IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Qyteti me i bukur...Of course is Vlora
Per cdo njerin nga ne, qyteti me i bukur eshte ai qytet ku ta ka bere koka bam,qyteti ku ke kaluar feminine.Me vendlindjen(qytetin)tend te lidhin shume kujtime;te lidhin shume miqesira dhe dashuricka te kohes se adoleshences,por mbi te gjitha atje ke me te dashurit njerez familjen.
Por ketu behet fjale qe pervec atyre qe thashe me larte duhen pare e vleresuar ato bukuri qe i ka falur natyra qytetit tend,i cili behet edhe me i bukur edhe me i dashur dhe ta ka enda kur shkon me pushime te pish nje birre te ftohte me miqte dhe shoket buze detit nen hijen e portokalleve,mandarinave apo ullinjeve.Ah keto te bekuara peme qe rrijne 12 muaj viti green colour dhe se bashku me jodin e detit ne mengjez te zgjerojne kraharorin dhe te shtojne jeten.Ah sa me mungojne ketu ku jam.
Pra me nje fjale qytetet me te bukura i ka percaktuar dora e perendise dike i ka vendosur afer detit.
Vlora jone qytet i bukur
Rreth e rrotull me stolli
Portokalle,ullinj dhe limona
Rrush te bardhe e rrush te zi
Te shikosh perendimin e diellit ne Vlore eshte nje gje e rralle dhe fantastike.Le ta shikosh nga ballkoni i Vlores Kanina,everithing is great.
Qyteti ku une kam hedhur hapat e pare te jetes ka qene i bukur por eshte bere akoma me i bukur tani.Me mahniti pamja e tij,mbasi e shikoja mbas 6 vitesh.Pa dyshim do ta quaja nje Aleksandri te vogel ne brigjet e kaltra te Adriatikut.
Vlora dhe vlonjatet i bejne nder Atdheut,per historine e tyre te lavdishme.Vlonjatet e kane flijuar jeten per ceshtje madhore te kombit jo neper pusira per sinore ose per kullota bagetish.
Kush te kete inat te pelcasi.Ne vlonjatet ndihemi krenar per qytetin tone te magjishem. 
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|