Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . Vlerësimi i Temës: 5 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Lantis..., perse Janua eshte me i mire se keta...?

TURQIA EUROPIANE DHE GREQIA BIZANTINE...

Sado paradoksale qe te tingellojne percaktimet e mesiperme, ky eshte realiteti (kesaj radhe i dukshem) te pakten keto dy javet e fundit. Turqia, shteti me i fuqishem i rajonit qe shtrihet ne dy kontinente, e ka vendosur me kohe drejtimin e saj europian.

Me gjithe problemet qe eshte e detyruar te ndeshet, ajo eshte ne rrugen e pershtatjes dhe reformimit ne te gjithe sektoret, ne rrugen e integrimit. Te pakten qysh nga periudha e kryeministerllekut te Tansu Ciler, ajo me cdo lloj kostoje kap parametrat e duhur per drejtimin qe ka marre.

Por duket se problemet per europianizim jane me te shumta e me te mprehta tek fqinja e saj Greqia qe tanime eshte anetar i hershem i Bashkimit Europian. Ndoshta per kete vend qendron ajo thenia. "Gruaja e Cezarit, jo vetem duhet te duket e tille, por edhe te jete e tille".

Tek "te qenit" e tille qendron problemi i Greqise, se sa per dukjen, te merr ne qafe... Para pak ditesh kryetari i partise me te madhe opozitare te Greqise, pra Pasokut, shpalli per postin e superprefektit te Trakes, nje vajze 27 vjecare, zonjen Karahasani, si kandidate te partise se tij per ne votimet e sivjetme per pushtetin vendor ketu.

Kaq mjaftoi qe te ngriheshin perpjete dheu dhe qielli, te gjithe "kristianet e mire" dhe te gjithe politikanet "patriote". Kjo per aresyen se zonja Karahasani eshte turke, njera nga qindramijera turqit qe banojne ne trojet e tyre ne Trake, Komotini e shume vende te tjera ne ate zone.

Avokatja e re u perzgjodh nga ana e Jorgo Papandreut si kandidate per postin e mesiperm, jo per syte e bukur qe ka, por per hir te faktit se ajo perfaqeson nje pjese te konsiderueshme te popullsise se Greqise, pjese te cilen gjithnje politika (e te tera kraheve), e ka konvertuar vetem ne votues, pra ne njerez qe me voten e tyre, arrijne te zgjedhin edhe dy tre deputete ne parlamentin grek.

Kriza e forte ekonomike e cila ka mberthyer fqinjin tone jugor, eshte perthyer doemos edhe ne nje krize te forte besimi tek politika. E politika, si kudo, ne te tilla raste, shikon te ruaje klientelen politike, me cdo lloj cmimi, sepse..."dyqani nuk mund te mbyllet". Flamurtarja e pare, si gjithnje kunder "pakicave" sic i pelqen t'i quaje ata qe nuk besojne ne te njejten "perendi" me te, ishte edhe kesaj radhe kisha greke.

Si gjithnje, edhe kesaj radhe, ajo i kishte "ndare" forcat. Pak nga ato qe "nuk trazohen" me politiken, dhe shumica, ata qe i kercasin dhembet shtetit grek, sa here qe ai tenton te beje ndonje hap drejt Europes. Keta te shumtet, me gjuhen e vete kishes greke, te metropolitit Anthimos, deklaruan se... "Nuk mundemi te jemi njelloj me ata njerez qe nuk jane te fese sone".

E gjithe filozofia e udheheqjes se kishes greke eshte e koncentruar ne fjaline e mesiperme, dhe nuk te lind nevoja te hapesh fjaloret e kerkosh kuptimin e fjales racizem ne greqisht.Mire Lepenet e Greqise, me emrat Karaxhaferi, Papathemeli, e Psomiadhi, se ata duan te marrin votat e turmave me kryq ne dore, po ata qe cdo te diele, rregullisht, pa asnje mungese ne te gjithe jeten e tyre, predikojne nga altari i shenjte i kishes "dashurine" per bashkenjeriun, per te afermin, por edhe per ata qe nuk i njhohem kurre nga afer, pse u kthyen "papritur" ne gjahtare kokash turke dhe ne "turqngrenes te mire"?

Apo mos valle nuk u kthyen por te tille ishin dhe shoqeria ketu i ushqeu e i mori pas nje jete te tere? Nuk di pse m'u kujtuan ditet e luftes ne Kosove, kur kisha greke kishte hapur fushaten per te ndihmuar "vellezerit e nje gjaku", pra serbet, qe perendimi "u binte ne qafe". U mblodhen atehere me qindra mije tone ushqime, qumesht kutie, ilace (pervec kushedi sa miliarde dhrahmi) te cilat kisha greke s'i kishte per gje fare dhe u derguan vetem ne Serbi.

Ato dite takova priftin e lagjes ne rruge, papa Dhimitrin, dhe e pyeta: Urate,po ne Kosove, pse nuk dergoni te pakten nje te mijten e ndihmave te mbledhura nga populli, nuk jane njerez ata? E di more bir, njerez jane edhe ata, edhe ata vriten e ngelen jetime, por "direktiva" eshte per atje, ne Serbi....

Sa per kreun e kishes greke, Kristodulos, ai eshte angazhuar me Kodin qe mediat ketu e kane quajtur "Kodi Kristodulos", pra po pergatit nje antikod me Kodin e Da Vincit. Para ka, dhe kete te diele do ta shperndaje "falas" neper kisha.

Aty u ben edhe thirrje qe te mos lexojne librin, te mos shohin filmin kur ai te shfaqet, etj si keto. Ne "Kodin" e tij kryepeshkopi, nuk heziton ta quaje edhe shkrimtarin Dan Braun nje agjent te zgjedhur te nje sh.a.je te themeluar kushedi se ku, ne vitin 1956...

Dhe ec e gjej ane: cili ka te drejte, turkesha Kara hasani qe kerkon te behet prefekte me votime te drejtperdrejta e ndershme ne komunitetin e saj, apo greku Kara xhaferi qe mban lart "flamurin e ortodoksise" dhe eshte gati te jape urdher qe ata "pak" turqit qe rrojne ne trojet e tyre atje, edhe fryme duhet te marrin vetem me "bekimin" e tij?!

Nga Kreshnik Cika, Athine


Marre nga Koha Jone

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Maj 2006 21:47
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Qellimi i vertet i Janulles ne Shqiperi...

Kantonizmi dhe enklavizimi i rrezikuar

Nga Murat Basha

Kohët e fundit, burime të mirinformuara bëjnë me dije se njëfarë Stavros, qytetar greko-amerikan me ndikim të fortë në qarqe politike në Athinë, dyshohet edhe në SHBA, natyrisht edhe me ndihmën e omniprezentit Nikolas Gejxh, po lëviz për të induktuar dhe më pas imponuar në klasën politike shqiptare, idenë e krijimit dhe institucionalizimit gradual të një prefekture (Qarku), në të cilën do të përmblidhen të gjitha qendrat e banimit të Jugut me përbërje nga minoriteti greqisht-folës. Dhe kjo, as më pak e as më shumë, përkthehet: Kantonizim dhe Enklavizim i Shqipërisë administrative londineze.
Fatkeqësisht, kjo ndodh pikërisht kur Beogradi dhe serbët e Kosovës, po paraqesin në tryzat e bisedimeve, në Vienë, gjetkë, dhe në të gjitha axhendat ndërkombëtare, skemën e “salamandrës” serbe të enklavave të tipit serb të imponuara më parë edhe në Bosnjë, me korridore të hapura komunikimi me Serbinë. Kësisoj, grekët dhe grekofilët e Shqipërisë, Jugun e vendit duan ta shndërrojnë në një “Mitrovicë Veriore” (në Epirin e Veriut), që të jetë aneks-shtojcë e Greqisë së sotme, për t’u shtrirë pastaj gradualisht deri në Shkumbin.
Pikërisht kësaj skeme i ndih edhe zhurma për të miratuar medeomos regjistrimin e popullsisë sipas kartave në të cilat, ndërmjet gjeneraliteteve të tjera, të përcaktohet medoemos edhe kombësia, me vetëdeklarim!!!
Në mënyrën më zhgënjyese, në këtë vazhdë u bë edhe miratimi i liçencimit nga ministria e Arsimit, të shkollës greke në Himarë, gjë që u pranua edhe nga qeveria në mbledhjen e fundit të saj, pikërisht në fund të vitit shkollor!!! Gjë të cilën, pothuajse e ligjëroi asokohe edhe prania e ish zëvendës ministrit të Integrimit Albert Gajo, në ceremoninë e shkollës së paliçencuar të grekëve në Himarë, gjatë së cilës u hodhën parrulla antishtiptare dhe u këndua himni grek, teksa mungonin plotësisht flamujt shqiptarë, ngaqë vendin e tyre e kishin zënë flamujt grekë.
Po kësaj skeme greke të rritjes artificiale të territoreve të banuara dhe të numrit të minoritarëve grekë, i ndih edhe botimi i një libri të OJQ-ve shqiptare, në të cilin na qënkan bërë “depistime” të përbërjes etnike në strukturë në të gjithë Shqipërinë, e ku shqiptarët na dilkan minoritet, ndërsa “grekët etnikë” dalin afro 600 mijë!!!
Pra shkurt, kërkohet që, nën modelin e Kosovës, të cilin duan ta shpallin shoqëri multietnike vetëm sepse ka 5 % pakica përballë 95 % shqiptarësh etnikë, edhe Shqipërinë administrative po duan ta shpallin shtet multietnik.
Krjimi i kësaj prefekture greke në zemër të Jugut të Shqipërisë, është nonsensi juridik dhe administrativ më i paskrupullt, ndërkohë që organizimi i ndarjes administrative të vendit është fiksuar tashmë dhe përbëhet vetëm nga 12 qarqet, bashkitë dhe komunat e njohura. Më e shumta që mund të miratohet me konsensus politik, por bazuar mbi kritere krejtësisht të tjera dhe aspak etnike, mund të jetë krijimi i prefekturës së Lushnjes, por kurrsesi i asaj “greke” në Jug të vendit, e aq më pak inkorporimi i pakuptimtë në këtë prefekturë të ideuar në Athinë, i Himarës shqiptare, për ta shpallur kësisoj edhe atë si zonë minoritare, sipas skemave të vjetra të Spiro Milos dhe Protokollit të Korfuzit të vitit 1914.
Idetë e kantonizimit dhe enklavizimit të vendit nuk janë të vjetra, madje ato u artikuluan me forcë gjatë rebelimit të armatosur të vitit 1997, çka kulmuan edhe me ngritjen e flamujve grekë, në të gjitha qendrat administrative të Jugut të vendit, që asokohe synoheshin të aneksoheshin nga Greqia në rast shpërbërjeje të tërësisë territoriale të vendit nën dhunën e kallashëve dhe bandave të rebelimit.
Ndërsa përsa i përket vetëdeklarimit të kombësisë së qytetarëve, ky avaz është shumë i vjetër gjithashtu, por që ka marrë përgjigje të prerë nga të gjithë specialistët kompetentë, njohës të konstitucionalizmit dhe të së Drejtës Ndërkombëtare, çka mendohet se e ka sqaruar përfundimisht, pra njëherë e mirë, këtë pretendim të grekofilëve tanë.
Pavarësisht presioneve dhe kostos politike, Partia Lëvizja e Legalitetit nuk do ta pranojë kurrë këtë skemë të jetësimit të planeve ogurzeza të Greqisë, Stavros, Nikolas Gejxhit dhe Harallamb Karathanosit të Rinisë Vorio-epirote.
Në vend të vënies në rendin e ditës të këtyre skemave poshtëruese antishqiptare, për reciprocitet dhe konform të gjitha kartave ndërkombëtare, Greqisë i duhet kërkuar hapja dhe ngritja e shkollave ku të mësohet shqip nga fëmijët e shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë e punojnë si emigrantë, me gjithë familjet, në tokën e ashtuquajtur greke, e ku ne legalistët nuk njohim për të tilla tokat shqiptare, tapitë e të cilave i kanë akoma shqiptarët etnikë.


Marre nga "Atdheu"

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Maj 2006 07:13
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Hey Pet!
Shume interesant lajmi i mesiperm...
Une habitem se si ka mundesi qe informacione te tilla nuk bien ne dore te shtypit vendas i cili vigjelon si asnjehere...Jo jo mos me thuaj qe financohen nga greku dhe ata pasi nuk eshte e vertete...Media e shkruar dhe ajo vizive vendase eshte ne duar te biznesit te fuqishem qe nuk perfillin marrveshje qe kane te bejne me gjera te tilla...
Ne Shqiperi askush nuk di asgje dhe une ate pak informacion qe marr ne lidhje me politiken e Greqise per Shqiperine e marr ketu...Sdi si ta emertoj kete...

Ju mund te kontaktoni me shtypin...Adresat i keni ne internet...On-line jane gjithashtu edhe kontaktet e drejtuesve te emisioneve me te ndjekur ne vend qe kane demaskuar dhe zhveshur probleme teper te rendesishme kombetare...

Shtypi eshte fuqia e 7... Ai eshte si termeti i cili kur eshte i fuqishem edhe pemet i shkul me rrenje...

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Maj 2006 11:51
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ksenia Kliko këtu për të kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ksenia Shto ksenia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ksenia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Ksenia

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Hey Pet!
Shume interesant lajmi i mesiperm...
Une habitem se si ka mundesi qe informacione te tilla nuk bien ne dore te shtypit vendas i cili vigjelon si asnjehere...



Keto dite jam ne Tirane. Gazeta "Atdheu" botohet ne Tirane, ku e bleva...
Daullet bien per ata qe kane vesh te degjojne... kjo shkon dhe per gazetat dhe per publikun...
Me kontakto me e-mail ne se kini nevoje te dini gjera te tjera.
Gjithe te mirat
Pet

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Maj 2006 06:38
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
mobidik
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 31/12/2005
Vendbanimi: in this word
Mesazhe: 44

26280000 Minuta!

Mund te na duket e cuditshme qe ne shekullin e XXI-te ndonje here hasim me manifestime te mendesise mesjetare ku mund t’u vrisje dhe asgjesoje nga faqa e dheut vetem me nje fjale goje. Megjithese nuk kemi pse te shkojme deri ne mesjete kur kemi te fresket rastin e komunizmit ne vendin tone.
Por edhe pse sot mendojme se lam pase mendesine vrasese komuniste, ne forumin horizont ndodh dicka qe mund te duket e cuditshme, por qe nuk duhet te na habise, sepse vete karakteri demokrat i ketij forumi lejon qe te pasqyrohen ne menyre te lire cfaredo lloje pikpamje madje edhe ato te prapambetura.
Por gjithsesi me vjen keq qe ende sot te kete madje me teprice nje mendesi old fashion, mendesi 26280000 minuta e 50 sek e 50 te qindat e sek te vjeter. Sot gjoja per te mbrojtur atdheun, ose gjoja per tu dukur si patriot i flakte sulmohet kreu i kishes tone autoqefale (te pavarur) Ortodokse. Dhe si sulmohet thjesht me argumentin se eshte grek dhe eshte agjent. Nese dikush shtron pyetjen: po mire ne te gjitha kishat Shqiptare ka klerike vendas dhe qe e kryejne liturgjine ne Shqip. Jo ata jane te gjithe te shitur te greku jepet pergjigja. E njejta gje nisi te ndodhe edhe 50 vjete me pare, te gjithe prifterinjte diskriminoheshin dhe ofendoheshin pa ndonje arsye, madje kishte edhe raste dhune ne rruge ndaj tyre. Kur thuhet se kishen tone autoqefale e nderojne dhe e njohin te gjitha kishat Orthodhokse ne bote, te gjitha kishat orthodhokse akuzohen si mbrojtese te interesave greke apo si amorale dhe intrigante, perseri e njejta gje si ne komunizem ku u sulmonte dhe peshtynte e gjithe feja, pa marur parasysh se ne kete menyre ofendoheshin rende ndjenjat fetare te nje popullate jo te vogel, por pothuajse 3 te 5-tes se globit. Kur thuhet se ky Kryepeshkopi eshte i nderuar me tituj nderi nga sa e sa Akademi, organizata boterore dhe keshilli boteror i kishave, thuhet se keto tituj jane greke, ose lidhet prania e kishes anglikane ne keshillin boteror te kishave dhe diskriminohet i gjithe keshilli boteror pa ndonje shkak. S’ka problem keshtu u bente dhe me “Xhaxhin” e gjithe bota ishte ose revizioniste ose borgjeze dhe ishte ne gabim kurse ne ishim ne udhe te drejte. Dhe e pame mire me pas se sa ne udhe te drejte ishim.
Me absurdja eshte se lidhet politika greke me kishen ketu ne Shqiperi gje qe ne fakt ska asnje lidhje dhe si argument sillet se grekerit kudo njesoj jane nacionalista dhe me qellime te errta. Po kush j’ua jep kete te drejte qe te shani dhe te futni te gjithe ne nje thes, kush valle ne nje vend demokratik te jep te drejte te shani nje popull te tere, mos harroni se per te njejten gje vuajne bashkeatdhetaret tane neper bote, sepse ato diskriminohen nga persona me pozita tw ndryshme shoqerore, por qe kane mendesine identike me tuajen. A mund te me thoni si mund ti pergjigjem une nje pedagogu grek ne France, i cili ka vizituar Shqiperine disa here dhe ushqen simpati dhe respekt per vendin tone, le te hamendesojme se ai lexon shkrimin tuaj qe shan gjithe popullin e tij (kuptohet perfshire edhe ate personalisht), te cilin ai e do ashtu sikurse ne duam popullin tone? Me thoni a do ishte pergjigje e duhur qe une ti thoja se personat ne fjale jane njerez driteshkurter ose me mendesi komuniste, apo t’i them qe personat ne fjale kan te drejte? Ja mu pergjigjni ju.
Nje gje tjeter qe u bente ne kohen e komunizmit ishin fleterrufete, ose thjesht me nej leter anonim posht deres se sekretarit te partise dhe akuzoheshin sa e sa veta per armiq te popullit dhe diheshin pasojat. Po te njejtin stil permban edhe letra e Nikolla Markut, thuhen disa akuza pa baze, jo disa gjera absurde. Ja po citoj nje: Janullatusi te jape shpjegim per intervisten qe ka dhene ne televizionin Rai uno ne vitin 1997 kundra Shqiperise. Po mire si eshte e mundur qe nje agjent te flasi hapur dhe te zbuloi misionin e tij? Ose thuhet se ai ka kontribuar per Serbet kundra Kosoves. Nderkohe kur shume organizata patriotike Kosovare shprehin mirenjohjen e tyre ndaj kontributit qe ky “agjent” i juaji ka dhene per te debuarit nga kosova. E cuditshme e? Edhe pse u largua sistemi Enverian, perseri stili mbetet i njejte. Pa asnje fakt dhe prove hidhet balte mbi sa e sa persona pa pergjegjesine me te vogel.
Ja qe problemi eshte shume her me kompleks se sa duket. Nuk beht fjale se shahet padrejtesisht nje person. Gje qe ne fakt nuk do ishte aspak e drejte qoft edhe nese do ishte vetem nje person qe cenohej, kushdo qofte ai. Porblemi eshte sepse hidhelt balte mbi nje kishe te tere pa pergjegjesine me te vogel dhe ofendohen kush e di se sa ndjenja te besimtareve te krishtere. Shtremberohet ne menyre mutanteske e verteta njesoj si shume vite me pare. madje edhe ata qe perpiqen me prova te hedhin posht keto shpifje edhe ata ofendohen dhe akuzohen pa baze, perseri njesoj si dikur kur njerezit karakterizoheshin si armiq dhe komuniste te mire, nderkohe qe keto komunistet e “mire”, kishin mare ne qafe sa e sa bashkeshqiptare “vellezer” te tyre, jo me spiunime se spiunimi ishte gjysma e te keqes, por duke shpifur dhe ekzekutuar shpirterisht dhe fizikisht “armiqte” jo te atdheut, por te interesave te tyre driteshkuter.
Te me falni nese ne disa raste toni im ka qene disi i rende, por jam i sigurte se cdo njeri me ndergjegje te paster do ishte dakort me mua. Une personalisht jam mbrojtes i te drejtave te cdo njeriu dhe te fjales se lire, por kurrsesi nuk pranoje qe lira e fjales te perdoret per te cenuar tjetrin padrejtesisht dhe me keq kur shprehja e lire perdoret kundra nje bashkesie fetare dhe ndaj ndjenjave te tyre.
Shpreh bindjen dhe besimin se personat, te cilet kane ndergjegje te paster dhe dine te respektojne te drejtat e kujdo njeriu do e kuptojne fare mire kete shkrim timin.
Pershendetje nga Mobidiku

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Maj 2006 21:08
mobidik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të mobidik Kliko këtu për të kontaktuar me mobidik (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: mobidik Shto mobidik në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto mobidik në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Anastas JAnullatos!

TAshme e verteta eshte e shkruar kudo, me kot mundohesh te fshihesh e te mos degjosh. Shqiptaret nuk te duan. Vendi yt nuk mund te jete kurrsesi Shqiperia...E verteta juaj Anastas Janullatos e nxorri koken. Ti je thjesht nje sherbetor i rendomte i qarqeve greke...TAshme e gjithe Shqiperia po flet me zerin te ngritur. Edhe politikani edhe analfabeti.... Edhe ata qe qorrazi ju nderuan me titull nderi...Misioni juaj tashme eshte i qarte...Realizimi i "vorioepirit"...Per kete enderr tuajen nuk kursyet as para te felliqura per te uriturit as eshtra grash dhe femijesh te vdekur...
Helenizimi i tokave shqiptare eshet kthyer ne nje proces tejet te turpshem, korruptiv, pervers...
Anastas Janullatos!
Ka ardhur dita te largoheni nga Shqiperia ...Largimi juaj padyshim do te jete i turpshem. Shqiptaret do te te ndjekin ashtu sic tradicionalisht jane ndjekur antishqiptaret, antihumanet, shtremberuesit e historise, pedofilet, terroristet, shkelesit brutale te me te shtrenjtes Shqiptari, kriminelet...E megjithate, te gjitha keto jane pak per t'ju perkufizuar Anastas Janullatos..
Shqiptaret ju bejne thirrje Anastas Janullatos te ngrini kockat tuaja dhe te varrosni njehere e pergjithmone endrrat e bukura per zaptimin e jugut tone...
Ju ka ikur koha tashme...KOha tashme ecen per shsiptaret pavaresisht perpjekeve tuaja per ta drejtuar ate nga ana juaj...
Le te jete kjo leter e imja drejtuar juve Anastas Janullatos jo nje thirrje emocionale momentale por nje ze gjithkomb perfshires, le te jete nje rizgjim per identitetin tone kombetar ne menyre te tille qe te bashkohemi dhe organizohemi per te qene nje ure e pakalueshme per interesat shoviniste greke...

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Qershor 2006 15:51
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ksenia Kliko këtu për të kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ksenia Shto ksenia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ksenia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ss1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/11/2005
Vendbanimi: rrugeve te botes
Mesazhe: 113

Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Anastas JAnullatos!

TAshme e verteta eshte e shkruar kudo, me kot mundohesh te fshihesh e te mos degjosh. Shqiptaret nuk te duan. Vendi yt nuk mund te jete kurrsesi Shqiperia...E verteta juaj Anastas Janullatos e nxorri koken. Ti je thjesht nje sherbetor i rendomte i qarqeve greke...TAshme e gjithe Shqiperia po flet me zerin te ngritur. Edhe politikani edhe analfabeti.... Edhe ata qe qorrazi ju nderuan me titull nderi...Misioni juaj tashme eshte i qarte...Realizimi i "vorioepirit"...Per kete enderr tuajen nuk kursyet as para te felliqura per te uriturit as eshtra grash dhe femijesh te vdekur...
Helenizimi i tokave shqiptare eshet kthyer ne nje proces tejet te turpshem, korruptiv, pervers...
Anastas Janullatos!
Ka ardhur dita te largoheni nga Shqiperia ...Largimi juaj padyshim do te jete i turpshem. Shqiptaret do te te ndjekin ashtu sic tradicionalisht jane ndjekur antishqiptaret, antihumanet, shtremberuesit e historise, pedofilet, terroristet, shkelesit brutale te me te shtrenjtes Shqiptari, kriminelet...E megjithate, te gjitha keto jane pak per t'ju perkufizuar Anastas Janullatos.
Shqiptaret ju bejne thirrje Anastas Janullatos te ngrini kockat tuaja dhe te varrosni njehere e pergjithmone endrrat e bukura per zaptimin e jugut tone...
Ju ka ikur koha tashme...KOha tashme ecen per shsiptaret pavaresisht perpjekeve tuaja per ta drejtuar ate nga ana juaj...
Le te jete kjo leter e imja drejtuar juve Anastas Janullatos jo nje thirrje emocionale momentale por nje ze gjithkomb perfshires, le te jete nje rizgjim per identitetin tone kombetar ne menyre te tille qe te bashkohemi dhe organizohemi per te qene nje ure e pakalueshme per interesat shoviniste greke...

RESPEKTE

__________________
fati ndimon guximtarin

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Qershor 2006 14:03
ss1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ss1 Kliko këtu për të kontaktuar me ss1 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ss1 Shto ss1 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ss1 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Respekte ksenia, po nje pyetje kisha une
Po shqiptaret ku jane?
Nuk na i ka fajin Janullatosi dhe greku, na i ka fajin koka.

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Qershor 2006 13:53
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Hektori Kliko këtu për të kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Hektori Shto Hektori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Hektori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Ksenia

Respekte.
Tani kisha edhe une mendimin tim.Ti e the shume mire qe era po fryn drejte rruges te shqipetareve,sado qe janullot me shoke te ngulin kembe.
tani nje keshille te vogel kisha une per ty dhe per te tjeret ,ne le te vazhdojme te punojme dhe ndertojme,le te ngreme dhe konsolidojme identitetin tone kombetar ne cdo cep dhe qoshe ku flitet shqip, dhe janullot le te vazhdojne te jene vetem per sy te keq* se duhen ( ne traditen tone shqipetare ne gjithmone mbajme edhe syrin e keq).
Une do ju lija me kete fjale te urte popullore.

Vorioepiriotet ( grekofilet kuptohet) le te lehin,shqipetaret te ecin perpara.
dhe versioni popullor (nqs ka ndonje grekofil qe nuk e kuptoi

QENTE LE TE LEHIN,KARVANI TE SHKOJE PERPARA.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Qershor 2006 21:47
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të HERO Kliko këtu për të kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: HERO Shto HERO në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto HERO në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lantis
Anetar i ri

Regjistruar: 16/02/2006
Vendbanimi: Athine
Mesazhe: 27

Ksenia e dashur sic duket nuk e ke lexuar mire ose se ke kuptuar mesazhin e mobidikut. Kur e lexova fillimisht mu duk pak i rende, meghithese kam lexuar sa e sa ne kete teme, por kur lexova menjehere pas mesazhit te mobidikut ate te ksenias thashe me vete qe mesazhi i mobidikut nuk ishte aspak i ekzagjeruar por i vertet , dhe e verteta nuk eshte gjithmone e lehte per tu pranuar. Lexoje dhe nje here dhe pasi te jesh menduar shkruaj.

__________________
=Ne lufte puna jone eshte lufta , ne liri lufta jone eshte puna.=

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Qershor 2006 16:58
lantis nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lantis Kliko këtu për të kontaktuar me lantis (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lantis Shto lantis në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lantis në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:18 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 43 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit .

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.