshkët e Drenicës.

Marre nga revista "Zani i Naltë"
organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar,
Tiranë nr. 11. Gusht 1924

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Prill 2006 12:36
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814


" Për nji shpirt të madh profetik fluturimi i tij në hapësirë
s' është gjë e pamundur, sepse ata zhvishen prej gjendjes njerëzore dhe shpirtërisht dhe engjullisht fluturojnë më shpjet se vetëtima. Pa përjashtim gjithë profetënt kështu janë "

Hafiz Ali Korça
"Mevludi", botim V, Tiranë, 1940, fq. 2

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Qershor 2006 13:55
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

H. ADEMI (A,S)- Ali Korça

Zoti Ademin nga dheu,
pa mëmë pa at'e kreu,
Zoti vet e ka gatuar,
Atin e nderçim ndër duar.
I dha frymë dhe e ngjalli,
shumë të mira i fali,
i fali të madhe dritë,
i dha tërë dituritë.
Engjëjt krejt nga qielli rrodhën
anës Ademit u mblodhën.
Kur e panë fort të ditur,
kanë mbetur të habitur,
fort i ditshmi u rrëfye,
me të s'qitej dot në krye,
merrej vesh dhe prej fytyrës,
q'ish m'i madh'i kreatyrës.
Tërë në sexhde i ranë,
veç dreqi u hoq më nj'anë
i u shti hallka e mallkimit
ati shejtani-rraxhimit.
Dha urdhër engjëjt e zunë,
Ademin në kopësht e vunë
edhe të shoqen Havanë
Ademit ia vunë pranë.
Shumic'e ehli-sunnetit
shënojnë pun'e Xhenetit,
ish një kopësht a një drurishtë
veshur me pemë lulishtë,
le të jetë si të jetë,
kush ish e di Zoti vetë.
I u dha Zoti urdhëratë:
"hani pini dit'e natë,
kur e ku qysh të doni,
hani me gaz mbretëroni.
Vetëm nga ky dru mos hani,
këtë fjalë të ma mbani".
Çcfarë lloj peme ka qënë,
Kurani s'na e ka thënë.
Djalli nga nakari dolli,
me një butësi i u foli;
"më vjen keq se nuk e dini,
kështu nga herë nuk jini,
do të vdisni do të shkoni,
këtë gjë do ta kërkoni.
Në doni gjithnjë të rroni,
me gëzim të mbretëroni,
nga ky dru po hëngrët kokrra
s'ju ka për të blojtur mokra,
domethënë s'vdisni kurrë,
do të rroni grua, burrë".
I gënjeu me be me fjalë,
se qe thënë për të dalë,
prej kopshtit i kanë qitur,
shumë larg i kanë zbritur.
Parajs Ademi i gjorë,
s'pati vehten në dorë,
nga ashku i Perëndisë,
ra në det të bukurisë,
er'e ashkut e kish dehur,
zemrën e tij e kish nxehur,
aq sa vehten nuk dinte,
kush ishte e ku po rrinte.
Kurse Havvaja e shkretë
i a dha me dorën e vetë
atë pemën e ndaluar,
kur ishte i turbëlluar.
Pemën mirë pa e përçapur,
që të dy i kanë kapur,
shumë vjet mbetën të ndarë,
nat'e ditë duk'e qarë.
Shumë vojtnë, shumë hoqnë,
në Mekke mezi u poqnë.
Si i u fali Zoti fajin,
e prenë kujën e vajin.
Tha Zoti ngrehne Kabenë
që të falen sa të jenë.
Atit Adem dhjetë fletë,
i zbriti Zot'i vërtetë.
Shumë sende i tregonin,
nga të ligat e mërgonin,
qenë shkruar dituritë,
për t'i dhënë njeriut dritë.
Atyre bij edhe bija,
i u dha shumë Perëndija.


Marre nga libri i Hafiz Ali Korçës, Historia e Shenjtë

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Qershor 2006 12:14
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:30 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te njohura te Pavaresise > Hafiz Ali Korca.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.