robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
nga xx Edhe ti o gazetar shqiptar! 18. 9. 2015
Letër e hapur për të gjithë ata që janë në pika kyçe të mediave shqiptare.
Unë e kuptoj situatën tënde të vështirë financiare, siç edhe e di kontrollin që ushtron kapitali i madh ndaj teje. E di që ti aty në zyrë merr me dhjetra dhe qindra letra nga njerëzit, sa shpesh edhe nuk di kë të zgjedhësh më parë. Por unë nuk e kuptoj, se si ti nuk e kupton që çdo sjellje e jote servilizmi dëmton në përgjithsi shoqërinë ku ti jeton, ekonominë e vendit, e së fundi edhe ty vetë, duke të të bërë akoma më të pasigurtë ndaj të ardhmes tënde, gjë e cila të detyron akoma më tej ta shtosh servilizmin, të ndikosh në degradimin intelektual të popullsisë dhe të jesh i heshtur edhe ndaj krimit, i çfardo lloj-forme të jetë ky i fundit, ordiner, politik, fetar, kështu të jesh bashkfajtor në krim.
Çdo kush që arriti deri këtu, do mendoj se bëhet fjala për gjëndjen e rëndë të vëndit, në të gjitha aspektet. Jo-jo, këtu unë nuk do merrem me temat e mëdha, siç ajo „budallaçka“ infermiere e spitalit para një viti i shkroi letër të hapur kryeministrit për mungesat e shumta në spitale, pa ditur se ato kërkesa normale të saj kërkonin miliona euro. Unë nuk do të kritikoj këtu gazetarinë dhe mediat shqiptare, përse nuk kanë zbuluar as edhe një fije të krimit ekonomik-politik, (por vetëm pasqyruar shkurt pasojat e këtij krimi). Unë nuk do i kërkoj këtu llogari medias dhe gazetarve shqiptarë, përse nuk kanë investiguar në as edhe një firmë, si dhe çfarë prodhon, në ç’kushte janë punëtorët, (unë që s’jam gazetar kam të dhëna të sigurta se punësohen minorene). Unë nuk u kujtoj këtu gazetarve shqiptarë detyrën e tyre për tu interesuar dhe ditur se cili shtet i huaj zotëron firma dhe kapitale më të mëdha në Shqipëri, kështu edhe të zbulojë nëse ky ndikim ekonomik ka dhe ndikim politik në Shqipëri, (kam folur në tjera shkrime se pse kjo qeveri dhe ky gjatosh turkoshak i kryeministrisë shqiptare kanë pranuar ngritjen e një xhamie të madhe të stilit mesjetar osman, por të tilla shkrime cerberët e medias shqiptare nuk i botojnë kurrë). Unë nuk do i kritikojë në këtë shkrim gazetarët dhe mediat shqiptare as se pse nuk japin të dhëna, nga kush ato financohen, kështu për tu dhënë qytetarve shancin e largimit të dyshimit, se ato financohen nga ky kapital mafioz shqiptar i lidhur me atë të huaj, ndaj dhe nuk bëjnë investigime të ndryshme. Unë nuk do kapem as tek tema se sa të huaj nga jug-lindja kanë marrë shtetësinë shqiptare dhe sa prej këtyre, apo dhe të tjerë të huaj jug-lindorë, rreshtohen në radhët e besimarve myslimanë gjatë festave të ndryshme, duke mbushur kështu sheshin e Tiranës për të treguar se myslimanët shqiptarë nuk kanë një xhami ku të falen. Jo, unë nuk do kapem këtu në këto tema të mëdha kollonash të pesta, që ndikojnë në ndryshime dhe konflikte gjeo-poltike. Unë biles as edhe nuk pyes se përse një libër me titull aq kritik për Turqinë erdoganase, „Kurbani“ i gjatoshit tonë turkoshak, botohet në Turqi në gjuhën turke, a thua se erdoganasit po kthehen në anti-erdoganas dhe po dashurohen me kritikun e riteve tashmë të mbetura në botën islame, si ai i kurbanit që bëri turkoshaku tjetër, Lul Basha. Unë nuk pyes për këtë, sepse kuptohet cila do të jetë përgjigjia e gjatoshit apo dhe langojve të tjerë; hëm, cili torollak do pranojë se shet interesat kombëtare për ato personale!? Unë nuk do të kapem në këtë shkrim me as edhe një nga këto të ashtuquajtura tema të mëdha. Jo, kam një problem thuajse personal, por i cili mendoj se ka ndikim (siç është dhe pasojë) në temat e rëndësishme të kësaj shoqërie, të cilat kjo media nuk ka guximin ti pasqyrojë.
Unë që thua ti lexues i dashur, jam marrë qysh në fëmijëri dhe rini me lexime, shënime, më pas shkrime të vogla, siç edhe ndodh me shumë njerëz. Duke filluar nga 2005 unë nisa të botoj ato që kisha shkruar më parë, vargje, tregime, e me radhë, dhe vazhdova edhe më tej të shkruaj. Nuk ka rëndësi numri i titujve të botuar, pasi sot çdo budalla dhe kopjues mund të shkruaj një deri në disa libra. Rëndësi ka ç’të reja sjellin këto libra, sa autentikë janë dhe sa e bindin apo kënaqin lexuesin.
Në këtë pikë unë nuk do t’ia shtoj monotoninë lexuesit, duke i rreshtuar të gjitha ato çfarë kam sjellë në këto libra, përveç diçkaje që vjen më poshtë, por më duhet ta sqaroj se qysh nga mosha rinore e deri më sot fati (im) më ka hedhur në majë të tehut, pikërisht për shkak të fjalëve, dikur të shprehura (si llapaqen) e sot të shkruara, (ngaqë struktura e komunikimit në shoqëri ka ndryshuar). Natyrisht, çdo fjalë dhe varg ironizues për partinë dhe udhëheqësit e asaj kohe, ta afronte tehun e mprehtë të shtetit „proletar“, vëmëndjen e mprehtë të atyre që kishin edhe gurin edhe arrën. Natyrisht të vazhdosh me të tilla ironi dhe kritika edhe në vendin e huaj ku ke vajtur, shton numrin e teh-mbajtësve, pikërisht atyre që kanë gurin dhe arrën, (sepse dhe këndej gurin dhe arrën sërish i kanë një pjesë, dhe jo të gjithë, siç pretendohet; -ja dreqi e marrtë, prapë s’më rri goja rehat!). Natyrisht, të thuash me gojë e me shkrim vetëm të vërteta, tehet e thikave të lenë shenja dhimbëse, dikur hapur dhe ballas, sot të rafinuara e nga mbrapa. Ca më keq bëhet gjëndja po të marrësh e të analizosh Biblën dhe Kuranin, dhe të zbulosh të ashtuquajturit „kode të fshehtë“; e jo vetëm kaq, por të tregosh me fakte se si këto libra nuk kanë as edhe më të voglën lidhje me ndonjë Zot, hyjni apo dreqni bashkë, por vetëm me mëndje njerëzish mesjetarë. Pas tyre nuk qëndrojnë vetëm turmat besimtare, pas tyre qëndrojnë mbrojtës zyrash, të cilët kujdesen jo vetëm për izolimin modern të fjalës së lirë, por dhe për autorët e tyre; shekuj më parë me metoda dragoniane, sot të rafinuara. Tehu i thikës nuk të ndahet. E si të mos mjaftojnë kaq të vërteta, të nisësh e të merresh me historinë dhe etimologjinë, duke sjellë copëza të vogla të reja, që nxisin xhelozi tek ata me diplloma; kështu i shton dhe ca vështrim-vëngërr, që në rastin më të parë vetëm një fjalë injoruese hedhin për ty. Ca më keq është në këtë kohë patriotizmi (në thonjza), kur pellazgët dhe ilirët janë „provuar“ si parakaluesit tanë, dhe thuajse të gjithë popujt rrjedhin prej nesh shqiptarve, të dalësh e ti hedhësh poshtë me prova e argumente këto broçkulla idiotësh, kështu të shtosh kundra vetes edhe masa të tëra kriminelësh, të cilët, pasi kanë vënë pak para me pislliqe, e kanë të nevojshme të hiqen si patriotë, për të qetësuar ndërgjegjen e tyre të prishur. Por se mos kaq do t’ mjaftonte! Të fusësh hundët në tema gjeo-politike, n’ ato fetare e sociale, pas të cilave qëndrojnë turma injorantësh mejetarë, kundërshtarë të dijes, të hedhësh dyshime e të akuzosh direkt të ashtuquajturit pare-mëdhenj (bole-mëdhenj, thuaj më mirë), që pretendojnë se drejtojnë botën, mes tyre edhe të përzgjedhur nga i ashtuquajturi komunitet judej (hebrej), të cilët ruajnë në kundërshtim me ligjin europian akoma ritin e lashtë të synetllëkut, (si dhe ata myslimanë), tu dalësh si pasqyrë përpara shumë pseudo-intelektualve shqiptarë, e së fundi të mos tregosh respekt as për popullin nga ke dalë, duke pretenduar se sot ky popull ka ngelur pa dije dhe mësim, kuptohet pas gjithë këtyre se çfarë të pret! Të pret në rastin më fatlum, injorimi, e pastaj me radhe sharrjet, kërcënimet, grindjet e deri tentativat për eleminim. Në këtë lloj tehu unë tashmë jam “mësuar”, shumë tehe të tilla i kam dalluar më parë dhe u jam shmangur, apo i kam shmangur.
Por unë, i dashur lexues, kam bërë dhe ca më shumë, -e këtu afrohem tek tema personale. Jam marrë dhe me dijet shkencore, shumë biles, qysh fëmijë më ka pëlqyer shkenca, kam lexuar e mësuar shumë nga librat. Aty kanë marrë përgjigje shumë nga pyetjet e mia. Por disa pyetje jo. Kështu, kam bërë atë “gabim” që bëjnë një pjesë e njerëzve, kam vënë trurin në lëvizje për të gjetur shumë nga të paditurat e natyrës; ndoshta ky veprim i trurit është instiktiv. Mundi më ka shpërblyer disi, të paktën kështu më duket mua, a ndoshta fuqi të tjera jashtë njeriut ndikojnë tek ky autonom biologjik. Mjaft fenomene të pashpjeguara apo të pamenduara më janë shpalosur ndër vite të qarta. Biles mu duk se gjeta edhe gabime të shkencarve me emër, si bie fjala tek dy teoritë e relativitetit të Ajshtajnit, për të cilat kam shkrojtur në dy libra. Nuk më prish punë se këtë moment disa do të mendojnë për mua: edhe një skizofren më shumë! Rëndësi ka çfarë thua dhe sa e argumenton. Edhe unë mund të kem gabuar. Përpara të vërtetës shkencore bie poshtë çdo lloj krenarie intelektuale. E po të mos harrojmë pastaj, se ka dhjetra studjues, për t’mos thënë qindra, që gjithashtu nuk i pranojnë teoritë e Ajnshtajnit, (disa prej tyre hidhen kodra pas bregut), kuptohet se nuk është ky problemi aktual dhe as vendi këtu për shpalosjen e tyre. Por është vendi për të treguar se çfarë vështirsie ka sot të çosh këtë mendim të kundërt ajnshtajnian tek lexuesi. Dhe për këtë përgjegjës është edhe ky cerber mediatik shqiptar, që po ua tregoj më qartë në këtë finale të këtij shkrimi.
Po dal tani drejt e tek problemi personal, që përmenda në fillim. Dje lexova tek gazeta “shekulli” një intervistë me një shkencare shqiptare, kandidate për çmimin Nobel, -sipas gazetës. Arritjet e saj dhe të grupit të saj unë nuk dua ti diskutoj këtu, sepse do hapesha shumë, gjithashtu i uroj asaj dhe grupit të saj arritje të mëtejshme në kërkimet e nisura, e këtë e bëj jo si shqiptar por si njeri, sepse në shkencë nuk hyn nacionaliteti, por hyn pasioni për shkencën, (ndonëse jo gjithnjë është kështu). Mirpo në ato që fizikantja në fjalë përmendi, -më së shumti të pakuptueshme për lexuesin e thjeshtë-, ajo bëri një kapërcim, duke përmendur diçka që nuk është përmendur deri më sot nga shkencarët, (të paktën me sa di unë), diçka që i përafrohet shumë asaj që unë kam përmendur për herë të parë në filmimin e hedhur në youtube në dhjetor 2013, si në gjermanisht ashtu dhe në shqip (shiko: robert thomai: kleine neuigkeiten in der... , dhe: robert thomani / thomanikaj, permbledhja shkurt ne shqip e temes shkencore), e po ashtu edhe në librin tim të fundit, të dorëzuar për botim më 1 qershor 2015 dhe të dalë nga botimi me paksa vonesë (!?) në mes të korrikut 2015. Fjala është për një boshllëk, një zonë të ftohtë pa galaktika në hemisferën jugore (të këndvështrimit tonë të sotëm tokësor, -gjë që shkencarja në fjalë dhe gjithë ekipi i saj nuk e përcaktojnë, si metafizicienë që janë). Se si ky ekip shkencarësh kanadezë dhe ndërkombëtarë kanë arritur qysh më 2006-ën në përfundimin për të vrojtuar këtë hemisferë jugore, gjë kjo e vërtetuar nga sateliti në qershor 2015 (sipas shkencares shqiptare), -kjo nuk shpjegohet nga shkencarja në fjalë. Lexoni intervistën e saj dhe të ma shpjegoi ndonjë mua budallait, se si dhe përse këta shkencarë iu përqëndruan hemisferës jugore (të sotme, -kënvështrim dialektik ky, të cilin në përgjithsi shkencarët e sotëm nuk e llogarisin, duke e marrë për absolut!!!). Dhe në cilën gazetë apo revistë e kanë shpjeguar këtë qysh më 2006?
Do thotë ndokush, po mirë, përse duhet kjo!? Kjo duhet i dashur lexues, se sot ata që kanë para po u vjedhin mundin dhe djersën atyre që gjithë jetën e harxhojnë me kokën mbi libra! E tillë vjedhje ndodh përditë në të gjitha vendet pa dallim. Aq më dukshëm është kjo vjedhje intelektuale nga individë dhe grupe të vëndeve të mëdha e të pasura, (pretenduese këto për të udhëhequr botën), në kurriz të individëve të vendeve dhe gjuhëve të padëgjuara. Aq më demostrative është kjo grabitje nga elita të forta të planetit tonë, elita këto të së ashtuquajturës botë anglo-saksone dhe dojç-judease, në kurriz të gjithfarë studjuesish që kritikojnë korifejtë e kësaj bote të (vet)përzgjedhur.
Mos e keni llafin se ju kanë vjedhur juve në këtë rast? –mund të vazhdojë pyetja e lexuesit në adresë time. Jo direkt, lexues i durueshëm, sepse në atë rast nuk do hapesha kaq gjatë, por do përqëndrohesha direkt tek ky rast i fundëm. Biles nuk e kam fjalën direkt as për raste të tjera vjedhje ndaj meje, që kam dalluar, (për një rast të tillë shiko tek forumi i gjuhë-letërsisë, pasi gazetat nuk do t’ma botonin dyshimin e shfaqur), sepse përveç vështirsisë që qëndron në këtë rast për ta vërtetuar vjedhjen intelektuale, (siç mund ta shikoni edhe në krahasimin që do i bëni fjalës time në you tube e në librin tim të fundit, me këtë të shkencares shqiptare në intervistë, mbi fenomenin në fjalë të hemisferës jugore), ekziston edhe mundësia që një fenomen apo ligj të shpjegohet/ zbulohet paralelisht nga dy e më shumë studjues, amatorë apo profesionistë, siç dhe jeta ka treguar. Pra unë nuk ngre direkt akuzën për vjedhje nga ky grup shqiptaro-kanadez-internacional, të cilët as më njohin dhe as besoj se kanë për të më njohur ndonjëherë, por këtu ngre me këtë rast edhe një herë atë problem që kam ngrejtur këto dy-tre vjet, atë të trajtimit të disave si të nënës dhe disave si të njerkës nga ana e këtyre personave prapa mediave TV dhe gazetareske, shto këtu edhe ata të shoqatës së botuesve dhe të ministrisë së kulturës, të cilve (të gjithve) u kam shkruar mbi këtë problem, duke bërë edhe sugjerime të ndryshme, një ndër më të parat: njoftimi në shtyp dhe TV-Radio i cilido botim të ri; problem ky të cilin të gjithë këta lloj mumjesh dhe ruajtësish besnikë të karrikes së tyre e kanë injoruar me stoicizëm heshtor të plotë, (po të mos llogarisim vetëm një shkrim mbi këtë temë në gazetën TEMA, gazetë e cila më boton rrall herë ndonjë shkrim, vetëm nga ato që mi shtojnë edhe më shumë ziliqarët dhe keqbërsit).
Besoj se lexuesi duhet ta ketë pak a shumë të qartë problemin tani. Bëhet fjalë për ndihmën që kjo media shqiptare u jep vjedhësve intelektualë. Duke i bërë disa të njohur, e duke i lënë veprat e disa të tjerve në hije, këta cerberë medialë bëhen ndihmës të vjedhësve. Duke patur parasysh se disa studjues kanë në punën e tyre thika mbas shpine, (nuk janë të panjohura në botë edhe rastet e marrjes së jetës së këtyre studjuesve), duhet t’ua them hapur këtyre cerberve shqiptarë, se ata janë bërë, me punën ndarse që bëjnë, pa dashur bashkpuntorë të kriminelve.
Unë nuk mërzitem me këtë shoqëri dhe këta njerëz! Ata që më njohin, ma njohin edhe shprehjen time: unë lë shumë të ma bëjnë çiçin në qafë, -thjesht të njoh karakteret e tyre-, por nuk lejoj as edhe një të më bëjë kakën! Mirpo duket se kupa po mbushet! Shumë gjëra të reja që unë kam sjellë, po u kalojnë inkonjito të tjerëve. Dhe kjo nuk do të ndodhte kaq kollaj, nëse cilido studjues dhe krijues do të kishte hapsirën (qoftë dhe të vogël) e studimeve dhe krijimeve të tija në shtypin dhe ekranet tuaja. Por duket, të ndodhë kjo duhet që pas mediave të punojnë njërëz sado pak idealistë, gjë që tek ju mungon. Dhe moral unë nuk jam mësuar të bëj. Paçi faqen e zezë ju, se e vërteta nuk humbet kurrë!
P.S. Nëse ndokush jeton akoma në mesjetën orientale, e si i tillë do të pyesë, çfarë pune bëj unë, i për-gjigjem se punoj pleraxhi, pjatalarës, pastrues. Ah do kisha shitur dhe fiq, por biznesin nuk e bëj dot.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|