lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692
|
Ke prekur nje ide qe riciklohet dhe del ne siperfaqe sa here qe ka ndonje revolucion teknologjik.
Ka qene nje levizje sociale ne Britani qe quheshin Luditet dhe qe ishin kunder industrializimit.
Sot me kete emer quhen ata qe jane kunder progresit teknologjik.
Une vete akoma s'kam blere tablet por po shikoj te blej nje.
Nje vleresim shume interesant qe kam lexuar ka qene qe tableta si pajisje i perket mesit te dhomes te ndenjes. E ka vendin mbi tavolinen e mesit, apo krahun e kolltukut aty ku qendron edhe nje reviste apo liber, apo edhe nje pult televizori.
Dmth nuk duhet te konsiderohet si pajisje pune, por pajisje per kohen e lire, njelloj si libri, apo televizori.
Me bezdis fakti qe per te pare parashikimin e kohes (per shembull) ne internet, me duhet te hap kapakun (a laptopit), shtyp buttonin, prit nja 10 sekonda sa te zgjohet kompjuteri, shtyp paswordin, hap browserin, kliko te ikona favorite etj etj.. (kuptohet idea).
Ose, nqs don te lexosh nje artikull online dhe te shtrihesh nderkohe, laptopi eshte komplet i paperdorshem: hiq fishat, perdor mousin e laptopit duke qene i shtrire etj.
Qe te dal prap te ideja. Dikush i quan njerezit e sotem extended-humans (njerez te shtuar??). Ne te gjithe jemi extended humans, qe nuk mund te bejme pa celular, pa televizor, internet, dikush nuk ben dot pa vene statusin online (qef o qef eshte kjo dynja). Nuk eshte e re. Njeriu ka qene extended qysh kur ka shpikur rroten. Njerezit e atehereshem nuk mund ta shihnin jeten e tyre pa qerret, ne sot pa internetin. Ky zinxhir do te zgjatet me hallka te tjera medoemos.
__________________
Walking the drunkard's walk...
Modifikuar nga lost_soul datë 05/03/2011 ora 12:12
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|