kurt
.........
Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021
|
orari i punes dhe stili e jetes nuk me lejon ta shoh shume driten e diellit. kisha 3 dite pa qitur qenin jashte shpie, kam nje oborr te vogel ktu ne katin e pare ku jetoj, dhe e le deren hapur per kyt mistrecin qe te hyj e te dali si te dojn. ishte nevrikosur pa dal dhe kishte kafshuar me dhembe divanin, hapur nje vrime te madhe:) kte se ka bere kurre.
sot ja bera qejfin, u ngjita ne maje te nje kodre e mbushur me gjelberimin e pranveres, shume lule me shume ngjyra te ndryshme. duke u ngjitur perpjete filloj te me zihet fryma, por nuk ja vura mendjen se isha i habitur nga gezimi qe ky mistrreci ndjente. vraponte mbas fluturave dhe cdo gje qe levizte, dhe pastaj vinte te me puth doren sikur nje servil i madh qe eshte, te me falenderonte qe e nxorra jashte.tani duket i qete e i gezuar, i ka dalur gjuha nje pllembe jashte, dhe mezi po merr fryme, nuk po me trazon me.
mendimet e castit: shpresoj te perseris dite si kjo e bukur pranvere, larg makinave, larg njerzve, larg mureve qe me rrethojne, kompjuterit, larg cdo gjeje te perditshme. i humbur per nje cast mes cicellimave te zogjve dhe i dehur nga aroma qe lulet dhe gjelberimi i pranveres leshon mbi kodra. per nje cast nuk kam menduar per asgje as per vete dhe per askend, thjesht isha i mahnitur nga gezimi i qenit tim Tani, qe u be nje semundje ngjitse e momentit. nje krijese e thjeshte me mesoj te gjej gezim shpirtror ne momentin kur na duket me i boshatisur. shpresoj aksidente te tilla te perseriten.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|