Ignatius
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 03/01/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 108
|
Berisha, “Oqil Oqilovi” i Ballkanit
Wednesday, 30 January 2008
Nga Kastriot Myftaraj - A e dini se me cilin nga kryeministrat e sotëm të vendeve ish-komuniste ka më shumë gjëra të përbashkëta kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha?Me Oqil Oqilovin, kryeministrin aktual të Taxhikistanit, që nga viti 1999. Të dy kanë lindur në vitin 1944, të dy kanë qenë anëtarë për mbi 20 vjet të partisë komuniste. Nëse do t’ i kërkosh të ngjashmit e kryeministrit Berisha, duhet të shkosh në republikat ish-sovjetike të Azisë Qendrore, ose edhe në Rusi. Në vendet e tjera ish-komuniste europiane, duke përfshirë dhe shumë vende ish-sovjetike, nuk gjen të ngjashëm të kryeministrit shqiptar. Në Bullgari, kryeministri Sergey Stanishev, kryeministër që nga viti 2005, është i datëlindjes 1966 dhe nuk ka qenë komunist. Në Kroaci, kryeministër që nga viti 2003 është Ivo Sanader, i datëlindjes 1953, cili nuk ka qenë komunist. Në Republikën Çeke, kryeministër që nga viti 2006 është Mirek Topolanek, i datëlindjes 1956, i cili nuk ka qenë komunist. Në Estoni kryeministër që nga viti 2005 është Andrus Ansip, i datëlindjes 1956, i cili nuk ka qenë komunist. Në Hungari, kryeministër që nga viti 2004 është Ferenc Gyurcsany, i datëlindjes 1961, i cili nuk ka qenë komunist. Në Latvia (Letoni) kryeministër, që nga viti 2007 është Ivars Godmanis, i datëlindjes 1951, i cili nuk ka qenë komunist. Në Lituani, kryeministër që nga viti 2006 është Gediminas Kirkilas, i datëlindjes 1951, i cili nuk ka qenë komunist. Në Maqedoninë fqinje, kryeministër që nga viti 2006 është Nikola Gruevski, i datëlindjes 1970, i cili nuk ka qenë komunist. Në Poloni, kryeministër që nga viti 2007 është Donald Tusk, i datëlindjes 1957, i cili nuk ka qenë komunist. Në Malin e Zi, kryeministër që nga viti 2006 është Zeljko Sturanoviç, i datëlindjes 1960, i cili nuk ka qenë komunist. Në Serbi kryeministër që nga viti 2004 është Vojislav Koshtunica, i datëlindjes 1944, si Berisha, por që nuk ka qenë komunist. Në Gjeorgji kryeministër, që nga viti 2007 është Lado Gurgendidze, i datëlindjes 1970, i cili nuk ka qenë komunist. Në Slloveni, kryeministër që nga viti 2004 është Janez Jansha, i datëlindjes 1958, i cili ka qenë komunist, por në 1988 është arrestuar dhe dënuar me burgim, pasi si gazetar botoi shkrime kundër ushtrisë jugosllave të kontrolluar nga serbët. Në Rumani kryeministër që nga viti 2004 është Calin Popesku-Tariceanu, i datëlindjes 1952, i cili nuk ka qenë komunist. Në Ukrainë, kryeministre që nga viti 2007 është Yulia Tymoshenko, e datëlindjes 1960, e cila nuk ka qenë anëtare e partisë komuniste. Në Armeni kryeministër që nga viti 2007 është Serzh Sagsyan, i datëlindjes 1954, i cili nuk ka qenë komunist. Madje edhe në tre republika ish-sovjetike të Azisë Qendrore, në Uzbekistan, Kirgizistan dhe Kazakhstan kryeministrat aktualë nuk kanë qenë komunistë. Në Uzbekistan, kryeministri Shavkat Mirziyoev, i datëlindjes 1957, kryeministër që nga viti 2003, nuk ka qenë komunist. Në Kirgizistan, kryeministri nga viti 2007, Igor Chudinov, i datëlindjes 1961, nuk ka qenë komunist. Në Kazakhstan Karim Massimov, i datëlindjes 1965, i cili është kryeministër nga viti 2007, nuk ka qenë komunist. Në vendet ish-komuniste jashtë ish-Bashkimit Sovjetik, një kryeministër ish-komunist gjen në Sllovaki, ku kryeministri Robert Fico, i datëlindjes 1964, i cili është kryeministër që nga viti 2006, ka qenë komunist që nga viti 1987, pra vetëm për dy vjet. Kryeministrat e tjerë ish-komunistë i gjen vetëm në ish-republikat sovjetike. Në Rusi kryeministër që nga viti 2007 është Victor Zubkov, i datëlindjes 1941, i cili ka qenë komunist për mbi 20 vjet. Në Moldova (Moldavi) kryeministër që nga viti 2001 është Vasile Tarlev, i datëlindjes 1963, i cili ka qenë komunist për disa vjet. A e dini se ç’ ngjashmëri ka kryeministri shqiptar Berisha me kryeministrin e Kinës, Ëen Jiabao? Të dy janë anëtarë të partisë komuniste që nga vitet gjashtëdhjetë. Kryeministri i Kinës që nga viti 2003, Ëen Jiabao, i datëlindjes 1942, pra dy vjet më i madh se Berisha, ka hyrë në partinë komuniste në vitin 1965, pra tre vjet para Berishës. Por, profili politik i Berishës do të ishte i paplotë nëse do të krahasohej vetëm me homologët e tij kryeministra, se Berisha ka qenë edhe President i Republikës, në vitet 1992-1997. Për këtë arsye Berisha, për nga kohëqëndrimi në pushtet ngjan më tepër me Presidentët-despotë të republikave ish-sovjetike të Azisë Qendrore dhe Kaukazit, që kanë një kohë të gjatë në pushtet. Por Berisha ka një ndryshim me këta. Derisa këta venë kryeministra-kukulla, Berisha, duke përfituar nga koniukturat ndërkombëtare, ka vënë një president-kukull, për shkak se nuk mund të zgjidhet vetë i tillë, shembull që pritet ta ndjekë dhe Presidenti rus Putin. Në këtë pikëpamje, Berisha nuk ngjan aq me kryeministrin e Taxhikistanit, Oqil Oqilov, por me ish-komunistin Emomalii Rahmon, i cili u bë President i Taxhikistanit në të njëjtin vit kur Berisha u bë president i Shqipërisë në 1992. Ndryshimi është se Emmomali Rahmon mundi të qendrojë në pushtet pa ndërprerje që nga viti 1992 dhe deri më sot, ndërsa Berisha, u rrëzua një herë, megjithëse bëri përpjekje ta mbante me çdo kusht pushtetin. Ndërsa Presidenti i Kazakhstanit, që nga viti 1990, Nursultan Nazarbayev, i datëlindjes 1940, pra katër vjet më i madh se Berisha dhe që ngjan me Berishën se është bërë anëtar i partisë komuniste në vitet gjashtëdhjetë, prodhoi një kryeministër-kukull jokomunist si Karim Massimov, Berisha u tregua dhe më i shkathët duke prodhuar, i favorizuar nga koniukturat ndërkombëtare, një president-kukull jokomunist. Kushedi se ç’ mendime do t’ i kenë ardhur në mendje Berishës kur takoi ditët e fundit Presidentin e Azerbajxhanit që nga viti 2003, Ilham Alyev, duke konsideruar që ky i fundit, trashëgoi postin e të atit, Heydar Aliyev, i datëlindjes 1923, i cili ishte President i Azerbajxhanit nga viti 1993 në vitin 2003, kur vdiq. Heydar Aliyev ishte oficer i NKGB, në 1944, gjeneral-major dhe shef i KGB të Azerbajxhanit në 1967, dhe komunist që në vitet dyzet. Zot na ruaj mos i ka lindur Berishës ndonjë ide trashëgimie posti. Në vendet ish-komuniste, një njeri që të ketë qenë kryetar shteti në 1992, kur Berisha e mori këtë post, dhe që të jetë ende në pushtet, e gjen vetëm në Kazakhstan, kur Nursulltan Nazarbayev është president që nga viti 1990, në Taxhikistan, ku Emomalii Rahmon është president që nga viti 1992, në Uzbekistan ku ish-komunisti Islam Karimov është president që nga viti 1991. Në Turkmenistan, ish-komunisti Saparmurat Nyiazov, i cili ishte president që nga viti 1990, e lëshoi postin kur vdiq në 2006. Këta janë homologët e vërtetë të Berishës.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|