Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Biondia dhe Stoli .
Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Gezuar Mondi...dhe ne te dyja te puthim ty

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Dhjetor 2011 01:37
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Thanks dhe Gezuar per shume vjet Angel Devil

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Dhjetor 2011 01:48
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Gezuar Mondi...dhe ne te dyja te puthim ty


shejtone po te dyja prej here do e puthim o vec .Une preferoj faqen e djathte e kam si per mbare

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Dhjetor 2011 15:25
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

.

pse sdel..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Dhjetor 2011 14:49
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 641656253_1038849.gif
Ky file është shkarkuar 126 herë.

Magjia e debores

30 dhejtor 199.
...Sot u zgjova me nje deshire te madhe te te degjoja zerin me ndoth shpesh kjo gje ,ndonjeher me duket sikur degjoj zerin tend qe me therret dhe filloj e te kerkoj neper shtepi me duket sikur je fshehur dhe po loz me mua .Ky kerkim me kalimin e oreve sa vjen e behet dhe me i insistues dhe zeri yt sa me shume kalojne oret minutat, sekondat aq me i forte behet dhe une dhe pse e di qe nuk je e di je larg e di qe sot ne daten 30 dhjetor ne kete fund vit nuk mund te jesh por shpresoj dua te jesh .
Kerkimi im me ne fund ndalet ne kete dhome ku une flej ku cdo gje qe cdo meter i kesaj dhome me kujton dhe une qe shtrihem e filloj e qaj qaj nga mungesa jote qaj nga malli qe kam per ty qaj sepse keto momente do te doja qe te ishim bashke te festonim bashke .S'do jete njelloj ky vit pa ty dhe cuditerish kemi 4 vjet qe festojme bashke ky eshte viti i pare qe s'do jemi dhe sesi me duket ndihem vetem .
C'fare kuptimi do kete kjo dite pa ty ??.
Ne shtepi cdo gje eshte gati per te festuar dhe ne lagje degjohet era e mire e embelsirave.Cdo njeri duket dhe me i lumtur ne kete dite kurse une jo ,nuk jam dhe pse mundohem te jem . Syte e mi jane ne dritare dhe presin me duket sikur kam lidur vetem per te pritur ty me duket se kam nje fat te njejte me Penelopen duke prit Odisean dhe kjo pritja s'ka fund ,kjo pritje me vret ,me lodh, me sfilit .E ndersa rri shtrire ndiej deren qe te hapet dhe ty gjyshen time te shtrenjte qe hyn brenda dhe mbyll deren pas me ulesh afer dhe me zerin tend ate ze qe ne gjithe keto vite me ka vene ne gjume,me ka zgjuar, me ka perkedheluar, me ka ngushelluar ,me ka thene fjalet me te bukura ne bote me thua" kam nje parandjenje qe sot do bjeri bore e bora kur bie eshte mire " Ti hesht dhe une ngre koken e shikoj jashte dritares po nuk shikoj asnje shenje ,asnje gje te lajmeroje se do te bjeri bore .Ti me shikon dhe nje pike loti rrokulliset nga syri im dhe ti ngre ate doren e dobet gjithe rrudha dhe ma fshin lotin e nga xhepi nxjerr dhe me jep 20.000 leke.Une te shikoj e habitur dhe ti me thua perseri "merri te blesh dicka qe te pelqen per Vitin e Ri i kam ruajtur per ty per kete dite jane tuat prishi si te duash ti .."Ohhhhh un e kuptova ti po jepje keto leke qe i kishe ruajtur nga pensioni jot jo per te blere une dicka po mi jepje qe te telefonja ty.
Ajo e dinte pse une isha e merzitur dhe per kete donte qe te isha e lumtur dhe duke te bere nje telefonate .
Sa gjera ajo kishte bere ne keto vite per te me pare te lumtur cdo dite nuk pushonte duke bere ,dashuria e saj nuk kishte kufi por as e imja per ate .Ajo doli duke lene leket ne krevat dhe perseri me tha " sonte do bjeri bore e ndiej ".
Une shikoja leket ne krevat dhe mendoja sesa me fat jam qe kam nje gjyshe te tille dhe pse dashuria e saj sot nuk me mjaftonte une doja ty .
Doja ty !!!...
Dalngadale po vinte mbasditja dhe dera e shtepise pothuajse ngeli vetem hap nga hyrja e dalja e komshive, me nervozonin keto hyrje e dalje cdo sekonde pa movit ,cdo hapje dere ishte nje shkatarrim nervash dhe kerkesat e tilla okllai ,veza,vaji gjalpi arrat masat e sherbetit karafili kanella po me benin kete dite ferr ....
Jashte ishte ftohte ndersa ne shtepi ngrohte ndihej vetem era e mire e byrekut qe po piqej ne furre une isha ulur dhe po lexoja nje liber kur jashte degjoj nje bori makine .Ngrihem ne kembe e lumtur sepse mendoj se eshte xhaxhai i cili vinte nga emigrimi bashke me familjen dhe me shpejtesi dal tek dera qe ta pres .Nga larg dalloj dritat e nje makine dhe nje njeri qe del ne te qindten e sekondit te shikoj ty .Jo s,me duket e vertet...s'mund te ishte e vertet...por ishe ti...dhe ne erresiren me te thelle une arrij te shikoj shkelqimin e syve te ty driten qe ato leshojne e kam pare kete drite dhe kur me terhiqte nga erresira me e madhe qe shpirti ,trupi ,jeta ime ndodhej ,kam ditur te dalloj dhe ne mesin e qindra njeresve profumin ,zerin prekjen ardhjen tende .
TI vjen gati me vrap drejt meje dhe une nuk e di me cfare shpejtesie kam vrapuar, sa shkalle kam kaluar se di sesi gjendem ne krahet e tu.Ti me rrotullon rreth vetes duke me shtrenguar fort e duke me thene flalet me te bukura ,me romantike me te mrekullueshme qe kam degjuar dhe qe kam enderruar ne keto muajt te mungese tende.
Ti vashdon dhe me rrotullon dhe une nuk kam force te ndahem nga ky shtrengim por di qe te njom kraharorin me lotet e mi, kesaj here jane lot gezimi ,jane lot pritje,jane lot malli dhe lot surprize qe ti me ardhjen tende me bere .
Zot sa me ke munguar keto muaj!
Sa bosh me eshte dukur vetja pa ty!
Sa te kam enderruar, kam fjetur ,jam zgjuar e perseri fjetur duke menduar ty dashuria e jetes time .
...dhe tani te kam afer ndiej rrahejt e zemres tende ndiej ngrohtesine e frymarrjes tende qe me ngroh fytyren .Me largon nga vetja nje cast dhe une ne syte e ty te bukur shikoj rifleksin e syve te mi te perlotur .Me ledhaton fytyren dhe ndersa behesh gati te me puthesh nje flok debore hyn midis buzeve tona te nxheta ngrejme te dy koken lart dhe qindra mijra floke debora fillojne e bijne nga qielli.
Nje tjeter mrekulli po binte debore !!!!!
Ti me shtrengon perseri ne krahet e tu dhe une jam vajza me e lumtur ne bote ato momente, jam vajza qe ndihet me me fat sepse jam me ty ,jam me ate qe dua do kem se cfare ti kujtoj ketij vitit qe po iken do kujtoj kete moment .
Natyra po me bente nje dhurate tjeter te mrekullueshme shpirtit tim po me falte deboren ne nje moment kaq magjik.Dhe une ne vitet qe do vinin derisa te jetoja, kudo qe te isha(me ose pa ty ) sa here qe do binte debore une ne cdo flok te saj do kujtoja ty dhe kete dashurine tone.
Do kujtoja kete 30 dhjetor do kujtoja kete pritje, kete ardhje ,,kete perqafim kete puthje, kete dashuri qe ishte aq e paster sa kjo debore qe binte nga qielli e qe dalngadale po mbulonte kodrat e ketij qyteti.
Ndersa neper lagje degjoheshin thirrjet e gezuar te njeresve qe po binte debore une dhe ti futeshim drejt shtepise te perqafuar me ne fund ishim bashke ...
...kane kaluar shume vite qe ateher asnjeher s'ka rene me debore ne daten 30 dhjetor dhe kete mengjes te 30 dhejtor 2011 kur u ngrita dhe pashe jashte dritares qe eshte kaq lageshtire dhe kjo lageshti ka mbuluar oborrin me nje cipe te bardhe s'di pse ndieva nje mall ne shpirt ,s'di pse doja qe te pakten nje vit te perseritej ajo magji ai moment ...do doja te binte debore e te vije ti do doja te shikoja ne syte e tu te bukur rifleksin e syve te mi ...qofte dhe per nje cast nje moment vetem te ishe ...vetem te bite debore
Gezuar Vitin e Ri 2012 .

http://www.youtube.com/watch?v=i41N6LkcXOU

Modifikuar nga BIONDIA datë 30/12/2011 ora 15:08

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Dhjetor 2011 14:54
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Duhet te kete dhe nje shkrim te fundit ne kete stol para se te hiqet nga lulishtja ku qendron.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Shkurt 2012 21:56
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re san vale.jpg
Ky file është shkarkuar 85 herë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Shkurt 2012 01:29
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Dukeshe si Angelo por ishte Dreq.

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re dreqi.png
Ky file është shkarkuar 70 herë.

Sa kohe kam qe nuk shkruaj jo se s’kam patur kohe ne dispozicion sepse ajo ka qene e shumte e shpesh here s’kam ditur si ta shtyj por nuk kishte ndodhur asgje e vecante qe te me bente te shkruaja dicka qe te mendoja” ja kjo ja vlen te vihet ne ditarin tim” ajo qe ndodhi dje dhe duke pare foton e sotme me beri te shkruaj.
Dje ishte nje dite e rendesishme njera prej dy mbesave te mia do te merrte Prima Comunione ose sic mund ta thuhet do takonte per hete te pare Zotin.Kishte gati nje vit qe po pergatitej kjo dite dhe ishte shume e emocionuar jo vetem ajo por dhe ne te tjeret po ma keq se ajo.Gati gati perfuduam si ajo “dasma e madhe greke” nje ka feste dhe 100 terbohen.Duheshin me u zgjedh fustanet dhe duhet me pas kujdes qe mos te njejtin fustan qe mund te kete ble dhe nusja e kushuritit(imsgjino te jete e shemtuar ajo sesi do i rrije fustani)dhe dyja me nje fustan nuk duhet .Truku paruku nje te behej ma e bukur se tjetra e te imagjinosh qe problemi eshte te jesh e bukur ate dite jo per vete per te tjeret qe jane te ftuar ne kete feste dhe pse keto te tjere jane njerez qe gati cdo dite shofin me tuta sporti me floke pa kref por ate dite jo ate dite duhet me qen perfekte dhe e paarritshme ne cdo gje.
Nese te gjithe kane hallin qe fustoni ti tregoje sesa kile kam humb e se dieta e tyre po funksionin une kam hall ti mbuloj ato qe kam humb kshuqe problemi im i vetem eshte ajo nejtja ne tavoline me ore e ore te tera duke hong dhe me degjuar bisedat ku flitet per te njejtat gjera politik burrat ,puna djemte e fisit (noj dashnore qe kam zon kshu mceftas)telenovelat dhe kujdesi per kalamojt nuset e kushurijte dhe reomantismi tezet dhe hallat dhe e zanmja e e kalamjave per ndonje tape shisheje o ndonje loder kane filluar te me lodhin njerezit si duroj dot me .
Cdo gje ishte prefekte ate dite dhe duhesh me prit vetem ate castin e shejte kur ajo te bente takimin e pare me Gezù .Shikoja kete krijese te mrekullueshme te veshur me fustan te bardhe dhe me kuroren e gonxhe te vogla trendafili rose e te bardhe mbi floket e verdhe dhe emocionohesha me dukej si nje nuse e vogel .
Mbas meshes dhe atyre uljeve e ngritje ishte momenti i fotove duhet te pritnim radhen .Sic e kane kalamajte kur ka festa dhe kur jane bashke ec ti mbash qe mos bejne rremuje e mos zihen ndersa qendroj ulur ne fund te kishes duke pritur qe kjo rremuje te mbaroje sepse spo duroj dot me mbesa ime me vjen afer e perqafoj dhe e pyes” u emocionove sot qe per here te pare takova Gesù ? .Ajo duke me buzeqeshur me thote” si zia tanto ma anche tu ieri emozionata quanto per la prima volta hai incontrato Gesù?
Pyetja e saj sme la indiferente dhe per te mos i shpjeguar qe une mama e saj daja e saj e gjithe te ftuarit aty jemi myslyme ( muslume i thencin ) i them “no io non la mai incontrato Gesù “
Ajo me shikon e habitur e me pyet “ allora chi hai incontrato per la prima volta ?
Une aty per aty pa menduar mire i them “ho incontrato un giorno un Angelo “
Ajo hapi syte e saj te medhenj e me pyeti e habitur “hai incontrato un Angelo davvero raccontami zia ti prego dove e successo ”.
Une e kuptova qe kisha gabuar se me duhet te shpikja dicka per te shuar kureshtjen e saj por tani ishte vone per ty kthyer mbrapsh e sdoja ta zhgenjeja .Ajo thirri dhe 3 kushurirat e saj te vellane nipin tjeter thirri dhe tim bir po ai ishte i zene duke pasime me tapat e shisheve cdo gje i duket si top futbolli atij .
Une fillova te shpik tregimin me engellin dhe i thashe “ nje dite ndersa po ecja rruges nje djale fillon dhe me tall e me quan quattro occhi ( e dija qe nje shoku i saj e tallte per kete gje se dhe ajo mbante syze dhe ajo e vuante shume ) une fillova te qaj nga merzitja. Vertet mbaja syze po nuk ishte faji im nese nuk i mbaja nuk lexoja mire dhe do me tallnin ne shkolle shoket .
Ate moment kur une po qaja nga merzitja dhe ai cuni i keq vashdonte te me tallte afer meje degjoj nje zhurme te forte ,ngre koken lart e shikoj qe zbret nga qielli nje angelo. Syte bojeqielli me floket biond dhe i gjate sa here ai perplaste krahet nga qielli ne vend te shiut binte nje pluhur magjik qe mbulonte cdo gje me e mbuloi muambuloi dhe ate cunin i hyri ne sy .
Cuni nuk shikonte me si me pare e filloi te bertiste “ aiuto non vedo più niente ,ho bisogno dei occhiali per favore mi date un paio non riesco a vedere aiuto “
Ndersa une tregoja pashe ne fytyren e saj dhe te kalamajve te tjere qe u trishtuan per nje moment dhe une i thashe “ma questo incantesimo durava poco ,solo per fare capire al ragazzo che non doveva prendermi più in giro “ ajo sikur u clirua dhe me tha “ dopo zia ?”
Dopo eh cme gjeti belaja thashe me vete me dopot e kesaj ajo sdo mbaronte nga pyetjet per nje muaj rrjesht imen sa here do e perserisja kete histori une deri ne infinit …”qe nga ajo dite une dhe ky engjell u beme shoke te ngushte u beme miq .Ai vinte cdo nate e me qendronte afer,me mbronte nga te keqijat ,me vinte ne gjume kur nuk kisha gjume(si sot psh ) me jepte force kur isha semure e me bente te qeshja kur me vinte per te qare ,ai me kishte lene dhe nje pupel dhe me tha ta perdor kur te kem nevoje .
Solo la sera veniva lui? “ me pyeti ajo
Si sola la sera, tutte le sere ma una volta è venuta anche di giorno quanto dovevo andare a fare una puntura lui era con me “
E dopo zia ?
Kaloi gati nje vit dhe nje nate une prisja te vinte engjelli por sado qe dritarja ishte hapur ai nuk erdhi une prit e prit ai hic dhe une mbas nje jave u bera merak e dal ne dritare marr pupel qe ai me kishte lene ne rast nevoje dhe e tund ne erresire dhe e therras Angelo dove sei vieni ti sto aspettando ?.
Nuk kaloi shume kohe ai zbriti nga qielli duke perplasur krahet ndaloi ne dritare dhe me tha qe s’do te vinte me tani tek une si me pare sepse tani ai duhet te ndihmonte nje vajze tjeter qe kishte nevoje .Une u trishtova shume sepse isha mesuar tani te kisha engjellin cdo nate qe te me bente shoqeri e mos me linte vetem por duhet te pranoja kete qe tha ai nje tjeter kishte nevoje per ndihmen e tij dhe ai ishte nje engjel shume i mire . Keshtu engjelli im iku une isha pak e trembur ditet e pare se thoja si do ja bej tani qe ai nuk eshte, kush do me mbroje, jam vetem ,kam frike por isha e lumtur qe ai do ndihmonte nje tjeter .Sepse ai ishte engjell dhe puna e tij ishte te ndihmonte dhe pse une doja qe te rrinte me mua .
Ja kshu qe takimi im i pare me engjellin e mbylla une shpejt e shpejt .
Vajza me pa e cuditur por dhe pak e merzitur si duket nuk i pelqeu perfundimi qe i bera u ngrit dhe shkoi drejt priftit se per cfare e pyeti dhe pastaj u kthye me vrap drejt meje duke me thene “zia zia non e vero lui ti ha detto una bugia non può essere vero, ogni uno di noi ha il suo angelo, quello e tuo ,lai visto tu per prima, lui e tuo, non è di quella ragazza, lei deve trovare il suo angelo, devi chiamarlo angelo e spiegarlo questa cosa ”
Ajo dukej shume e gezuar sikur te kishte zbuluar ndonje nje thes me lodra .Ato momente degjoj mbrapa tim bir qe i thote” ma non era un angelo furba ,lui era un diavolo non la avete capito che non e una storia vera ” hapu qiell ato momente per ate fjale qe tha im bir .
Tre vajzat e vogla ju turren drejt duke i bertitur me te madhe qe ishte nje engjell qe ato e dinin shume mire,njera tha qe kishte pare dhe puplen tek komodina ime (po me te vertet nje pupel atje qendron) dhe ai qe vashdonte ti thoshte qe ishte nje dreq qe ajo pupla nuk eshte e engjellit po e kemi gjetur kur kemi ikur ne zoo ne Pistoia .Ato vashdonin ti bertitnin ta qellonin dhe dolen jashte kishes ai mbrohej pastaj mu drejtua mua dhe me tha “ mamma è vero che sembrava un angelo ma in realt_ lui un diavolo vestito di nero dai dici la verit_ ?”
C’fardo qe te thoja dikush do ngelte keq problemi ishte qe as une vete se dija si ta perfundoja nje histori qe e nisa si loje por qe nuk doli e tille s’kaluan as 2 minuta dhe ne duhet te ngriheshim per te bere fotot. Mbesa nga nje ane dhe im bir nga ana tjeter ajo me terheq nga krahu une ulem pak dhe ajo me thote me ze te ulet ne vesh ” zia lui era un angelo era il tua angelo e torner_ vedrai io lo so, lui era un angelo me la detto anche il prete lui dice sempre la verita “
E shikoj dhe shikoj veten brenda syve te saj te bukur dhe i them “ si piccola era un angelo lui era il mio angelo era solo mio ”
Ajo e lumtur buzeqesh dhe ne bejme kete fotot kujtim sa here do e shikoj kete foto ne vite do mendoj ate qe donte te degjonte ajo , ate qe doja te besoja une dhe ajo qe tha im bir …sembrava un Angelo ma era un Diavolo...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Qershor 2012 04:46
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Po eshte e vertete o Bjonde. Ka qene kryeengjell djavoli po rebeloi dhe u flak jashte Parajses. Keshtu thote historia ne Bibel.
Dhe thone edhe: Djalli nuk eshte aq i zi sa duket. Ai ka qene me i bujkuri engjell.

Te shkretet femije sa shpejt trukohen. Dhe te shkretet te rritur qe nuk dine nga t'ja mbajne, se prifti nga pas te meson ca gjera qe as vete nuk i beson.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Qershor 2012 04:25
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
.
Djalli nuk eshte aq i zi sa duket. Ai ka qene me i bujkuri engjell.



ke shume te drejte shelg kam takuar disa ne rrugen time nga keto specie te djallosura qe te tjere ishin e te tjere hiqeshin vetem se u desh pak kohe me i kuptur(ose beja sikur nuk i kuptoja )...

Para se dikush te vrasi trunin se per cin dreq shqiptar behet fjale o ndonjeri te preket ne seder e te filloje e te beje viktimen ju them qe dreqi ne fjale eshte i huaj o dreq latin

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Qershor 2012 18:15
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:41 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Biondia dhe Stoli .

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.