ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251
|
Insomnia, perzgjedhja ne faqen e pare ishte teresisht rastesore, por edhe jo e nje rendesie shume te madhe qe te hyja me thelle edhe ne faqet e tjera te kaluara. Mua nuk ma mbush aspak mendjen ngado qe te nisesh ti per te shpjeguar se femra eshte nje subjekt autoviktimizmi. Nisu edhe nga shkrimet ne forum po deshe. Nisu edhe nga eksperienca reale ne jete te njerezve e miqve qe te rrethojne. Sepse te tilla i kemi edhe ne eksperiencat e njerezve qe na rrethojne prej te cilave vleresojme. Me ka rastisur te njoh meshkuj qe kane dashuruar me shume ne nje lidhje dashurore dhe e kane perjetuar shume dhimbshem tere historine. Nuk mund ti quaj viktima te lidhjes. Ketu ndoshta qendron edhe ndryshimi mes meje e teje ne kete debat, po eshte ndryshim thelbesor, kendveshtrime teresisht te skajshme.
Citim: Po citoj ato që tha Insomnia
E thene kjo,jam gjithnje i mendimit qe tek femrat eshte me e theksuar,kjo per shume motive.Nuk te lajmeron askush as me Sms-e,as me e-mail kur ke te tilla simptoma.Te gjitheve u ka ndodhur ne jete qofte edhe nje here te vetme.Jam gjithnje i mendimit qe tek femrat eshte me i ekzagjeruar ky fakt.
Ta mos ta pranosh eshte fillim kompleksi.....
Shkruhemi....
Spo kuptohemi me duket. Cfare duhet te pranoj qe te mos ta quash ti kompleks? Qe femrat jane subjekt autoviktimizmi? Po jo pra, se eshte e vertete qe dashurojne ndryshe femrat edhe ndryshe meshkujt, qe nga natyra femrat kane kapacitete dhe bote te atille qe dashurojne ne menyre te vecante nga meshkujt, e tregojne ne menyren e tyre te vecante ndjenjen qe provojne, por jo femra eshte subjekt autoviktimizmi. Mendoj se qendron gjithcka tek etiketimi i kesaj ndodhie tek keto natyra te ndryshme, te asaj te femres edhe mashkullit lidhur me menyren si e perjetojne dashurine, edhe si e vleresojne.
Sbesoj se mund te biem dakort asnjehere ne kete pike.
E shikon shume te gabuar ceshtjen dhe i shtyre nga paragjykimet.
__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|