durrsake_topolake
virtualmente virtuale

Regjistruar: 17/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 908
|
Dhjamosja eshte me te vertete nje problem serioz!
Flitet per perbuzje, gje qe eshte me te vertete e rende, por akoma me i rende eshte fakti qe dhjamosja ( pra kg mbipeshe) eshte me te nje problem qe sjell shume rreziqe te renda shendetesore.personat obeze kane me te vertete nevoje per ndihme.
Mendoj qe nje femer mbipeshe ka feminilitetin dhe sensulitetit e saj porsi nje femrer model me masat e perfekte; si femrat e publiciteteve , aktoret e holliwoodit apo fotomodelet, sepse keto jane femrat model qe bota e spektaklit dhe televizionit , ofron edhe imponon "njerezve normal".ky lloj modeli ndiqet nga adoleshte dhe jo vetem, duke krijuar e bere dieta nga me te ndryshmet per te qene si ato te etiketuarat "femrat ideale".
Problemi nuk qendron aspak tek disa kg te teperta qe jane te shperdara proporcionalisht neper kofshe, duar , bark apo fytyre, problemi i vertete eshte dhjamosja , flitet per shume kg mbipeshe,pra dhjam i tepert. Kjo ndodh pasi njerezit bejne nje jete sedentare, pra bejne shume pak fiskulture edhe hane ushqim te gabuar, shume kalorik por pa vlera ushqyese.
Dhjamosja mund te çoje ne probleme te renda shendetesore si: diabeti, semundje te zemres, kancer, tension te larte etj.
Gjithashtu, njerezit obeze ndjehen shpesh te padeshiruar e te izoluar nha shoqeria, edhe kjo i ben te mbyllen akoma me shume me veteveten duke u bere te ndorojtur e te pasigurte.
Une, personalisht (sic e thote vete nick-u topolake) jam disa kg mbipeshe, por bashkejetoj ne menyren me perfekte me kilet e mia te teperta.
Mendoj se cdo gje lind nga truri, nje femer, pamvaresisht nga kg e pakta apo te teperta, duhet te kete personalitetin, karakterin, vullnetin dhe
feminilitetin, duke jetuar plotesisht ne harmoni me vetveten dhe me problemet qe ka.
Pikererisht, sot, ne pune nje vajze shume mbipeshe, por shume e lezetshme, erdhi te banaku edhe i mori rradhe te gjitha gjerat qe shoqerohen me pije (patine etj ) edhe me thote : nje leng ananasi te lutem, se te dobeson !!!
Preferoj personat qe bashkejetojne me problemet edhe akoma me shume qe ironizojne , sesa ato femra skicinoze, maniake te linjes, qe mendohen 100 here, para se ti hedhin kakao kapuçinos, nga frika e kalorive.
Pastaj meshkujt shqipetare, ne pergjthesi ballkanasit, preferojne nje femer te mbushur, te bute, me forma:p:p
E rendesishmja eshte qe cdo person te ndihet mire me vetveten, por ama pa shperfillur rreziqet dhe pasojat qe nje problem, ne kete rast dhjamosja,sjell. Me pak vullnet dhe me perpjekje te kujdesshme,me dieta te arsyeshme, me aktivitet fizik si dhe me kohen , çdo gje eshte e mundur.
__________________
[io non c'ero e se c'ero dormivo]
Modifikuar nga durrsake_topolake datë 22/01/2005 ora 03:46
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|