lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137
|
Citim: Po citoj ato që tha Fajtori
Po i afrohemi shahut mat.
Atehere fillojme gjejme keto traditat qe duhen ruajtur. Besa eshte tradite per tu ruajtur? Ku ruhet akoma sot? Ku jepet dhe ku mbahet besa ne Shqiperi?
Po raporti i beses me ligjin si eshte? A nuk bien ne konflikt me raste te caktuara?
Po tradita e klanit familjar duhet ruajtur? A nuk eshte kjo tradite qe ka mbushur administraten me kushurinj dhe bijte e atyre qe kane pushtetin (ca faqe me pare ekziston nje liste e pjesshme).
Apo duhet ruajtur tradita e fese? E ciles fe, e asaj te krishtere qe ka vrare e djegur njerezit se mendonin qe toka rrotullohet, apo e asaj myslimane qe vesh grate me shami qe mos eksitohen meshkujt?
Eh sigurisht, mes ketyre traditave ka elemente te hajrit. Njoh disa persona shpirtmire myslimane qe jane te vyer per shoqerine. Por ne ketu po flasim per tradita qe u dashkan ruajtur, ama nga ana tjeter pretendojme ndryshime, te cilat s'behen po nuk u hodhen poshte nje pjese e mire traditash. Pra po nuk pati revolucion shoqeror.
Revolucion shoqeror emigrantet nuk eshte pare ndonjehere te bejne. Qendra e gravitetit per emigrantin eshte e kaluara, tradita, nostalgjia.
-Po besa duhet ruajtur. Edhe pse mund te te kushtoje reputacionin, edhe pse mund te te kushtoje jeten. A ndodh ne Shqiperi? Po edhe Jo. Nuk i pergjithesoj. Kam shoqeri qe perpiqen te bejne c'eshte e drejte. Ka te tjere qe kompromentojne.
Raporti i beses me ligjin? Ka raste qe bien ne konflikt. Eshte atehere kur njeriu duhet te ver llogjiken e vet ne pune. Autoritetet nuk kane gjithmone te drejte edhe pse njerezit i ndjekin prej frikes apo verberise apo prej 'modes.' Nje rast qe me pelqeu mua eshte kur gjate mbledhjes qe kish bere Z. Berisha me kryetaren e gjykates, ajo nuk ndau asnje informacion ne mbledhje. Dicka per tu admiruar. Deshe shembull?
Traditat qe po mendoja une jane mikpritja, deshira per edukim, njerezilleku, kultura e vecante Shqiptare, gjaknxehtesia( aka passion) , ajo gara kush ta kaloj i pari te dytin, keto jane gjera te mira nqs behen me zemer te paster, nqs ka nje qeveri of the people and for the people.
Perse e permende fene krishtere? Mendova se shpjegova shume mbi te tek ajo tema e vetvrasjeve. Nuk eshte ne traditen krishtere te vrasesh njerez se bejne perparime shkencore. Aq me pak ne traditen Shqiptare kur ka shume pak qe e ndjekin ate sic duhet.
Revolucioni nuk mund te behet prej emigranteve qe jetojne larg. Mund te nise si rryme por duhet vazhduar prej njerezve qe jane atje, ndoshta edhe emigrante qe jane kthyer me nje ideal te tille per vendin e vet. Revolucionet ndodhin. Ne ka kohe me shpresendjellese per revolucion shoqeror eshte tani kur shume vende te tjere po bejne kete gje. E si nisi njeri prej tyre?
Nmp facebookut.
__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|