Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Citim: Po citoj ato që tha robert
Piktor, per legjenden e tre vellezerve qe e kam degjuar une ne veri, kryesisht zona te krishtera, dyshoj se eshte nje simbolike e caktuar si shume simbolika te tjera qe pershkruajne mitet dhe gojdhenat. Pra, mund te kete te beje me hyrjen e trinitetit pro-egjyptas ne ballkan, diku rreth 1000 vjet para Krishtit. Keta u munden si fillim nga ata te dyzimit (filozofia fetare e te mires dhe te keqes), por keta muaren me kalimin e kohes nga filozofia fetare e trinitetit (rrenja-filizi-fruti, fara-bima-prodhimi, nentoka-toka-qielli, etj. trinitete ku bazohet jeta e Universit). Nga shkolla duhet te kujtohet mbledhja e prifterinjve te pare te krishtere ne Nica te Azise se Vogel nen vezhgimin e Konstandinit (rreth v.325 ne mos gaboj), ku te dy rrymat u perplasen serish si dikur, vetem se kesaj radhe vetem me fjale, dhe triniteti u pranua nje fare soj, por kjo ishte nje nga shkaqet e shumta qe i ndane katoliket nga ortodoksit. Fjalet e Hegeleit: "historia perseritet dy here", dhe fjalet pasuese te Marksit: "heren e pare ne madheshtine e saj, heren e dyte ne qesheraken e saj", i pershtaten kesaj ngjarje te kaluar, ku heren e pare me perplasjen e tyre kudo ne Ballkanin jugor (sidomos ne Tebe te Biotise, sipas historiogr. zyrtare ne shek. 7 p.e.s.), ne perendim te Azise se Vogel dhe disa ishuj (Samothrake, etj.) qysh nga shek. 12 p.e.s., kjo ishte madheshtia dhe origjinaliteti i kesaj perplasje, pas te ciles kemi nje poeme te bukur, Iliaden, ndersa heren e dyte kjo perplasje ishte ironia dhe qesharakja e asaj ngjarje, pasi krishterimi kishte si piknisje dashurine midis njerezve, vetem me vone iu ngjiten edhe tezat e te se kaluares midis te mires dhe te keqes (katolicizmi veri-perendimor), apo Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte (ortodoksia jug-lindore).
Persa i perket Rozafes, -po nga shkolla- e mri i kalase vjen nga emri i dy motrave, Roza dhe Fa. Ka patur mbi kete legjende shkrime te ndryshme here-here ne Studime historike; pa diskutim dhe ky mit permbledh ngjarje shekullore te konflikteve fetare. Edhe tek ky mit kemi ngjarje shekullore, ndoshta edhe kete konflikt, dyzimin me trinitetin. Duke patur parasysh se nje austriak, Raoul Schrott i vendos ngjarjet e Trojes ne jug-lindje te Azise se Vogel, ne Karatepe te Kilikies (provinc asyre deri shek. 7 p.e.s.), pra ato qe pershkruan Homeri, une do thoja, (por me duket se eshte thene dhe nga dikush tjeter ne Shq.), se pershkrimi homerik i pershtatet zones se Shkodres me dy lumenjte (Drinin dhe Bunen) dhe distancen e caktuar nga deti. Me kete nuk dua te them se lufta e Trojes eshte bere ne kalane e Rozafes, jo-jo, sepse luftra midis atyre te dyzimit dhe te trinitetit jane bere ne shume vende dhe kohra gjate mijvjecarit te pare p.e.s., por pejsazhi ne jug te Kalase se Shkodres i pershtatet pershkrimit homerik.
Per shkak kohe duhet te vazhdoj fundjaven tjeter.
Legjenda e Rozafatit ngjan si gjithnje me te gjitha legjendat e moçme, qofshin keto te shkruara e te pashkruara.
Ne thelb ka kurbanin. Deri vone tek ne ndoshta edhe sot behet kurban kur hedhin themelet e nje shtepie te re. Kush me nje dash kush me nje keç apo qingj e kush edhe me nje gjel.
Persa i perket emrit une i rri mendimit tim ashtu siç ma kane ngulitur ne mendje qe do te thote Fati i Rozes ose fati roze dmth e gjakosur.
Kam degjuar edhe per Rojza e fatit etj por he per ndalem ketu dhe jam shume i kenaqur.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|