Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!
Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Re: Per Vizionerin, por dhe kedo tjeter

Citim:
Po citoj ato që tha trojani


Me fal qe nuk kam nje pseudonim te bukur si i yti.
Po na sqaro neve budallenjve se c´fare flet pseudonimi im.




--------------------------------------------------
Pershendetje Trojani! Duke pasur Respekt VIRTUAL per ty, po marr dhe mundimin te te pergjigjem:

Kali i Trojës (engl. Trojam Horse), gjithashtu i njohur shkurtimisht si trojan, eshte quajtur dhe një program kompjuteri i cili duket i dobishem, por qe ne prapaskene perdoret nga beresit per veprime te tjera, pa DIJENINE e perdoruesit!
Një "kalë i Trojës" = Trojan i takon familjes së programeve të padëshiruar apo me qëllim të keq, i njohur si Malware.Kuaj trojan mund të përdoret gjithashtu për përhapjen e viruseve.

Mythologji:

Trojan, eshte nje qytetar i Trojes te cilet u bene te njohur nga:

Kali i Trojës ishte në mitologjinë greke, një kalë druri ku ushtarët ishin fshehur në bark. Ku Ushtarët natën, hapen dyert e qytetit të Trojës nga brenda dhe u fut ushtria e grekëve. Kjo manovër e grekëve të lashtë coji ne fitimin e "Luftës së Trojës".
Pas shume Luftërave të grekëve për Trojen ku të dolen pa sukses kundër muret e Trojës, Calchas, mblodhi ne një takim heronjte më fisnike bashkë dhe u tha atyre që: Trojen do t'a marrim-pushtojme jo me forcë por përmes një mashtrimi!
...Troy (greqisht: Τροία, Τροίη gjithashtu Ίλιον (Ilion, Latinisht Troia, Ilium; turqisht: Truva, në studimet klasike, është perdorur emri Klasik. Troja është një qytet Antik në Troad, në Turqinë veriperëndimore sot mbi Hellespont në krahinën e Çanakkale.
---------------------------------------------------------------------




Lexo mesazhet e tua dhe diku aty do lexosh se i drejtohesh Fajtorit, qe te heqi mesazhin e dikujt tjeter, thjesht se nuk i pershtatet shijeve te tua. Dhe e gjitha kjo nen emrin e patriotizmit. (Do me vinte keq nqs, Fajtori do fshinte apo e ka fshire mesazhin,)
Dhe po te pyes une ti: A eshte ku ketu nje Forum apo eshte Gazeta RD apo ZP?
----------------------------------------------------



Po i kerkova Fajtorit DHE I KERKOJ po te njejten gje akoma!!!

Dhe, ketu eshte nje Forum, sigurisht per te shprehur mendimin "e lire" panvaresisht perkatesise Politike-Ideologjike, Besimit Fetar POR, nqse e lexon me vemendje Textin e ATIJ LiriEpirit, do te kuptosh qe behet fjale PER ME SHUME se sa thjeshte te shkruash kundra nje Partie apo Pro nje Partie! Ka te beje me: Atdheun, Shqiperine=Territorin e saje=Existencen e saje!
..Lexoje mire textin e tij dhe JO VETEM disa rrjeshta ose jo vetem ate, qe te pelqen ty!
------------------------------------------------------------


Pres perzemersisht pergjigje.



Kaq kisha per pergjigje!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Dhjetor 2009 16:12
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Gënjeshtar me "patentë" evropiane

Mero Baze | 08/12/2009
Komisioni Evropian ka provuar një ditë më parë se kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është zyrtarisht gënjeshtar. Në një deklaratë të shkruar e zeza mbi të bardhë, Komisioni Evropian ka sqaruar se deklaratat e kryeministrit, Sali Berisha, të bëra në emisionin "Opinion", lidhur me kërkesat e socialistëve për mosliberalizimin e vizave, janë gënjeshtra dhe për më tepër personi, të cilit i referohej Berisha, nuk kishte qenë fare në takim. Një ngjarje e tillë është një lajm i hidhur për një shoqëri të emancipuar. Një gënjeshtër e provuar qartazi nga një institucion serioz, siç është praktikisht Qeveria e Evropës, ku ne duam të shkojmë, na bën të turpërohemi të gjithë, përveç Sali Berishës.

Për të kuptuar diferencën mes një shoqërie me mentalitet demokratik dhe perëndimor dhe një shoqërie të pajtuar me gënjeshtrën si fatalitet, mjafton të kujtojmë ç'i ndodhi kryeministrit të Hungarisë dy vite më parë. Duke qenë një reformator real, ai ishte në makth që kishte dhënë premtime të pambajtshme në fushatë elektorale dhe u citua të kishte thënë në një mbledhje qeverie se "po gënjejmë qytetarët". Kaq mjaftoi që rrugët e Hungarisë të ktheheshin në arenë protestash që tronditën vendin, por i dhanë shoqërisë hungareze dinjitetin e një vendi të lirë, që nuk pranonte të gënjehej dhe fyhej nga askush. Kryeministri ynë u kap duke gënjyer nga Qeveria e Evropës, ku ne po trokasim, dhe ende nuk ka dalë të kërkojë ndjesë, së paku evropianëve.

Ky gjest i rëndë, i pakonceptueshëm për një zyrtar perëndimor, rëndon në axhendën tonë evropiane shumë herë më tepër sesa përqindja e pasaportave biometrike apo kartave të identitetit të lëshuara, dhjetëra herë më shumë se sigurimi i kufijve apo migracioni i brendshëm që duhet të plotësojmë për liberalizimin e vizave. Kryeministri ynë është kapur duke gënjyer në emër të Qeverisë Evropiane, dhe nuk po kërkon ende falje. Kaq mjafton që shoqëria jonë të ndëshkohet për shkak të njeriut që e përfaqëson. Ne kemi zyrtarisht një kryeministër me "patentë" evropiane si gënjeshtar, të noterizuar me deklaratë zyrtare nga Komisioni Evropian si mashtrues.

Po këmbëngul te "patenta" evropiane e Sali Berishës si gënjeshtar, pasi ai ka kohë që përpiqet të zhvlerësojë provat publike që ne i servirim si shqiptarë për gënjeshtrat e tij. Ne i kemi provuar publikisht çfarë ka thënë para 2005 dhe pas 2005 për korrupsionin dhe rivalin e tij Fatos Nano, por ai na i ka zhvlerësuar duke thënë se "ishte fushatë". Ne i kemi provuar se ç'ka thënë më 2005 dhe ç'ka thënë më 2009 për Rezart Taçin nga kontrabandist në biznesmen të ndershëm, por ai na thotë që e ka pasur fjalën për Cacin. Ne i kemi provuar ç'ka thënë për Fatos Nanon, që po i grabiste tokat fshatarëve të Kakomesë më 2005, dhe si hesht, kur ua grabit vajza dhe dhëndri i tij më 2009, por ai e ka injoruar duke arrestuar ata që ngrenë zërin. Ne e kemi provuar se ka mashtruar me shantazhin e bërë ndaj Top Channel-it më 2006, por ai na tregon "dosje" të reja të mafies, për të cilat nuk dimë kur do t'i harrojë që i ka treguar.

Në njëfarë mënyre beteja jonë për të provuar që ai është gënjeshtar, është konsumuar brenda Shqipërisë dhe njerëzit janë lodhur së dëgjuari që ai është një gënjeshtar dhe e kanë pranuar këtë gjë si fatalitet.

Problemi që kemi tani është i ri. Ky është zyrtarisht një gënjeshtar dhe mashtrues për Brukselin dhe ky ves i tij primitiv na ndëshkon të gjithëve si shoqëri. Evropa nuk na pranon me një kryeministër gënjeshtar në krye. Për shkak të tij ne nuk do jemi të lirë më 1 janar të lëvizim sikurse fqinjët tanë maqedonas dhe malazezë. Jo se ata i plotësojnë kushtet që ne s'i kemi plotësuar, por ata na e kalojnë në një kusht. Ata nuk kanë kryeministra mashtrues. Falë këtij njeriu ne po na shtyhet deri në korrik dhe, larg qoftë, dhe më vonë heqja e vizave. Falë këtij njeriu, ne mund të mos marrim as për dy vjet përgjigje për kërkesën tonë për statusin e vendit kandidat të BE. Falë këtij kryeministri, zyrtarisht gënjeshtar, ne do dërrmohemi duke pritur të lëvizë karroca jonë e shkatërruar drejt Perëndimit. Dhe arsyeja është e thjeshtë. Jemi të vetmit që kemi një kryeministër zyrtarisht gënjeshtar, të provuar nga Brukseli.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Dhjetor 2009 18:16
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Berisha shpall 8 dhjetorin festë kombëtare:

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re postera [].jpg
Ky file është shkarkuar 26 herë.

Shikoni Foton! E sapo bere ne Tirane.

Feste Kombetare -ku duhesh te ishte flamuri Kombetar- apo Feste PD=Partie Derrave Berishiane ????!!!!!! Flamuri kombetar eshte fshehur diku atje ne qoshe!

O shqiptare....jeni te PUSHTUAR nga nje Diktature me nje Diktator qe ka vesh "mantelin" e Domokracise!!!!

Zgjohuni prej gjumit! Mjaft ngelet te verber!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Dhjetor 2009 21:19
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Berisha:

"Ndaj nga ky shesh ftojmë çdo shqiptar të bashkohet me ne, me uraganin tonë të integrimit të vendit në BE. Ne shembëm mure, blloqe e diktatura do të fshijmë kufijtë e do lëvizin pa viza. Ftoj shqiptarët të bashkohen me ne për një Shqipëri pa viza"- ka thënë Berisha.
Në fund të fjalës së tij, Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe opozitën. "Garantoj ata që me plehrat e bllokut të djeshëm, me kockat e mafies do tentojnë të na pengojnë se garancia jonë e plotë është: mafies ligjin me rreptësinë e saj, kurse plehrave të saj në koshin e historisë që meritojnë".



Fshijme kufijte? Opps dmth neve do bashkohemi me Greqine?

Uragan integrimi?!!! Po uragani nuk eshte ai qe shkaterron?

Kocka mafie?!!! Po te ishin kocka dmth mafia na qenka shkaterruar!



Fjalimet e Berishes jane si Frankejshtajni te ndertuara me copa-copa e tamam si ai anojne nga mjekesia legale

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Dhjetor 2009 22:02
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Agent Provocateur
Aveugle qqf

Regjistruar: 17/06/2009
Vendbanimi: anywhere
Mesazhe: 618

Me se fundi shqiptare... qe sot do te levizni lirshem pa viza ne Europe...beni gati pasaportat...

__________________
always...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Dhjetor 2009 22:24
Agent Provocateur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Agent Provocateur Kliko këtu për të kontaktuar me Agent Provocateur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Agent Provocateur Shto Agent Provocateur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Agent Provocateur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

2K, padi për fyerje dhe shpifje S.Berishës, PD, J.Topallit, S.Olldashit

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re berisha%20dulaku [].jpg
Ky file është shkarkuar 36 herë.

Shikoni:

Sali Berisha ne nje Tavoline me "Mafien"= Dulaku!!!!! sa nuk i kishin shkel ne kallo Sales!!!!!

Sipas S.Berishes, Kokedhima dhe Dulaku, jane ne krye te asaj qe ai i lejon vetes ta quaje "mafia punisto-mafioze e Edvin lakuriqit", madje keta te dy dhe disa te tjere qe kryeministri i ka ne dosjet e tij "jane nder mafiozet me te rrezikshem ne Ballkan e me gjere".
Kyeministri i vendit i ka premtuar popullit shqiptar, se "do ti shkule dhembet me dare mafies".
Kokedhima dhe Dulaku jane pronaret e dy prej mediave kritike ndaj qeverise, Shekulli dhe Vizion Plus.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Dhjetor 2009 00:51
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Te shikojme nese do prishe SKY Tower ne mes te bllokut, e cila ka 3 katet e fundit pa leje dhe ne fund barin rrotullues.

Kujtohen pasi jane ndertuar 12 kate gjoja? Se dinin qe ishte pa leje keto vite qe ishte ne qeveri po Sali Berisha.

Presion i hapur per opoziten. Politike lagjesh. Mafia qe s'do zhduket kurre.


sa e domethenese eshte kjo fotografi.

fadromi i vogel (Berisha) qe prish nje 12-katesh te madh (Mafia)

gjynaf qe nuk rron me Migjeni per ti vargezuar keto fakte

P.s. Po ne duam te vemi ne Europe, mua me rezulton qe atje keto tip ndertesash i prishin me dinamit. Kur do mbaroje pune fadromi?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Dhjetor 2009 01:13
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Vizioner

Po dhe ti, perseritje te lajmeve qe u vunen e mengjes ve?

Nejse, Berisha mund te beje ç'te doje. Te bastise Shekullin, Vizionin, Dulakun, Pezen, e ku di une. Mund te vrase Mero Bazen e te pushoje nga puna njerezit qe nuk i shkojne ne miting. Por kjo vetem shtyn fundin e tij, nuk e ben dot me te forte.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Dhjetor 2009 01:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Mund tju bej nje pyetje .......


Po mbasi nuk do kemi me S.Berishen ne qeveri ,Cfare do do ndodhi ?????????????


Cili do te drejtoj mund te ma thoni ?????????''




Une ... me Fajtorin!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Dhjetor 2009 04:48
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 12/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Pa devijim nga normat (shqiptare) nuk ka progres (per shqiptaret) !

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Mund tju bej nje pyetje .......


Po mbasi nuk do kemi me S.Berishen ne qeveri ,Cfare do do ndodhi ?????????????


Cili do te drejtoj mund te ma thoni ?????????''



Nese deshirat do te mund te plotesoheshin ...


__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Dhjetor 2009 05:08
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tulipani Kliko këtu për të kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tulipani Shto Tulipani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tulipani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:20 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.