RAIMONDI
Veteran ne forum
Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492
|
--------Me vatji syri ...aty ku ke futur emrin tim dhe gjyshet e mija
--Po them dy fjale per gjyshet e mija qe ishin gjyshe te jashtezakonshme
-Gjyshet e mija nuk e zinin kurre ne goje komunizmin -ato flisnin mire per te gjithe
--edhe per komunizmin edhe per ballistat ---se ne fis kishim edhe ballista edhe komunista
----------Sidomos gjyshja qe me ka ritur mua --gjyshja nga babai, ishte bejlereshe e njohur ne Kolonje--Gjyshi ishte beu me i pasur i Kolonjes dhe pronat e tij ishin edhe ne Greqi diku prane Follorines --Kishim Cifligun tone
--Gjyshja ishte shoqe e ngushte me Anita Taken, dhe e kishte nip Petrit Dumen, dhe disa gjenerale te tjere kolonjare qe u denuan , dhe edhe vellai i gjyshes vdiq ne burg per agjitacion propgande--Dhe ne rinim me frike se nga momenti ne moment edhe mund ta pesonim.....
------------Mirpo gjyshja kur fliste qe me edukonte mua dilte nga dhimbja e saj personale
dhe fliste pozitivisht per ate qe i kishte sherbyer Shqiperise
---- Ndaj edhe e mburte Enverin --sepse thosh qe ENVERI na beri njerez --pastaj gjyshja i mburte edhe ballistat .... fliste mire edhe per ta , sepse nje xhaxha im kishte qene ballist ---Por pastaj e shpetoi Petrit Dume , se edhe mund ta vrisnin....................
..............Pastaj gjyshja me tregonte per KRIMET E GREKVE kunder Shqiptareve te camerise, se si ata ju canin barkun me bajonete grave shtatezane .....
, me tregonte per luften qe benin kolonjaret kunder grekeve kur ata dogjen Kolonjen time ................
............Ne fshatin e gjyshit tim, ne reze te Gramozit , fshataret luftuan te gjithe pastaj u larguan se ishin te paorganizaur , dhe ngeli vetem njeri me mbiemer Prodani --kusheri i Gjeneralit Muhamet Prodani ......
...Ai luftoi derisa Fustanella e tij u be shoshe nga plumbat ........ dhe pastaj kolonjaret erdhen ne ullinjte e Vlores ,aty qendruan
--Aty gjyshes i vdiq nje djale , e quanin Bardhyl ---Ishte shume i bukur thosh gjyshja
-Vdiq nga klima e keqe sepse klima e Vlores ishte malarje e gjalle .............Me vone u c'vendosen ne Berat ,se Berati kishte klime te mire
----Vlora ishte vedn per internim thosh gjyshja --sepse kishte klime shume te keqe nga kenta qe kishte brenda ne qytet....--dhe gjyshja thosh --- Enveri e beri keshtu Vloren kaq te bukur,
........Ndersa gjyshja nga Vlora kishte ngritur Vloren, ne lufte kunder Nazizmit sic thone te vjetrit , --Une s'e dija kete fakt, por tani keta te vjetrit me thoshin per gjyshen
-- Gjyshja kishte pamje si gjermane me sy jeshile ne gri ---- Ishte komuniste ,por i kishte ndihmuar ballistet e Vlores, disa nga ata ma kane thene vete tani ne demokraci ,
--Sepse gjyshja kishte ballista ne fis vete por edhe vellai i gjyshit nga nena ishte ballist dhe i arratisur ne Amerike --Ai vdiq ketu ne New Jersey
--Por ajo kurre nuk fliste per komunizmin ------- Gjithe Vlora thote per te se ajo ishte njeri heroik dhe shume oratore, dinte fliste bukur
Ishte edhe e pushkes Ne vitet 50-te kishte fituar medalej te arte ne qitje me pushke luftarake . duke zene vendin e pare ne Shqiperi -------I kam pare gazeten dhe gjyshen te re duke qelluar me pushke ....
---Ne vitet 60-te kishte folur ne telefon me kunatin ne Amerike ---Askush nuk guxonte ti thoshte asaj gjysem fjale .....--Ajo kishte nje veti qe ishte shume tip i drejte, ndaj edhe gjithe Vlora e Nderonte ate ----
-E zgjata shume por ti permende gjyshet e mija dhe une i kam dashur shume ato .......
. se ato nuk thoshin kurre nje fjale te keqe per njerezit e te kaluares
Ato ishin shume funyy --kishin shume humor dhe ishin shume inteligjente ne te folur ---me nxisnin mua fantazine me menyren e tyre te te folurit , me pergjigjet e tyre te menjehershem dhe plot ironi -dhe me nxitjen qe me benin te mesoja --sidomos per te mesuar poezite permench -
.....Gjyshja nga babai jetonte me ne dhe gjyshja me merte dhe me hypte ne tavoline e me thosh
:--..Pa na recito tani ate vjershen se si e mbushi malesori broken plot ...... hahahahahahahahah
( tani e ve re se gjyshja thoshte fjalen MALESORI )
Ishte nje poezi qe fliste per rethimin e Krujes nga turqit --dhe shqiptaret ne keshtjelle kishin ngelur pa uje , se turku e kishte helmuar ujin , dhe nje malsor gjeti ne nje murr ku ridhte nje reke uji dhe vuri broken duke e mbushur me uje , pike pike ....
Dhe gjyshes sime , qe i mbante duart gjithe diten ne folket e mij, i pelqente pjesa kur une thoshja
:...pike pike nga nje cike dhe e mbushi broken plot .....hahahahahaha etj ,. nuk i mbaj mend tani se isha nja 7 vjec kur e thosha kete vjershe , por e mbaj mend nje figure ne at liber me malsorin te ulur ne gjunje duke mbushur broken me uje .....
-----------Po e mbyll me kete shembull nga jeta ime kur isha i vogel fare 4-5 vjec
.....Ishim ne fshat ne Kolonje , reze malit te Gramozit. po me mbante gjyshja ne krahe , dhe nje moment i shpetova gjyshes nga duart dhe ika me vrap ne mes te ares me jonxhe .........
......kur erdhi perballe meje nje njeri me kale, sic duket ishte roja , e mbaj mend si tani , dhe ai tha :
-- Ku shkon , nuk je npronat e S... Beut ( S.... ishte emri i gjyshit )-------une ngela pa levizur .....Gjyshja erdhi me vrap dhe i tha me force :--- Ne pronat e tij eshte ,se nuk jane tuajat , zaberhan i qenit ....
...pastaj me kapi mua per dore dhe tha -Hajde bir te ikim ....
----E kam te fixuar ate pamje ne memorjen time , me gjyshen te zemeruar , me ate rojen e koperatives ne maje te nje kali te zi..... dhe une midis tyre i shtangur nga habia ..... dhe fjalet e gjyshes jane gdhendur ne memorjen time ..... sidmos sharja :---Zaberhan i qenit ---- Shprehje qe e perodrinne Kolonje --Por gjyshaj ime kurre nuke perdorte , me perjashtim te atij rasti......... Nuk flsite kurre keq --ose fjale t emira , ose do irnoizonte per te bere humor ......
Kur ajo ka nderuar jete une kam qare 2 nete resht ...s'i mbaja dot lotet .......
-----Mund te flas per gjyshet e mija pa fund se i kam kujtimet e tyre te gjalla ne cdo kohe , ne mendjen time..............
__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|