Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Turisti i shpirtit Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pause

Per here te pare fjalen "puntual" e degjova nga nje kushuri. Po prisnim tek ura nje shok qe u vonua. Ah po, harrova te them, dikur dilnim me orar. E linim per shembull ne oren 5 tek ura. Pastaj kalonim pasditen bashke, shoqeri, çuna apo goca. Vazhdonim deri ne nje fare ore, derisa binte nata dhe avash avash toga fillonte mblidhej ne repartet perkatese. Ne ndaheshim dhe ditet tona ndaheshin, ti e ke shtepine andej, une ketej, maksimum ndaheshe tek hyrja e pallatit. Ngjisje nje pale shkalle dhe hyje ne territorin prinderor. Koha e kaluar aty behej e detyrueshme. Nuk kishe kontakt me boten, maksimum dikush mund te kishte telefon shtepie (i paperdorshem per muhabete virtuale-intime). Te dashuroheshe ne ate kohe do te thonte te mendoje per te nesermen, per momentin qe do takoje prape personin e zemres. Ditet ishin te ndara me perpikmeri, e sotmja nga e nesermja. Ne ecnim me ritmet ushtarake te takim-ndarjeve. Ndersa sot...

Prit te mbledh veten. Te ndaj efektet historike nga ato personale (covary out si i thone).

Ndryshimi i madh ka nisur me radio e televizore, te cilat emocionojne thjesht sepse dikush tjeter po i shikon njekohesisht, per te perfunduar tek telefoni dhe interneti (mjeti suprem i ndryshimit). Me vizoren e kujtimeve mas diferencat e shkaktuar prej tij. Interneti ka krijuar nje vazhdimesi te dites, nje kontakt te vazhdueshem me facebookun-emailin-youtubin. Nje lidhje virtuale te vazhdueshme pa ndarje-takime te qarta. Ditet tona ngaterrohen, informacionet na pershkojne trurin vazhdimisht. Sado te jete ora, ngri ekranin e laptopit dhe do gjesh nje qenie per kontakt. Amerika perzjehet me Evropen. Katunari me qytetarin. Mediokriteti me aristokracine. Dembeli me punetorin. Jemi nje amalgame qe teoricienet komuniste do e kishin zili. Po barazohemi, po behemi vazhdim i njeri tjetrit. Ndarje nuk kemi kurre. Ne mos ne internet me gjen ne telefon. . "Cfare bere sot? Si ia kalove? Isha ketu, bera kete, u ktheva atje. Prit pak se po bie telefoni. Me fal çik te shkruaj nje sms."
Sapo mbyll telefonin bie nje zile tjeter. Mbyll dritaren e ketij chati dhe hapim dritaren tjeter. Emocionet qe marrim nga nje dritare i japim tek tjetra. Dritaret perzjehen me njera tjetren. X-i te ben te qeshesh, Y-ni merr nje qeshje inercie. Humori jone transportohet me fije te holla nderlidhjesh. Ditet e shemtuara nuk jane thjesht te miat, behen dhe te tuat, te forumit, te gjithe botes. Endrrat e nates i marrim me vete diten. Dita jote perzjehet me naten time. Ngjarjet e dites i sjellim prape naten si kafshe ripertypese.

Ne nuk fleme te ndare duke menduar per te nesermen. Ne fleme me telefon hapur, duke mbllaçitur fjalet pergjumesh, rraskapitemi shoqerisht, derisa te marrim minuten e fundit, piken e fundit te shoqerise/dashurise.

Sot nuk ka me Dritero Agolle. Nuk ka as Migjene, Goethe, apo Burns. Jemi nje lemsh i madh shpirtrash, nje fije pa fund, pa dite dhe pa nate, pa koke dhe pa kembe, te nderlidhur deri ne veteflijim. Nuk dihet ku qendron personaliteti i secilit, shqyejme syte mes rreshtave te kapim ndonje shenje. Hapim sondazhe per gjini, themi çfare po bejme tani-tani, çfare na mundon pas dy minutash, çfare kenge zbuluam ne ato momente. Ne nuk kemi te neserme, jetojme ne te sotmen e perhershme. Perjetojme vazhdimesine e dites dhe nates qe mbushet me imagjinate stimuluese. Gjumi eshte vetem nje fakt teknik.

Ne, qytetaret moderne, ngjajme me neuronet e nje truri ne zhvillim, te etur per kontakt, per faktoret neurotrofike, substanca qe leshohen nga neuroni tjeter dhe te lejojne te mbijetosh. Ne jemi nje tru tipik, ku shkarkimet individuale humbasin rendesi ne morine e informacionit. Eshte nje kakofoni mbytese. Nje orgazem historike qe humbet sensin e karakterit. Dashurohemi me gjysma njerezish, me copa idesh, copa kujtimesh, qofshin dhe te tjeterkujt. Dhimbjen e dikujt e ndjejne te gjithe, e percjellin. Dikush sillet si qen i keqtrajtuar ne koliben e tij. Qenin e puthin, e adhurojne. Ne s'kemi nevoje te dashurojme, as te vuajme ne veten e pare. Na mjaftojne rastet sporadike qe krijon natyra. Na mjaftojne mesazhet plot jete te nje njeriu tjeter. Rrethojme ndjenjat tona me jarge virtuale si nje turme qensh qe shikon qente qe po kryejne aktin.

Eshte e çuditshme si ka ndryshuar gjithçka nga pak vite me pare. Me e cuditshmja eshte menyra si kemi ndryshuar kaq shume saqe ritmet e dites dhe nates t'ia falim korentit te vazhdueshem te nderlidhjes. Ne banjo, vaske, librari, dyqan, spital a burg, ne nuk jemi vetem. Jemi pjese e trurit te madh. Dhe ashtu si ne tru (neuronet pa kontakte jane te destinuar te vdesin) njerezit pa facebook vdesin te izoluar nga festat qe lajmerohen tashme vetem virtualisht. Ahhh po... facebooku, arena qendrore ne turren e leshit social...

Keshtu qe:
Shpirterisht nuk mund te kemi qetesi, sepse nuk fleme. Nga pagjumesia sistemi imunitar i shoqerise bie aq shume saqe krijojme mostra rreth nesh. Puçra shoqerie, difekte gjenetike qe mbijetojne derisa prekin shpirtrat e paster. Harrojme dora dores te dalim para pasqyres nga frika se ajo qe do shikojme nuk na pelqen. Fundja jemi prodhim i kesaj shoqerie, me gjithe puçrat e morrat qe shfaqen ne horizont, si per te na kujtuar se duhet te pushojme ca, te fleme gjume, te marrim leje, te ikim nga forumi, nga facebooku, nga emaili, nga telefoni, nga turma. Te purifikohemi vetmueshem ne majet e Himalajes, te rigjejme fjalet qe na perkasin, vlerat qe nuk vrasin, larg qenieve qe pellasin e bertasin ne frenezine e komunikimit te se sotmes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Maj 2010 02:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Liqenimagjepsur
Anetar i ri

Regjistruar: 27/05/2010
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 22

Re: Follow up

Ah se mu kujtua. I urrej njerezit qe hedhin poshte te kaluaren. Jane njerezit me te dobet. I njeh kollaj. Jane ata qe rrahin gjoksin se jane te forte. Ata qe gjoja ecin me 300 km/h ne jete... Kur duket nje ore larg qe kane shasi Fiati polak.
[/B][/QUOTE]

Kam njerin ketu qe thote qe e kaluara mund te infuencoje ne menyre te tille duke te penguar ne relacionim me realitetin dhe ndryshimin ne vetvete.

P.sh nqs ne te kaluaren ke qene nje cope muti (klasifikuar keshtu nga shoqeria e leshit) duke menduar dhe u kondicionuar keshtu nuk mund te jeshe me shume se kaq ne te ardhmen.
Ca thashe?
Me pak fjale hudhe shpejt poshte te kaluaren so do te vije era tere jeten.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Maj 2010 03:22
Liqenimagjepsur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Liqenimagjepsur Kliko këtu për të kontaktuar me Liqenimagjepsur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Liqenimagjepsur Shto Liqenimagjepsur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Liqenimagjepsur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Liqenimagjepsur
Anetar i ri

Regjistruar: 27/05/2010
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 22

Re: Re: Follow up

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha

Ndersa ajo qe me cudit mua eshte fakti se po te pranosh ose te tregohesh open apo "amikale" me nje njeri qe i perket te " kalures" , ai vete nuk ngurron te vetquhet pjese e te tashmes tende duke pretenduar keshtu per zgjatje duarsh apo ndonje "puthje - vertetuese" qe ndjenjat nuk jane shuar akoma. Thua se mjeshteria e kuptimesise mbeti te disa veprime qe ne fund te fundit manipulohen ( kur do) dhe i ve "emrin" qe ti do...E jane pikerisht keta rrahes- gjoksesh, keta ferrariste gome-skopjuar qe te detyrojne te besh disa veprime qe......Nejse....

Ideja ishte se para ca kohesh i kam thene dicka te ngjashme "dikujt" qe mundohet t'i fshihet te kalures me opsione "delete" apo

Pa u futur ne thelb opsionit "DELETE" dhe pa konsideruar (gabimin) qe ka ndodhur ne te kaluaren, se perndryshe nuk do ta kishe lene te afrohej, mund te them qe ai person ka munduar te ndryshoj dicka me kete opsion ( delete ). Nuk e di perse ai vepron keshtu? Ndoshta se ka akoma ndienja dhe ka kuptuar gabimin dmth ( +) ose vetem bum bum nuk e di si do ta quaje ti por une e shenoj(-- oh).
Po te kishe bere dhe ti opsionin ( delete mbi ate person ) ka shume mundesi qe te mos e afroje me ate person, ose do te kishe shkuar me nje energji tjeter kundrejt tije.
Nuk dua te te gjykoj por vetem te shpjegoj se shpesh eshte e rendesishme opsioni (DELETE)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Maj 2010 03:48
Liqenimagjepsur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Liqenimagjepsur Kliko këtu për të kontaktuar me Liqenimagjepsur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Liqenimagjepsur Shto Liqenimagjepsur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Liqenimagjepsur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Re: Re: Re: Follow up

Citim:
Po citoj ato që tha Liqenimagjepsur

ose vetem bum bum nuk e di si do ta quaje ti por une e shenoj(-- oh).

Nuk e kuptova kete!!

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Qershor 2010 04:13
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Liqenimagjepsur
Anetar i ri

Regjistruar: 27/05/2010
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 22

Re: Re: Re: Re: Follow up

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha

Nuk e kuptova kete!!

Thjesht nje nate seks.....me fal per mos qartesine

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Qershor 2010 05:23
Liqenimagjepsur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Liqenimagjepsur Kliko këtu për të kontaktuar me Liqenimagjepsur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Liqenimagjepsur Shto Liqenimagjepsur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Liqenimagjepsur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bajalldisje

Bah, ç'milet. Ç'bikerina me veze lluqe qe kenaqen nga ngrohtesia e inkubatorit te jetes. Veze te eksituara per rrahje me pirun, ne pritje te behen omeleta homogjene, ne menyre qe te fshehin tek turma boshlleqet individuale.

Njerez me reminishence lulesh, dashuri bajate, te lena per kohe te gjate te thahen ne diell, ne pritje te njomjes çfaredo, qofte dhe me urinim nga lart. Etje per ndjenja, me çdo kusht, me patjeter. Shfaqje publike e piteve sentimentale. Gjendje mendore pa kurrefare konservimi, te ekspozuara per publikun, si peshqit me miza tek Pazari i Ri. Era jete ne dekompozicion, dashuri me ere amonjaku, si banjot e plazhit Teuta. Fibra optike qe percjellin difektet e te shkuares, njerez filispanje, unisone, unike, qe kolovaren rreth nje boshti standart, nje ndjenje te vetme, nje shoqerie te vetme, nje historie te vetme, per te krjuar nje tip te vetem. Qenie qe nuk te habisin kurre. Njerez transparente, ku mund te shikosh rrugen nga vijne, lagjen, prindet, shtetin, qytetin, fshatin. Fleterrufe qe nuk meritojne as emrin "rrufe". Thjesht "flete". Flete qe tunden ne ajer, te zhgarravitura nga ndonje 30 vjetsh i çuar dem. Flete qe kane prekur maja stilolapsash kalimthi, pa i dhene sens shkrimit asnjehere. Bileta te skuaduara llotosh qe zgjaten me nxitim qe dikush ti shkruaje siper.

Per femijet:
Dhame emisionin e perrallave. Xhaxhi Maria Kallamata eshte pak i hedhur ndonjehere, por e mira fiton gjithmone. Dhe omeleta sidoqofte hahet. Njerezit omelete kane nevoje per njerezit djathte qe te shtyhen poshte. Problemi eshte vetem kur omoletat te zene fytin me mbipopullim te pjates virtuale.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Korrik 2010 05:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Re: Bajalldisje

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

sa kam qeshur.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Korrik 2010 18:33
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

lere me mire ate turisti i shpirtit ca don shpirti spo bejme ne po ja mohojme te drejta pse mu loll mu shpreh kot ato qe shprehen duhet dhe vepruar jo vetem fjale pa kripe

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Korrik 2010 23:14
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Çastësi

Eshte eksperienca ajo qe krijon peshen e plakjes, per te cilen ndjenjat dhe mendimet çapkene mbeten ne fund, te shtypura nga palat e shumta te jetes. Tamam si blloqe teritali ne dyqane metrazhesh. Jeta ngjan tamam si dyqan metrazhesh. Askush nuk te jep nje veshje te qepur, secili ofron veten me metra, ne forme te paperpunuar. Eshte alibia moderne e te qenit askush dhe kushdo. Dhe neve na jepet mundesia te quajme veten designer, te iluzionojme veten me modelet qe kemi ne koke. Te besojme se topat e mbledhur te jeteve prej teritali nuk do na peshojne po ti hapim rremujshem. E mbase do gjarperojne ne trupin tone me aroma rinore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Korrik 2010 23:40
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Thumbs up

Re: Çastësi

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Eshte eksperienca ajo qe krijon peshen e plakjes, per te cilen ndjenjat dhe mendimet çapkene mbeten ne fund, te shtypura nga palat e shumta te jetes. Tamam si blloqe teritali ne dyqane metrazhesh. Jeta ngjan tamam si dyqan metrazhesh. Askush nuk te jep nje veshje te qepur, secili ofron veten me metra, ne forme te paperpunuar. Eshte alibia moderne e te qenit askush dhe kushdo. Dhe neve na jepet mundesia te quajme veten designer, te iluzionojme veten me modelet qe kemi ne koke. Te besojme se topat e mbledhur te jeteve prej teritali nuk do na peshojne po ti hapim rremujshem. E mbase do gjarperojne ne trupin tone me aroma rinore.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Korrik 2010 23:55
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:00 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Turisti i shpirtit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.