IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Nuk diskutohet qe prokurori do te hiqet kushdo president qe te vije,por kush e ka radhen mbas tij.Mos do te rrije qeveria gjer ne fund te mandatit ta shpenzoj kohen duke hequr njerin edhe tjetrin dhe pune hic sikur nuk eshte normale.Drita jo,uje jo edhe ai pak uje qe vershon neper tuba me orar eshte i perzier me fekale.Po dale dreqi ta haje pse prokurori ka penguar qe te ishte bere nje investim per te patur keto dy mallra te siguruara?Saliu eshte nje koqe gomari qe nuk siguron keto dy gjera per popullin 24 ore dhe votat i ka te sigurta heren tjeter.Une jam lodhur per veten time nga premtimet e pambajtura.Jusstifikimet jane te pabaza e te pathemelta.Pse nuk filloi ndertimi i TEC-it ne grykderdhjen e Vjoses apo ne Fier ne menyre qe kriza te shmangej?Jane te pafaleshme keto vonesa e me kosto ekonomike e politike kur dihet qe kredia per TEC-in eshte e garantuar.Dy miq te mij angleze me kane kerkuar qe te vijne per 15 dite me holiday ne Vlore,mbasi une ju kisha folur per Vloren e Saranden, por kur une ju tregova nje liber me pamje nga bregdeti i Vlores ata vendosen te vijne ne Shqiperi dhe kerkojne t'ju gjej dy vila ne bregdet sepse do te vijne me familjet.Ju premtova se do t'ju siguroj dy shtepi te mira, por do te turperohem sepse ku mund t'i coj une ata pa drita e pa uje.Nuk e dij se cfare genjeshtre do t'ju them.Nqse atyre do t'ju pelqente vendi dhe sherbimi ata kane shoke,miq ,motra e vellezer te cilet mund te vinin cdo vit.Po he c'mund te besh!
Nqse populli te votoi sepse ti ju premtove gjate fushates mbaji premtimet zoti kryeminister.Atehere nuk the qe une do t'i mbaje keto premtime vetem po qe se heq kryeprokurorin.Sallaku do te hiqet por po vazhdove me justifikime te tjera mbathja nga politika se na ke bere vape shume.Une kam qene dhe do te ngelem i djathte ne pikpamjet e mia, por e djathta duhet te reformohet,po ashtu edhe gjithe politika shqiptare.Na kane merzitur shume keta politikane qe shohin gjer tek hunda e tyre, qe keto 17 vjet e kaluan kohen vetem duke u grindur e duke vjedhur.Populli duhet te ndergjegjesohet dhe ne votimet e tjera t'ju thote mjaft.Shkoni te lozni domino tek parku e te permirni poshte ures se Lanes ose mbas ndonje peme.
Vendit i duhet nje president dhe ju politikane te diskredituar e grindavece duhet ta gjeni ate patjeter,sepse per kete keni pergjegjesi te madhe para zgjedhesve tuaj.Populli do nje jete normale politike jo zgjedhje te parakoheshme o te papergjegjshem, o wankar.
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|