i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610
|
Mikut tim, Keni!
U be kohe pa folur, por te kam ndjekur ne postimet e Zotni Filit, e te lutem pershendete nga une, sepse ka nje talent teper te bukur. Mendoj se dhe jeta qe ka bere, ja ka shtuar kete talent. Gjithesesi, jemi te nen-formi besimi fetar. Te mbahet mend kur flisnim te dy per hapjen e nje nen-forumi te tille rreth nje vit e sa te shkuar? Ti me thoje, qe do jete nje gje e mire, do sjell Shqiptaret bashke te lexojne... si gjithmone me ate frymen tende te mire, qe nisesh per t'i bere gjerat. E une te kundershtoja, te thoja qe vetem do zihen, do ofendohen e do behet nje lemsh e li, qe s'do dime ta ndalojme dot. Ti prap ma mbushe mendjen dhe te dhashe fjalen qe do te ndihmoja me materiale, por ardhja e anetareve si i_krishtere, me beri te t'marr pak inat dhe mos te angazhohem fare me kete nen-forum. (Ti e di une te flas hapur) Sepse as ti e as te tjere, nuk e ndaluan dot - edhe pse ai shante nje pjese te mire te Shqiptareve. Por kurdo qe cohet nje mysliman te flas... Dikush do i heq postimin, do ja modifikoje, ose do i bej presion. Ne kishte interesa vetiake ndaj fjaleve te krishterit - nuk besoj, por jam i sigurte qe kishte kenaqesi leximi, kur pjesa tjeter e shqiptareve e lexonte te krishterin qe shante pa etiketa myslimanet shqiptar dhe s'benin asgje.... e s'po dua te mendoj qe dhe ti miku im, Keni, beje pjese ne pjesen qe kenaqej, por ai hodhi valle shume gjate...shume gjera me bejne te dyshoj. Pra Keni, kur do te vesh sopaten, vije njesoj tek te dyja palet. Tregoje tamam se kush eshte Keni qe njoh une(nje djale i mrekullueshem). (Ne po pyet veten pse tu drejtova ty... ishe ti qe erdhe me idene e Besimit Fetar). Te uroj gjithe te mirat, e te gjithe nga familja qofshi shendoshe e mire!
Pastaj erdhi Eniss me kete teme, qe flet per fatkeqsira ku 60% e popullise sido qofshin ato te mire - te keqij jane shqiptare. E sipas Eniss keto njerez qekan fatkeqsi e kombit?! E, Roneo me larte e tha shume bukur, qe s'jemi as Arab, as Turk, as Grek e as Serb. Jemi PELLAZG, qe do te thote ME TE VJETER SE TOKA (e sigurisht ne kete rast per token Evropiane). Por n.q.se myslimanizmi qenka fatkeqsi kombetare, atehere si mendoni cfare fatkeqsie do ishte Krishterimi ose Ortodoksizmi? Ju a them shume qarte e thjeshte ---> zhdukja e kombit tone! Se nje Grek e nje Serb do kishin bere ca kishin pas dhe me mish e me shpirt per te na zhdukur e per te na bere besimtare te kishave te tyre. (Gje qe Greket edhe pse me 2005 po perpiqen ta bejne akoma, me ane te nje spiuni qe kane derguar ne Shqiperi... dhe s'pranojne vetedrejtimin e kishave ortodokse Shqiptare prej Shqiptareve). Dua te kujtoj dhe nje fakt tjeter, qe shqiptaret u bene mysliman me deshiren e tyre. Peran***** Otomane u tha, qe po te beheni Mysliman keni kete-kete-kete. Ju pelqen mire, s'ju pelqen po aq mire. E ndokush sigurisht do thote qe na ka bere me zorr, te siguroj qe jo... sepse eshte historia komuniste qe na i mesonte ato gjera, po t'na kishte bere me zorr... i bie qe nje nga perandorite me te fuqishme ne histori te na kishte shuajtur fare(sa jemi ne) e do kishte prishur kisha e vende te tjera historike te krishtere ne Shqiperi, qe s'do i kinim aktuale tani. Prandaj une nuk e shoh dhe aq fatkeqsi myslimanizmin e shqiptareve, i dha besimin ne zot, i mesoi vlerat e moralit e te besimit, te kinin diku te besonin me shpirt. E gjate kohes se Zogut, kur nje Shqiperi ndihmonte nje Itali per buken e gojes pjesa me e madhe e tregtise vinte prej myslimaneve, pjesa me e madhe e mirberies vinte po prej myslimaneve sepse e benin ne emer te fese, se me besim ne Zot dhe me besen e burrit s'vinin asgje. Kjo e fundit eshte e ka qene nder shekuj tradite e Shqiptareve, por moralin e fese ja edukoi ai Myslimanizem... vleren e fese - cfaredo lloj feje qofte ajo, myslimanizmi i kulturoi te kinin idene e vleres se nje feje. Te kishte vazhduar ajo kohe... s'do isha ketu ku jam tani...!!! Fatkeqsine kombetare, Eniss (po te drejtohem ty se ti e ke hapur kete teme) une e shoh te ato 45 vjet komunizem qe patem. Shkaterrimin e njeriut ideal shqiptar, e burrerrise, te fjales e te tradites... i mesoi hajdutllekun e spiunllekun. Prandaj nuk mendoj se eshte koha ne kete shekull qe jetojme te flasim per fete ne kete menyre, por te perpiqemi t'i perdorim ato si myslimane, si krishtere etj etj ne perfitim me veten tone, per kombin tone. Pra, thene shkurt e qarte... JO MYSLIMANIZMI S'KA QENE DHE S'ESHTE NJE FATKEQSI KOMBETARE! Per arsyet e pakta qe permenda me lart, e shume te tjera qe do me duheshin nete dimri te gjata me te gjithe ju bashke t'i tregoja e t'i bashkebisedonim.
Me vjen keq kur shoh postime sharjesh e ofendimesh... FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA!
Pershendetje!
__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|