Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 22/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786
|
Citim: Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Roi...ne do te mbash opinonin tend per F.Lubonjen mbaje,po por te them dicka qe Lubonja vjen nga familje komuniste dhe mos te harrojme keta njerez i kan sherbyer me devotshmeri E.Hoxhe dhe pastaj kur nuk i duheshin me i i fuste o plumbin o kalbte neper burgje...
Familja e Lubonjes,babai me sakte ka qene njeri i majte,ndoshta edhe komunist,por i moderuar ! Ka punuar ne radiotelevizionin shqiptar te asaj kohe dhe thjesht per faktin pasi ishte progresist,largpames,i moderuar dhe kundra asaj mbylljeje hermetike e fanatike, u denua me burg ! S'me duket ndonje krim (nese kthehemi pas ne kohe),qe nje person i asaj periudhe te kishte simpati per komunizmin apo socializmin ! Ne teori ishte cdo gje e bukur...perfekte me sakte,por qe me vone me ne krye nje monster si Enver Hoxha,tregoi brutalitetin me ekstrem !Pastaj trecereku i Evropes mos harro se nje sistem te tille kishte zgjedhur (edhe se u zbatua ne menyra pak me ndryshe...sipas shteteve)!
Asaj kohe,kur e futen ne burg, Fatos Lubonja ishte vetem 23 vjeç ! Dhe te ishte komunist e ti sherbente me devotshmeri komunizmit,nuk do bente 17 vjet burg (mos te merrte fund gjithcka ne 91-shin ndoshta edhe sot e kesaj dite do ishte akoma ne burg !) ! Lubonja ka qene nje i majte i moderuar,dhe eshte burgosur vetem pasi ne menyre pothuajse sekrete,shkruante mendimet e tij kritike kundra sistemit te Hoxhes ! kish lexuar shume libra filozofesh,ekonomistesh e politikanesh qysh ne ate kohe e normale qe idete e tij trembin servilet e partise dhe udheheqjen e asaj kohe!
Dhe prandaj thashe qe me pelqen, pasi edhe nese ka qene i persekutuar, (sado qe jo pasi ballist apo cifligar t cilet mund ti quajme te persekuatuar dok),prape nuk i nderroi idete e tij te moderuara te majta ...ose me sakte iluministo-moderne ! Nuk doli pas 91-shit me flamurin e PD-s ne dore e te bertiste "poshte komunistet",sic bene shume te tjere qe kishin kaluar vuajtje e peripeci te ngjshme !
Spartak Ngjelen nuk e njoh mire sinqerisht,por sdq nuk kam ndonje simpati te madhe !
__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|