agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Itali, goditet në fytyrë kryeministri Berluskoni
Bashkangjitje: berluskoni.jpg
Ky file është shkarkuar 17 herë.
MILANO- Një inciden aspak i këndshëm i ka ndodhur kryeministrit italian Sivio Berluskoni gjatë një takimi elektoral. Ai është goditur në fytyrë me mjete të forta, nga një person rreth të 35-tave.
Ende nuk bëhen të ditura arësyet e ngjarjes që ndodhi ditën e sotme në Piazza D´uomo në Milano, ndërsa Berluskoni ishte duke dhënë autografe.
Mediat italiane njoftojnë se Berluskoni është gjakosur në gojë nga goditja me mjete të forta. Po sipas mediave italiane, kreu i qeverisë, është dërguar në spitalin San Raffaele për të marrë ndihmën e parë. Policia italiane ka mundur të ndalojë agresorin dhe janë duke hetuar mbi arësyet që e shtynë atë të godiste kryeministrin.
Pas bërjes publike të ngjarjes kanë filluar edhe reagimet e para nga politika italiane. Lideri i Partisë Lega Nord, Umberto Bossi e ka cilësuar këtë ngjarje si akt terrorist.
(m.a/BalkanWeb)
Ps Nuk e di pse, por nje incident te tille kisha kohe qe e prisja...
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|