Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
FLASH: 24 oret e fundit ne Shqiperi
KAVAJE-Një 27-vjecar ka gjetur vdekjen sot në fshatin Gërmenj të Kavajës, pasi u qëllua me armë zjarri nga një person, pas një konflikti për motive pronësie. Viktima quhet Ervis Kura dhe sipas policisë ai mbeti i vrarë nga shtetasi Haxhi Vedeli.
TIRANË-Një person ka mbetur i vrarë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën ‘Pjetër Budi’ pranë depos së ujit në Tiranë. Viktima mësohet të jetë Abdurrahman Vrapi rreth 45-vjec. Mësohet se viktma po përpiqej të ndalonte sherrin midis djalit te vet dhe nje te riu tjeter, Indrit Tresa, pas nje aksidenti me makine. Ky i fundit e ka vrare.
SHKODER-Nje person i quajtur Ded Marku vrau naten e kaluar vjehrrin e tij, Gjon Kodra, pas debateve te ashpra. Ky i fundit kishte shkuar ne shtepine e dhendrit per te sqaruar mosmarrveshjet e lindura mes familjeve te tyre.
ELBASAN-Një 25-vjecar është plagosur me armë zjarri pistoletë mbrëmjen djeshme në lagjen Kongresi i Elbasanit në qytetin e Elbasanit.
FIER- Ka dështuar një atentat me armë zjarri në qëndër të qyteti të Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 minuta në rrreth-rrotullimin para bashkisë së qytetit. Një person me motorcikletë ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip fuoristradë. Te dyja mjetet jane larguar dhe policia nuk ka te dhena te tjera. Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja arme zjarri.
------------------------------------
Aksidentet jane hesap tjeter.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|