Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Ecejake (p)artizanale
Prezantohemi si individe, rrahim gjoksin si autore te vetvetes, por ne fakt mbartim prezencen e njerezve te tjere. Ushqehemi me nektarin e njeri-tjetrit dhe iluzionohemi se jemi te pavarur... Duke e ditur shume mire qe mjalti jone eshte prodhim i luleve qe na rrethojne. Duam s'duam pamja jone prej blete punetore nuk mund t'i shpetoje fakteve. Jemi alternim i te zezes me te verdhen. Alternim i vetes me te tjeret. Ja pse jemi kafshe sociale. Per te thithur energjite e njeri-tjetrit. Per te transformuar lengjet ne mjalte. Kot bejme sikur shoqeria nuk eshte e domosdoshme per jeten. Pa shoqeri nuk rrojme dot. Neper takime baresh thithim nektar, dhe pllenojme pistilet e te tjereve me kurriz. Si bletet falim jete pa e ditur. Nisemi nga egoizmi dhe behemi rastesisht altruiste.
Nejse...
Lexoj forcen e disa njerezve ne udhetime ndjenjash. Ne ato çaste i adhuroj. Perpij pafajesine e tyre sikur te ishte e imja. Kuptoj qe pafajtesia humbet kur eksperiencat industrializohen. Kur nektaret futen ne emerues te perbashket. I gjehet formula sheqerit dhe jemi ne rregull. Por shpirtrat nuk jane uje me sheqer. Jane aromera, shije, dhe formula unike. Te gjitha i vret industria, teksa humbet uniciteti. Ne kete krim nuk jemi vetem. Nuk mund te jemi fajtore unike kur nuk jemi autore unike te vetvetes. Tentativa per te na industrializuar fillon nga predikimet e prinderve. Ato qenie monoseksore qe prej dekadash shtiren sikur bejne çdo gje per te miren tone. Aplikojne mbi ne industrine e tyre. Na mesojne formula te pergjithshme shoqerore. Vajzat duhet te mendojne keshtu, jo ashtu, te perdorin seksin me kriter, te martohen me burra te pasur, etj. Djemte duhet te jene garipa, jo qaramane, te mos sjellin ne shtepi larasken e pare, etj. Ata pretendojne te hyjne ne unicitetin tone, ne pafajesine feminore. Filtrojne zgjedhjet tona sipas industrise se tyre. Percjellin rregullat si bulkthi ne tavan qe i fliste pinokut. Ne menyre qe ne te kthehemi ne qenie prej mishi, ushtare sociale, pa gabime.
Shoqeria, prindet, gjaku qe nuk behet uje, na shtyjne detyrimisht te jemi prodhim industrial, jo vepra arti ne duart e Babakalos. Heret a vone oxhaket tane leshojne ne qiell tymnaja te vogla. Jane shenja e pare se po industrializohemi, jemi gati te bejme gabimet e prinderve. E megjithate... nuk eshte e thene te zgjedhesh vazhdimesine gjenetike, mund te zgjedhesh te behesh shkrumb. Pinok druri ne furrnalta traditash shekullore. Patjeter, mendim adoleshencial, por nuk duhet harruar qe rrenjet i kemi ne adoleshence. Atehere kur Babakalo gdhendte copat e drurit per qejf.
-----
P.s. Me fal qiell nese peshtyva mbi ty. Nese ne barkun tim gelltita ndojne pinok te pafajshem dhe e bera tym. Ishte vetem deshira per te mbajtur zjarrin gjalle me oksigjenin tend. Mund te hakmerresh. Te shkundesh breket e shejtanit ne forme shiu. Dhe pasi te pastrohemi te dy, ti nga rete, une nga bloza, te bashkojme serisht molekulat ne forma te tjera. Nuk do me vinte aspak keq.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|