Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Lajmet e fundit...
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 240 241 242 243 244 245 246 247 248 [249] 250 251 252 253 254 255 256 257 258 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

He se e mbeshtet Berluskoni..se per idiotlliqe jan aleate .

Sa per ngushellimin, se ke keq je jo ok.. po super ok (s'jemi tvetmit).

Kafsherimit, po i rritet niveli çdo dit..megjithate ..Ne mendoj qe e kemi ca nga koka .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Mars 2011 19:41
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kjo rezoluta i bie te thote "Berlusconi eshte gomar" me vendim 10-0. Por italianet s'duan ta kuptojne qe jane bere gazi i botes me keta qe zgjedhin.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Mars 2011 23:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Libia deklaron armëpushim me rebelët

Autoritetet libiane deklaruan një armëpushim të menjëhershëm, pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së përkrahu të gjithë masat e nevojshme, me përjashtim të pushtimit, për të mbrojtur civilët në vend.
Ministri i Jashtëm i Libisë, Mussa Kussa, deklaroi se qëllimi i vetëm i këtij armëpushimi është mbrojtja e qytetarëve.

Superfuqitë perëndimore diskutonin prej kohësh mbi mundësinë e një rezolute shtrënguese ndaj Gaddafi-t. Ajo u miratua këtë mëngjes, ndërsa trupat ushtarake avancuan në “fortesën” rebele të Bengazit.

Autoritetët e rebelëve në Bengazi e pritën me entuziasëm rezolutën e OKB-së, por një zëdhënës i qeverisë e konsideroi atë si një agression ndaj vendit.

Forcat ushtarake britanike, franceze dhe amerikanë janë dislokuar në Detin Mesdhe, të gatshme të imponojnë me forcë zonën e ndalim-fluturimit, nëse do të jetë nevoja.

PS:se mos ka patur lufte te mirefillte te gjitha ato bombardimet qe thuheshin nga TV shteteror jane lufte imazherike e propagandistike per te trembur rebelet e tjere praktikisht Gadaffi ska marre nene kontroll asnje qytet...nga cka thuhet nga mediat tona te dhjera qe citojne nje burim te vetem!

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Mars 2011 23:58
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Do ishte mire qe Rezoluta te ishte kudo njesoj.As ne sjemi ne *Rrugen E duhur* ne zgjedhjen qe bejm .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Mars 2011 01:40
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ky eshte lajm i djeshem por perfaqeson Shqiperine mrekullueshem

Dy vëllezër nga fshati Grudë i Shkodrës, Nik dhe Gjovalin Pjetrushi u ekzekutuan mëngjesin e së premtes sapo kanë dalë nga banesa e tyre. Ata ndodheshin automjetin e tyre kur u qëlluan për vdekje nga një breshëri automatiku.

Arsyeja e kësaj gjakmarrjeje të vjetër nis me një operacion policor për arrestimin e të atit të kriminelit qe shkrehu automatikun dje. Në atë operacion Bajri Tafili, i ati i Admir Tafilit mbeti i vrare. Nga ana tjeter u vra drejtori i policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Për vrasjen e të atit, familjarët e fisit Tafili bënë fajtor shefin e krimeve te renda, Prel Pjetrushin. Per here te pare u munduan ta vrasin ne 2001, por ish-shefi i krimeve mbijetoi me plage te renda. Per tentativen e vrasjes u arrestua dhe burgos Admir Tafili.

Pas 7 vitesh burg, me 2 Tetor 2010, Admir Tafili merr leje per te takuar familjen dhe nuk kthehet me ne burg. I arratisuri hyn ne listen e te kerkuarve, por nuk kapet asnjehere. Dje i arratisuri ekzekutoi dy vellezerit e ish-shefit te krimeve, njeri 31 dhe tjetri 25 vjeç.

Kapja e kriminelit po dje.
Dega e policise se Shkodres mori informacionin se Admir Tafili fshihej ne nje apartament ne periferi te Tiranes. Keshtu forcat RENEA nderhyne rreth orës 18 e 25 minuta dhe arriten te arresojne te arratisurin Admir Tafili, kesaj rradhe pasi kishte vrare dy persona. Domethene, i kerkuari qe deri pardje nuk dihej ku ishte, u gjet si me magji tani qe kishte mbaruar pune me gjakmarrjen.

-------------------------------------------------------

P.s. Duke lexuar kete lajm lindin ca pyetje qe bejne te mendosh. Kur gjakmarrja eshte vendim familjar (sic e shkruan dhe gazeta), pse hyn ne burg vetem Admir Tafili dhe jo komplet familja e tij? Si do bente Admir Tafili po te dinte se ne burg do kishte dhe gruan dhe prindet, ndersa femijet do adoptoheshin gjekundi jashte Shqiperise dhe ai s'do kishte mundesi ti shikonte? Si do ishte Shqiperia sikur rregullave te kanunit shteti ti pergjigjej me shkaterrim te familjeve, jo thjesht me burgosje individesh? Apo shqiptaret kane frike te vene perballe shtetin me familjen sepse mund te zbulohet hipokrizia klanore ne te cilen jetojne.

Pastaj, kjo ceshtje ndjell pyetje te tjera.
Gjakmarrja eshte fenomen i larget, apo perfaqeson protektivizmin qe secili prej nesh ka mbi familjen? Gjakmarrja eshte tradite malokesh apo sentiment hakmarrje i mbeshtetur ne mentalitetin e cdo shqiptari? Admir Tafili ishte vetem kur shkrehu automatikun apo kishte me vete mentalitetin e mijera shqiptareve qe do hakmerreshin per familjarin e vrare? Pra, dy te rinjte i vrau vetem nje i arratisur apo gjithe shoqeria shqiptare, ku ne bejme pjese?

Dhe nese nuk ka faj shoqeria, atehere pse askush nuk ka kurajo te vere para drejtesise familjen Tafili dhe jo individin Tafili? Pse te gjithe kane frike te perballen me rivalitetin shtet-familje kur duket sheshit qe familjet shqiptare jane aresyeja kryesore e disfates se shtetit. Nuk ka dite qe shteti mos shkaterrohet nga familja, nuk ka dite qe punet e shtetit mos perzihen me familjaret e pushtetareve. Atehere pse mbajme ne kembe kete shtet karikature?

Modifikuar nga Fajtori datë 19/03/2011 ora 12:14

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Mars 2011 11:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Plas sherri për listat

Me pak minuta diferencë nga njëri-tjetri, deputetët e Partisë Socialiste kanë mësyrë në disa njësi bashkiake të kryeqytetit, duke kërkuar ndryshimet që po bëhen në listat zgjedhore pas 8 marsit, datë prej të cilës, sipas Kodit Zgjedhor, nuk lejohen më regjistrime të reja përvec disa rasteve të vecanta.
Socialistët pretendojnë, sic kanë vënë në dukje në të gjitha daljet e fundit, se po bëhen regjistrime fiktive me synimin për të manipuluar zgjedhjet e 8 Majit.

Tek njësia numër tre kanë qenë Erjon Brace dhe Ilir Gjoni, të cilët kanë debatuar ashpër me Ilir Kokonën, që do të jetë kandidati i LSI në këtë zonë.

“Ka një afat njëmujor. Ajo që ne kërkojmë është kjo, përse ju nuk e bëni këtë gjë? Po kërkoj sa njerëz janë shtuar në regjistër”, ka deklaruar Brace gjatë debatit.

“Kërkesa që kemi bërë ne si njësi numër tre është të kemi akses në këto lista për t’i verifikuar. Por përgjigjia ka qenë negative”, ka shtuar pas tij deputeti Ilir Gjoni.

Probleme ka patur edhe në njësinë numër 6, edhe kjo e drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim e ku për socialistët ka qenë deputeti Saimir Tahiri.

“Do më japësh listën? Dua listën”, i ka kërkuar Tahiri punonjëses së njësisë bashkiake, e cila nga ana e saj është përgjigjur: “Jo, bëje kërkesën me shkrim”.

“Po sjellin mercenarë elektoralë që të votojnë për PD dhe LSI”, ka thënë më tej Tahiri, pas tentativës së tij të dështuar.

Post demonstrimi i socialistëve në këtë njësi bashkiake ka përfunduar me shoqërimin e tre banorëve të zonës, të cilët mbështesnin deputetin e PS.

Ndërkohë, deputeti Namik Dokle ka qenë në njësinë bashkiake numër 11, në Laprakë, Eduard Shalsi në njësinë numër 8 dhe Ledi Shamku tek njësia numër 10.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Mars 2011 20:39
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Berisha: Aministia, në shërbim të qytetarit

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar ligjin për amnistinë fiskale në mbledhjen e qeverisë. Ai ka deklaruar se ky ligj është shumë i rëndësishëm dhe është në shërbim të qytetarit dhe biznesit i cili është gjeneratori kryesor i punësimit.
Berisha ka ftuar opozitën që të miratojë këtë ligj, në të kundërtën do të aplikohet vetëm falja që është më e kufizuar se amnistia dhe nuk prek biznesin e madh.

“Në ligjin e amnistisë përfitimet e qytetarit janë edhe për pronën e paluajtshme të paregjistruar të cilat do të mund të regjistrohen në vlerën e tyre të vërtetë dhe të mos paguajnë tarifën e sotme që është 10%, por do të paguajnë gjithsej 1%. Nëse një apartament në 2002-shin kushtonte 30 mijë dollarë dhe sot për shkak të ndryshimit të tregut 100 mijë euro, me ligjin e parë ky zotëri do paguante 30 mijë dollarë, ndërsa me ligjin e amnistisë paguan vetëm 1 mijë dollarë. Ndodhë një amnisti e plotë”, tha Berisha.

Kryeministri ka deklaruar se sot do të diskutohet edhe për faljen e detyrimeve të faturave të KESH-it nga i cili përfitojnë kryesisht shtresat në nevojë.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Mars 2011 20:43
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Re: Berisha: Aministia, në shërbim të qytetarit

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar ligjin për amnistinë fiskale në mbledhjen e qeverisë. Ai ka deklaruar se ky ligj është shumë i rëndësishëm dhe është në shërbim të qytetarit dhe biznesit i cili është gjeneratori kryesor i punësimit.
Berisha ka ftuar opozitën që të miratojë këtë ligj, në të kundërtën do të aplikohet vetëm falja që është më e kufizuar se amnistia dhe nuk prek biznesin e madh.

“Në ligjin e amnistisë përfitimet e qytetarit janë edhe për pronën e paluajtshme të paregjistruar të cilat do të mund të regjistrohen në vlerën e tyre të vërtetë dhe të mos paguajnë tarifën e sotme që është 10%, por do të paguajnë gjithsej 1%. Nëse një apartament në 2002-shin kushtonte 30 mijë dollarë dhe sot për shkak të ndryshimit të tregut 100 mijë euro, me ligjin e parë ky zotëri do paguante 30 mijë dollarë, ndërsa me ligjin e amnistisë paguan vetëm 1 mijë dollarë. Ndodhë një amnisti e plotë”, tha Berisha.

Kryeministri ka deklaruar se sot do të diskutohet edhe për faljen e detyrimeve të faturave të KESH-it nga i cili përfitojnë kryesisht shtresat në nevojë.

Po cqytetar thote ky shpellari qytetare jane ata qe paguajne jo ata qe spaguajne....ik or te shtypte familja e kuajve ishalla

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Mars 2011 21:41
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

Re: Re: Berisha: Aministia, në shërbim të qytetarit

Citim:
Po citoj ato që tha RIP Gibbs
Po cqytetar thote ky shpellari qytetare jane ata qe paguajne jo ata qe spaguajne....ik or te shtypte familja e kuajve ishalla

ka fillu fushata e mbjelljeve

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Mars 2011 03:12
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të al74 Kliko këtu për të kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: al74 Shto al74 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto al74 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Re: Re: Berisha: Aministia, në shërbim të qytetarit

Citim:
Po citoj ato që tha al74

ka fillu fushata e mbjelljeve



po po slogani eshte ... une votoj ti voton ata perfitojne

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Mars 2011 03:33
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:45 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 240 241 242 243 244 245 246 247 248 [249] 250 251 252 253 254 255 256 257 258 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Lajmet e fundit...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.