Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
Gjithe kete kohe e kam patur trurin dyst. Kam dashur qe ta kem keshtu, larg mendimeve, larg filozofive. Sot mora vesh dicka qe serisht me beri te dridhem dhe t'i them vetes, akoma nuk zure mend me e lagu se lagu? te tjeret luftojne per jeten dhe ndaj tragjedive, ti vret mendjen per idiotizma, a thua i zgjidhe tragjedite e tua dhe te mbeten idiotizmat per t'u marre. Dhe ne keto momente serisht revoltohem dhe dua te shperthej. Ta bej cope e cike ne therrime me te imta se kokrrizat vanitetin njerezor. Ate krimb qe s'te le te qete te perballosh c'fare te rezervon jeta, por te thith e te thith energjine qe duhet ta dedikosh ne gjera me te vyera.
Sa kohe bosh e te vyer humbasin njerezit me nderlikime e sternderlikime, me thashetheme, me kuriozitete idiote, me hedhje poshte njerezish, me hedhje poshte shoqerish, me hedhje poshte te gjithshkaje te cilter, me hedhjen poshte shpirterash. Sa e komplikuar qeka te jesh njeri. Ne fakt nuk eshte aq ekomplikuar, por na pelqen te komplikojme gjerat qe jane teper te thjeshta. TE duash, te jesh njeri i mire, te kesh respekt per te tjeret, te dish te vleresosh ate qe te dhurohet me gjithe shpirt, te shohesh punet e tua, e te ndihmosh ke ka nevoje. Kaq pak do mjaftonte por kaq e veshtire qenka te arrihet.
por le te mos humbim shpresat.......
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|