Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . Vlerësimi i Temës: 5 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Stanley
I urryer nga injorantet.

Regjistruar: 07/11/2005
Vendbanimi: Atje ku njeriu nuk gjykohet nga antinjeriu, dmth nga "berishianet".
Mesazhe: 191

Re: Re: Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
[B]


Ketu kush nuk doli te fliste qe anastasi po rrenon fene ortodokse ngaqe nuk ndjek parimet e fese,

une do nderhyj aty ku eshte e arsyeshme,
B]


Askush nuk mund te dale qe te thote ate qe keni kerkuar ju.

Pastaj, nga dole ti kaq i ditur qe te dish parimet e fese? Te kujt feje?
The qe problemi nuk eshte kishtar, por politik. Tani, pse hidhesh nga dega ne dege? Rrenim? Kam pershtypjen se kjo fjale dhe fakt vlente per kohen deri kur Anastasi erdhi ne Shqiperi qe ta NDERTONTE Kishen. Cfare rrenon Janullatosi? Apo po vazhdon te rrenoje ate qe prinderit tane rrenuan, Kishat e Mrekullueshme, Shen Gjergjin e Korces sime te shenjte, qe eshte krahasuar me Katedralen e Parisit, Mitropoline e Korces, me e madhja Kishe ne Shqiperi, Xhamine e Kavajes, me e rralla ne Ballkan me harkada? He? Apo ti nuk e di faktin qe Janullatosi po nderton me qindra Kisha, Katedralen e Korces e cila vizitohet nga turistet me teper se edhe vete Muzeu i Artit Mesjetar, i vetmi ne Ballkan? Apo Kisha e Fierit, e pafund? Bukurine e Durresit? Etj., etj., etj., etj., etj., etj., etj., etj., . . . . . . . . . .

Te shqetesojne keto fakte?

Ketu qendron edhe arsyeja e nderhyrjes tende sa here te jete e nevojshme?

Me lejo te te them qe arsyeja juaj nuk eshte aspak e arsyeshme.

Kemi nevoje per arsye te shendoshe, ndertuese, krijuese, menaxhuese, drejtuese ne menyre qe gjithcka te ece normalisht.

Pra, admiral, Anastasi nuk po rrenon, por po nderton. Nqs ju keni fakte kunder Tij, do ju lutesha qe t'i sillnit ketu dhe t'i shpalosnit para meje.

Dhe jo sic ben Amoxili i cili vetem e vetem shan dhe ofendon.

Shpresoj qe dita e fundit e Prillit te jete fillimi serioz i diskutimit te kesaj ceshtjeje. Sepse flasim per komb, per Shqiperi.

Kjo do te jete "tavolina jone e rrumbullaket".

Kush deshiron le te marre pjese.

__________________
+Anastasit, Fort te Hireshmit dhe Perendizgjedhurit, Mitropolit te Mitropolise se Shenjte te Tiranes, Durresit dhe Elbasanit, Detit, Perendimit dhe Gjithe Shqiperise. Atit dhe KryeBariut tone, te shumta i qofshin Vjetet. Amin.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Prill 2006 23:03
Stanley nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Stanley Kliko këtu për të kontaktuar me Stanley (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Stanley Shto Stanley në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Stanley në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 2298

Hmmm

Persa i perket problemeve qe kane besimtaret e fese ortodokse me kryetarin e tyre mua nuk me duhet gje.

Ajo qe me intereson mua, eshte qe ky forum nuk do kthehet ne propagande pro apo kundra janullatosit. Per nje gje te tille, propaganden, bejeni diku tjeter, ikni hapni forume sa te doni (shyqyr Zotit ka plot programe falas per forume).


Amoxili shoku i Kontinentit? Dhe nese jane, as mua as ty dhe askujt nuk ka ci duhet se pse jane shoke ata te dy, pune e tyre eshte.

Dhe sa per mbrojtje qe une i ofrokam amoxil-it, gabohesh, kohet e fundit eshte vertetuar shume kjo "mbrojtje" e imja ndaj atij

Une e pashe se cfare te kishte thene amoxil ty, por nuk e pashe te arsyeshme qe ti lej ofendimet publike, prandaj e fshiva. Se cfare do behet me amoxil per ofendimin, kjo eshte tjeter ceshtje.


Dhe e fundit, me amoxil dhe une jam shok, njihemi prej kohesh madje, por ama nuk do te thote qe une e mbroj ate, madje kemi bere dhe debate, prandaj leri keto hamendje te kota, pasi nuk kane kuptim.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Prill 2006 23:23
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Admirali Kliko këtu për të kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Admirali Shto Admirali në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Admirali në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Citim:
Po citoj ato që tha Une Stenli


Ne fakt, shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi, e kalojne pjesen me te madhe te dites ne komjuter. Sepse 99% e tyre jane te pajisur me kompjuter.

Aman o Petrit aman. Sa shqiptare kane kompjutera qe ta shohin blogspotin tend? Ndoshta 1% e tyre. Madje, e them pa ndrojtje, edhe ata qe kane kompjuter, s'besoj se hyjne ne kete websiten tende.

Prandaj, mos ia fut kot. Ata qe e kane pranuar Janullatosin e kane pranuar, nuk kane nevoje per website dhe forume. Ata qe e urrejne, nuk kane nevoje te shkojne ne ndonje Kishe, por shpallin veten e tyre ne disa Forume, nen emra nga me te cuditshmit. (Pervec teje qe je treguar i sinqerte).

Tani po tregohem une i sinqerte, Une Stenli.



Stenli,
Juve po ngatroni cilesine (te shpallurit publik) me sasine (se sa veta e shikojne etj.... megjithse une te garantoje se e shikojne goxha se une mare e-maila...
Pra ju pyetet se perse nuk dilni publikisht? Dhe une ju vertetova se sipas mundesive te mija une kam dale publikisht.
Shpresoje te jesh i sqaruar.
Petriti

P.S Me sa mbaj une mend juve deklaruat se nuk do te shkruani tek temat per Janullatosin pasi kishit gjetur tema me interesante dhe une ju uroje, "Mire se na erdhet prape".
Te kame drejtuar nja 15 here nje pyeteje (ty, mobit,tatas...) por nuk mora asnje pergjigje. Nuk e di ne se te kam vene ne siklet...

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Maj 2006 00:09
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

O Lantis dhe te tjere...

Antishqiptarizmi tradicional i Patrikanes se Stambollit


Shkruan:Sherif DELVINA

Lufta e gjate e papatit me Bizantin ne vendin e shqiptareve, si para epokes se lavdishme * te Skenderbeut ashtu edhe pas saj, nuk mori kurre forma te keqija. Per fanatizem nuk behet fjale ne keto vise, se nuk jane verejtur pengime fetare. "Kemi te dhena teqarta pohimi te simbiozes se paster ndermjet katolikeve e ortodokseve", verente me kenaqesi M.Shuflai. Reposhi, vellai i Skenderbeut, u varros ne manastirin e kishes se Hilandarit, mbishkrimi i varrit e quan "Duke i Lirise" (Hopf. "Kronika", f.295). Skenderbeun, papa e quajti "biri im...me trimi i gjithe princave katolike". Qysh nga viti 1453 e deri ne shekujt e mevonshem, Patrikana e Stambollit kishte pushtet te plote mbi te krishteret e Ballkanit.

Nen juridiksionin e saj perfshiheshin arsimi, martesat, divorcer, familja, trashegimia. Patriku u shpall vezir ne rangun e nje pashai me tre tuje. Ai zgjidhej me ankand; kush i jepte me shume suUtanit, behej patrik. A.Vakalopulos ve ne dukje: "...U mbytne borxhe kasa e Patrikanes Ekumenike dhe dhenia e detyrave kishtare u be nje objekt arreveshjeje e trafiku. Ky shembull u shtri ne provincat,ku peshkopet merrnin para me anen e perfaqesuesve te pjeses qe aspironte peshkopaten ose detyren e priftit. Ishte mbreteria e simonise". Peshkopatat u bene cifligje lakmish e ankandesh. Peshkopet ortodokse ushtronin pushtet fetar e shteteror. Per kete L.Stavrianos, ne "Ballkani pas 1453", f.104, shkruan: "Peshkopet ortodokse funksiononin ne dioqezat e tyre sa si prefekte aq edhe si klerike".Patrikana merrte nga sulltani dy detyra kryesore:1. Te gjithe te krishteret e Ballkanit te ushqenin urrejtje kunder Perendimit.2. Te mos lejonte te beheshin kryengritje nga popujt e Ballkanit kunder suUtanit. Pas marrjes seKostandinopojes u hodhen bazat e sundimit turko-grek mbi te krishteret e Ballkanit. Te gjitha keto qe thame me siper, nuk lejonin qe fryma e autoqefalise, qe kish filluar me "Perikopene e Ungjillit" ne shek.XV, te vijonte me tej. Po te mos kishin nje kishe autoqefale kombetare, shqiptaret mund te ckombetarizoheshin, sic ishte rasti i nje pjese te tyre ne Greqi e ne vende te ndryshme te ish-Jugosllavise. Prifterinjte, para se te vinin ne Shqiperi, pergatiteshin ne Malin e Shenjte Athos. Aty ata mesonin te kryenin sherbimet fetare dhe udhezoheshin te benin c'ishte e mundur qe besniket ortodokse te flisnin gerqisht. Qendra kulturore e Janines, e nxitur dhe e perkrahur nga Patrikana, bente cmos per greqizimin e shqiptareve ortodokse. Patrikana mund te hapte sa te donte shkolla greke kudo ku kishte te krishtere shqiptare. Ckombetarizimi i shqiptareve ishte ne rend te dites. Ne Himare shkollat greke ndeshen ne rezistencen e banoreve vendas. Me gjithe luften esistematike te Fanarit, te perkrahur nga turqit, himariotet hapen shkollat shqipe ne Vuno, Dhermi e ne Himare ne vitin 1637, me ndihmen e murgjve baziliane arbereshe te ardhur nga Kalabria, te cilat vazhduan rreth 100 vjet. Aty vinin nxenes te vegjel nga Lekuresi, Nivica, Shen Vasili, Lukova, Piqerasi, Kudhesi. Keto shkolla i mbylli perfundimisht, me urdher te Patrikanes, peshkopi i Himares dhe i Delvines me 1720. Ai hapi ne cdo fshat shkolla greke, duke i detyruar te iknin mesuesit e meparshem. Te fundit qe u larguan ishin arbereshet B.Matranga e P.Skiroi. Historiani grek K.Paprigopulos qorton Patrikanen e Stambollit se per neglizhence nuk mund te helenizonte te gjithe popujt e Ballkanit; ajo nuk perfitoi nga Situata jashtezakonisht e f avorshme qe i kishte lejuar Perandoria Osmane. Pas shpalljes se Hatihumajunit me 1856, i cili u njihte popujve te Perandorise Osmane barazine e arsimit ne gjuhen e tyre, shqipja perseri u ndalua te mesohej. Nen kryesine e Patrikanes vazhdoi greqizimi i shqiptareve. Thimi Mitkoja i shkruante F.Krispit me 1879: "Greket e Janines jane shqiptare te greqizuar dhe kjo kuptohet fare lehte nga menyra se si e flasin greqishten". Faik Konica shenon: "Nje nder dredhite me te holla te grekeve, eshte ajo qe binden zyrtaret e larte te Stambollit me anen e korruptimit te nxirrnin nje qarkore qe ndalonte botimin e librave shqip". Shekulli XIX eshte shekulli i luftrave per liri per popujt e Ballkanit kundra sundimit turk. Ata duhet te luftonin ne kete kohe ne dy fronte: kunder pushtuesve osnmane si dhe vefles se tyre te preferuar, Patrikanes. Ne programme Rilindjes sone Kombetare kerkohej emancipimi kombetar dhe shpirteror i shqiptrebve pa dallim feje. Por Parikana veproi si persekutore e atdhetareve ortodokse shqiptare. Per te gjuha, kisha dhe shkolla duhej te ishin greke dhe vete shqiptaret te quheshin greke. Ata duhej t'i nenshtroheshin ekuacionit: shqiptare+ortodokse=greke. Besimtaret qe vareshin nga Patrikana duhej te helenizoheshin: (helenizim=ortodoksizem). Njerezit e Patrikanes vrane Dhaskal Todrin, Naum Veqilharxhin, Pandeli Sotirin, papa Kristo Negovanin, Spiro Kosturin, etj. "Bashkepunimin e Rusise me Greqine e Patrikanes kundrejt Shqiperise dhe Epirit e udhehiqte identifikimi i interesave te tyre". (E.Nikolaidhu, "Kriptokristianet e Shpatit" - Janine 1979). Patrikana rrezatonte papushim ide ultragreke ne Shqiperi. Dalloheshin ne ektekutimin e politikes antishqiptare me plot e perplot manipulime djallezore peshkopi i Janines, Sofroni, i Artes, Serafini, i gjirokastres, Anthimi. Kjo treshe e hierarkise fetare perbente boshtin qendror te luftes kunder Rilindjes sone Kombetare. Parulla e tyre tradicionale ishte "nje fe, nje atdhe". Nga fundi i shek.XIX (ne vitin 1879) Patrikana greke e Stambollit leshoi ne qarkullim mallkimin e tipit mesjetar kunder abetares ne gjuhen shqipe. Ata qe manin dhe mesonin me abetare te tilla, cilesoheshin si heretike nga mitropoliti i Drinopullit, Anthimi. Ne kete kohe organi I fanarioteve dhe i patrikanes "Ylli i lindjes" rekomandonte qe leterqarkorja e Anthimit te lexohej me vemendje dhe, si e tille, te gjente zbatimin e vet ne praktike. Asaj i sherbyen grekomanet me parullen e mirenjohur: "Te gjithe ortodokset, pa marre parasysh se ku jetojne e c'gjuhe flasin, jane greke". Ne kete kohe andartet vepronin me parullen: ne nje dore kryqin dhe ne tjetren thiken. Ne Korce librat e shkollat shqipe i mallkonte dhespoti i Korces, Filotheos Kostandinidhis e, me pas, pasardhesi i tij, Foti. Peshkopi grek Jakovi, qe nga Durresi ku kishte seline e tij, iu kundervu qeverise se Vlores me 1912. Ndersa mitropoliti grek i Korces, Jermanos Anastasiadhis, dhe ai i Gjirokastres, Vasilios Papkristos, u bashkuan me forcat pushtuese greke ne Shqiperine e Tugut. Qe t'i jepej fund veprimtarise antishqiptare te Patrikanes, duhej te formohej Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise. Themelimi i saj eshte i lidhur me emrin e F.S.Nolit. Me 8 mars 1908 u shpall ne Nju Jork Kisha Ortodokse Shqiptare me ne krye Fan Nolin. Ndersa ne vitin 1919 kisha shqiptare ne SHBA u be Peshkopate Autoqefale. Keto dy akte qene vendimtare per formimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Sipas porosise se Nolit, ne Shqiperi u be shqiptarizimi i kishes, nisi perdorimi i gjuhes shqipe ne kishe, u zevendesuan epitropetm psaltet, ata qe ndiznin kandUat, si dhe sherbetoret dhe sherbetoret e kishave me shqiptare te zgjedhur nga patriotet. Debimi i kater mitropoliteve greke nga Korea, Gjirokastra, Berati e Durresi per veprimtari antishqiptare lehtesuan themelimin e Kishes Ortodokse Autoqefale. Shpirti, truri dhe zemra e kesaj kishe ishte Fan Noli. Megjithese Noli u largua per pak kohe ne Gjeneve per te mbrojtur interesat e Shqiperise, ai mbeti themeluesi i kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Prandaj kisha jone quhet kisha e Fan Nolit. Noli punoi me kleriket patriote dhe me intelektualet e shquar ortodokse. Me 11 shtator te vitit 1922, ne Kongresin e Beratit u shpall Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ajo u sanksionua ligjerisht me miratimin e Statusit te saj me 4 dhjetor te 1923. Po ne ate" vit, Noli, pasi u shugurua peshkop, mori ne dore kryesine e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Mirepo Patriarkana vazhdonte te mos e njihte. Me 1927, si kusht per njohjen e autoqefalise, ajo kerkoi te drejten e emrimit te metropoliteve dhe te anetareve te sinodit. Me nje fjale, donte drejtimin administrativ te Kishes Shqiptare. Keto kerkesa u hodhen poshte me te drejte, sepse cenonin pavaresine e Kishes Shqiptare. Me 15 qershor te vitit 1929 u mblodh Kongresi i I i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Ai miratoi Statusin e perhershem te vitit 1929 te KOASH-it. Ky status pasqyronte traditat e vecanta kombetare te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise dhe dogmat universale te ortodoksizmit. Ne artikullin 16 te ketij statusi kerkohet qe kryepeshkopi e gjerarkia e larte kishtare te jene me nenshtetesi, gjak e gjuhe shqiptare. Me kete Status nuk lejohet nderhyrja e Patriarkanes Ekumenike ose e cdo kishe tjeter ne Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Qendresa e Qeverise Mbreterore, e popullit shqiptar dhe, sidomos e ortodokseve te Shqiperise ndaj nderhyrjeve e presioneve te Patriarkanes, bene qe Patrikana e Stambollit me 12 prill 1937 te leshoje tomin e Sinodit te Patriarkanes Ekumenike me numer 609, me te cilin njohu boterisht Kishen tone. Kjo njohje qe nje miratim i padiskutueshem i Statutit te vitit 1929, themel i te cilit eshte artikulli 16 i ketij statuti. Tomosi numer 609 perfundon:"Gezuar te shenjten moter, Kishe Autoqefale Shqiptare!" Ne vitin 1991 Patrikana e Stambollit emeroi pa te drejte Janullatosin si eksark dhe ne gusht te vitit 1992 si kryepeshkop. Kjo u sajua nga Patrikana per te likujduar autoqefaline e kishes sone. Zgjedhja e Janullatosit si peshkop i Andruces, anetar i Sinodit te Shenjte te Greqise, shok e bashkepunetor i metropolit vorioepirot, Sebastianos, ne Sinodit e Shenjte te Elades si kryepeshkop i Shqiperise na ben te mendojme: Ku po vemi!? Patrikana dhe njerezit e saj po perpiqen te vecojne muslimanet nga te krishteret si dy popullata me vete dhe rivale. Ata udhezojne vartesit se pergjegjes te cdo fatkeqesie ne Shqiperi te nxirren muslimanet. Kurse Noli na meson se kane dale njerez te keqinj nga radhet e te dy paleve. Prandaj me te drejte kumbojne sot teper aktuale fjalet e tij:"Ruhuni nga kisha e Satanait, Patrikana e Stambollit!" Ka ardhur koha qe ti degjojne keto fjale te gjithe shqiptaret, pa dallim partie e perkatesic fetare dhe te kerkojme venien ne vend te nenit 16 te Statusit te KOASH-it, te vitit 1929, qe i mbylli porten nderhyrjes se Patrikanes. Projektligji mbi fene, qe se afermi do te diskutohet ne parlament, likuidon padrejtesisht nenin 16. Ne kete projektligj kerkohet qe kryetaret e komuniteteve fetare ne Shqiperi te jene nenshtetas shqiptar qe ne lindje. Po te aprovohet ky nen, perjashtohet diaspora. Keshtu, sipas ketij neni, edhe Fan Noli nuk do te kish pasur te drejte te behej Kryepeshkop i Shqiperise. Une mendoj qe ne kete nen te thuhet se kryetaret e komuniteteve fetare te jene me kombesi shqiptare se bashku me gjerarkine e larte fetare. Ky ligj nuk prek minoritetin grek te vendit tone. Ata kane te drejte te kene liturgjine e tyre ne gjuhen amtare si dhe prifterinjte e vet. Noli ia perkushfoi atdheut tone gjithe gjenialitetin e tij me kryevepren e tij, themelimit te Kishes Autoqefale te Shqiperise, se bashku me liturgjine qe perktheu. "Autoqefalia Ortodokse Shqiptare", Nr. 7,1994




http://www.lajmishqip.com/

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Maj 2006 00:37
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

O Lantis dhe te tjere...

Historia: Kur krijohej Kisha Ortodokse shqiptare
Faqja: 1/2



Dëshira e ortodoksëve shqiptarë për të pasur një Kishë të pavarur është e hershme. Atë e morën me vete ata që mërguan jashtë atdheut, në Amerikë, Rumani, Bullgari, Egjipt, ku gjetën truall të përshtatshëm shenjat e gjallërimit. Me shpalljen e pavarësisë (1912) dhe me formimin dhe konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar më 1920 (Kongresi i Lushnjës), kjo dëshirë erdhi duke u gjallëruar, forcuar dhe mori trajta më konkrete. Ortodoksët shqiptarë, të udhëhequr nga kanoni kryesor "Kishë e lirë në shtet të lirë", kërkojnë që të gjitha ritualet fetare të bëhen në gjuhën shqipe, në gjuhën amtare.

Organizimin shpirtëror në bazë të kanoneve të shenjta, zyrtarizimin dhe miratimin e tij është e nevojshme ta bëjë në radhë të parë shteti. Këtë nismë e mori Kostë Paftali, prefekti i Durrësit. Ai njoftoi telegrafisht prefekturat në vitin 1922 për domosdoshmërinë e organizimit të një tubimi për këtë qëllim të rëndësishëm. Çdo prefekturë do të zgjidhte nga dy delegatë, midis tyre kishte edhe klerikë shumë të njohur, si Arkimandrit Visarion Xhuvani, Arkimandrit Agathangjel Çamçja, Ikonom Vasil Marku, Papa Harallambi, Papa Josifi etj. Qeveria shqiptare u tregua mjaft e interesuar për çështjen shpirtërore dhe fetare të popullit të saj. Ajo i dërgoi një qarkore prefekturave dhe nënprefekturave për të mbështetur zgjedhjen e njerëzve atdhetarë, të cilët do të përkrahnin idenë e një kishe autoqefale shqiptare. Kundërshtarët e autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare përhapën gënjeshtra, sikur organizatore e mbledhjes së Kongresit të Parë Kishtar të Beratit ishte qeveria. Ahmet Zogu, atëherë ministër i Brendshëm, i hodhi poshtë këto shpifje. Kongresi kishtar ortodoks e shpalli autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare duke u mbështetur në kanonet apostolike dhe të sinodeve të lidhura shpirtërisht, dogmatikisht dhe apostolikisht me Kishën e madhe të Krishtit, me Patriarkanën e Stambollit. Ky Kongres plotësoi aspiratat e ortodoksëve shqiptarë sepse vendosi përfundimisht të drejtën e ligjshme të shqiptarëve ortodoksë për përdorimin e gjuhës shqipe në kishë. Me vendimin Nr. 807 të datës 18-09-1922 Këshilli i Ministrave bëri njohjen zyrtare shtetërore të vendimeve të Kongresit të Beratit dhe i miratoi ato plotësisht sepse ishin mbështetur në parimin e pavarësisë së shtetit shqiptar( A.Q.Sh. fondi 251,dosja 1254, viti 1922).

Stambolli nuk njeh kishën shqiptare

Këshilli i Naltë i zgjedhur në Kongres njoftoi të gjitha patriarkanat dhe kërkoi miratimin e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit, e cila nuk e miratoi autoqefalinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Dy delegacione njëri pas tjetrit shkuan në Stamboll dhe u takuan me Patriarkun. Në delegacionin e dytë morën pjesë deputetë, klerikë të shquar, personalitete të njohura të vendit, si At Vasil Marko, Dhosi Havjari, Vasil Avrami, deputeti Thoma Orolloga, At Harallamb Torka, Dhimitër Kacimbra, Simon Shuteriqi e Kristo Kirka. Me gjithë kërkesën e argumentuar bindshëm, Patriarku nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij i mëparshëm, duke vepruar me diplomaci për njohjen e pavarësisë së Kishës dhe jo për njohjen e autoqefalisë. Për njohjen e pavarësisë, pra theksojmë jo të autoqefalisë, Patriarku i Stambollit vuri këto kushte:

-Peshkopët që do të zgjidhen prej popullit shqiptar duhet të jenë miratuar më parë prej tij.

-Patriarkana ka të drejtën e vetos në miratimin e Kryeepiskopit.

-Gjuha e vjetër e dëshirueshme e kishës, greqishtja, të zërë vendin e parë në Kishë.

Këto kërkesa të Patriarkanës së Stambollit hidhnin poshtë vendimet kryesore të Kongresit Kishtar të Beratit dhe opinioni atdhetar nuk u pajtua me këto kërkesa. Ndërkohë diskutimet u bënë të ashpra dhe kontradiktat ndërmjet atyre që ishin për autoqefalinë dhe atyre që i quanin të mjaftueshme propozimet e Patriarkut të Stambollit erdhën duke u thelluar. Zbatimi i vendimeve të Kongresit të Beratit u bë ngadalë sepse edhe dioqezat kryesore ishin pa titullarët e vet. Gjithashtu edhe gjendja financiare e kishave ishte shumë e dobët. Për të krijuar një gjendje më të favorshme Visarion Xhuvani më 1923, që atëherë ishte deputet dhe anëtar i Këshillit të Naltë, kërkoi nga Parlamenti ndihmë financiare prej 50.000 franga ari. Ai iu drejtua Parlamentit me këto fjalë: " Kështu edhe nji herë ky Parlament t'i marri parasysh gjithë nevojat dhe gjendjen delikate të Kishës Autoqefale Kombëtare dhe të mos kursejë nji dhuratë të vogël që ka me prumun njisimin dhe shqiptarizimin e ortodoksëve, punë që ka aq vlerë për interesimin ma të naltë të shtetit në kohën e ardhme, sa nuk mund ta shpjegoj me kohën e pakët që kemi".( Bisedime të Këshillit Kombëtar, faqe 221, viti 1923***) Mbas disa diskutimesh Ahmet Zogu tha: "Asht e ditun se këto ndihma do të jepen jashtë buxhetit dhe nji shumë prej 50.000 frangash ari nuk asht gja e madhe. Qeveria pra, me gëzim e pranon dëshirën e komisionit të financave, që kjo shumë t'i dhurohet Këshillit të Naltë të Kishës Kombëtare". Në këtë rast Ahmet Zogu shprehu për herë të dytë vullnetin e mirë për të ndihmuar Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ai mbajti po këtë qëndrim në përkrahje të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare edhe në raste të tjera që do t'i shohim më poshtë. Ndihma e miratuar në Parlament i dha udhë zgjidhjes së problemeve të ngutshme të kishës sonë, por mungesa e Sinodit të Shenjtë me dhespotë kanonikë, të cilët do të drejtonin veprimtarinë kishtare për të vënë në jetë vendimet e Kongresit të Beratit, ishte pengesë e madhe. Mitropolitët kanë qenë: Jerotheu në Korçë, Kristofori në Berat dhe Noli në Durrës. Me veprimet e tyre këta titullarë u treguan të mefshtë dhe nuk plotësuan kërkesën e Kongresit të Beratit për të dorëzuar dy kandidaturat e mundshme, që atëherë ishin V. Xhuvani dhe A. Çamçja. Kaluan tre vjet nga Kongresi Kishtar i Beratit dhe zgjidhja po dukej disi e largët. Ndërkohë dioqeza e Durrësit mbeti pa Mitropolit. Për të plotësuar këtë post të rëndësishëm kishtar dhe për të vënë në jetë vendimet e Kongresit të Beratit, Këshilli i Naltë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ngarkoi Visarion Xhuvanin që të drejtonte Mitropolinë e Durrësit sipas dekretit Nr. 686 të datës 28.3.1925. Nga klerikët dhe bashkëpunëtorët e vet Visarioni kërkoi që të ruajnë dhe të zbatojnë në mënyrë të plotë kanonet e shenjta për nder të kishës dhe për të mirë të popullit. Plotësimi i kësaj detyre kërkonte që Mitropoliti i Durrësit të kishte gradë episkopale. Visarioni nuk mund të priste deri sa të zbutej zemërimi i Patriarkanës së Stambollit dhe nuk u pajtua me plogështinë, durimin dhe përunjësinë e ndonjë dhespoti tjetër. Ai ishte i bindur se Patriarkana dëshironte që kisha shqiptare të mbetej e varur përgjithmonë prej saj. Ishte koha për të vetëvepruar me guxim dhe me sakrifica. Atëherë pa mbështetjen e Këshillit të Naltë, Visarion Xhuvani shkoi në Mal të Zi dhe më 3 maj të vitit 1925 u dorëzua në gradën episkopale. Akti i dorëzimit të Visarionit pati jehonë të dyfishtë. Disa mendonin se punët do të shpejtoheshin për formimin e Sinodit, të tjerë e quajtën shkelje disiplinore. Midis tyre kishte dhe anëtarë të Këshillit të Naltë të cilët nuk e njihnin si Mitropolit dhe e ndalonin që të celebronte Meshë Episkopale. Madje ata arritën të kërkojnë që të merreshin masa disiplinore ndaj tij. Përplasjen e Episkopit të ri me Këshillin e Naltë e zgjidhi ministri i Punëve të Brendshme, A. Dibra, i cili, në përgjigje të letrës së dërguar nga Prefektura e Elbasanit më datën 24.2.1927, ka shkruar: " Meqenëse Sinodi i Shenjtë është në formim e sipër, të ruhet statuskuoja dhe problemi të zgjidhet prej Sinodit".( AQSh f. 152, dosja 20, viti 1927).


Xhuvani nuk mposhtet

Në vitin 1926 Patriarkana e Stambollit ndërmori një veprim tjetër diplomatik për të mposhtur qëndresën e atdhetarëve shqiptarë dhe për të bindur Qeverinë dhe Mbretin e shqiptarëve. Ajo dërgoi në Shqipëri Eksarkun Krisanthos, Mitropolit i Trapezundës dhe laikun P. Kotoko. Misionarët grekë ngulën këmbë përsëri për ruajtjen e privilegjeve të Patriarkanës së Stambollit. Ortodoksët shqiptarë atëherë u ndanë në dy grupe: në përkrahës të idesë së autoqefalisë dhe në përkrahës të kërkesave të Patriarkanës. Ndërkaq ortodoksët e Vlorës me Tol Arapin në krye i dërguan këtë telegram At Vasil Markos më 10 qershor të vitit 1926: "Krisanthi vjen në Korçë, kini kurajo patriotike dhe mos bini viktimë e dhelpërive fanariote. Kemi lindur shqiptarë, rrojmë dhe do të vdesim shqiptarë. Statuti i Beratit për të cilin jemi betuar nga ana jonë nuk cenohet". Visarioni doli në ballë të përpjekjeve që kundërshtonin ndalimin e gjuhës shqipe në liturgjinë fetare. Vënien e gjuhës greke nuk e quajti të logjikshme edhe për arësye filologjike, sepse pjesa më e madhe e librave liturgjikë ishin përkthyer e përshtatur në gjuhën shqipe nga njerëz me kompetencë profesionale. Kontradiktat midis intelektualëve për këtë çështje të rëndësishme të Kishës Ortodokse Shqiptare i zgjidhi Mbreti Zogu i Parë, i cili me vendosmëri ka deklaruar: " Aq më ban ç'mendon Patriarkana. Në Shqipni jam zot vetë dhe komandoj unë".(70 vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale, Tiranë 1993, faqe 71). Më 13 nëntor të vitit 1929 Kryeministri i Shtetit Shqiptar, Koço Kota, iu drejtua me dy shkresa Mitropolitëve Jerotheu dhe Kisi që ishin që të dy në Korçë, dhe shfaqi dëshirën që dy kandidatët për peshkopë (Çamçe dhe Ambrosi) të dorëzoheshin sa më parë dhe me këtë mënyrë të plotësoheshin kushtet për formimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Katër muaj kaluan pa u bërë asgjë. Qeveria kërkoi zgjidhje të brendshme të sinodit, ndërsa ata që nuk e përkrahën këtë ide kërkuan zgjidhje tjetër. Kërkesat e tyre jo vetëm që nuk qenë kanonike, por qenë dhe të pamundshme për interesat kombëtare të ortodoksëve shqiptarë dhe për parimet shtetërore. Për formimin e Sinodit u interesua në mënyrë të veçantë Këshilli i Naltë i Kishës Ortodokse Autoqefale, i cili u mbështet në vendimet e Kongresit të Beratit, në kanonet e shenjta dhe te qeveria shqiptare e kohës. Në shkurt të vitit 1929 Kryetari i Këshillit të Naltë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë njoftoi Visarion Xhuvanin. Detyra e re që iu ngarkua Visarionit u miratua menjëherë nga Qeveria Shqiptare. Çdo pritje e mëtejshme do ta dëmtonte rëndë autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare, prandaj në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, të kryesuar nga Naltmadhnia e Tij, Mbreti Zog I, në të cilën morën pjesë Koço Kota, Pandeli Evangjeli, Hiqmet Delvina, ndërsa nga Këshilli i Naltë Kishtar At Vasil Marko dhe Imzot Visarioni. Ky i fundit u ngarkua që të zgjidhte dy episkopë kanonikë të huaj, të cilët do të dorëzonin kandidatët shqiptarë. Nga 11 shkurti deri më 17 shkurt të vitit 1929 u bënë hirotonisjet e episkopëve dhe më 18 shkurt do të formohej Sinodi. Këto qenë ditë festive për ortodoksët dhe për myslimanët shqiptarë. Meshat që u mbajtën atëherë ishin ngjarje të shënuara në historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Mbretin në to e përfaqësoi Kolonel Zef Seregji, mori pjesë kryeministri Koço Kota, ministri i Drejtësisë Hiqmet Delvina, Xhafer Vila, Yzedin Beshiri, Abdurrahman Kroi, Dr. Basho, Tefik Mborja etj. Diskutimet e gjata shtatëvjeçare për zgjedhjen e Sinodit të Shenjtë morën fund. Gazeta e Re atëherë shkroi: "Më në fund ideja kombëtare ngadhënoi si gjithnji sepse ajo buron nga shpirti i kombit dhe asht besue në duer të forta patriotike".

Kongresi i Korçës

Mbas formimit të Sinodit u shtua shumë zemërimi i Patriarkanës së Stambollit dhe i Patriarkanës greke. Të dyja bashkë dhe veç e veç ato e rritën trysninë dhe i shtuan sulmet ndaj Sinodit dhe veçanërisht ndaj Kryeepiskopit Visarion, ndaj mbretit Zog dhe Qeverisë shqiptare. Për të përballuar këto shpifje, të cilat mund të arrinin në formë ankese deri në Lidhjen e Kombeve, Këshilli i Ministrave me vendim Nr. 218 të datës 21.3.1929 vendosi të formojë një komision, të përbërë prej ministrit Fuqiplotë Mehdi Frashëri dhe Dhimitër Pogës, drejtor politik pranë kësaj Ministrie për të ndjekur veprimet e mundshme dhe për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, për t'u bërë ballë situatave në rast se Qeveria greke do ta shtronte çështjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse në Lidhjen e Kombeve. (AQSh. fondi 251, dosja 850, viti 1929) Pa u tutur ndaj presioneve të brendshme dhe shpifjeve të jashtme, Sinodi, me Visarionin në krye, punoi në mënyrë intensive për të përgatitur Kongresin e dytë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Korçë. Edhe për këtë veprimtari kujdesi i Qeverisë dhe i Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Zogu I, ishte në lartësinë e duhur, duke përballuar edhe një pjesë të shpenzimeve financiare. Kongresi do të miratonte Statutin definitiv dhe rregulloren e brendshme të administrimit të kishës. Më 19 qershor të vitit 1929 të 46 delegatët përfaqësues të klerit dhe të popullit të Shqipërisë u mblodhën në Korçë për punimet e Kongresit të Dytë Panortodoks. Kongresi historik i Korçës miratoi njëzëri dokumentet bazë të Kishës dhe mjaft vendime të tjera, duke e vendosur Kishën Shqiptare krahas kishave të tjera ortodokse ballkanike, evropiane e botërore.

Njohja e autoqefalisë shqiptare

Në vitin 1935 Naltmadhnia e Tij, Mbreti Zog, kërkoi njohjen e autoqefalisë nga Patriarkana, duke dërguar Koço Kotën e Josif Kedhin në krye të një delegacioni pranë Patriarkut për t'i dhënë Tomusin Kishës Ortodokse Shqiptare. Kërkesave të Patriarkanës iu shtua edhe një kusht tjetër: largimi i Visarionit nga detyra e Kryeepiskopit. Visarioni, që dha kaq shumë për kishën tonë, vendosi të vetëflijohej dhe në Sinodin VII pranoi të jepte dorëheqjen. Mbas 27 majit të vitit 1936, dita kur dha dorëheqjen Visarioni, e deri më 12 prill të vitit 1937, pati veprimtari të dendur diplomatike për të bindur Patriarkun e Stambollit që të miratonte Tomusin. Ai nuk lëvizi nga kërkesat e veta, vetëm se i zbuti ato dhe ia përshtati diplomacisë së kohës, miratoi Tomusin dhe në krye të Kishës Shqiptare erdhi Imzot Kristofor Kisi. Edhe më vonë Naltmadhnia e Tij, Ahmet Zogu, tregoi vëmendje të veçantë për mbarëvajtjen e Kishës Ortodokse Shqiptare. Dhënia e Tomusit nga Patriarkana e Stambollit për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare u bë më 12 prill të vitit 1937. Kjo erdhi pas punës këmbëngulëse që bënë klerikët shqiptarë me Kongresin e Beratit, të Korçës dhe pasi formuan Sinodin e tyre.

Grekët bllokuan udhëtimin e kryeepiskopit shqiptar

Mbreti Zog porositi avion në Itali për imzot Xhuvanin

Për realizimin e misionit fetaro-kombëtar Visarion Xhuvanin e mbështeti Naltmadhnia e Tij, Zogu I. Kur Visarioni u burgos nga regjimi komunist (nga viti 1948 deri më 1962) një nga bashkëvuajtësit e tij, Beqir Ajazi, për ndihmën e pakursyer që dha Naltmadhnia e Tij, Zogu I, në librin "Nga zhgaba me kurorë deri te drapri me çekan" shkruan: "Kishte vdekur Patriku i Bukureshtit dhe i gjithë Rumanisë. Siç e duan kanonet varrimi i tij do të zhvillohej me ceremoni madhështore ku do të ishin jo vetëm klerikët e lartë të vendit, por edhe përfaqësuesit zyrtarë nga kishat e vendeve të tjera, ndër të cilat bënte pjesë edhe Shqipëria, që dilte për herë të parë si autoqefale. Meqë vdekja e Patrikut kishte qenë e befasishme dhe kur përfaqësuesi i kishës shqiptare, Visarioni, duhej të ishte patjetër, Naltmadhnia e Tij, Zogu I, kishte porositur një takëm ceremonial për meshë, të thurur e të qëndisur krejt prej ari. Vetëm kamillafi i rëndë (mitra) dhe skeptri kishin kushtuar më se 400 napolona ar. Linja ajrore për në Bukuresht atëherë kalonte Tiranë-Athinë-Sofje-Bukuresht. Kështu që veç vizës së tranzitit të Bullgarisë duhej edhe ajo e qeverisë greke. Kjo e fundit kishte refuzuar dhënien e vizës për Visarionin, sepse Imzot ishte "persona non grata" atje dhe i dënuar për shkak të veprimtarisë që kishte kryer me rastin e autoqefalisë. Dukej sheshit se autoritetet greke po bënin çmos për ta penguar kishën tonë që të paraqitej në një ceremoni botërore, siç qe ajo e varrimit të Patrikut të Rumanisë. Për t'ua hedhur në ajër planin e sabotimit të tyre, Naltmadhnia e Tij, Zogu I, kishte porositur aeroplan të posaçëm, duke e kaluar Visarionin në Itali dhe s'andejmi në Rumani. Sipas rregullave të protokollit i kish takuar Visarionit që të ishte i pari në krye të kësaj ceremonie. Pjesët e tjera, pamjen, veshjen dhe aftësitë kishtare i kishte vetë Visarioni, i cili kishte korrur atje një simpati të madhe për kishën tonë, për veten e vet dhe për Shqipërinë. Në lidhje me këtë veprimtari Gjergj Bubani më ka thënë se gjatë ceremonisë mijëra gra shqiptare të Bukureshtit ndërprenin herë pas here kortezhin për t'i dalë përpara Visarionit, duke brohoritur me devocion: "Jetë të gjatë o dhespoti ynë".


http://www.lajmishqip.com/

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Maj 2006 00:44
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ss1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/11/2005
Vendbanimi: rrugeve te botes
Mesazhe: 113

Respekte Petrit

__________________
fati ndimon guximtarin

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Maj 2006 13:47
ss1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ss1 Kliko këtu për të kontaktuar me ss1 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ss1 Shto ss1 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ss1 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lantis
Anetar i ri

Regjistruar: 16/02/2006
Vendbanimi: Athine
Mesazhe: 27

:o Atehere me duket se eshte e udhes te them dhe une disa fjale se mendoj qe shkak per kete zhvillim ishin ato qe shkruajta.Fillimisht dua te kerkoj falje se ndoshta nuk tregova adresen se ku i mora ato artikuj, dhe Amoxili e gjeti ,i mora nga adresa ne internet e KOASH-it.Dhe sa i perket per te paren (qe thote se si u shpallen qytetare nderi te Tiranes udheheqesit fetare te Shqiperise ndermjet tyre dhe Kryepeshkopi Anastas) eshte dicka e njohur nuk eshte se shpika une. Sa i perket temes se dyte dua te them qe dhe ate e morra tek e njejta adrese dhe arsyea qe nuk e shkruajta ishte sepse nuk eshte e nevojshme kjo gje kur pergjigja eshte e bazuar ne fakte dhe ne te verteta qe ne smund ti ndryshojme, disa nga ne ndoshta si dine dhe disa te tjere nuk duan ti dine ,por nejse , kjo eshte puna e tyre.
Ti them dhe dicka Amoxilit sepse nuk i thote gjerat te plota Ne adresen e KOASH-it vertet ka opsionin per te zgjedhur gjuhen greke per te pare faqen, por kur e hap kete faqe parqitet ne shqip dhe pervec gjuhes greke mund te zgjedhesh dhe gjuhen angleze nqs do.Ne rregull Amoxil.SA per pseodonimin tim te kisha shpjeguar nje here se perse e morra une kete emer dhe qe nuk ka te bej fare me greqizimin e emrit Landi, por nuk do rri tani te merrem perseri me nje njeri si ty qe nuk do te kuptoj apo duhet te them "nuk kupton dot"
Nuk kuptova cfare do te thote Petriti.Une nuk mohoj qe jane bere gabime dhe shkelje nga Patriarkana e Stambollit(Konstandinopojes)ne drejtim te kishes sone kur shpallej e pavarur ,por kjo gje ndodh ne shumicen e rasteve kur nje Kishe do te shpalle pavarsine e saj.Megjithate nuk kuptoj se clidhje ka kjo me Kryepeshkopin Anastas, i cili kur erdhi ne Shqiperinuk erdhi si Krepeshkop por u zgjodh me pas pas kerkeses se besimtareve shqiptare dhe miratimit te Patriarkanes Ekumenike. Dhe ne ato vite ishte nje vendim me se i drejte, duke patur parasysh mungesen e skajshme te klerikeve duke mos permendur ne ishin te kualifikuar apo jo.Do te vij koha kur Kryepeshkopi Anasts te mos jete me , pasaredhesi i tij do te jete shqiptar. Por dua te kujtoj dicka qe te krishteret ortodokse jane fillimisht te krishtere dhe pastaj shtetas te cdo vendi perkates. .

__________________
=Ne lufte puna jone eshte lufta , ne liri lufta jone eshte puna.=

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Maj 2006 15:40
lantis nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lantis Kliko këtu për të kontaktuar me lantis (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lantis Shto lantis në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lantis në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Citim:
Po citoj ato që tha lantis

Nuk kuptova cfare do te thote Petriti.Une nuk mohoj qe jane bere gabime dhe shkelje nga Patriarkana e Stambollit(Konstandinopojes)ne drejtim te kishes sone kur shpallej e pavarur .



Gabime....?!!!!!! Hahahahahahaha... dhe une kujtoja se beja humor, por ti ma kalove.
Pyetjes qe e kam drejtuar nja 15 here nuk po i jepet pergjigje.
Jam ne pritje.
Petriti

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Maj 2006 16:48
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Lantis ku je?

Na dhe ca te tjera:-

Pra ate shkrim e ka bere Janullatosi, zaptuesi i Kishes Shqiptare. Ai po te kete mundesi e likujdon fizikisht (helmimi eshte metoda me e preferuar) At Markun.

Pse duhet te shkruhet dhe ne greqisht? Qe kur greqishtja eshte bere gjuhe zyrtare ne Shqiperi. (Per anglishten dihet qe eshte gjuhe nderkombetare)

Me qe eshte varianti ne greqisht, perse nuk eshte dhe ne maqedonisht (ka edhe pakica ortodokse maqedone)?

Dhe te te kujtoje dicka, se ortodokset shqiptar se pari jane shqiptar pastaj ortodoks. FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA DHE JO GREQIA.

Lantis,
Nuk mbulohet Dielli me shosh...

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Maj 2006 01:41
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Citim:
Po citoj ato që tha lantis

Ti them dhe dicka Amoxilit sepse nuk i thote gjerat te plota Ne adresen e KOASH-it vertet ka opsionin per te zgjedhur gjuhen greke per te pare faqen, por kur e hap kete faqe parqitet ne shqip dhe pervec gjuhes greke mund te zgjedhesh dhe gjuhen angleze nqs do.Ne rregull Amoxil.




tani o lando mos e ngatro arin me dollarin....sepse nuk është e mundur të krahasosh gjuhën angleze e cila është internacionale me greqishten...
site ka opsionin ta lexosh dhe në anglisht edhe unë e përgëzoj këtë gjë sepse ju jep mundësinë dhe shqiptarëve të diasporës të cilët nuk jan edhe pak apo jo???
tani ma shpjego pak çdo flamuri grek në krye të faqes "zyrtare" të kishës?apo dhe ai na ndihmon me lexuar dhe kuptuar sa më mirë gjuhën greke??
ore landi meqë ke nja 15 vjetë në greqi a ti kan dhënë dokumentat grekët???ke marrë gjë pashaportë apo je akoma thjeshtë me copa gazete nëpër xhepa???e pra mos më trego ti mua dashurin e grekve ore se e kemi parë atë film ne oreeeeeeee

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Maj 2006 06:35
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:10 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit .

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.