Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Zoti? Vlerësimi i Temës: 4 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Kela
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 10/08/2005
Vendbanimi: Ne Realitetin e botes njerezore
Mesazhe: 427

Re: Zoti?

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Zoti eshte nje akt i paster, i falur nga vetvetja ne nje forme te persosur, ku nder tjerash nuk ka as gjini as atribute. Eshte krijues qe jeton pa influencen askujt, dhe qe eshte i perhershem; se nuk ha, nuk pi, dhe nuk shumohet, dhe nuk fle; se ai eshte natyra dhe mbeshtetja e te gjithe qenieve; se ai ekziston thelbesisht ne menyre participative dhe nonkupative....


Ky ishte pershkrimi me diplomatik qe kam lezuar ndonjeher per Zotin! Urimet e mia plloshtani

__________________
My words fly up, my thoughts remain below.
Words without thoughts never to heaven go.(William Shakespear)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Nëntor 2005 19:57
Kela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Kela Kliko këtu për të kontaktuar me Kela (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Kela Shto Kela në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Kela në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sabian
Bukuran

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: Rrugeve
Mesazhe: 66

Ku ndodhet Zoti?

Ishim ulur mbi një shkëmb dhe po shikonim ujin tek rridhte. Nuk fliste, ishte zhytur në një botë.. Ndërkohë që po e shikoja me bisht të syrit, më shkoi në mend pyetja "çfarë po mendon vallë?".
Pas një copë herë duke parë flluskat që formoheshin në ujë, ngriti kokën dhe u kthye nga unë. E pashë, në fytyrë dukej një shprehje e zakonshme me kuptim: Do pyeste.. Duke ia ngarkuar zërit të gjithë thellësinë e kureshtjes: "A mund të më thuash," më tha, "ku ndodhet Zoti?"
Pas kësaj pyetje të shkurtër dhe të madhe heshta gjatë dhe mendova. E respektoi heshtjen time dhe priti pa e humbur fuqinë e kureshtjes. E dinte se më duhej t'i kujtoja të gjitha njohuritë dhe se më duhej të përdorja mirë potencialin e të logjikuarit.
"Ti" i thashë, "kur e bën këtë pyetje fillon nga një pikë e gabuar."
"Si?" "Pyetja 'ku' sjell në mendje hapësirë, pra vend. Dhe vendet janë për objektet. Pyetja 'ku është Zoti', është një fryt i një logjike se edhe Zoti është si objektet, ato kanë vend, atëherë edhe Zoti duhet të ketë një vend. Nëse ne Zotin e mendojmë si objektet, ne gabojmë që në fillim dhe hymë në rrugë pa krye."
"Shpresoj të mos më keqkuptosh", më tha me lëvizje të tensionuara. "Unë i besoj Atij. Për këtë arsye kam kureshtje. Njeriu kërkon ta njohë atë që e beson. Mundohem ta përfytyroj, por s'mundem!"
"Cfarëdo që të vijë në mendje, ai nuk është Zoti. Sepse imagjinata jote është e kufizuar. Diçka që është e kufizuar nuk mund ta përfshijë brenda të pakufishmen. Ti vetëm krijesat mund t'i përfytyrosh. Ndërsa Zoti nuk i ngjan krijesave. Të gjitha krijesat ekzistuan më pas. Kurse Zoti është i pafillimtë, pra, ekzistenca e Tij nuk ka fillim. Në një hadith kudsi thuhet: Ndërkohë që Zoti ekzistonte, asgjë nuk ishte bashkë me Të. As materia, as objekti, as lëvizja, as koha e as hapësira..eshtë i pakuptimtë mendimi i vendit për një që nuk është materie dhe objekt."
"A ka fund gjithësia, apo jo?"
"Natyrisht"
"Po mirë, atëherë çfarë ka pas kufijve të gjithësisë?"
"Asgjë.. Pas atyre kufijve nuk ka as materie, as kohë e as hapësirë..."
"A është Zoti brenda gjithësisë?"
"Jo. Nuk duhet të kërkohet mjeshtri brenda veprës së tij. Krijuesi nuk mund të gjendet brenda krijesave."
"Atëherë, Zoti duhet të jetë diku përtej kufijve..."
"Jo, Zoti nuk është as brenda gjithësisë e as jashtë saj.."
"Si mundet kjo?! Nuk po e kuptoj. Edhe thua që Zoti ekziston edhe nuk është as brenda gjithësisë e as jashtë saj!"
"Po, ashtu. Sepse fjalët 'brenda-jashtë' janë për materiet, për objektet, për ato që zënë vend në hapësirë, për ato që kanë vend. Mirëpo, Zoti nuk është as materie, as objekt e as që zë vend në hapësirë. Pika që na bën të gabohemi është kjo: mendja jonë mendon sikur çdo krijesë duhet të ketë vend patjetër. Sepse përherë është përballur me krijesa që zënë vend. Dhe nuk mund ta përfytyrojë diçka që nuk ka vend. Edhe kur përfytyron Zotin fillon të mendojë sipas atyre që është mësuar, e mendon edhe Zotin sikur ka nevojë të ketë ndonjë vend, i Cili nuk ka nevojë për asgjë. Prandaj, mundohet të kërkojë ndonjë vend brenda apo jashtë gjithësisë. Të ndodhesh brënda apo jashtë gjithësisë i përket krijesave. Sapo pyet 'kur?', menjëherë duke pyetur fillon me një pranim si 'duhet të ketë vend Zoti'. Zoti përveçse nuk ka nevojë për hapësirë, Ai ndodhet kudo me reflektimin e emrave dhe cilësive të Tij. Mendja nuk mund ta perceptojë origjinalitetin (Dhatin) e Tij, vetëm ekzistencën e Tij mund ta kuptojë."
"Si e kupton?"
"Nga veprat e Tij.. Çdo krijesë është një vepër e mjeshtërisë së Tij. Çdo vepër tregon mjeshtrin e saj. Edhe gjithësia është një vepër e madhe dhe është dëshmi e Mjeshtrit të saj. Çdo krijesë me masën, rregullin dhe me stolinë e saj që shohim është një letër që na tregon Zotin tonë. Mjafton të dimë ta lexojmë... Kështu që, ne duke i vërejtur këto vepra mund të mendojmë mbi emrat dhe cilësitë e Tij, por mbi origjinalitetin e Tij, kurrë..!"
"A nuk është një dogmë ndalimi mbi të menduarin e origjinalitetit të Tij?"
"Jo, aspak! Njërit që mundohet t'i ngarkojë peshores ngarkesë mbi kapacitetin e saj t'i thuhet 'mos e bëj, se peshorja nuk e mban atë ngarkesë' domethënë të bësh mirë. Të mendosh diçka që është e pamundur perceptimi i saj është si të pretendosh të pajisesh me të pamundurën. Mendja është një krijesë, nuk mund ta perceptojë Krijuesin e saj. Si çdo organ i yni edhe mendja ka kufi. Të kërkosh nga mendja atë që nuk mund ta bëjë është ta sforcosh kot atë. Sikur Zoti të kërkonte të perceptonim edhe origjinalitetin e Tij, ky do ishte një propozim i pamundshëm për t'u kryer. Ngase mëshira e Tij është e pafund, Zoti nuk na ka ngarkuar ngarkesë që nuk mund ta mbajmë."
E ngriti kokën, pa retë grupe-grupe dhe "ne" tha, "sikur i besojmë tepër mendjes."
"Ke të drejtë... Edhe mendja ka kufi. Dhe meqë është e kufizuar është e pafuqishme. Të kuptosh se mendja nuk mund të përfshijë çdo gjë është një vepër e logjikshme. Ashtu sikur syri nuk mund ta shikojë çdo krijesë, e as veshi s'e dëgjon çdo tingull, as mendja s'mund ta perceptojë çdo gjë. Njeriu i mençur, nuk ia ngarkon mendjes atë që s'mund ta mbajë. Edhe të vraposh pas të pamundurës është një lloj marrëzie."

Me pelqeu kjo ne nje reviste dhe ju a servira.

__________________
Mundohem te te harroj por harroj te te harroj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Nëntor 2005 16:55
Sabian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sabian Kliko këtu për të kontaktuar me Sabian (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sabian Shto Sabian në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sabian në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Auberoni
...

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: vrrr place
Mesazhe: 117

Re: Re: Re: Re: Zoti?

Pa-dyshim se eshte me i thelle; do te brengosesha po te ishte ndryshe!!!

Por,

Act
We conceive the physical world as a dynamic system of events. Things happen. That's life, we say. We are studying physics here with an eye to theology, and choose the word act to provide the unifying symmetry between the two disciplines. Our historical starting point is the Summa of Thomas Aquinas, whose model of God postulates that God is 'pure act' (actus purus ).


It follows also that God must be pure act and cannot therefore be a body:

Is God a body? ...

http://www.naturaltheology.net/Deve.../phys01Act.html



Actus purus eshte shume i njohur ne filozofi!!!!

Modifikuar nga volter datë 08/04/2007 ora 20:28

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Nëntor 2005 23:40
Auberoni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Auberoni Kliko këtu për të kontaktuar me Auberoni (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Auberoni Shto Auberoni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Auberoni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Auberoni
...

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: vrrr place
Mesazhe: 117

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Mire, mir po pse e ke shkrujt anglisht?


X: Pse citoni mendimtaret ne gjuhen e cila eshte e vdekur?
Voltaire: Fjalet, kuptimin e se cilave nuk e dime zakonisht i citojme ne gjuhen e cila njihet me se paku!!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Nëntor 2005 21:21
Auberoni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Auberoni Kliko këtu për të kontaktuar me Auberoni (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Auberoni Shto Auberoni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Auberoni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Wink

Shkova tek indi i vargut dhe lexova shume gjera te bukura, u ndjeva mire. Mire u pergezova nga thellsia e shpiriti, kete magji te krijuar nga hyjnia... Eca ne trotuarin e mendjes dhe shpirtit time, dhe ndjeva nje ndjenje bilure qe te pershkonte tere organizmin me nje vorbull ajri te devotshem... Eca edhe neper diksun e henes kulace blu dhe pashe se si me ndriste nga pas floket e mia kacurrelse... ! Vrapova pas indeve te tjera, qe te japin teatro mendimesh, prape ndjeva madheshtine dhe hyjnoren filzofi... Eca neper pellgjet me mendimet me te thella, u ndesha me te bukuren art, pastaj u pergezova dhe me nuancen e drejtesise se drejte... Pra, mberrita tek peshtjellimet e ndjenjave qe te cojne tek Falenderimi...

Respekte per kete, ke vetvetja ime...!

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Nëntor 2005 16:10
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
freespirit
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 16/12/2004
Vendbanimi: ne boten time
Mesazhe: 525

Citim:
Po citoj ato që tha Sabian
Ku ndodhet Zoti?

.


Shkrimi qe kishe paraqitur eshte shume interesant me pelqeu shume dhe dua te te falenderoj. Ai qe e ka shkruar eshte patjeter nje njeri shume i ditur nje fizikant dhe filozof ne te njejten kohe. Duket i gjate si mesazh por ka nje permbajte te mrekullueshme, I loved it.
Pergezime

__________________
Don't be afraid to show your true colors.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Nëntor 2005 22:58
freespirit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të freespirit Kliko këtu për të kontaktuar me freespirit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: freespirit Shto freespirit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto freespirit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Eshte interesante te gjesh se ku ndodhet Zoti!

Po sikur ta shohesh fytyren tende ne pasqyre a e beson? Sigurisht qe e beson, por do te dyshoje se mund te jete vertet nje person qe eshte i afte per te vepruar, apo i gjalle. Fytyre figurative.. Kete e shoh por nuk e besoj se eshte e vertete!

Po sikur te mos e shohesh Zotin a e beson? Sigurisht qe e besoj, por nuk do te dyshoja se mund te jete e vertete qe ai te kishte fuqine per te mos u dukur... Sepse eshte normale ta fsheh Zotin vetveten, aq me pak kur eshte Krijues... Kete nuk e shoh, por e besoj se eshte e vertete!

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Nëntor 2005 13:43
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Auberoni
...

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: vrrr place
Mesazhe: 117

Re: Re: zotit: Po mu lute do te besoj !

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Zoti eshte nje akt i paster


Okay de; Akuinski e ka thene kete. A ke dicka me konkrete pervec plagiateve?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Dhjetor 2005 23:23
Auberoni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Auberoni Kliko këtu për të kontaktuar me Auberoni (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Auberoni Shto Auberoni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Auberoni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Auberoni
...

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: vrrr place
Mesazhe: 117

Sps.
Qarte; disa nga forumistet nuk e dine. Rralle kush e lexon Akuinskin. Pastaj, krejt cka kerkova nga ti ishte te bisedojme e debatojme pikepamjet tona mbi te gjitha definicionet e Zotit. Por, ti sjellesh verdalle. Nejse.

Modifikuar nga volter datë 08/04/2007 ora 20:31

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Dhjetor 2005 21:53
Auberoni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Auberoni Kliko këtu për të kontaktuar me Auberoni (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Auberoni Shto Auberoni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Auberoni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 29/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

Zoti

kerkimi i mbrojtes dhe i strehimit prej zotit te madhruar,eshte nje prej shprehjeve te nje bindjeje te plot ndaj fuqiplotit.te kerkoshe ndimen e Zotit nuk eshte dobesi e njeriut,siq perpiqet dikush ta pershkruaje , kuptohet, nuk ka kriese qe nuk ka nevoje per kriuesin, nese ndonje mendon se eshte i panevojshem ,ai eshte i semure? psikikishte.


njerzit qe mesojne njeri tjetrin per pune te mbara,per drejtesi, per njohje te krijuesit kurre nuk jan te humber as ata qe njeri-tjetrin e keshillojne te jen te durushem ne veshtersit e mundimet .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Dhjetor 2005 02:41
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të naimi Kliko këtu për të kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të naimi't! Kërko mesazhe të tjera nga: naimi Shto naimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto naimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:14 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Filozofia > Zoti?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.