Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531
|
Do te doja te isha aq e fat sa te mund te artikuloja konfuzionin qe po me zien perbrenda. Perpiqem ta shkoklavis por eshte me e veshtire sec duket, eshte me kokforte se une dhe kjo me lodh,eshte me i fshehte dhe me frikacak se une dhe kjo e nderlikon me shume situaten. Jemi gjithmone ne qe i nderlikojme gjerat , qe na pelqen te bejme te dukshmen te padukshme , duke e zvarritur gjendjen deri aty ku nuk durojne me as limitet , deri aty ku nuk duron me as vetja jone. Kjo eshte ceshtje egoizmi personal , eshte ceshtje kokfortesie per te shikuar se deri ku arrin elasticiteti i kufijve tane, se deri ku arrin pushteti i armeve tona ,deri ku arrijme ne per dicka, per nje ndjenje, per nje njeri.
Sa here qe e kapja veten gafil para pasqyres duke qare per te, aq here merrja guximin t'ia shprehja gjithcka ndjeja , gjithcka me provokonte dhe ngjallte prania dhe dashuria e tij , dhe po aq here kam gjetur nje mije justifikime idote per ta kamufluar ne ate menyre ate qe ndjeja , aq sa bija pre e vete mashtrimit tim. Gjeja nje mije arsye budallaqe duke lejuar me vetdijshmeri dyshimin te futej ne ndjeshmerite dhe deshirat tona, duke lejuar dyshimin dhe mosbesimin te zinte vend dhe te ulej kembekryq midis nesh. Dhe ajo qe me vret me shume eshte heshtja ime , kjo heshtje qe ingranohet automatikisht si nje mekanizem vetmbrojtjeje a thua se isha duke u mbrojtur nga nje armik, nga nje hajdut qe kishte ardhur per te me plackitur, per te me dhunuar dhe pushtuar. E tille ndihesha. Nje e kercenuar per jeten , nje e kercenuar per plackitjen e vetes.
Nje e kercenuar me dashuri te vertete ( ndoshta).
E merkure , 20.08.2009
Ora: 12:20
__________________
.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|