Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Gruaja shtatzane rrembehet dhe detyrohet te linde me force
KAVAJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tiranës, ku është rrëmbyer nga persona të panjohur gruaja e kryebashkiakut të ri të Kavajës Elvis Rroshi.
Gruaja 28-vjecare Griselda Rroshi, shtatzënë në muajin e 9-të është liruar sot rreth orëve të para të mëngjesit, në gjendjë tepër të rënduar psikologjike, pasi është detyruar të bëjë një lindje të parakohshme. Ajo ndodhej në Tiranë, ku jetojnë prindërit e saj dhe pasi ka pirë një kafe me një mikeshë ka dashur të hypë në një taksi, për tu kthyer në Kavajë.
Pikërisht në momentin që po kalonte rrugën në afërsi të Komunës së Parisit, një makinë tip fuoristradë më xhama të zinj i ka ndaluar para këmbëve. Prej saj kanë dalë disa burra të armatosur dhe nën kërcënimin e armëve e kanë hipur në makinë, ku e kanë keqtrajtuar. Nga ai moment Griselda nuk mban mend asgjë.
Gruaja nuk di të rrëfejë se kush ishin autorët e rrëmbimit, nuk e mban mend vendin ku lindi e detyruar fëmijën, dhe fatin që ka pasur foshnja.
Gazetari i NEWS 24 Spartak Koka i ndodhur në Kavajë, deklaron se afër shtëpisë së tyre nuk mund të afrohesh, pasi familjarët janë të tronditur dhe kanë kërkuar që media të rrijë larg.
Sipas raportimit të tij, dyshohet së fëmija i kryebashkiakut të ri ka vdekur gjatë lindjes së detyruar, por gruaja nuk di ta thotë këtë me saktësi. Ajo nuk mban mend asgjë, nga e gjithë kjo histori tmerri.
Forca speciale të policisë ndodhen aktualisht në shtëpinë e ciftit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, ndërsa bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Kavajës është detyruar të kthehej nga Italia, pasi mori vesh lajmin tragjik.
------------------------------------------
Per ata qe kane akoma dyshime mbi ekzistencen e shpellareve. Nese ky lajm eshte i vertete, shpellaret ekzistojne 
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|