Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 22/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957
|
Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes
Citim: Po citoj ato që tha Lela_Dr
Shtëpia, familja, miqtë nga rrethi i atyre që i doni, ju pengojnë në njëfarë mënyre, por në instancën e fundit kjo nuk ju pengon. Problemet e natyrës juridike dhe të arsimimit ju interesojnë posaçërisht. Mund të jeni orator i shkëlqyeshëm, ligjërues, shkrimtar apo spiker. Idetë tuaja origjinale mund të ju sjellin sukses në punë, sepse jeni si rrallë kush të durimshëm, rezistentë, të qëndrueshëm. Bukuria në trajta të ndryshme është shumë e rëndësishme në jetën tuaj, prandaj edhe keni vënë ekuilibrin në mes të shqisores dhe shpirtërores, konkretes dhe abstraktes.
Ndjenja fort e shprehur e detyrimit mund të ju pengojë në gjetjen e lumturisë suaj personale. Ju më me dëshirë iu ndihmoni të tjerëve, por ruajuni që joegoizmi juaj të mos e kufizojë dhe pengojë zhvillimin e potencialeve tuaja intelektuale dhe shpirtërore. Jini të dashur dhe joegoistë, por jo përtej kufijve të cilët mund t'i përballoni.
Interesante!
Piiiiiiiiikerisht dje... po diskutoja me nje mikeshen time (interlokutoren time te preferuar) mbi tipizimet dhe gjeneralizimet... mbi formulat standarte dhe pseudo-studimet shkencore qe behen ne kete fushe.
Edhe... mendoj se sado e sido te jete i shkruar ky tipizim ne baze te... edhe numrit te kepuces... futja kot, nje djale me nr kepuce 44 psh si une, ka keto e keto e keto...!!!
Futja kot!!!!!!!!!!
Sa vertetesi shkencore mund te kene keto hipoteza dhe/ose hulumtimet apo sondazhet qe ndihmojne ne tipizime.
Por duke iu rikthyer mendimit me lart, cfaredo te shkruhet ne ato rreshta, diku... mes tyre e gjen veten... por ndodh edhe qe e gjen ne pjesen me te madhe te atyre qe shkruhen dhe atehere te le pershtypje dhe shperhap lajmin me te tjeret per qenien interesante te asaj qe sapo ke lexuar. Ndersa, nqs ky lloj inputi nuk te duket i vertete, e merr e hedh gazeten a revisten ku e lexon dhe s'te ben pershtypje...!
Dmth rastesite jane te bukura... 
__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)
Modifikuar nga Gjergj Kastrioti datë 18/02/2009 ora 21:34
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|