Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit
Regjistruar: 22/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957
|
Tuli... ja ketu
Lenny Kravitz, në gjendje të rëndë në spital
Problemet e shumta nuk po i ndahen këngëtarit me ngjyrë dhe tipare karakteristike. Para pothuajse një muaj Lenny Kravitz ka kryer një takim të drejtpërdrejtë më një doktor në spital, pasi kishte dhimbje mjaft serioze dhe shqetësuese në rrugët e frymëmarrjes. Pas një konsultimi mjekësor, këngëtari mësoi se kishte një infeksion jo edhe aq të lehtë për t’u kaluar në rrugët e frymëmarrjes. Shumë shpejt atij iu shfaqën edhe disa simptoma, të cilat i krijuan një problem të madh shëndetësor. Për të devijuar sado pak dhimbjet e tij të përkeqësuara kohët e fundit, ai mori sugjerimin e menjëhershëm që të shtrohej në ambientet e spitalit. Sipas analizave, doktorët arritën të diagnostikonin saktë sëmundjen e tij të vërtetë prej së cilës ka vuajtur jashtë mase dhe kohët e fundit ka qenë shndërruar edhe në një barrierë për të penguar të gjitha aktivitetet e tij profesionale. Rezultatet e analizave të tij tregonin se Lenny Kravitz kishte një sëmundje mjaft të rëndë dhe serioze. Bronkit të rëndë. “Shkaku i dhimbjeve ekstreme dhe gjendja e tij shumë e ndërlikuar ka ndikuar lehtë në mposhtjen e këngëtarit nga kjo sëmundje”, - është shprehur kështu kujdestari i tij në godinat spitalore. Madje aq serioze është situata, saqë këngëtari ka anuluar të gjitha udhëtimet e turneut për të promovuar albumin e tij të fundit. 43-vjeçari Kravitz, pikërisht këtë muaj ka pësuar edhe një seri infeksionesh të tjera “fantazim” në trupin e tij. Infeksionet e shumta kanë dhënë menjëherë ndikimin e tyre në aparatin e frymëmarrjes duke u shndërruar kështu shumë shpejt në sëmundjen e bronkitit kronik. “Artisti është sjellë dje në sallën e urgjencës të spitalit “Mount Siani Hospitale” në Maiami për t’iu nënshtruar ndihmës së parë”, - ka thënë doktori përgjegjës i Kravitz, duke shtuar më tej se në ato momente ishte e pamundur për të zbardhur detajet e domosdoshme të situatës së tij. "It is time for a love revolution", është albumi i tij i fundit, të cilin e ka hedhur në treg javën që shkoi, ndërsa dëshira e tij ishte që ky produksion të promovohet në shumë vende të botës, por sëmundja kronike e ka puthitur pas shtratit në një dhomë të vogël spitali pneumonik të sëmundjeve të brendshme.
Lexo ketu, original!
__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|