Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Ne keshtu rastesh ne endemi ne cepa te ndryshem, Vizioner. Normalisht jam une ai qe them se duhet t'i largohemi politikes dhe je ti qe emocionohesh nga politika. Kesaj rradhe duket sikur kemi ndryshuar rolet. Mire, kjo eshte normale. Po te spjegoj pse kesaj rradhe gjehemi ne anen e kundert (me gjasme).
Se pari, nuk kerkova te politizohet ceshtja, por te thote shteti fjalen e vet. Shteti s'ka te beje me politiken edhe pse pushtetareve i duhet te bejne politike. Shteti jemi ne, eshte prodhimi final i politikes, i cili permbledh njerezit pavaresisht nga krahet politike. Ajo qe ndodhi ne Kavaje shkon pertej politikes, tek cnjerezorja, pavaresisht kush e ka bere dhe pse e ka bere. Prandaj njerezit jane tejet te revoltuar. Thelbi i natyres njerezore po lekundet ne Shqiperi, po dalim kafshe e shkuar kafshes. Prandaj i takon institucionit me te larte te flase ne emrin e te gjitheve. Ky institucion eshte presidenti. Eshte institucion jo-politik nga i cili varet sistemi gjyqesor dhe ushtarak, pra te vetmet institucione te depolitizuara qe kryejne funksione jetike: mbrojtja nga armiku i jashtem dhe nga krimineli i brendshem. Pertej llogjikes teknike, i takon presidentit te flase sepse eshte president, perfaqesues i nje populli qe ben krime te tilla makabre. I takon roli i kryeplakut, i atij qe flet ne momente kritike, qe fton njerezit ti therresin mendjes. Ti do thuash keto jane krime ordinere dhe s'merren presidentet. Ketu vijme tek pika e dyte dhe e trete. Lexo me vemendje.
Se dyti, ky krim nuk eshte individual, por i organizuar. Kudo qe te kete pjelle ajo gruaja ka patur disa njerez. Marrja peng ka ndodhur nga disa burra, etj. Ky nuk eshte krim i rastit, sic ishte ai burri ne Austri qe kishte 25 vjet qe perdhunonte gocen e vet ne bodrum. Krimi shqiptar nuk eshte individual, por tendence shoqerie. Ekzistenca e bashkepunetoreve tregon se me shume se 1 person e pranoi ate qe po ndodhte me indiference (ose secili mori pjese ne pjese te ndryshme te krimit, njesoj sic benin nazistet ku secili shtypte nje buton e ne fund vriteshin miliona hebrenj, dmth difusion of responsability).
Se treti, nuk di eksperiencen e Gjermanise, por duhet te me tregosh nje rast analog, kur krimi eshte i organizuar ne Gjermani, jo devijim individual. Nga eksperienca e Italise mund te them se presidenti ka folur ne disa raste kur kane ndodhur krime makabre. Ka folur thjesht per ti thene njerezve "ej, thirrini mendjes". Dhe ka patur efekt ne popull sepse ka folur pa interes politik, thjesht si president. Kujtoj ketu qe Italia eshte 20 fishi i Shqiperise. Qe te kuptosh cfare po them vije veten ne poziten e presidentit. Je shefi i sistemit te drejtesise dhe ke gjithe popullin qe zien duke kerkuar denim me vdekje per autoret (qe ne sistemin tone nuk ekziston). Ke nje humnere juridike mes asaj qe kerkon populli dhe ofron shteti qe neser mund te biesh brenda. Fjala vjen, cfare ndodh nese do gjehen 5 veta qe bene krimin dhe nje turme popullore arrin ti kape dhe ti terheqe zvarre te gjakosur neper rruge. Ky teknikisht eshte krim, por praktikisht eshte drejtesia qe kerkojne njerezit. Ti si president i bie te jesh ne krye te ketij shteti dhe gjehesh papritur mes aktesh dhune te shkaktuara ngaqe shteti nuk i ofron qytetarit drejtesine qe kerkon, prandaj qytetari ben drejtesi vete.
Tani, me fal do e zgjas dhe ca, vijme te politika ne Shqiperi. Rames i takonte te fliste sepse sot u turr ne Kavaje duke lene impenjimet. Nderkohe ka folur me pare per rrahjet e militanteve socialiste duke thene emra e mbiemra para kamerave. Ndersa sot qe krimi u be makaber fare nuk tha asnje fjale. Kujtoj ketu se burrin e kesaj gruas e kishte ne krah kur lajmeroi fitoren e Kavajes. Ky makabritet i ndodhi gruas se atij qe kishte ne krah para dy javesh, jo ndonje militanti te panjohur. Pra do reagosh se s'ben, nese ke dy pika njerezillek (qe e kane dhe anetaret e ketij forumi, jo me ai qe e njihte ciftin nga afer).
Po Sala pse duhet te flase? Per dy aresye. E para sepse te gjithe kemi hijen e dyshimit se krimi ka sfond politik. Sala duhet te distancohet dhe ta denoje krimin nqs vertet s'ka dore. Se dyti sepse eshte kryeminister, i cili ka ne varesi policine, nga e cila varet hetimi i ngjarjes qe po vret ndergjegjen kombetare.
Besoj se kaq mjafton qe te me kuptosh pse ngjan sikur kesaj rradhe ti kerkon te mos nderhyje politika dhe une kerkoj te flase shteti. Nuk kemi te bejme me vjedhjen e kapakeve te pusetave. Kemi te bejme me krim makaber ndaj familjes se kryetarit te bashkise.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Modifikuar nga Fajtori datë 02/06/2011 ora 12:38
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|