landi1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/09/2008
Vendbanimi: .
Mesazhe: 80
|
pergjigja per kete pyetje eshte pak e veshtire...por shpesh eshte arti qe na vjen e ndihme. Mua me duket se kjo poezi e thote bukur deri diku...
Innuendo
Kur dielli rri pezull në qiell dhe shkretëtira ka rërë
Kur valët pleksen në det dhe bregun lëpijnë
Për sa kohë ka erë dhe yje dhe ylber
Deri kur malet të shkërmoqen në rrafshinë.
Oh po, ne do përpiqemi
Të ecim në tehun e mprehtë
Oh po, do përpiqemi
Po
Sa për të kaluar këtë jetë.
Ooh, ooh
E ndërsa jetojmë me dallim race, ngjyre apo besimi
Ndërsa sundojmë të verbuar me lakmi dhe marrëzi
Jetët tona varen nga tradita, bestytni dhe feja e rremë
Përmes epokave, në përjetësi.
Oh, po ne do përpiqemi, poo
Të ecim në tehun e mprehtë
Oh, po do përpiqemi
Deri në fund të kohës.
Përmes brengës dhe të lartit shkëlqim
Mos u fyeni nga lodrimi im.
Duh, duh, duh, duh, duh, duh, duh, duh
Ti mund të jesh çdo gjë që ti dëshiron të jesh
Vetëm bëhu si gjërat që ti mendon se dikur do jesh
Çlirohu nga ritmi, çlirohu, çlirohu
Dorëzoje egon – çlirohu, çlirohu nga vetja
Ooh, ooh, poo
Nëse ka ndonjë vend, o arësye për të jetuar a vdekur
Nëse ka Zot apo pak drejtësi nën këta qiej
Ha, nëse ka përgjigje për pyetjet që mendja rrok
Fytyrën tregona – largo frikërat tona – hidhe maskën tej.
Oh po, ne do përpiqemi
Të ecim në tehun e mprehtë
Poo
Përsëri do buzëqeshim, poo
Dhe çfarëdo të vijë – le të vijë
Oh, po ne do përpiqemi
Deri në fund të kohës.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|