Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Turisti i shpirtit Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Opinionator
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 25/03/2011
Vendbanimi:
Mesazhe: 131

Une mendoj qe paralelizmi eshte i sakte. Shkrim i bukur.
Ndertimet tona vertet ngrihen mbi germadha gjendjesh shpirterore. Teksa veshtrojme skeletin e germadhave na lind deshira ta mbushim e ta risjellim ne nje trajte tjeter.

__________________
Passive resistance

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Korrik 2011 21:26
Opinionator nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Opinionator Kliko këtu për të kontaktuar me Opinionator (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Opinionator Shto Opinionator në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Opinionator në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Hienat vijne verdalle. Une e di cfare duan, nuk kam dyshim. Duan mbetjet e kockave te mia. Presin qe une t e vdess. Jane sy shqyer te lexojne cfare behet me dinosauret e post modernizmit. Hiena behemi te gjithe, teksa ushqehemi me kermat e te tjereve. Hienat tani kane boll c'te hane, sepse ne depresionin boteror ka plot levozhga te lena faqeve te internetit per tu pertypur. Ama e ardhmja i perket specieve te tjera, atyre qe rrezikojne dhe ngulin sqepat mbi kallamishte te reja. Tashme eshte e kote te pretendosh te jemi ne vitet 2000. Tani jemi ne epoke te rremujshme. Njerezit nuk duan me jo sepse s'kane ndjenja, por sepse u eshte prishur busulla. Nuk dine cfare do jete fitimprurese ne monedhen e ardhshme shpirterore, kapen pas maskave te internetit qe nuk thone asgje. Prandaj edhe keto forume s'kane me asnje vlere, njerezit largohen dhe gjezdisin ne faqe te tjera pa asnje pike vlere, tip facebook, youtube, etj. Ne fakt qelizat e tyre kerkojne kontakt dhe prodhojne vetem faktore neurotrofike qe terheqin lidhjen pa e lejuar kurre. E tille eshte bota jone virtuale, e tille jane trute qe e popullojne.

Preokupohem per brezin qe do vije, sepse nuk ka njohur kurre spontanitetin virtual. Preokupohem sepse paciperia eshte avantash ne vitet qe jetojme. Big-brotheriste, voice-iste, anal-iste, etj, qe gjemojne te ardhmen sipas formules se njohur perendimore. Asgje e re nga fronti i perendimit. Vecse imitues qe nxiten nga perkohshmeria e fames per te vjedhur sa me shume emer. Njerez qe te vetmin virtyt kane "mediokritetin". Dhe per me teper keta njerez urrejne komunizmin. Pika! Komunizmi do njerez si ata, sepse predikon pikerisht vlerat e njeriut medioker.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Mars 2012 10:07
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Perjetim i nje kenge

Kenget vihen ketu sepse njerezit duan te bertasin qenien e vet, momentin, duan te ndajne menyren e te qenit, veten e tyre. Duan te shpallin fort ekzistencen, ne ca momente me shume se kurre. Prandaj, mes shume kalimesh monotone te kengeve qe degjohen gjate dites, disa plluskojne, mbartin ajsberge me te medhenj te vetes. Ato caste koha terhiqet dhe nuk eshte me lineare, sekondat nuk jane me sekonda dhe minutat jane ura mes gjendjeve historikisht te ndashme shpirterore. Ja, te tilla jane kenget. Ndonjehere vijne ne mend papritur. Formohen vargje qe jane degjuar, qe dikush tjeter ka formuar para teje, por qe mbartin thuajse ne cdo cast notat e atij ritmi qe te duhet, ndoshta dhe fjalet, ndoshta dhe imazhet. Ne raste te tilla ne vijme ketu dhe me veshtiresi kerkojme nje vend aq te madh sa per ate moment, kerkojme nje teme forumi qe te kete po aq peshe sa ka momenti yne. Shpesh, kenget perfundojne ne nje thes, ne nje teme, ne nje togfjalesh te zakonshem qe del para syve cdo dite, prapa te cilit pakkush mund te dije c'momente fshihen. Pak fjale dhe pak germa. Pak kod html. Shume mendime qe kerkojne te rrjedhin. Vecse ne momente krizash boterore dhe intelekti nuk shpeton. Rruget e rrjedhjes se mendimit jane te reduktuara. Njerezit mezi kuptojne njeri tjetrin. Mendimet nuk vleresohen dot. Dhe te gjithe jetojme brenda nje prezervativi intelektual qe nuk lejon pllenimin e asnje momenti. Megjithate, vazhdojme te hedhim kenge qe na perkasin, ashtu turpshem, gjysem me momente te plota qe e gjejne veten ngushte ne faqe forumi dhe gjysem ne momente boshe alla facebook-she, thjesht per te treguar sa interesante jemi duke bere dicka tani-tani.



I'll be there, as soon as I can
but I'm busy mending broken
pieces of the life I had before.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 23/06/2012 ora 10:24

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Qershor 2012 10:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

E kam lexue tue ndi kangen ne sfond e nuk me jepet me ba gja tjeter vecse me t'dhuru nji buzeqeshje.

Mire qe je n'kyt hapsine virtuale!

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Qershor 2012 17:37
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

nga kurestja e nigjova dhe une shume ebukur

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Qershor 2012 00:11
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Qershor 2012 22:19
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Te qash ne paqe

Te qash ne paqe eshte lluks qe rralle mund t'ia lejojme vetes. Eshte si te vdesesh ne paqe. Ndodh atehere kur dorezon cdo detyrim dhe je thjesht vetja jote. Te qash ne paqe do te thote mos kesh frike se te shohin, mos rrotullosh syte sipas loteve por te rrotullosh lotet anash syve. Te qash ne paqe domethene te hysh ne dimension tjeter, ne jete tjeter, ku dhimbjen e nje jete ta lesh te rrjedhe. E nderkohe cdo gje qe prek t'i perkase nje jete te re. Te qash ne paqe domethene mos shkruash me rregulla drejshkrimore dhe me mendime rrethanore. Te qash ne paqe do te thote mos jesh as femer as mashkull. Do te thote qe per nje cast mos jesh me njeri, te jesh ne renie te lire, me carqet mbrojtese te dala jashte funksionit. Eh po, te qash ne paqe eshte tamam si te vdesesh ne paqe. Eshte event i rralle, sepse rralle jemi aq te pafrikesuar nga vdekja dhe nga lotet. Rralle jemi aq njesh me veten, ose aq vetem, saqe cdo qime ne trup, cdo qelize, te respektoje valet e ndjenjave.

Te qash ne paqe ndodh kur cdo tingull dhe cdo prekje merr forme mes levizjesh te avashta. Ndodh kur jeta ka nje paradoks midis dimensionit kohe dhe hapesire, e tille qe nuk mund te vazhdoje. Pra, eshte tamam si te vdesesh ne paqe. Nje sensacion qe vetem te semuret terminale mund ta kuptojne, sepse njerezit normale nuk mund ti fusin trurit stres te tille qe te mendojne se koha dhe hapesira po mbyllen pergjithmone. Prandaj ato qarjet ne paqe, ato vdekjet per se gjalli, jane i vetmi buton "reset" qe jeta i ofron mendjeve te lodhura. Te vetmet pika ku hapesira dhe koha nuk fiken, por permbysen, si nje rreze drite ne lupen e jetes.

Ne ate pike mblidhen rreze te forta dielli dhe qellon qe digjemi nga vete burimi i jetes.



Sikur te kishte nje imazh do ishte ky:


La primera ventaja, es que cuando el cuento llega al final, no se acaba.

Sino que se cae por un agujero. Y el cuento reaparece a mitad del cuento.

Esta es la segunda ventaja, y la más grande. Que desde aquÃ_ se le puede cambiar el rumbo. Si tú me dejas...Si me das tiempo...

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 26/06/2012 ora 12:18

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Qershor 2012 12:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Shkrim i bukur faje. Ate videon asqe po e bezdis veten ta klikoj..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Qershor 2012 13:42
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

I miss you.

U bene me teper se 10 vjet qe vij ne kete forum... e sa here qe vij ketu, me ngjan vetja me nje vajze te vogel adoleshenteje qe eshte e dashuruar dhe qe nuk don as te rritet e as te ndryshoj...
Neser me duhet te bej nje hap te madh drejte te ardhmes time, e sot po vij ketu per t'u ndjere ashtu sikurse jam ndjere 10 vjet me pare, kur lexoja mesazhet e kesaj teme...

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Janar 2013 20:23
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Re: I miss you.

Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
U bene me teper se 10 vjet qe vij ne kete forum... e sa here qe vij ketu, me ngjan vetja me nje vajze te vogel adoleshenteje qe eshte e dashuruar dhe qe nuk don as te rritet e as te ndryshoj...
Neser me duhet te bej nje hap te madh drejte te ardhmes time, e sot po vij ketu per t'u ndjere ashtu sikurse jam ndjere 10 vjet me pare, kur lexoja mesazhet e kesaj teme...



Uroj qe hapi qe do marresh jete ai qe ke enderruar gjithmon.Shendet dhe fat kudo qe te jesh.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Shkurt 2013 19:18
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:28 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 31 faqe: « E parë ... « 20 21 22 23 24 25 26 27 28 [29] 30 31 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Turisti i shpirtit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.