amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949
|
20:52
JANULATOSI DHE PASUESIT E TIJ,PERBEJNE NJE SEMUNDJE QE DUHET LARGUAR NGA SHQIPERIA...
Kreu i Kishës Orthodokse Shqiptare u operua në sy dhe grykë. Kishën e drejtojnë mëkëmbësit e tij
Janullatosi i sëmurë, kishën e drejtojnë mëkëmbësit e tij
TIRANË - Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse, Anastas Janullatos ndodhet në gjendje kritike shëndetësore. Para pak ditësh, Janullatosi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në sy dhe në fyt. Zyrtarët e Kishës Orthodokse janë tejet të rezervuar, për të dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit, por mungesa e tij gjatë tre muajve të fundit, në ceremonitë fetare më të rëndësishme, nuk ka kaluar pa u vënë re. Prej kohësh ka munguar në ceremonitë zyrtare fetare, ndërkohë që më shumë se kurrë, mungesa e tij u vu re në festën e Krishtlindjeve. Edhe në ditën që besimtarët ortodoksë kremtonin ujin e bekuar, udhëheqësi i tyre shpirtëror, Janullatos ndodhej kilometra larg Shqipërisë. Gjendja e tij shëndetësore e ka detyruar kryepeshkopin e Kishës Orthodokse të rikthehet në vendin e tij, ku i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal. Sipas zëdhënësit të Kishës Orthodokse, Thoma Dhima, Kryepeshkopi është jashtë rrezikut për jetën. Dhima nuk jep detaje të hollësishme mbi shëndetin e Janullatosit, por thotë se kryepeshkopi i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal dhe aktualisht është në periudhë kovaleshence në Athinë.
Shëndeti i Kryepeshkopit
Gjendja e rënduar shëndetësore e Kryepeshkopit është mbajtur e fshehtë nga drejtuesit e Kishës Orthodokse Shqiptare. Ajo që dinë klerikët e kësaj kishe është fakti që për një kohë të gjatë, Janullatosi nuk ndodhet në Shqipëri. Askush nuk di të thotë më shumë, përveç faktit që Kryepeshopi nuk është parë për një kohë të gjatë në zyrën e tij, aty ku ndodhet edhe selia e Kishës Ordhodokse Shqiptare. Burime të besueshme pranë kësaj selie i thanë gazetës “Shekulli” se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit ka qenë kritike. Sipas të njëjtave burime mësohet se fillimisht Janullatosi i është drejtuar një klinike në Vjenë dhe më pas në Athinë, ku ka kryer operacionet në sy dhe në grykë. Por zëdhënësi i kishës Orthodokse, Thoma Dhima, nuk sqaron arsyet se përse numri një i Kishës Orthodokse i është nënshnshtruar operacionit kirurgjikal. “Që Kryepeshkopi është i sëmurë, kjo dihet nga të gjithë, por tani gjendja e tij shëndetësore është drejt përmirësimit. Ka qenë sëmurë dhe ka kryer një operacion. Aktualisht ndodhet në një periudhë pushimi dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve në Athinë”,-thotë zëdhënësi i Kishës Ordhodokse.
Kisha, nën drejtimin e mëkëmbësve të Janullatosit
Edhe pse i sëmurë, Janullatos e ka drejtuar Kishën Orthodokse Shqiptare nëpërmjet mëkëmbësve të tij. Sipas zëdhënësit të Kishës Orthodokse, Kryepeshkopi vazhdon të drejtojë Kishën Orthodokse Shqiptare. Dhima saktëson se edhe në ceremoninë e fundit të besimit orthodoks, atë të kremtimit të ujit të bekuar, ka qenë Janullatosi ai që ka përcaktuar drejtimin e kësaj ceremonie nga mëkëmbësit e tij. Ndërkohë që thuhet se prej të paktën 3 muajve, kryepeshkopi Janullatos nuk ka shkelur në Shqipëri. Gjendja e rënduar shëndetësore e ka detyruar Kryepeshkopin të largohet, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Gjatë gjithë kësaj kohe, ceremonitë fetare dhe drejtimi i Kishës Orthodokse ka qënë në duart e At Jovan Karaveshit dhe At Jani Trebickës. Sipas zëdhënësit të kishës Orthodokse, janë këta dy klerikë të lartë që në mungesë të Janullatosit drejtojnë jo vetëm ritet fetare, por edhe detyrat administrative të Kishës Orthodokse. Por Dhima saktëson se dy klerikët e lartë, gjatë gjithë kohës janë në komunikim të vazhdueshëm me kryepeshkopin Janullatos, megjithëse ky i fundit nuk është ndierë mirë nga ana e shëndetit. Zëdhënësi Dhima shton se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit nuk ka ndikuar në vijimësinë e punës administrative të Kishës Orthodokse dhe se pritet shumë shpejt rikthimi i tij në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare.
Kush është Anastas Janullatos
Para se të vinte në Shqipëri me detyrën e Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse, Anastas Janullatos ka dhënë mësim në një nga universitetet e Athinës, në lëndën “Historia e Feve”. Më pas, ai emërohet numri një i Kishës Orthodhokse në Shqipëri, duke mbajtur të njëjtin pozicion, pa ndryshim, edhe sot e kësaj dite. Në vitin 2001 ka qenë kandidat për çmimin Nobel për Paqen. Po në të njëjtin vit, është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”. Aktualisht, ai vazhdon të jetë Kryepeshkop i Kishës Orthodokse. Ardhja një kleriku grek në shkallën më të lartë të hierarkisë së Kishës Ortodokse Shqiptare është komentuar me faktin se në vendin tonë, mungonte një Kryepeshkop me njohuri dhe grada shkencore të mjaftueshme. Qendrimi i tij për shumë kohë është protestuar nga Kisha Orthodokse e shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë. Sipas tyre, tashmë ka ardhur koha që drejtimin e kishës duhet ta marrë një kryepeshkop shqiptar. Megjithatë, është vlerësuar fakti se Janullatos ka ditur të gjejë gjuhën e bashkëpunimit me të gjithë përfaqësuesit e feve të tjera, lidhur me zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Në Shqipëri janë rreth 80 kisha të reja të ndërtuara gjatë 10 vjetëve të drejtimit të Janullatosit, pesë manastire të restauruara, 70 kisha monument kulture. L.Ç
PATRIARKU
Kompromisi që solli Janullatosin në Shqipëri
Anastas Janullatos ka ardhur në Shqipëri më 16 korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz, më 2 korrik 1991 midis ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht mes Muhamet Kapllanit dhe Antonios Samaras. Patriarkana Ekumenike e Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht nga të gjitha kishat ortodokse (ruse, serbe, rumune, bullgare, greke, shqiptare), mori iniciativën e emërimit të Janullatosit në Shqipëri si patriark. Sipas At Artur Liolinit, Janullatosi erdhi në Shqipëri si misionar i përkohshëm, ndërkohë që prej më shumë se një dekade ai drejton Kishën Orthodokse Shqiptare. Emërimi i Janullatosit në krye të Kishës Orthodokse është shoqëruar me reagime të orthodoksëve shqiptarë, sidomos të atyre me banim në Amerikë. Kulmi i këtij konfliki ka qënë viti 2001, kur komuniteti grek i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli Kryepeshkopin Janullatos si fitues të një çmimi të përvitshëm për të drejtat e njeriut. Motivacioni i këtij çmimi ishte: "për impenjimin misionar të Anastasios në Afrikë dhe
për "rikostruktimin e mrekullueshem të Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare".
KREMTIMI
Memaliaj, bekimi i ujërave, edhe në greqisht
MEMALIAJ - Ceremonia e ujit të bekuar në Memaliaj kremtohet edhe në greqisht. Prifti i Mitropolisë së Gjirokastrës, At Nathanaili, i shoqëruar nga dy psallmë grekë kanë bekuar ujërat edhe për banorët e Memaliajt, edhe pse ky qytet nuk është i populluar nga besimtarët orthodoksë. “Unë nuk kam folur greqisht, para besimtarëve të Memaliajt. Kam ndaluar edhe aty, pasi ishte ditë e shënuar dhe isha i shoqëruar nga dy psallmë grekë. Unë i kam bekuar ujërat në shqip, ndërsa psallmët grekë nuk e njohin gjuhën dhe më shoqëruan në greqisht”,-ka sqaruar për “Shekullin” At Nathanaili. Ai pranon se në këtë meshë është folur greqisht, por nga dy psallmët grekë që e shoqëronin. “Bekimi ishte në shqip. Unë si prift fola në gjuhën tuaj, e mua nuk më lejohet të mbaj dy mesha në një ditë”,-ka përfunduar prifti i Mitropolisë së Gjirokastrës, At Nathanaili.
SHEKULLI
Uroj qe shume nga ju te dashur miqte e mi te shihni se cndodh ne realitet kur nderkohe ju jeni ne kurbet dhe nuk e dini se cbehet ne Shqiperi.
E SHIHNI QE MESHAT BEHEN NE GREQISHT????????????????????????
I SHIHNI QELLIMET E GREQISE DHE KISHES GREKE?????????????????????
PO NE SDO TI LEJOJME KURRE TE GREQIZOJNE SHQIPERINE .
__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|