el-Nino
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 06/02/2007
Vendbanimi: KL
Mesazhe: 436
|
Citim: Po citoj ato që tha Jarigas
Pikerisht pra....Nuk mund ti mveshim cilesi nje personi qe nuk njohim.
duhet te thuash :Nuk mund ti mveshim cilesi nje personi qe nuk njohim, pervec cfare ai person na ben me dije per te...
..edhe dalim serish ne ate nga ku u nis kjo bisede qe, Zotit, Krijuesit tone, ne nuk mund ti mveshim cilesi te tjera pervec cfare Ai na ben me dije ne Librat e Shenjte..
Citim: Po citoj ato që tha Jarigas
Sipas teje, Allahu eshte krijuesi dhe Bing Bang-u krijesa.Sipas shkences eshte e
kunderta.Bing-Bang eshte fillimi i cdo gjeje qe njohim sot(jo krijuesi), kurse Allahu
(si dhe cdo hyjni apo idhull tjeter) eshte nje krijese e mendjes njerezore.Nderhyrjet
e jashtme nuk mundesojne egzistencen time persa i perket atomeve qe perbejne trupin tim, por egzistencen e organizmit tim.'Krijuesi' qe te egzistoje ka nevoje per njerezit(ata qe flasin
per te dhe i luten atij).Pa njerez qe mendojne , nuk ka krijues.Veshtire nje kafshe te
mendoje nje gje te tille , apo jo?...
..ajo qe do te vazhdojë te me shqetesoje eshte cfare ishte para Big Bang-ut..a me ndihmon dot ta di??sipas shkences nuk eshte e kunderta por eshte ndryshe..sidoqofte besoj gabim shkrimi..Allahu nuk eshte nje krijese e mendjes njerezore..dhe nuk eshte veshtire per tu kuptuar..te shpjegohem..:
nje krijese e mendjes njerezore edhe une jam dakort nqs do te quanim nje idhull te koherave te vjetra (jo cudi edhe diteve tona) te cilin njerezit e ndertuan me duart e veta dhe me pas e adhuruan..
pra njerezit injorante (gjithmone kur e perdor fjalen injorant dua te them te paditur) i adhuruan keta idhuj qe i ndertuan ne baze te menjeve te tyre..ata nuk paten asnje dobi nga keta krijesa te tyre-ne kete rast mora shembull krijesa fizike te njerezve por ne te njejten kategori futen edhe krijesat filozofike- mendore si ne rastin e perendive te shumta imagjinare qe tregohet ne dokumenta te vjeter qe njerezit i ideuan dhe i ngriten tempuj..Ata njerez askush nuk i diktoi por ata vepruan sipas mendjes se tyre..Kthehemi ne rastin tone:
Allahu, Zot i gjithckaje, Krijues i gjithckaje, Krijoi njeriun e pare dhe ate e meson si ta adhuroje Ate
dhe e porosit ate qe t'i mesoje pasardhesit e tij qe ta adhurojne ne te njejten menyre Zotin e tyre.
pra, njeriu i pare ishte edhe profet..nejse..kalojme me mbrapa ne kohe..njerezit devijojne dhe hutohen pas kesaj bote dhe nuk veprojne ashtu sic i urdheroi Krijuesi..keshtu Ai dergon me pas Profet te tjere si perkujtues ku disave prej tyre i i zbret shpallje te shenjte nder te cilet profete po permend Musain (a.s), Ibrahimin (Abrahamin a.s), edhe Isain (a.s) ose i njohur nga te krishteret si Jezusi..dhe me kohe mberrijme deri te profeti i fundit Muhamedi (a.s) te cilit po ashtu, Zoti i zbret shpallje-Kur'anin. Profeti i fundit pra eshte Muhamedi (a.s) i cili erdhi rreth para XV shekujsh me Librin e Shenjte per te cilin te solla fakte shkencore qe vertetojne qe ky Liber me te cilin ai erdhi nga Zoti nuk eshte fjale e njeriut por Shpallje e Qarte nga I Gjithdijshmi, Krijuesi jone!
keshtu ata qe mendojne, arrijne ne perfundimin me te paket qe ky Krijues nuk eshte shpikje e mendjes njerezore por ekziston ne te vertete..Krijuesi jone na ben me dije per ekzistencen e tij dhe na jep shenjat e ekzistences se Tij kudo ne natyre, edhe ne vetet tona..por gjithmone nese ne mendojme..
Persa i perket nderhyrjes se jashtme..sigurisht qe mundesojne ekzistencen tende..megjithese
ashtu si shume njerez te tjere mbase edhe ti harro..a mos ishe gjithmone ky qe je sot??a nuk ishte nje nderhyrje e jashtme qe mundeson ekzistencen tende??a nuk ishte bashkimi i nje fare dhe nje veze qe i dhane forme trupit tend ne formen me te bukur??sigurisht PO..sidoqofte ajo qe dua te them..ekzistenca jone si krijesa qe jemi, varet nga shume faktore dhe eshte e qarte..
Krijuesi egziston dhe nuk ka nevoje per njerezit..jemi ne njerezit qe kemi nevoje per Krijuesin..
pasi qe e quaj te hedhur poshte faktin qe Zoti eshte i krijuar nga mendja njerezore..eshte e qarte
qe Zoti nuk ka nevoje per njerezit qe ta adhurojne dhe te mendojne per Te! dhe cfare na mbetet?ne njerezit, si krijesa te Allahut kemi detyre ta adhurojme-falenderojmeate per miresite qe na ka dhene dhe te jemi prej falenderuesve dhe jo prej mosmirenjohesve...
Citim: Po citoj ato që tha Jarigas
Ecjen e perpikte te planeteve???Sigurisht qe e ke lexuar ne Kur'an, sepse ne te vertete nuk
eshte aspak ashtu.Duhet te lexosh edhe ndonje liber astronomie per te pohuar kete.Caktoi diten
dhe naten??Ne c'menyre???Te perjetshme???
i nderuar jarigas, se pari te bej me dije qe nqs nuk kam lexuar dhe studiuar nuk mar guximin qe
te argumentoj nga mendja ime ketu..ne tema ku nuk kam dituri shiko se nuk e gjen ndonje shkrim me emrin "el-nino"...sidoqofte, planetet si cdo krijese tjeter pa mendje (ketu ke pergjigje edhe per pyetjen per kafshet qe ben me lart), ndryshe nga
njeriu te cilit i eshte dhene mendje dhe i eshte dhene liria te zgjedhe, i jane nenshtruar ligjeve te caktuara nga Zoti dhe ecin ne menyre te perpikte ne baze te ketyre ligjeve..Caktoi diten dhe naten.. caktoi procesin e dites dhe nates..i beri ata te pershtatshme per njeriun,diten e caktoi per aktivitet dhe naten e caktoi per qetesim...por ama jo ne menyre te perjetshme..ashtu si cdo krijese tjeter edhe dita e nata e kane nje fillim dhe e kane nje fund....dhe sa per kuriozitet qe te dish dobesine e mendjes njerezore..a e imagjinon dot gjithesine apo hapesiren ne nje gjendje as dite as nate???se keshtu ishte para Big Bangut apo jo..dmth nuk kishte asgje..Mos me thuaj qe mendja jote tani imagjinoi nje hapesire ne erresire, dmth ne nate ..jo per gje por edhe une ashtu e imagjinoj se nuk kam pare gjendje tjeter pervec ketyre te dyjave 
(besoj se serish harrove ti perjigjesh pyetjes sime...)
Citim: Po citoj ato që tha Jarigas
Egzistenca e gjithesise nga cilet faktore varet???
..egzistenca e gjithesise-universit varet nga shume faktore..levizja e perpikte e planeteve, energjia e tyre, shpejtesia me te cilen rrotullohen, pozicioni qe trupat qiellore kane..etj etj ku me mire i dine ata qe meren me kete fushe te shkences-fizike e astronomi..
Citim: Po citoj ato që tha Jarigas
Zoti nuk ka nje fillim dhe as fund..kurse krijesat kane edhe fillim edhe fund..
KUsh eshte fillimi dhe kush eshte fundi per krijesat??
fillimi yt edhe i imi bashke eshte lindja (ose formimi ne mitren e nenes)..fundi eshte vdekja..
Citim: Po citoj ato që tha Jarigas
Po ta citoj te gjithe meqe te pelqen keshtu.
[Kur'an 9:29] Luftoni kunder atyre te cilet nuk e besojne Allahun dhe Diten e fundit, qe nuk heqin
dore nga ajo qe i ka ndaluar i Derguari i Tij, kunder atyre nga popujt e librave te pare, qe nuk
pranojne fene e se vertetes
(Islamin) deri sa ata te paguajne Xhizjen (taksa e jomuslimaneve ne nje shtet musliman) me vullnet
dhe me perulje dhe ta ndjejne veten te nenshtruar..
Sipas teje ai qe detyron te tjeret ne neshtrim , qenka komb i urte??Dhe neqofte se njeri nuk don ta
paguaje taksen???Nga ku rrjedh se te gjithe shqiptaret qe u kthyen ne myslimane ne zgjedhen turke ,
e bene me deshiren e tyre te paster????!!!!Apo ata turqit(ku shkelte turku , nuk mbinte as bari me),
nuk ishin myslimane??? Apo 'mos i prisni edhe pemet ne rrugen tuaj' urdherohej per arsye se njerezit
mund ti prisnin?Sidoqofte, edhe serbet ne Kosove, nuk i prisnin pemet dhe pastaj?Kjo gje i ben ata te
urte??Myslimanet nderuan dijetarin?Ate qe ishte mysliman, apo jo??(na sill ndonje emer)Perkundrazi
sipas urdhereses se mesiperme ishin te detyruar ta luftonin, apo jo?
Une kam 'kuqezuar' edhe versetin tjeter.No koment??
hahaha nuk eshte se me pelqen mua por pse citove vetem pjesen e pare nuk e di..nqs do ishe ne ore te letersise do ta quante zysha gabim ..
Ok, te sqaroj dicka para se te vazhdoj..t'i besh koment nje verseti te Kur'anit duhet te kesh parasysh disa gjera (koha kur ka zbritur ky ligj-verset, vendi ku ka zbritur, arsyeja pse ka zbritur, ceshtja per te cilen ka zbritue etj..
ketu vjen edhe ajo qe une sipas teje dikur paskam thene qe nuk ka koment Kur'ani..por qe komentimi i Kur'anit behet nga njerez te ditur dhe jo injorante..ndaj nuk dua te luaj rolin e injorantit qe ben koment sepse kam frike se ti do me keqkuptosh dhe do me keqinterpretosh per veten tende ne rradhe te pare dhe me pas me te tjere..
ne rast se do te kem mundesi te gjej liber te komentit te Kur'anit do te ta sjell komentin,edhe pse ki parasysh qe tema nuk eshte koment i ajeteve te Kur'anit Famelarte..nqs ke deshire hape nje teme te tille edhe citoi ajetet atje..
megjithate i kthehem pjeses se pare..te bej nje shpjegim te varfer..
ne shoqerine tone te perditshme, ne dime se cila eshte puna e policise.., te "luftoje krimin" apo jo?
shembull: t'i ke per te paguar energjine elektrike, po qe se e konsumon dhe nuk paguan, do te te pritet energjia dhe do te detyrohesh ta paguash!kjo eshte obligim per cdo qytetare..dhe sipas meje eshte e drejte!!kot po themi, zere se punonjesit e KESH-it nuk e kane kete obligim, qe te paguajne energjine, per shkak te sherbimit qe i bejne ata kesaj kompanie ..ok deri ketu?
afersiht por jo e njejta situate eshte edhe ketu ne verset..ki parasysh, ne shtetin musliman egzistonin dy lloj taksash, per muslimanin i cili jep "zekat" dhe nuk kish per te paguar taksen tjeter, dhe vec kesaj ai i sherbente shtetit ne ushtri kurse per jomuslimanin qe nuk paguante "zekatin" dhe nuk shkonte ne lufte ishte "xhizja"..keshtu te gjithe ata qe nuk e besojne Allahun dhe Diten e fundit, qe nuk heqin dore nga ajo qe i ka ndaluar i Derguari i Tij, ata nga popujt e librave te pare, qe nuk pranojne fene e se vertetes, dmth behet fjale per jomuslimanet, si qytetare te barabarte
me muslimanet te cilet e paguajne nje takse, detyrohen,te paguajne xhizjen,per shkak se ata po jetojne ne ate shtet..(muslimanet ne kete rast mund ti krahasosh me ata qe punojne per kompanine KESH kurse jomuslimanet jane njerezit e thjeshte qe nuk i kryejne asnje sherbim kompanise dhe kane obligim taksen..kurse kompania vete te themi ishte shteti)
ne te kundert, shteti musliman duhet ti "luftoje" qe t'ia mari kete takse..deri sa ata ta ndjejne veten te nenshtruar ndaj ligjeve te ketij shteti--ashtu si cdo qytetar shqiptar duhet te jete i nenshtruar ndaj ligjeve te shtetit..por kjo nuk do te thote qe Shqiperia eshte vend mizor..
dhe me sa shoh nga pyetjet e mepasme qe ke shtruar ke idene se muslimani duhet te luftoje jomusliamnet..E KE
KUPTUAR GABIM sic ta sqarova, duhet te "luftoje" ata te pabindurit ne shtet-ne te kundert ata jane te lire te jetojne ne nje vend tjeter..
megjithate po i pergjigjem pyetjeve por me thuaj a u sqarove apo jo per kete verset??
nuk dua t'i futem diskutimeve per punen e turqve por te siguroj qe une Islamin tim nuk e mora me lufte as nga turqit e as nga ndokush tjeter (as nga familja ime) por e pranova vete..
Muslimanet e nderuan dhe nderojne dijetarin..te them ate musliman se po flisnim per shtetin musliman..sidoqofte, kthehemi ne rastin me jomuslimane..ne Shqiperi edhe ne kohen e Turqise..sic dihet gjate kesaj kohe lulezoi piktura
kishtare (nuk me kujtohet terma si quhet tani) me Nikollen dhe Onufrin.. pra shohim qe keto artiste nuk u ndaluan..dhe vepret e tyre nuk u prishen..ne te kundert kjo eshte periudha qe shenon kulmin e ketij arti me keto dy artiste ne Shqiperi..
histria ne shkolle te mesme ta meson kete..fakt historik ky..gjate kohes se qendrimit te Turqise, nuk numerohet ndonje kishe e shkaterruar (sidoqofte per te mos dale jashte teme ne do me shume lexo librin: "Rreth perhapjes se Islamit nder shqiptare"-Alia Basha)..edhe njehere te kujtoj se e ke keqkuptuar versetin e mesiperm..por duhet ta pranosh ate..OK?
per tjetrin mbase do ta shpjegoj pak me vone se nuk kam edhe kohe madje do mundohem te gjej edhe librat e tjere kur te mundem..e mos mendo se e anashkalova ashtu sic bejne disa qe nuk kane te qarta idete e veta ndaj anashkalojne ..
Citim: Po citoj ato që tha Jarigas
Cilen teori ka hedhur poshte?Qe me majmunin kemi paraardhes te njejte???NUk me rezulton kjo gje.....
Sidoqofte , shkenca eshte gjithmone ne evolucion, si gjithcka ne kete bote..
Pyetja jote e ka pergjigjen ne Bibel
(shkenca hedh poshte ardhjen e njeriut nga majmuni! por serish nuk eshte pjese e temes,ndaj nese po do hap nje teme te re per kete ceshtje ose lexo librin ne shqip, "Gjunjezimi i Evolucionit" (e ke edhe ne anglisht) shkruar nga Harun Yahya) nqs kjo nuk te bind, shkenca ne fillim na tha qe Toka eshte ne qender te universit..na tha qe toka eshte e sheshte e c'nuk na tha ..dhe me pas i mohoi se beri zbulime te reja..kjo eshte edhe e bukura e shkences..shkenca eshte gjithome ne evolucion..dmth shkenca ndryshon cdo dite..dmth nuk eshte cudi qe neser te thote ka Zot..dhe
ti sigurisht qe duhet ta pranosh se ashtu thote shkenca..por cila shkence duhet te thote ashtu?a mos pret te thote shkenca ne gazeten e sportit??..Jo nuk eshte ashtu..nese lexon me shume do te gjesh shume shkencetare qe pas shume
studimeve kane arritur ne piken qe te pranojne egzistencen e Krijuesit..dhe ata perbejne nje pjese te shkences..te cilet ti nuk po i pranon..
akoma shume pyetjeve nuk i'u pergjigje..
por meqe thua qe pyetja ime (ne fakt duhen numeruar sa pyetje jane pa pergjigje) e ka pergjigjen ne Bibel, te pyes, ti e ke lexuar Biblen??? ne qofte se po a me thua se per cilen Bibel e ke fjalen..se me cfare me rezulton..jane disa bibla me permbajtje te ndryshme..te pakten shoh ketu ja kater te ketilla ndryshe nga njera tjetra..nejse sidoqofte..
me sa po shoh kete diskutim e ke mare ne formen e nje debati ku kurre te mos pranosh fakte qe t'i sjell "kundershtari" dhe te mohosh edhe me llafe koti argumentat e qarta..vetem e vetem pse po i citon "kundershtari"..Qellimi im nuk ishte qe te kalojme ne nje debat te tille sepse nga debati dalin te humbur dhe te fituar por qellimi im ishte te vazhdonte ne formen e nje bisede-diskutimi ku te respektohen dhe pranohen faktet qe jane fakte dhe te respektohen mendimet edhe pse te gabuara..por gjithmone duke sjelle argumente te behej me dije gabimi i ketij mendimit deri sa te dy te arrinim ne nje pike te perbashket..nga cka me rezulton, cdo gje qe une them ti do ta kundershtosh..une te sjell
argumente fetare ti i kundershton..ok..une te sjell argumenta shkencore, ti per hir te te hedhurit poshte te cdo gjeje qe thote ky njeri (une) qe ne parimin baze, besimin, ndryshon nga ti, i hedh poshte..keshtu, nuk dalim asgjekundi pervecse..nje debat pafund..sepse asgje nuk pranohet por anashkalohet..
p.s:une deri tani isha me pushime por tani kam vazhduar shkollen keshtu nuk di kohen qe do te kem ne dispozicion por sidoqofte inshaAllah do te sjell komentin e ajetit vijues dhe ne do te kem mundesi do te gjej edhe per te tjeret..
(mbreme kur e shkrova.. ora 3:09 a.m)
rrespekte a.m
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|