Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Kryqezate ose jo nje gje ka rendesi. Askush nuk thote se po flitet dicka e pavertete. Ne po flasim te verteta, kjo ka rendesi. Pikerisht per kete ka rendesi te dine njerezit ku jetojne, kush i perfaqson dhe si behet biznesi e politika. Ka rendesi qe te dilet nga qenia "popull" per te qene kritike. Eshte thelbi i qenies individ me tru ne koke dhe jo turme. Alternativa eshte "s'ka rendesi si i ben leket Taci, s'ka rendesi ku i gjejne leket skafistet, s'ka rendesi si e mbajti pushtetin Enveri, etj". Keto kane rendesi qe c'ke me te, sepse ka ikur koha qe mbyllnim syte per te mbush barkun. Ka ikur koha te qenit ballkanas para se te jemi njerez, sepse sistemi ballkanik i nacionalizmit dhe kriminalitetit ka falimentuar. Vete ju jeni jashte sepse njerez si Taci Oil kane vjedhur leke dhe i kane rene gazetarit ne grusht. Jeni jashte se njerez si Klodi gjuhen me gure kur thone jam homoseksual. Jeni jashte sepse nuk realizoheshit dot brenda Ballkanit. Prandaj mos na shisni dengla kot per krenari kombetare. Ka ardhur koha qe njerezit te njihen me kultin e te vertetes, i cili deri tani ndiqet vetem ne forme thashethemesh. Dhe perderisa askush nga ju nuk mohon dot lajmet qe vijne (dhe shumet nuk vihen ne forum megjithese ka cdo dite), atehere jemi ne rruge te mire. Ne kemi shume difekte si popull, por kemi dhe ca fate. Fati yne sot per sot eshte qe jetojme neper bote dhe njohim vende te ndryshme. Arrijme te kuptojme si funksionn bota dhe kujt s'dueht ti ngjajme. Ne te kundert mund te kthehemi ne mentalitetin nostalgjik emigrativ, te aplikojme nacionalizmin ballkanik, te kenaqemi qe kemi Escobarin tone ne Shqiperi, te gezohemi kur te huajt kane frike nga hajdutet shqiptare, te bejme sikur filmi "Taken" nuk eshte i vertete dhe te pranojme se Shqiperia ka zgjedhje te lira dhe demokratike 21 vjet pas renies se komunizmit.
Ju mor njerez nese doni te shikoni perralla me mbret pse hyni ne forum? Ah po, ketu ka historiane me fame qe sot duan cdo gje shqiptare dhe neser perbuzin shqiptaret. Zgjohuni njerez se keto detaje kane rendesi. Kulti i te vertetes eshte ai qe ndan zhvillimin nga mashtrimi. Deforimi i te vertetes krijon vetem hipokrizi.
Popull pa difekte nuk ka. Edhe idealizmi teorik nuk con asgjekundi (fjala vjen, i shkruam prapa Amerikes si servile, por fituam pavaresine e Kosoves...). Ceshtja eshte thjesht mos ngaterrojme kekun me byrekun, mos i themi derrit daje, dhe mos ndertojme pamje surreale te shqiptareve qe na financojne Milan. Fundja para alabakut Rezart Taci ishte alabaku Vehbi Veliaj qe dikur vinte reklamen e Vefes ne Formula Uno pikerisht se ishte lidhur me Berishen dhe ky e ndhmonte te bente biznes. Keta s'jane biznesmene te vertete se ne ambjentin shqiptar nuk mund te besh biznes serioz pa u lidhur me politiken. Keta jane ushtare te kraheve politike qe ngrihen dhe bien si flake kashte. Dhe mire t'i behet qe kur te vije PS ne pushtet ti fshije nga faqja e dheut, sepse jane pjese e klanit politik, jo biznesmene te paster. Ama kjo krijon destabilitet ekonomik dhe Shqiperia humbet shume me teper sesa fiton me reklamen te topi futbollit.
E leme me kaq se ca gjera s'i vlen ti spjegosh po si kuptoi secili vete. Meshojini nacionalizmit vend e pa vend, si qeni qe tund bishtin kur i thua "dalim" pa e ditur ku do shkoje.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|