Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Sipas meje u banalizua ca muhabeti.
Po ju them vetem se nuk e dija se organizatoret e udhetimit me skaf ishin te policise. E lexova nga Ami. Ketu ka te drejte qe kryesminitri duhet te kerkoje falje, se dija kete fakt. Sorry.
Me lart Sunbeloved konsideron absurde tentativen time per te mbrojtur Nanon. Kjo me duket qesharake dhe sinqerisht mjaft banale. Kam dashur vetem te ndaj gjerat per te cilat mund te akuzohet nje kryeminister nga thashethemet dhe mashtrimet emocionale qe i behen popullit. Denoj ndalimin e gazetarit te Fiksit, edhe pse nuk di ekzaktesisht perse eshte ndaluar. Megjithate eshte mashtrim te akuzosh nje kryminister sepse qesh gjate nje darke. Cfare duhet te bej, te mbaje zi per ore te tera gjate darkes? A nuk ka qeshur valle Xhorxh W Bush kur shkoi ne germadhat e Wrold Trade Center. E pra keto stile akuzash jane vetem dhe vetem qesharake. Nese Nano eshte akoma aty kjo ndodh sepse ata qe e akuzojne nuk dine te akuzojne, mbase e akuzojne per gjera aq banale sa ai di te mbrohet, sic ishte kjo siper e fajesise pse qesh.
Se dyti, sme pelqen aspak kurbani i zakonshem qe duhet te behet me shtytje nga Mjfati, Berisha, apo ndonje agjenture inteligjence. (pa asnje fyerje kunder Mjaftit eshte vetem batute) Eshte nisur nje gomone pas kaq kohesh nga brigjet, dhe kete policia se ka zbuluar dot. Me pas udhetaret vdesin de fakti behet publik (ndryshe nga te tjeret qe nuk beheshin publike me pare). Qeveria ngrihet dhe sekuestron gjithe te mirat materiale te te implikuarve, arreston persona nga vete rradhet e policise. A nuk mendoni se dicka ka levizur, dhe jo e vogel, besomeni ?
A duhet te kerkoje falje Nano mbi implikimin e figurave te policise ? Mendoj se po. Megjithate shume prej atyre qe duan doreheqjen nuk kapen ne asnje nga faktet e mesiperme, por me fakte te mjegullta mbi pergjegjesite e asaj tragjedie, e cila, e dime shume mire, nuk mund te lokalizohet aspak ne nje person te vetem. Poshte kujtdo qeverie ajo gomone do nisej.
Ketu nderhyn ai qe argumenton se qeveria eshte fajtore per gjendjen e keqe ekonomike? A thua valle te lokalizohet tek nje qeveri e vetme fati i keq i ekonomise Shqiptare sot. A eshte Berisha me pak fajtor se Nano qe jeta ekonomike sot ka vetem 6 vjet jete: 1997-2003 ?
A mund te paraqise ndokush programin ekonomik qe do ndiqte keto 6 vjet ne Shqiperi e te na binde se vertet Nano ja ka keputur kot? Ky po qe do te ishte argument i sakte dhe bindes mbi politken alternative te qeverise ekzistuese.
Le te flasim me argumente ju lutem. Po diskutoj ketu qe te gjej argumente ne bindjen time apo tuajen. Mllefet e rradhes kunder nje politikani apo tjetri bejne qe shpesh te flitet mbi detaje shume qesharake, ashtu si ne 91 kryeministri kishte dy linja drite, nga dy lagje, dhe kur iknin dirtat tek njera lagje vazhdonte te kishte akoma drita. Atehere u hap llafi se kryeministri i thith dritat lagjes dhe e le pa drita. Besoj se nje diskutim pa argumente eshte po aq qesharak se kjo historia e dritave. Pse qeshi, pse s'qeshi gjate darkes...
Po vij tek Mjafti. Kerkohet rrezimi i nje kryeministri sepse sjelja e tij nuk ishte respektuese, shkurt nuk tha "Me fal". Mua kjo me duket e veshtire per tu kuptuar. Se pari sepse me duket feminore (ju lutem mos me keqkuptoni, pa asnje ofendim) dialogu "Thuaj me fal se te gjujta me grusht". Mbetem te kapemi pas fjaleve tani e te shenojme ne historine e Shqiperise, filan kryeminister ra sepse nuk tha "Me fal" kur ja kerkuan.
Se dyti, kam patur gjithmone rezerva ndaj Mjaftit sepse rruga qe ajo ndjek eshte shume delikate, edhe pse shume e mire. Eshte delikate sepse ndonese nuk eshte parti politike i duhet vazhdimisht te kryqezohet me politiken. Qe ne heret e para qe dikush me spjegoi mbi Mjaftin i kam thene "Jam kurioz si do perfundoje", sepse kufiri i politikes nga jo-politika eshte shume i paqarte dhe tundues per tu kaluar.
Zakonisht ne vendet perendimore nuk hidhet dot qeveria apo kryeministri nga nje organizate jo-qeveritare per dy aresye. Nga njera ane sepse shoqatat qeveritare nuk zgjidhen nga populli keshtu qe mund dhe mos i degjoje njeri fare, ska rendesi. Naa ana tjeter sepse shoqatat nuk ofrojne alternativa, por vetem ankesa. Hapi qe ka ndermarre Mjafti, duke kerkuar doreheqjen e kryeministrit pa dhene asnje alternative nga kush do qeveriset vendi, i ka te rralla precedentet neper bote. Eshte nje veprim teper i guximshem qe sjell me vete rrezikun e identifikimit te opozites me Mjaftin. Kjo ne fakt paska ndodhur kur kane hedhur slogane pro Berishiane. Ajo qe nuk di akoma eshte nese kryetaret e Mjaftit jane distancuar apo jo nga keto parrulla, ne media apo me ndonje megafon.
Per ta mbyllur, kam patur dhe vazhdoj te kem respekt per levizjen Mjaft. Kam besim ne sinqeritetin e tyre dhe ne vendosmerine per te mos u njehesuar me opoziten politike. Megjithate, nese me lejohet, shikoj si aresye me te forte ate qe ka shkruar MayDay ne rubriken e mediave, si te vlefshme per ti kerkuar llogari kryeministrit sesa qeshjet lokaleve apo "Me fal"-et publike. Aq me teper qe MJAFT-i nuk ka alternative qeveritare. Ne fund te fundit dalim tek shqetesimi yne i perhershem: "Mire iku Nano dhe Berisha po kush do vije", i cili perkthehet ne menyre imediate "Ja po biem dakort te gjithe te bjere kryeministri po kush do vije". Nese i gjen njeri pergjigje kesaj pyetjeje jam dakort te diskutoj seriozisht mbi alternativat e Nanos dhe Berishes.
Adelaida, ne nje forum (virtual apo real) pervec se te flitet cfare mund te behet? Valle po flasim per gjera pa pike rendesie ne vend qe ti pervishemi punes? Nese ti e mendon keshtu do ndjek keshillen tende dhe nuk shkruaj me per kete teme .
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|